Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Toleranca Fetare: Komente
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq



Eshte e cuditshme, qe popullata maxhoritare myslimane ka PLOTBINDJE se shqiptaret jane plotesishte tolerant. Ndersa minoriteti Kristjan nuk mendon keshtu. Me duket e njejta si me te bardhet ne Amerike qe thojne ska me rracizem, ndersa zezaket thojne qe perballen me rracizmin cdo dite.





Kalorsi me sa e dija une Amerika eshte pishtari i demokracise ne bote; si ka mundesi te kete rracizem atje !!! Nejse...


Konkretisht qe te mos i vijme perqark problemit te temes se hedhur ne kosh, vendimi eshte marre me miratimin e te kater moderatoreve te besimeve fetare. Nuk menduam se tema ishte e pastrueshme duke qene se edhe shkrimi fillestar ishte ne kundershtim te pjesshem me rregulloren kurse shkrimet qe vijuan as qe ia vlen te permenden (perfshire edhe timin).

Thjeshte per info, tema sondazh e Kaloresit s'ka qene e vetmja e hedhur ne kosh, jane fshire edhe me se paku dy tema te Timbosit qe diskriminonin fene e krishtere konkretisht rreth burimit te Bibles.

Nje tjeter info eshte qe anetari Timbosi ka marre nje paralajmerim publik ne forum dhe staf per ban (ti Keila je ne dijeni te plote te ketij paralajmerimi)
Une mendoj se eshte vepruar ne menyren me te drejte per neutralizimin e çeshtjes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Gusht 2005 22:54
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erzeni_be Kliko këtu për të kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erzeni_be në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

erzeni, kam shume per te thene se eshte teme e gjere (sidomos kur kontinenti fut edhe ide te tjera, si kultura e veriut etc). Por kete here po ndjek keshillen tende po mbyll nje sy e nje vesh (ne kete rast veshi s'ka as ndonje funksion )

Konte, me beso kur te them se e kam lexuar Kuranin, jo vetem per qejf por edhe per ca klasa teologjike. Per me shume jetoj me nje musliman, por jo sepse i tolerojme fene njeri tjetrit, por sepse nuk jemi besimtare te forte as un e as ai (dhe dashurine e kemi me te forte se ndjenjen e besimit).

ps. Erzen sa ti ka qejfi ironite kohet e fundit e?amerika mund te jete pishtari i demokracise por nuk eshte utopi, egzistojne te gjitha fenomenet qe lindin nga natyra e larmishme njerezore. Mos harro se perfeksioni nuk egziston. Po deshe i vazhdojme nga aktualitetet nderkombetare kte diskutim

ps2. per timbosin nuk thash qe s'jam ne dijeni. E mora si shembull te besimtarit te flakte dhe si e shikon fene "rivale".

flm Isra qe je dakort me mua, them se eshte realiteti sado qe mund te mos na e ket qejfi.

Diskutim te mbare

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Gusht 2005 23:50
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i/e paregjistruar Kliko këtu për të kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i/e paregjistruar në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be


Kalorsi me sa e dija une Amerika eshte pishtari i demokracise ne bote; si ka mundesi te kete rracizem atje !!! Nejse...


Konkretisht qe te mos i vijme perqark problemit te temes se hedhur ne kosh, vendimi eshte marre me miratimin e te kater moderatoreve te besimeve fetare. Nuk menduam se tema ishte e pastrueshme duke qene se edhe shkrimi fillestar ishte ne kundershtim te pjesshem me rregulloren kurse shkrimet qe vijuan as qe ia vlen te permenden (perfshire edhe timin).

Thjeshte per info, tema sondazh e Kaloresit s'ka qene e vetmja e hedhur ne kosh, jane fshire edhe me se paku dy tema te Timbosit qe diskriminonin fene e krishtere konkretisht rreth burimit te Bibles.

Nje tjeter info eshte qe anetari Timbosi ka marre nje paralajmerim publik ne forum dhe staf per ban (ti Keila je ne dijeni te plote te ketij paralajmerimi)
Une mendoj se eshte vepruar ne menyren me te drejte per neutralizimin e çeshtjes.



Erzen amerikanet njerez jane nuk vijne nga hona. Po e kisha fjalen KUSH do e tregoje KRIMIN viktima apo kryesi?

ti kishe plotbindje se ka plotesisht tolerance, por ti ske qene viktime e antitolerances se je i mazhoritetit. prandaj duhet te degjosh anen e minoritetit cfare do te jete, e jo ti identifikosh si pesimiste.

Tani ti mos e krahaso temen time me ato te TIMBOSIT, qe edhe ca i ke lene akoma aty Ke FEJA KRISTJANE ku hedh poshte biblen e thote muhamedi eshte ne bibel, ajo e ka vendin ke nenforumet e tjera te pakten.

Timbosi hidhte poshte teologjine KRISTJANE, kur une hodha poshte politiken edhe Praktiken e ligjeve islame.

Ska drejtesi per minoritaret! thjeshte muhabetit

__________________
Erdha mbrapsht nga protesta

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Gusht 2005 00:00
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kalorsi_i_kuq Kërko mesazhe të tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kalorsi_i_kuq në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

Citim:
Po citoj ato që tha isra
Por gjithashtu ehste evdient dhe fakti se katoliket e veriut kane akoma parim ligjin e gjakmarrjes, sy per sy e dhembe per dhembe.



Edhe nje koment te fundit. Nganjehere me qellim ose pa qellim ngaterrojme disa pune. Hakmarrja nuk eshte parim qe vjen nga katolicizmi, katoliket e veriut (malsoret) e ndjekin kete "parim" si nje menyre primitive per te vendosur rregull ne nje shoqeri pa shtet duke ndjekur kanunin e Lek Dukagjinit. Kanuni dhe feja nuk jane e njejta gje (edhe pse mund te ken disa te perbashkta), ju lutem te mos i ngaterroni. Sa per informacion ka edhe muslimane verior qe jane ne gjak.

PErkundrazi, gjakmarrja i bjen komplet ndesh mesimeve te katolicizmit kur vetem zoti ka te drejte te gjykoje njeriun (ti japin ose ti marrin jeten).

Nejse, sa per sqarim kjo.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Gusht 2005 00:04
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i/e paregjistruar Kliko këtu për të kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i/e paregjistruar në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

[QUOTE]Po citoj ato që tha keila
Me vjen keq qe harxhova kohen te jap mendimin tim tek ajo teme qe me pas te hidhet ne kosh si pleh (kjo vlen edhe per mendimet e tjera qe u dhane tek tema, perves atyre ofenduese).

E shkrimi juaj i fundit Keila, a mund te me thuash ne cilen kategori e klasifikoje!?
Te rikujtoj qe une e kam klasifikuar shkrimin tim.


[QUOTE]Po citoj ato që tha keila
duhet te kemi parasysh se konvertimi ne musliman ne Shqiperi nuk ishte aq "lirisht" sa e quani ju. Sic tha Wydra, kryesorja ishte se njerezit shkuan nga ja kishte interesi dhe jo besimi fetar

E zeme se eshte ashtu Keila , qe shqiptaret kaluan masivisht ne Islam me ane te dhunes, a mund te me thuash ç'i detyron sot te qendrojne masivisht ne Islam edhe pse kaluan nen nje diktature shembullore anti-fetare gjysem shekullore!?


[QUOTE]Po citoj ato që tha keila
Ne veri, e gjithe pjesa e malesise eshte katolike, dhe kur them katolike nuk nenkuptoj nje shumice por e kam fjalen TOTALISHT katolike.

Me duket se ke ngaterruar Mirditen me Veriun e Shqiperise...

[QUOTE]Po citoj ato që tha keila
Ne veri dallimi katolik/musliman eshte shume i theksuar. Sic tha edhe kalorsi epitetet i dime ne me mire sepse i kemi jetuar. Me sa kam degjuar jugu i shqiperise eshte me tolerant sepse muslimanet jane edhe shumica e theksuar ndersa ne veri jane (kohet e fundit) pak e shume te barabarta. Ne veri akoma ne ditet e sotme eshte problematike martesa musliman/katolik dhe per kete kam shembuj. 20-30 vite me perpara edhe pse nen diktature ciftat e perzier musliman/katolik dalloheshin me gisht ne Shkoder.

Ne Veri te Shqiperise une mendoj se problemi eshte me i ndelikuar se sa ne mund ta imagjinojme.
Tradita , kanuni, mentaliteti dhe kushtet natyrore e social- ekonomike luajne nje rrol te rendesishem ne jeten e tyre. Rroli i fese eshte gati i paperfillshem ne rraport me rrolin e te siperpermendurave.

Nese feja vertete loz nje rrol ne ato zona, eshte ai i pajtimit te gjaqeve ku kane qene prifterinj ata qe kane rene pre (viktime) e ketij fenomeni por ne asnjemenyre kjo nuk mund te pohoje fajesine e fese se Krishtere.

Sa per epitet qe mund t'u jene ngjitur njerit apo tjetrit une mendoj se kjo eshte nje tipar i karakterit tone rracist dhe jo e intolerances fetare. Sepse epitate te tilla ne shqiptaret nuk i kursejme as per rraca te tjera ne shqiperi pavaresisht perkatesise se tyre fetare si gollobordasit , malazezet, çamet jevgjit etj etj.



[QUOTE]Po citoj ato që tha keila
Qe ta dallosh konfliktin fetar duhet te jesh ne nje mjedis fetar, me njerez qe vertet besojne.

E kur ai konflikti fetar nuk ekziston s'ke si ta dallosh por duhet ta sajosh.



[QUOTE]Po citoj ato që tha keila
Ne Shqiperi quhen 70% musliman, une nuk besoj se as 20% e tyre jane vertet musliman sepse diktatura (per mendimin tim fatmiresisht) fshiu nga njerezit idene e fese te theksuar. Sa te frekuentuara jane kishat dhe xhamite ne Shqiperi?

Paksa kontradiktore ne kete pjese te shkrimit tuaj Keila.
Ne baze te llogarive tuaja paraprake 70 % musliman i shnderrove ne 20 % praktikues detyrimisht afro 30% te krihstere shnderrohen ne 8% praktikues sepse te dyja komunitet vuajten te njejten diktature... apo jo?

Atehere si mund te flasim per intolerance fetare ne nje shoqeri afro 4 milion banoreshe ku vetem 28 % jane fetare praktikues!?



[QUOTE]Po citoj ato që tha keila
Njerezit besojne, por nuk jane fetare me kuptimin qe besojne verberisht c'do fjale dhe ndjekin c'do ritual sepse domosdo po te besosh c'do fjale qe thote bibla ose kurani besimi ne te NUK LE VEND TE TOLEROSH EGZISTENCEN E NJE ZOTI TE DYTE,

Une nuk e di ç'thote Bibla dhe Jezusi ne lidhje me "Zotin e dyte" por e di shume mire ç'ka thote Kurani dhe Muhamedi:

1. Thuaj: “O ju jobesimtarë!
2. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
3. As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
4. Dhe unë kurr nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
5. Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!
6. Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)! Kurani 109:1-6


Pak koment: perderisa thuhet "une nuk ashuroj a te qe ju adhuroni" do me thene de se "Zoti i dyte ekziston" ndryshe s'do te aludohej ne te.





[QUOTE]Po citoj ato që tha keila
Nuk thote Krishti "he se ndoshta vjen edhe nje Muhamet pas meje qe do tregoje te verteten" por thote une jam i vetmi dhe i verteti.

Une nuk e di ç'ka thene Krishti sepse te thenat rreth tij jane te larmishme te mistershme dhe shpeshhere edhe te paqarta por di se Muhamedi dhe Kurani flasin gjere e gjate per krishtin misionin dhe veprimtarine e tij.

[QUOTE]Po citoj ato që tha keila
E njejta gje vlen edhe per Muhametin, i cili shfarosi rivalet e tij, apo jam gabim?

Keila me vjen keq por e ke shume gabim.... termi "shfarosi" eshte tejet provokativ dhe i papranueshem. Nese ke deshire te flasim per shafarosje besome qe ka nga ata qe jane te afte te flasin per shafrosje...

[QUOTE]Po citoj ato që tha keila

Kristjanet enderrojne per diten qe e gjithe bota te jete kristjane, te gjithe nen urdhrat e Zotit e udhezimeve te bibles. Muslimanet enderrojne qe e gjithe bota te kuptoje qe feja e vertete eshte ajo muslimanja, dhe udhezuesi te jete Kurani. Per sa kohe qe qellimi i feve te jete ky i mesipermi dhe fete te mos jene te kenaqura me komunitetin qe kane s'ka si te kete harmoni.

Keila mendoj se edhe ketu e ke shume gabim.
Lajtmotivi i mesiperm qe ti ia m'vesh feve eshte ai i ekstremisteve dhe eshte tejet absurd, sepse : "po te mos ekzistoje etja s'do te kishte kuptim uji"

Une mendoj se ne teresi ne shkrimin tend ti ngaterron keqas rivalitetin me intolerancen. Jane dy gjera diametralisht te kunderta, rrivaliteti per mua eshte diçka e natyrshme ndersa intoleranca fetare eshte diçka njerzore dhe fale Zotit ne Shqiperi ajo nuk ekziston.


Me falni edhe mua per kete çarçaf-analizen time.

Modifikuar nga erzeni_be datë 25/08/2005 ora 00:23

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Gusht 2005 00:08
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erzeni_be Kliko këtu për të kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erzeni_be në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq


Tani ti mos e krahaso temen time me ato te TIMBOSIT, qe edhe ca i ke lene akoma aty Ke FEJA KRISTJANE ku hedh poshte biblen e thote muhamedi eshte ne bibel, ajo e ka vendin ke nenforumet e tjera te pakten.




Sinqerisht Kaloresi nuk shoh asnje provokim te ajo tema. Nese ka trilluar diçka ju ftoj t'i pergjigjeni (me sa vura re edhe e kishit bere nje gje te tille) .

Nese vertete ajo teme te duket provokative dhe e papranueshme te jap fjalen qe do ta rishikoj ne imtesi.

Gjithe te mirat.
erzeni

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Gusht 2005 00:27
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erzeni_be Kliko këtu për të kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erzeni_be në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

nje pergjigje e shkurter, meqe s'kam kohe.
Ndoshta une ngaterroj rivalitetin me intolerancen, por ama mesa shikoj edhe ju ngaterroni zbehjen e influences fetare me tolerancen e saj.

Per me shume, nga darka se tani do dal

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Gusht 2005 00:30
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i/e paregjistruar Kliko këtu për të kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i/e paregjistruar në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
durrsak
INXHINJER LULESH

Regjistruar: 17/11/2004
Vendbanimi: USA Arizona
Mesazhe: 1455

Per ner kur hyj nganjeher ketu ne kete nenforum me duket sikur personat qe shkruajne me kaq zell duhet te jen pjese drejtuese e ndonje besimi fetar. Qoft Imam apo prift, Hoxha apo pastor.
Nejse un spara kam fort qef te ngaterrohem me punet e fese por nja dy fjale desha me i than per sa eshte thene ne komentet e me siperme.
Tashi qe Shqiptaret shkojn nga fry era dhe vejne interesin personal mbi ate shoqeror per kete jan dhene prova.
Ke qe nga VIP-at Shqiptar si sportist etj dhe deri tek popullata e thjeshte qe i kan nderru emrat (ne fetar) apo edhe fen sic e ka dash interesi i tyre.

Pra kshu ka ndosh edhe me kohen e xhonturqeve. Disa u kthen ndoshta se ashtu e kuptuan por, ma merr menja se shumica u kthyen me dhune ose me mashtrime. Historikisht dihet se ato qe ishin mysliman paguanin me pak taksa se sa te krishteret, pa folur qe u jepeshin privilegje apo ofiqe te ndryshme pa harruar edhe me besniket e Sulltanit qe beheshin bejler.

Tjeter eshte se ne Shqiperi ne te vertet ka liri fetare dhe kjo vjen per shkak se te gjithe jan jobesimtar.
Nuk kam pa najher Erzeno qe xhamit te jen plot apo kishat te jen plot me besimtar sic e kerkon Zoti 1 her ne jave pervecse ne raste festash. Edhe sinqerisht po te them se keto fe sidomos ajo qe perfaqson ti nuk po luan naj rol te madh ne permirsimin e jetes shpirterore te pakten te anetareve te saje. Kjo duket edhe hapur fare biles. Par a4 vjetesh isha me nje familje Amerikane ne Durres dhe me kerkuan qe te mund te vizitonim xhamin dhe i mora leje drejtuesit te xhamise nese ishte e mundur dhe ai me mirsjedhje me tha qe po dhe paskesaj filloj te na spiegonte me hollesi cdo detaj. Por ne te dale te xhamis kur miqt e mij i veshen kepucet 4-5 mjekrrosha qe duket i kishte myt zhuli i kapen prej xhakete dhe i hodhen ne rruge duke i thene qe xhamija eshte e jonja. Sinqerisht qe me erdhi shum keq, aq keq saqe ne ate momente kishte rrezik qe te isha un kamikazi.

Ne shqiperi shifrat fetare nuk jan fare reale. Nese do te bej nje testim apo edhe nje rregjistrim po te them se 70% do te ishin jofetar.

Tashi ti Erzeno mundohesh me tregu vlerat e fese Islame dhe po te them qe asnjera nuk ka vlera. Biles un habitem se si ti harxhon kohen duke komentu edhe analizu shkrimet e anetareve te tjere.
Tashi un nuk kam dash te kapem najher me punet fetare se me te vertet nuk eshte mir me prek gjendjen shpirterore te te tjereve por ama edhe realitetin nuk mund ta mohoj.
Nese feja do te luante rol vendimtar qe i takon Shqiperija do te ishte jo kjo qe eshte sot.
JAN 3 INSTUTICIONET QE KUJDESEN NE RRITJEN E TRADITAVE TE MIRA FAMILJARE.
1 FAMILJA
2. INSTUTICIONET FETARE
3 SHTETI
POR ME KRYESORJA NGELET FAMILJA, per edukimin rritjen dhe zhvillimin e kapacitetev shoqerore dhe kulturore. Por ja qe kjo nuk ndodh as ne xhami dhe as ne kishe i dashur.

__________________
The game of life is hard to play, I'm gonna win anyway....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Gusht 2005 07:36
durrsak nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të durrsak Kliko këtu për të kontaktuar me durrsak (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: durrsak Shto durrsak në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto durrsak në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Po citoj ato që tha keila
erzeni, kam shume per te thene se eshte teme e gjere (sidomos kur kontinenti fut edhe ide te tjera, si kultura e veriut etc).

Hahahahahahaha....amon mi Keila si i ngatarron gjonat.
Ti vete fole per veriun mi Keila hahahahaha dhe une desha ta justifikoj veriun dhe jo te fus ide hahahahaha.
E kush jam une qe te fus ide?
Ah mi Keila mi Keila......

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Gusht 2005 09:49
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

Erzeni, te them te drejten pertoj te analizoj fjali per fjali ato qe kishe replikuar, kshu qe po te bej si tip permbledhje

Se pari, replikat e mija tek tema e fshire nuk ishin pleh. Replika e fundit ishte reagim ndaj postimit tend. Fshive tendin, fshive dhe timin, s'ka problem. Te tjerat para saj ishin ne rregull, por nejse se nuk eshte dhe aq problem.

Se dyti, se si kaluan Shqiptaret ne Islam e tregon historia, nese nuk e dini nuk kam deshire as nerva t'jua shpjegoj se me pak lexim librash historie e zbulon te "verteten".

Se treti, duhet te jesh komplet jashte realitetit Shqipetar te thuash qe 70% e Shqiptareve po qendrojne nen Islam ( e njejta qendron edhe per Kristjanet). E verteta eshte qe Shqiptaret pas 3-4 vitesh te hapjes te "demokracise" u ftohen per nga ana fetare. Atyre qe u intereson te thojne se Shqiperia eshte kryesisht Islame dalin me keto shifra, e verteta qendron (mesa kam pare une nga komuniteti qe njoh e me rrethon) qe Shqipetaret jane masivish jo-fetare (sic thoshte edhe durrsaku). Tani te thuash qe ka ndjenja besimi te forte dhe s'ka probleme nder fetare, ajo do quhej tolerance fetare, por kur s'ka besimtare te forte, s'ka vend per te mos toleruar. Ne zonat e shqiperise (dhe jashte saj) ku egziston besimi i forte ose egziston shumice dermuese e nje feje dhe minoritetit s'ja mban te beje ze, ose ka konflikte fetare.

Sa per te ilustruar kete qe po them une, po marrim shembull forumin ku marrin pjese nje shoqeri qe mundet fare mire te perfaqsoje Shqiperine sot.
Kemi nje nenforum ku diskutohet besimi. Per te mundesuar tolerancen eshte ndare ne dy pjese njera e krishtere e njera muslimane. Ne kete ndarje nga seleksionimi i temave kryesisht inkurajohet qe besimtaret te diskutojne vetem rreth besimit te tyre. Ne shumicen e rasteve diskutimet nder-fetare kane rezultuar ne debat te ashper/ofendues ose ne mbyllje temash e ban antaresh. Pra tek ky nenforum shikojme besimtaret, dhe jane pikerisht besimtaret qe nuk tolerojne njeri tjetrin. Pjesa tjeter qe nuk merr pjese, nuk e ka shume problem per fene.

Qe te jem e sinqerte, doja te shtoja se me pelqen injorimi qe i ben masa shqiptare besimit fetar.

Kaq kisha.

Ps. Konte, s'ke nevoje te justifikosh veriun me nje veriore. Kurseji fjalet se gjynah te lodhesh kot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Gusht 2005 08:15
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i/e paregjistruar Kliko këtu për të kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i/e paregjistruar në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:30 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Toleranca Fetare: Komente

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.