Roneo
I dashuruar
Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: Mu ke guri qe bon xixa.
Mesazhe: 88
|
Re: Kushtomeni edhe mua nje minut.
Citim: Po citoj ato që tha INDRITI2004
Fillimisht gjej rastin t’ju pershendes te gjitheve pa perjashtim, dhe ne vecanti I_Lire si nismetar i kesaj teme qe mbart ne vetvete kaq dashamiresi.
Vella dhe ti moter e nderuar!
Nese ke pak kohe dua te me degjosh nje moment dhe nese mendon se them dicka te mire te lutem vepro sipas saj, e nese mendon se po flas percart, te lutem me korrigjo.
U be nje kohe qe veproj ne kete forum dhe kam kuptuar shume gjera dhe me kryesorja prej tyre eshte se toleranca fillon qe ketu.
Shprehem keshtu pasi ne jemi brezi i ri ose me mire brezi i ardheshem i shqiperise dhe kemi detyre qe ta ndertojme e te zhvillojme ne te edhe me tej tolerancen e gjetur fetare nga te paret tane.
Eshte roli yne rini, qe te mbyllim deren e corodise perpara se kjo dere te venget e te mos pranoje me asnje celes.
Te veprojme sa nuk eshte vone.
Shpiptaret per nje kohe te gjate ishin te privuar te mesonin apo te zbatonin fene e tyre dhe ndoshta ky eshte edhe shkaku ku ne menyre fanatike gjithesecili mbron fene e tij duke share fene e shqiparit tjeter apo fene e miljarda njerezve ne bote.
Kjo per mendimin tim vjen si rezultat i mosdijes dhe moskuptimit te vargjeve kuranore apo biblike ashtu sic jane ne te vertete.
Qe perpara 1400 vjetesh Muhammedi as thote:”Nese Zoti i do te miren dikujt i jep atij nje kuptim teper te holle ne fe.
Po ti them dy fjale ty moter e vella duke mos pretenduar, te jem kaq i kompletuar sa ta njoh fene kaq hollesisht, duke mos pretenduar te jem nje teolog, duke mos pretenduar se kam studjuar per teologji qofte muslimane apo te krishtere,por duke qene se jam nje njeri qe kam lexuar shume per te dyja keto fe, duke qene se jam edhe une nje shqiptar, nje njeri qe dua te jetoj ne paqe me vetveten dhe me anetaret e feve te tjera, te cilet jane ndoshta prinderit e mij, te afermit, komshinjte, te dashurit e zemres, dhe tek e fundit edhe Bashkekombesit e mi.
Feja eshte ajo qe valorizon ndergjegjien e njeriut, e ben njeriun te ndryshoje ne anen positive ne shume sektore, mirepo keqkuptimi i saj eshte mjaft tragjik gje qe po ndodh edhe mes nesh.
Atehere le ti hedhim nje sy se cfare thone fete ne lidhje me tolerancen, dialogun, fjalen e mire,faljen dhe respektin reciprok.
Duke qene se ne shqiperi ka muslimane e te krishtere atehere po analizojme dicka prej te dyjave.
Shiko se cfare thote kurani per menyren se si duhet te jete dialogu me nje te krishtere;” "Ithtarët e Librit mos i polemizoni ndryshe vetëm ashtu si është më së miri..." (Ankebut: 46).
Kjo do të thotë se egzistojne dy mënyra diskutimi, njëra e mirë dhe tjetra më e mirë, atëherë muslimani do të ndiqte atë që është më e mirë. Ajo që fut paragjykime në raportet ndërmjet ithtarëve të të dyja feve të mëdha është pikërisht moskuptimi reciprok si dhe ndërhyrja e disa personave të huaj, të cilët duan ta përdorin fenë si mjet për arritjen e objektivave jofetare.
Islami i ka konsideruar të krishterët me përzemërsi si më të afërmit me muslimanët. Allahu thotë: "...Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thonë: "Ne jemi të krishterë". Këtë, sepse prej tyre ka dijetarë dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryelartë". (Maide:82)[b], ndërsa Profeti i Islamit ka thënë:[b] "Jam miku më i ngushtë i Isait, birit të Merjemes, si në këtë botë, edhe në tjetrën".
Pra nuk mund te bashkepunojme pervec si vellezer duke dashur e respektuar njeri- tjetrin.
Nese Muhammedi e konsideron veten si mikun me te ngushte te Isait (Jezusit)edhe ne si muslimane duhet ti konsederojme te krishteret si miqte tone me te aferm, duke shtuar edhe se jemi vellezer te nje gjaku.
Po ashtu edhe Bibla i ka vene nje rendesi te vecante bashkepunimit te te krishterit me njerezit e tjere dhe kjo shihet ne shume vargje;
Ja pershembull nje varg ne ungjillin sipas Mateut:Mos bej vrasje, mos bej tradheti bashkeshortore(imoralitet) mos vidh, mos bej deshmi te rreme, nderoi babain dhe nenen dhe duaje tjetrin si veten.
Ja edhe nje varg ne ungjillin e Mateut:”duajini armiqte tuaj, lutuni per ata qe ju mallkojne,veproni mire me ata qe ju urrejne,…(Mateu 5/44-48)
Me vargjet me siper nuk nenkuptohet qe Muslimani per nje te krishtere eshte armik, por me to doja te tregoja se nese Bibla urdheron te krishterin te doje armikun atehere ajo nuk do ta pranonte kurre ofendimin e nje muslimani qe beson Zotin dhe njekohesisht edhe biblen si nje liber te shenjte perkrah kuranit.
Nuk do te urdheronte kurre qe te fyhesh feja e vellait.
Me lart pame se Muslimanet jane te afermit e te krishtereve dhe nuk jane aspak kunder tyre, nderkohe qe edhe vargu biblik flet per kete:[b]Mesues pame nje njeri qe debonte shpirterat e keqinj ne emrin tend.Ne u perpoqem ta pengonim sepse ai nuk i takonte rreshtit tone.” Mos e pengoni me tha” Jezusi sepse kush ben mrekulli ne emrin tim kurre nuk mund te flase keq per mua. Kush nuk eshte kunder nesh eshte me ne.Une po ju them ai qe do tju jape vetem nje gote uje , sepse me takoni mua, do te shperblehet per kete. (sipas ungjillit te lukes)
Pra edhe sipas bibles del qe ne jemi nje, pasi qe te tere ftojme ne besimin ne nje zot te vetem, po ashtu nese nuk jemi kundra jemi me ju gjithmone sipas ketij vargu, dhe tek e fundit shqiptaret e feve te ndryshme kane bashkepunuar me njeri-tjetrin ne shume forma gje qe i con ne shperblim e jo me vetem per nje gote uje.
Po ashtu besimtaret e te dy feve pervec respektit jane te detyruar dhe te urdheruar te dialogojne me fjalet me te mira qe mund te egzistojne pa tentuar te fyejne apo lendojne diskutantin tjeter.
Kurani thote: A nuk e sheh se si Allahu sjell shembull për fjalën e mirë. Ajo është si pema e mirë e cila rrënjët i ka të ngulitura thellë në tokë dhe kurora e saj ngrihet lart në qiell, frytet e saj ajo i jep herë pas here me lejen e Zotit. Kurse shembull për fjalën e keqe është ajo shkurre e keqe që shkulet nga toka dhe ajo kurrë nuk ka për të zënë vend ndonjëherë
Po ashtu profeti Muhammet as thote: Kush me siguron mua mbajtjen e gjuhes, ti siguroj parajsen?
Le ti kthehemi edhe nje here bibles e cila shprehet:Njeriu i mire nxjerr te miren, pasi ka zemer te mire, ndersa njeriu i keq mund te nxjerre vetem te keqen pasi ka zemer te keqe, goja e tij flet me ate qe i eshte mbushur zemra.
Pra mendoj se ka ardhur koha ti veme ne zbatim keto thenie duke mos paragjukuar njeri tjetrin, por duke u munduar qe ta respektojme e te mundohemi ta kuptojme sa me miresisht.
Ashtu sikur thote kurani :”diskuto me ta ne formen me te mire dhe ashtu sikur thote bibla:mos i gjukoni te tjeret, qe te mos gjukoheni
Dhe tek e fundit sipas te dyja feve askujt prej njerezve nuk i takon gjukimi, ne jemi te gjithe per tu gjukuar perpara Gjukatesit Suprem.
Le tja leme ne dore kopetenteve kete gje.
Vella dhe ti moter e nderuar!
Te flasesh per kete teme duhet nje kohe e gjate e te shkruash faqe te tera ndoshta edhe libra, por une duke pasur kohe te kufizuar po ashtu edhe shendet te dobet po mjaftohem me kaq dhe do te jem shume i lumtur nese me keto fjale do ti sherbej sadopak,vellezerve te mij te cdo feje, dhe ne vecanti Shqiperise sime te dashur e cila me shume se kurre ka nevoje per nje tolerance midis te gjitha feve.
Pra besoj se tashme del qarte ne pah vlera e thenies se profetit:Nese zoti i do te miren dikujt i jep atij nje kuptim te holle ne fe.
Po ti kuptonim keto gjera nuk besoj se do shkonte puna kurre ne ngaterresa.
Po ashtu ju kerkoj ndjese per zgjatjen por mendoj se i ishte e domosdoshme, ne kete rast. Fundja edhe zakoni zor se hiqet.
Ju pershendes dhe Zoti na dhente vullnet qe ti mabjme keto premtime e ti zbatojme keto mesime.
Vellazerisht dhe miresisht Indriti.
Ndoshta ky ishte mesazhi qe i mungonte kesaj teme.
Sepse e di Indrit, ka njerez ketu qe shajne ne emer te fese duke menduar se ajo e urdheron kete por e verteta qenka ndryshe dhe me vjen mire qe ke sjelle komente nga te dyja fete.
Ps. kam bere nje pyetje tek feja Islame a ka kohe tja hedhesh nje sy e te me pergjigjesh?
Ja me se i sigurte qe do ta besh.
Me respekt.
__________________
Demokrat deri ne palce te kockes.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|