Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > C'mendim keni mbi abortin??
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
jenni
Anetar i ri

Regjistruar: 10/02/2003
Vendbanimi: london
Mesazhe: 29

dhe un do te shtoja se ngelja shtatezen e nje adoleshentje do
te ishte shume e veshtire ne raste qe ajo nuk do te kishte mbeshtetje nga askush ,ta maresh nga njera ane ta abortoshe nje femije do te ishte nje krim ,gjithashtu ta mbashe do te ishte e veshtire por ta mendoshe mire gjeja me e mire do te ishte ta mbashe ai eshte krijesa jote the kur te vinte nje dite the do ta mendoje sikur ti do ta kishe abortuar do te ishte nje vuajtje e madhe shpirterore per gjate gjithe jeten tende nuk do tja falesh vetes kurr.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Shtator 2003 16:11
jenni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jenni Kliko këtu për të kontaktuar me jenni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jenni't! Kërko mesazhe të tjera nga: jenni Shto jenni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jenni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
_Q_I_M_I
Ne kerim nga Policia.

Regjistruar: 22/09/2003
Vendbanimi: Ne Kerkim nga Policia Metropoliane....so
Mesazhe: 219

Red face

Pershendetje .!!

Mendimi im esht ky:
Nuk duhet te Abortojm kurr nje femi sidoqoft ajo dhe cila do qoft menura esht krim i math dhe nuk ju falet kurr .
Ti lem te tjeret te jetoj ashtu siq na lan ne te tjeret qe jetuam.
E njeta gje i ka ndothur nje shoqes time ,ajo kreu marthenje seksuale me nje Djal po Gjithqka ndothi nga nje gabim i vogel ju doli shumm pun e madhe ngeli Shtatezen.
Pas sa kohesh shoqja erdhi dhe me pyeti dhe me tregoj (Hisrin)ndoshta skaktari qe ai femij sot esh 11 vjec dhe gezon shendet te plot.

Me falni se ndosha nuk u lejonte qe te ipnim mashkujt pergjigjje po por kur e lexova kete tem un u prepa shum dhe mu duft te jipja pergjigjje.

Me rrespekt QiMi.

__________________

SO AND SO....
Ne kerkim nga policia per vrasje , grabitje dhe ...... ku di une tjeter

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Nëntor 2003 23:27
_Q_I_M_I nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të _Q_I_M_I Kliko këtu për të kontaktuar me _Q_I_M_I (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: _Q_I_M_I Shto _Q_I_M_I në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto _Q_I_M_I në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Aborti,një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare(Liberalizimi seksual!)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re femije.jpg
Ky file është shkarkuar 109 herë.

13 vitet e fundit të tranzicionit në Shqipëri u shoqëruan me ndryshime rrënjësore në normat social-kulturore dhe ekonomike të shoqërisë. Liberalizimi i menjëhershëm i sjelljeve seksuale, të cilat
deri në fillimet e viteve '90 ishin "tabu" për shoqërinë tonë solli me vete fenomene të reja e negative si prostitucioni, përhapja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, rishfaqja e sëmundjeve të vjetra si dhe të tjera fenomene të reja për famijen shqiptare, por mbi të gjitha për femrën shqiptare. Por të gjitha
këto janë të lidhura ngushtë dhe në mënyrë të pashmangshme me një mungesë të theksuar të edukatës shëndetësore dhe seksuale. Proçesi i lëvizjes së pakontrolluar të popullsisë dhe pamundësia për regjistrimin e kësaj lëvizjeje kanë dëmtuar proçesin normal të ndjekjes së ecurisë së këtyre "plagëve" për
shoqërinë. Krahas këtyre problemeve familja shqiptare u përball me një fenomen, ndoshta të vjetër, por të pashfaqur kaq hapur, abortin. Në vendin tonë mungojnë të dhënat e sakta lidhur me të. Mjekët të
shëndetit publik vlerësojnë se "fenomeni i abortit është i lidhur me mungesën e edukatës shëndetësore dhe seksuale, planifikimin familjar si dhe një sërë problemesh të tjera".
Në vitin 1992 Ministria e Shëndetësië bashkë me Institutin e Shëndetit Publik u ngarkuan me detyrën e hartimit të strategjisë së programeve të edukimit seksual me kurse formale dhe informale dhe me problemet që lidheshin me të. Orët e para të edukimit seksual u zhvilluan në 1993 me nxënës të moshave 14 e lart dhe në vitin 1994, programi u shtri në të gjithë vendin. Aktualisht, lënda e edukatës seksuale është 9 orë mësimi gjatë vitit shkollor dhe vetëm këtë vit ajo pritet të jetë një pjesë më
e gjerë e lëndës së biologjisë dhe sociologjisë.
Një nga pikat më delikate të nivelit të ulët të edukatës shëndetësore është edhe aborti. Shumë femra shqiptare për të shmangur një shtatëzani të padëshiruar zgjedhin si rrugën më të lehtë abortin, pa marrë parasysh problemet psikologjike dhe shëndetësore që lindin më pas.

- Përdorimi i masave mbrojtëse, ende tabu?

Tema e abortit është një nga pikat më të diskutuara edhe për shoqërinë e emancipuar botërore, por në vendin tonë problemi është më i thellë. Por sa të hapura janë familje shqiptare për të diksutuar rreth jetës seksuale dhe problemeve që lidhen me të ?
Sips të dhënave vendin ynë karakterizohet nga niveli i ulët i përdorimit të kontraceptivëve dhe masave të tjera mbrojtëse. Kjo jo vetëm për të parandaluar sëmundjet seksualisht të transmetueshme por edhe shtatëzanitë e padëshiruara. Përdorimi i tyre edhe gjatë këtyre viteve të fundit vazhdontë mbetet i ulët,
megjithëse është vënë re një rritje e ndjeshme, shtrirja territoriale është e kufizuar. Një nga arsyet kryesore është e lidhur me mentalitetin tradicional si dhe informacionin dhe edukimin e pamjaftueshëm, sidomos te gratë apo grupmoshat më të reja.
Përqindja e grave që përdorin një nga metodat kontraceptive është 11 përqind tek gratë me arsimin fillor, 18 përqind tek gratë me arsimin e mesëm dhe 25 përqind te gratë me arsim të lartë. Ndërkohë që me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga viti 1996, kontraceptivët janë shpërndarë falas në të gjitha
qendrat e shëndetit publik dhe pikat kufitare, por gjithashtu gjenden në farmaci me një çmim të arsyeshëm. "Në zonat rurale kontraceptivët i gjen shumë rrallë për shkak të kërkesave të pakta për to pasi ka mungesë informimi", vlerësojnë specilistë të shëndetit publik.

- Planifikimi familjar dhe aborti -

Para viteve 1990 aborti ka qenë i ndaluar nga ligji, ndërkohë që ai zhvillohej në mënyra të fshehta edhe ilegale nga pesoneli mjeksor. Mjekë të shëndetit publik theksojnë se "edukata shëndetësore dhe seksuale dhe planifikimi familjar nuk kanë qenë tema disktutimesh dhe publikimesh, gjë që ka sjellë edhe mungesën e informacionit". Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik dhe institucioneve të tjera shëndetësore deri në vitin 1990 abortet ilegale përbënin 55 përqind të të gjithë rasteve të
vdekshmërisë amëtare.
Ndryshimet që përfshin vendin sollën edhe zbutjen ndoshta edhe përmirësimin e ligjeve, një nga to ishte edhe legalizimi i abortit. Në vitin 1998, aborti u ligjërua, por ligji lejonte vetëm ato raste kur shtatzania vlerësohet si e rrezikshme për jetën.
Nga vitin 1991 deri më 1995 hapësirat ligjore për abortet u zgjeruan, ndërkohë që ndërprerja me dëshirë e shtatzanisë u ligjërua në vitin 1991. Vetëm në këtë vit u regjistruan zyrtarisht 20 269 aborte, që përfaqësonin 1 abort në 3.8 lindje. Numri i aborteve u rrit dhe në vitin 1995 me 44.7 aborte për 100
lindje të gjalla, ose 2.2 lindje për një abort. Insitucionet shëndetësore shprehen se "të dhënat e reale mungojnë, pasi në shifrat zyrtare nuk merren aspak të dhënat e aborteve të kryera në klinikat private".
Ligji lejon abortin me kërkesë të vetë gruas deri në 12 javë nga data e supozuar e ngeljes shtatzanë. Aborti duhet të kryhet nga një mjek në institucionin shtetëror apo privat.
Ndërprerja e shtatzanisë në rastet kur kërcënohet jeta apo shëndeti i nënës, apo për shkak të një dëmtimi vdekjeprurës mund të bëhet në çdo etapë të shtatzanisë nëse jepet një autorizim nga
një komision special prej tre mjekësh, po kështu ndërprerja e barrës për arsye sociale apo të shkaktuar nga sulme seksuale lejohen të bëhen deri në dy javë para lindjes me kusht që tre specialistë të autorizojnë procedurën.
Numri më i lartë i aborteve vërehet në gratë e moshës 25-34 vjeç, që është edhe mosha më aktive për t'u martuar dhe për të pasur fëmijë. Sipas mjekëve "këto statistika dëshmojnë se abortet vazhdojnë të shfrytëzohen si një metodë e zakonshme e planifikimi familjar, por edhe një nivel të ulët të edukatës seksuale të grave shqiptare, e cila lidhet me përdorimin e masave mbrojtëse ndaj shtatzanive të padëshiruara". Në të njëjtën kohë, ekziston një pikëpamje e përgjithshme që pas liberalizimit të abortit dhe aprovimit të ligjit për të, është regjistruar një rënie e vdekshmërisë amtare, veçanërisht tek rastet e vdekshmërisë së shkaktuar ng aborti.

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Janar 2004 13:50
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të mayday Kliko këtu për të kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: mayday Shto mayday në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto mayday në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

C'mendim keni mbi abortin??

Statistikat ne Shqiperi thone:
............Një abort për rreth katër lindje. Ky është raporti zyrtar që jepet për lindjet dhe abortet në vendin tonë. Sipas përfaqësueses së UNFPA-së dhe të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë (sektorit të statistikës), mësohet se aktualisht numri i aborteve me lindjet është 1:3.8. “Por këtu duhet shtuar se shifrat e raportuara të abortit janë vetëm nga institucionet shëndetësore publike”.Pra është e rëndësishme të theksohet, madje edhe fort se nëse do të merreshin në konsideratë edhe shifrat e aborteve në klinika private (jo të pakta në numër) atëherë ky raport nuk do të ishte kaq.
Llogaria është e thjeshtë po të kesh parasysh se vetëm në Tiranë, ekzistojnë dy maternitete dhe rreth 27 klinika private. Gjatë një seminari organizuar pak kohë më parë në Institutin e Medias, prej mjekëve të klinikës “Meri Stopes/ Nesmark”, u raportua se çdo vit kryhen mesatarisht 17 mijë aborte. Sipas mjekëve të kësaj klinike, kryesisht, femrat që kryejnë ndërprerje shtatzënish i përkasin grupmoshave 25-35 vjeç, por ka edhe nën këtë kufi, madje, në vit pranë klinikës, për këtë arsye mund të paraqiten deri në 3-4 raste të moshave 14 dhe 15 vjeçare.............


C'mendim keni mbi abortin??E pranoni??Ne c'raste eshte i pranushem aborti??Kush vendos mbi abortin,nena babai mjeku etj ejt ejt??Po babai i femijes sa ze ka ne rastin e nje aborti dhe a duhet te merret mendimi i tij si ne rastet e femijeve jashte martese ashtiu edhe brenda marteses??
Cfare i sjedh shoqerise Shqiptare aborti i pakontrolluar.
Mos valle po fillon nje plakje e shoqerise Shqiptare???

3SH

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Nëntor 2004 19:08
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

Ceshtja eshte delikate, nuk mund te zgjidhet vetem me nje "po" te thjeshte ose me nje "jo" te thjeshte. Une jam nga ata persona qe jane per te drejten e zgjedhjes, por nuk duhet harruar se liria pa mase te ben dem.

Nuk kam deshire ti fus gjerat ne rrethe virtuoze, por ajo c ka na ngel per te bere, eshte arsimi i njerezve ne menyre te tille qe ato te jene ne nje nivel te tille te marrjes se vendimeve sa me te sakta, sesa psh ta ndalojme abordin me ligj, duke e quajtur rritjen e tij si rritje kriminalitetit me ligj dhe nga krahu tjeter te behemi vete kriminele duke detyruar femrat te abordojne jashte klinikave me menyra mesjetare.

Abordi nuk mund te ndalohet apo te lejohet me ligj. Nqs do te behet nje i tille atehere ai duhet te parashtroje ne menyre specifike rastet, duke filluar qe nga 1. abordi prej shtatzanise qe vjen si pasoje e perdhunimit, duke vazhduar me pas tek 2. abordi si pasoje e gjendjes ekonomike, duke kaluar tek 3. abordi si pasoje e keqformimit te femijes. Ndryshe do te arsyetoja tek i pari dhe ndryshe tek i dyti. Pra, duhet nje ligj kompleks, i cili i merr rastet nje per nje sepse edhe ceshtja eshte me te vertete delikate sic eshte jeta dhe asnjeri nga ne nuk mund te marri rolin e gjykatesit suprem.

Dicka qe doja te prekja eshte fakti se nuk jam dakort me llogjiken e marrjes se vendimit vetem nga nena. Ne fund te fundit nena eshte personi qe ka sjelle femijen ne jete, por te mos harrojme se nuk e beri vetem.

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Nëntor 2004 21:59
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SUNBELOVED Kliko këtu për të kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SUNBELOVED në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

ne pergjithesi jam dakort me sunbeloved. Kushuriri im punon tek materniteti dhe thote qe ben shume aborte. Nga ana tjeter nje shoqja ime thote se ka te njohura qe kane bere aborte (mbase me shume se 1!). Gjithe kjo vjen sepse shoqerise shqiptare nuk do t'i mbushet mendja te perdori kontraceptive. Kur e pyes nje shoqe perse nuk perdor prezervative, thote " e, ashtu s'eshte qejf", kur e pyes ku e di, a e ke provuar, me thote "jo, s'e kam provuar". Me ca kam degjuar ne Shqiperi vertete s'e vene fare ujin ne zjarr per tu siguruar, po hic fare ama. Une habitem, si s'kane frike nga sida? Aq me teper kur njeri nga partneret ka qene jashte shtetit dhe e ka si rregull qe s'i perdor prezervativet (pu pu, tmerr, po na sjellin siden ne Shqiperi). Kshu qe do s'do, po ngelen me barre, vrap te materniteti.
Une ne pergjithesi jam pro abortit, mendoj se kryesorja per te vendosur ne kete rast duhet te jete femra vete, por edhe partneri, sigurisht. Femija e padeshiruar ne pjesen me te madhe te rasteve i shkaterron jeten vetes se vet dhe prinderve.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Nëntor 2004 23:41
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të wydra Kliko këtu për të kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: wydra Shto wydra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto wydra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Ka raste kur nje vajze eshte e dashuruar dhe pret frutin e dashuris se pare, e cila eshte mbi se 6 muaj dhe urdheron i jati ta abortoj pa mare pelqimin e te dashuruarve.Si mendoni ju a eshte krim?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Nëntor 2004 02:18
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sarandaebukur Kliko këtu për të kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sarandaebukur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

Sigurisht qe eshte krim te detyrosh dike, aq me teper per dicka te tille! Nuk besoj se ndonje njeri ketu mendon ndryshe...

Po i shtoj dicka pergjigjes sime, sepse tani qe po e mendoj mire ajo qe the mu duk pak e paqarte. Ne c'kuptim e detyruan? Me c'menyre? E kapen me zor dhe ia bene abortin (kam degjuar dhe per nje rast te tille...!) apo thjesht i thane: ti vajze (psh 15 vjecare) meqe deshe ta filloje jeten heret, vazhdo atehere, - dhe ta zeme se e kane perzene nga shtepia qe te kujdeset vete per femijen, bashke me subjektin e dashurise se saj. Ne kete rast padyshim qe fajin kryesor e kane te rinjte (kontraceptivet!), dhe duhet te mbajne pergjegjesi per veprimet e tyre. Po filozofoj kot, se s'e kam idene se per cfare rasti e keni fjalen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Nëntor 2004 02:33
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të wydra Kliko këtu për të kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: wydra Shto wydra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto wydra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Ka raste kur nje vajze eshte e dashuruar dhe pret frutin e dashuris se pare, e cila eshte mbi se 6 muaj dhe urdheron i jati ta abortoj pa mare pelqimin e te dashuruarve.Si mendoni ju a eshte krim?

Ka mundesi ekonomike vajza qe ta mbaje?
Eshte gati cuni te njohe atesine?
I lejon rrethi social ne te cilin jeton,nje femije(mesa thua nga dashuria e pare)ne moshe te re?

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Nëntor 2004 02:38
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Po citoj ato që tha amor alucius
_________________________________
Ka mundesi ekonomike vajza qe ta mbaje?
Eshte gati cuni te njohe atesine?
I lejon rrethi social ne te cilin jeton,nje femije(mesa thua nga dashuria e pare)ne moshe te re?
__________________________________


1-Ajo vajze qe une e mora shembull i kishte kushtet qe ta mbante, por presioni i te jatit e detyroj te abortonte femine 6 muajsh djale.
2-edhe djali ishte gati te njihte atesine, thurnin endra si do te benin shtepine me c`far bojrash do ta lyenin,dhe emrin ja kishin gjetur.
3- por ce do femine ja vrane ne bark per te cilen e denoj rrethi dhe shoqeria. Kjo dashuri fatale djali perfundoj ne psiqiatri po me urdherat e te jatit te vajzes per te vetmen aresye te bente krushqi me djem ministrash.

Lexoheni poemen e djalit tek letraret e rinj "Dashuria fatale"e shkruar ne burg.
Ju pershendes Sarandaebukur.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Nëntor 2004 03:10
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sarandaebukur Kliko këtu për të kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sarandaebukur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:51 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > C'mendim keni mbi abortin??

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.