i_pafajshem
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383
|
Spartacus.
Ju kuptojme shume mire, ju kuptojme kur doni te shprehni dufin tuaj kunder njerezve ose simboleve te nje ideologjie te caktuar, kur kerkoni te gjeni ose te kuptoni perse kaq kohe po verdallisemi e zvarritemi rrugeve pa asnje perfitim.
Ashtu si dhe ti vete, diku ketu apo ne nje teme tjeter nuk e di, ashtu si dhe shume te tjere qe kane shkruar me lart, te gjithe e dime sa i vlen lekura Sali Berishes apo Fatos Nanos.
Te gjithe ne qe diskutojme ketu , me shume pak perjashtime, thjesht diskutojme, japim mendimin tone mbi diçka qe na pelqen apo e urrejme. Askush nuk eshte politikan i mirefillte.
Por nuk mund te vazhdojme te fyejme njeri-tjetrin per shkak te politikaneve, nuk mund ti flasim vjehrres te degjoje nusja.
Ajo qe shumica kerkon ne keto tema, eshte te gjejme mundesine te na degjohet me shume zeri kur vjen puna per te vendosur fatin tone, te gjejme mundesine ti themi "ndal" krimit, korrupsionit, shitjes pothuaj falas te vendit tone nga keta politikane qe kemi mbi koke.
Askush nuk e perkrah Sali Berishen apo Fatos Nanon ngaqe kane nje program te qarte politik dhe ekonomik, e perkrahim vetem duke menduar se ç'fare do perfitojme ne personalisht nga kjo gje. Kjo eshte fatkeqesia kombetare e shqiptareve, ecim me "drita te shkurtra". Prandaj kemi kaq shume aksidente.
Pa shko e dil ne sheshin "Skenderbej" me vellezerit e tu demokrate dhe komuniste apo balliste, dil aty dhe kape per veshi deputetin e zones tende , merrja çelesat e makines luksoze dhe te viles perrallore, kerkoji te dish se ku i gjeti ato pare.
Atehere do shohesh qe nuk do kesh mundesine te futesh ne kete nen-forum e te prishesh nervat me mua apo me nje tjeter shqiptar si ti dhe si une, me nje baba familjeje, me nje moter apo vella te gjakut tend.
Do jesh duke punuar per qejfin tend, do kesh mundesi te besh tregeti pa patur frike nga monopolistet ministra apo deputete, do krijosh qetesine dhe begatine tende vetjake , familjare dhe shoqerore, me nje fjale, do jesh QENIE NJEREZORE me te gjitha te drejtat.
E qe te behen te gjitha keto, duhet te levizim qe te gjithe, mos degjo dike qe e ka barkun dhe xhepin plot. A mos valle ne ngjarjet e '97 u vrane vetem djemte demokrate, vetem socialiste, apo ishte populli ai qe pesoi, pa dallim ideologjik.
Me thuaj veç nje gje, ke pare ndonje te pasur shqiptar qe te merret me politike? Ke pare ndonje te varfer ne Shqiperi qe te mos perdore fjalen "politike"? Nese jo, pse?
Si mendon, te dalim qe te gjithe e tua japim votat disa partive apo individeve te tjere, ç'fare do bejne "peshkaqenet e politikes"?
Do ulin veshet e do vene mend, ose do zhduken nga skena dhe nuk do na shkaktojne kaq te keqija si deri me tani.
Kjo per mendimin tim behet vetem me nje menyre, dil ne votime dhe jepja voten njeriut qe beson, jo atij qe te propozojne. Eshte e vetmja rrugezgjidhje. E sa per perkatesine politike, une do ta percaktoja me dy fjale: mashtrimi i radhes.
Drejtohem per Spartacus, por mesazhi eshte per te gjithe ne, komuniste, balliste, demokrate apo socialiste: mjaft me me se lame nam dhe u shkaterruam nga te gjitha anet.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|