tresh
.
Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752
|
Rama: Krahasimi me PD e ka çuar PS drejt rënies
Disa mendime te kryebashkiakut socialist Edi Rama mbi difektet e mangesi ne politikat e PS-se si dhe si duhet bere qe te shmangen keto.
Per mua rendesi ka qe te fillojme te arsyetojme te debatojme te diskutojme realisht jo te bejme debate kafeneje se me ke jam une ti ai ku i marr artikujt e si i marr.
Akoma s'eshte kuptu se me keto mendesi ndarjeje inatesh personale revanshesh humbim te gjithe edhe ata qe mendojne se kane ''fituar''.
Shpresoj te kem qu uje ne mullirin e duhur kete radhe :p
Tresh
Shekulli
KRUJË – Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama e ka cilësuar dje, “gjeneral të shkatërrimit”, kryetarin e PD-së Sali Berisha, gjatë një takimi me banorë të Krujës, ndërsa ka kritikuar ashpër edhe drejtimin e PS-së. Sipas Ramës, “është një problem i madh fakti që ne kemi një opozitë, e cila jo vetëm nuk ofron absolutisht asgjë të re, por nga ana tjetër vazhdon e udhëhiqet nga gjenerali i shkatërrimit të ‘97, nga gjenerali i piramidave dhe i formulës se “piramidat janë mekanizmi i zhvillimit dhe integrimit evropian”. “Piramidat nuk përbëjnë një gabim i cili mund të kalojë me një ndjesë formale në një ekran televiziv pas 5 vjetësh. Piramidat përbëjnë një mëkat, për të cilin minimalisht opozita duhet të përcjellë për në shtëpi gjeneralin e vet dhe pastaj të rikthehet tek shqiptarët dhe të kërkojë të votëbesohet për t’u rikthyer në qeverisje, tha Rama. Nga ana tjetër, problemi i madh është me shumicën aktuale, vijoi Rama, me PS-në, me ne vetë, që nuk mund dot t’u ofrojmë shqiptarëve të keqen më të vogël në krahasim me këtë opozitë, e cila pse është e tillë dhe pse nuk është një konkurrente e denjë, ka bërë që edhe vetë shumica të shkojë drejt një performance në rënie, drejt një fuqie në rënie, drejt një impakti në rënie dhe drejt një shkëputjeje me qytetarët dhe njerëzit”. “Është ky krahasim fatal, me këtë opozitë fatalisht të paaftë për t’u kthyer në qeverisjen e vendit, që e ka bërë shumicën aktuale dhe PS-në gjithmonë e më pak tërheqëse për qytetarin. Mirëpo këtu është forca e një partie politike, sfida me të ardhmen dhe me nevojat e hallet e qytetarëve, sfida me një konkurrent mediokër të ngarkuar me hijen nga e kaluara dhe njëkohësisht viktimë e paaftësisë së vetë për të dalë nga ajo gjendje”, -theksoi Rama. Ai ka shprehur shqetësimin që “ka të bëjë me rrezikun e një braktisjeje të qytetarëve, që ka të bëjë me rrezikun e një bojkoti të madh të qytetarëve në raport me politikën, një shqetësim që ka të bëjë me faktin se politika po bëhet gjithnjë e më pak e interesuar për t’u shërbyer qytetarëve, duke përfituar pikërisht nga inercia, e cila mbahet në këmbë si një mekanizëm funksional për shkak të kësaj opozite, që nuk është në gjendje akoma sot e gjithë ditën të çojë në shtëpi udhëheqësin e vet të dështuar”. Ai u shpreh se forca që do të nxjerrë vendin nga kjo gjendje janë vetë qytetarët. “Forcat politike ekzistuese vuajnë mungesën e pjesëmarrjes qytetare në jetën e tyre, dhe sa më shumë qytetarët t’u largohen forcave politike ekzistuese, aq më shumë do t’i vuajnë pasojat e këtij distancimi, aq më shumë forcat politike ekzistuese do të sundojnë dhe nuk do të qeverisin, aq më shumë këto forca nuk do të arrijnë të kuptojnë se cilat janë nevojat e qytetarëve dhe cili është roli i tyre në raport me qytetarët”, -tha Rama. PS-ja, sipas Ramës duhet të jetë më pranë qytetarit, ndërsa PD-ja “do të duhet fillimisht të plotësojë dëshirën e qytetarëve për të çuar në shtëpi kryetarin e vet”.
Rama tha se forumet e PS-së nuk i përgjigjen as dëshirës së tij për debat dhe as nevojës së qytetarëve për një debat në parti. “Debatet e brendshme në partitë tona politike janë debate personale për arsye influencash brenda përbrenda partive, janë debate të cilat degjenerojnë në akuza të ndërsjella dhe aleati i djeshëm është armiku i sotëm, partneri i djeshëm është armiku i sotëm, shoku, vëllai dhe zotëria i djeshëm është maskarai i sotëm”, -u shpreh Rama. Sipas tij, këto nuk janë debate, të cilat i interesojnë qytetarit dhe të cilat çojnë te qytetari ndonjë produkt. Këto, tha ai, janë debate të brendshme të cilat i ka çdo parti politike në botë, por që në vend që të jenë pjesë e një debati të madh, këto janë të vetmet që ndezin jetën e partisë në Shqipëri, këto janë të vetmet që e bëjnë partinë realisht të lëvizë dhe të motivohet. Vetëm duke përfshirë qytetarët në debate, qeverisja mund të marrë një cilësi të re, tha Rama.
Modifikuar nga tresh datë 14/03/2005 ora 20:07
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|