Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814
|
Re: Njerezit qe jane shume te ndjeshen, si mendoni a nuk kane nje derrase mangut?
Citim: Po citoj ato që tha sabina
Disa nga ju do qeshin..! disave ndoshta nuk do i vij mire.. Disa te tjere do mendojne se eshte dhurate e perendise te ndjesh me teper.. disa ...!!!
Sinqerisht me interesojne mendimet e juaja ne lidhje me kete pyetje...
Pra njeresit qe jane shume te ndjeshem, mos kane valle ndonje derrase mangut ne koke...? Pse natyra i ka bere te tille...?
Pershendetje
Edhe une jam nje prej etyre qe nuk me vjen mire, per vete faktin se jam shume tip i ndjeshem.
Megjithate mendoj se nuk kam derrasa mangut sepse ashtu si thote xhimi ndjesheria ka te beje me shume me gjendjen shpirterore dhe nuk ka te beje me anen mendore.
Gjithesesi nuk mendoj se jam aq i ndjeshem me te tere, ndjeshmerine me te madhe e kam me nenen time, dhe me pas me te afermit e tjere dhe kjo ndjeshmeri e ka pragun ay ku fillon djallezia, zilia, smira dashakeqesia...
Ndoshta shpesh here e teprojme ne te qenit te ndjeshem pasi prekemi me dicka te rrejshme psh, si thote Sabina me nje film (megjithese e dime qe nuk ka asgje te vertete)apo prekemi nga fjalori apo ofendimi i dikujt qe se njeh...
Kjo per mendimin tim kalon ne ndjeshmeri te papranueshme, dhe duhet te esohemi te veme ne pune fjalen e arteJepi secilit ate qe i takon
pra te jemi te ndjeshem aty ku duhet, dhe te jemi te pandjeshem aty ku ndjeshmeria eshte e demshme ose e panevojeshme.
Por ama nuk me duket dicka e tepruar te prekesh nga ofendimi i dikujt qe e vlereson shume, as nga ai njeri qe e do me gjihe shpirt.Po perdor fjalen prekje pasi edhe zhgenjim mund te hyje.
Perfundimisht, dua te them se butesia e zemres eshte nje cilesi e arte njerezore qe jo cdokush e ka.Ka njerez qe perfitojne e tallen nga kjo butesi, ashtu sic ka edhe te tjere qe preken e frymezohen nga ajo.
Une e rradhis veten tek ky grupi i dyte.
Eh si nuk bera nje here i post te shkurter mor amon
__________________
Duro, duro...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|