kontinenti
Blujtes
Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934
|
E gjithe akuza per Berishen jane firmat piramidale dhe viti '97.
Per keto firmat...valle ishin sekret keto firma qe nuk i dinte njeri?
Po Europa cfar bente ne lidhje me keto firma? A u tregua e sinqerte ndaj popullit shqiptar kjo Europe? Po FMN-ja cfar bente? Po populli vete valle nuk e dinte qe tek firmat nuk kishte siguri? Ne qoftese une humba leket tek firmat,perse duhet t'ia ve fajin Berishes,ne nje kohe qe kete veprim njerzit e kishin bere sa e sa here....merr nga nje firme leke dhe futi tek tjetra...tek tjetra....etj.etj.
Ku vajten keto leke te popullit mbas deshtimit te firmave?
PD-ja e beri transparencen e lekeve per te cilen duheshin vetem dy jave,perse PS-ja ende nuk e ka bere kete transparence? Mos valle duhen mbi 8 vjet te behet kjo transparence?
Me qe Berisha ishte kryetar shteti ne ate kohe....valle a jane gjendur akuza qe te bien mbi te ne lidhje me rrembimin e ketyre parave?
Ne qoftese do te kishte te tilla akuza, PS-ja nuk do kursente asgje kundra Berishes duke e akuzuar per keto para.
Por,nuk kemi pare asnje akuze se ! As nga PS-ja qe nuk le fjale pa thene ndaj Berishes.
Cfar tregon kjo?
A kishim ne krye te shtetit nje hajdut apo nje njeri te ndershem?
Kurse viti '97 ishte pregatitje prej kohesh me pikenisje firmat piramidale.
Kush luajti rol te madh ne vitin '97, Peruja apo Greqia?
Nuk ka kurre interes as,nje Hitler,as nje Mao Ce Dun,as nje Helmut Kol as nje Pape qe ne vend te kete trazira te llojit '97 !
Pra Berisha valle ishte autori i vitit '97 ?
Sic e kam thene edhe ne mesazh tjeter,ne ate kohe Xhorxh Bush (i vjetri) erdhi ne Shqiperi bashke me Collin Powell ( ne Vlore) dhe takuan Berishen.
U be i qarte plani grek per pushtimin e jugut te Shqiperise,per shkeputjen e jugut te Shqiperise.
Amerika ishte ajo qe ia dogji kartat Greqise ne planin e saj djallezor.
Pas vitit '90,ne skenen politike te Shqiperise erdhen politikane te rinj,te cilet nuk kishin pervojen e duhur ne kete fushe....keshtu qe do te benin edhe gabime,por,keto gabime te mos ishin anti-kombetare.
Ashtu sic e thote edhe Petriti....stratioti Arben Imami...ne castin qe plasen trazirat,ky stratiot ka qene ne Greqi...po merrte mesime se si mund te shiste vendin e tij. Greket e bene edhe gjeneral ne thonjeza. Valle keta tradhetare nuk arrijne te kuptojne se greku po i perdorte kundra vendit te tyre? E kuptonin qe cke me te,por, egoizmi dhe etja per fitime e poste nuk i linte te mendonin per Atdheun e tyre.
Motoja e tyre ishte; ne djall te shkojne te gjitha bashke me Shqiperine...une a pasurohem ?
Nje here ne Tv po ky Arben Imami shprehet ; Une si iluminist ...!
Ti iluminist? Kush tha?
Shikoni se cfar deliri kane keta njerez qe quhen politikane qe ne te vertete nuk jane politikane,por,jane delirantet qe shesin popullin e tyre.
Kushtetuta qe gjoja ky Imami eshte dhe autor ka me qindra gabime zoterinj. Hartuesi kryesor i saj eshte nje jurist grek.
A ka domethenie kjo gje?
Atehere na del Berisha i keq sepse mbron interesat e kombit shqiptar.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|