qershor13
Vagabonding
Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Gara e Australisë, dopjetë e Ferrarit
Ferrari nuk mund të shpresonte për një fillim më të mirë të sezonit 2004. Në garën e parë, në Melburn, Majkëll Shumakeri dhe Rubens Barrikelo kanë arritur të triumfojnë. Kampioni i botës në fuqi e përfundoi garën 13.606 sekonda përpara shokut të tij të skuadrës. Pas përfundimit të garës, Majkëll Shumakeri ka deklaruar: "Ishte një garë perfekte dhe disi e vështirë, për më tepër në fillimet e saj, kur Rubensi ushtronte shumë presion. Kjo gjë e bëri më interesante vazhdimin, pasi nuk më lejohej të bëja asnjë gabim. Makina shkoi mirë. Tani po ecim në rrugën e duhur, pasi dhe ritmi ynë ishte shumë konstant. Eshtë një shenjë e mirë, sepse po largohem nga Australia me 2 pikë më shumë sesa në vitin e kaluar. Pas testimeve të fundit që zhvilluam në Imola, një pistë që ka afërsisht karakteristikat e "Albert Parkut", unë isha i sigurt se do të arrinim një rezultat të mirë. Gjithsesi, nuk e mendoja një rezultat kaq perfekt. Gara ishte e qetë vetëm nga mesi, por frenimi i pakujdesshëm i dy pilotëve të rinj më shkaktoi disa probleme të vogla. Më pas mbajta hapin tim dhe u mundova të isha sa më konstant, gjë që më favorizoi ndaj ndjekësve. Tani duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë në Malajzi, ku temperaturat janë shumë më të larta. Nuk dua ta përkufizoj të gjithë këtë sezon duke u bazuar te kjo garë e parë." Mjaft i kënaqur për rezultatin e arritur ka qenë edhe piloti brazilian Rubens Barrikelo: "Jam shumë i kënaqur, sidomos me nisjen time, pasi isha shumë mirë dhe deri në kthesën e parë mund të kisha parakaluar edhe Majkëllin, por më pas mendova të mos merrja përsipër rreziqe të kota. Më pas u mundova të bëja një manovër tjetër në kthesën 3, por nuk arrita. Gjatë gjithë garës ushtroja presion ndaj Majkëllit, sidomos kur ai u përball me trafikun në pistë. Që nga ai moment fillova të kisha probleme me frenat. Pas "pit?stopit" të dytë u mundova sërish ta parakaloja, por sërish dështova. Pasi i kisha përfunduar "pit?stopet", sistemi i frenimit të makinës sime nuk shkonte shumë mirë pasi kishte probleme me ftohjen dhe pedali ishte bërë shumë i fortë. Që nga ai moment mendova që të ulja disi ritmin dhe të mos shkoja deri në maksimum. Duke lënë mënjanë këto gjëra, makina ishte shumë mirë nga të gjitha sistemet e tjera, gjithashtu edhe gomat Bridgestone dhanë rezultate shumë të mira." Drejtori sportiv i Ferrarit, Zhan Todt, pas përfundimit të garës ka deklaruar: "Jam vërtet shumë i kënaqur nga paraqitja e Ferrarit. Më vjen mirë që e filluam sezonin me fitore. Megjithëse këto vitet e fundit kemi dominuar kampionatin, në garën e parë thuajse gjithmonë i kishim humbur betejat. Më duhet të falënderoj të gjithë ata që punojnë për Ferrarin, duke filluar nga presidenti Montezemolo deri te mekaniku më i fundit, pasi të gjithë kanë dhënë ndihmesën e tyre për këtë rezultat. Më pas dua të falënderoj edhe partnerët tanë, si Bridgestone?in, Shell?in, FIAT?in, Magneti Marelli-in etj. Që të gjithë këta luajnë një rol shumë të rëndësishëm në makinë. Kjo fitore dyshe tregon qartë punën e madhe që është bërë në skuadrën tonë dhe që vazhdon të bëhet. Javën që vjen, kur Majkëlli do të largohet nga Evropa, Badoeri do të rikthehet në bazë bashkë me Barrikelon për disa testime që do të zhvillojmë në Muxhelo dhe Valencia." Fjalë po kaq të mira dhe falënderuese ka thënë edhe drejtori teknik i skuadrës së Maranelos, Ros Braun. "Jemi shumë të kënaqur nga ky fillim i bukur i sezonit të ri. Ishte një rezultat fantastik, që tregon qartë punën e madhe që kemi bërë. Skuadra është forcuar shumë dhe të gjithë e bëjnë shumë mirë punën e tyre. Të kesh partnerë si Bridgestone-i dhe Shell-i do të thotë shumë. Edhe pse në këtë garë të parë kemi arritur të paraqitemi mirë, ende nuk e dimë sesa kompetitivë jemi. Sezonet e fundit jemi paraqitur shumë mirë, por gjithmonë në një fillim të një sezoni të ri ka pak dyshim."
__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|