Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > pse te frikesohesh nga vdekja? Vlerësimi i Temës: 6 votime, mesatarja 4.33.
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lubi
shume pune

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

Question

vdekja ankthi frika tronditja

ideja e erresires mnga e cila vijme e drejt se ciles pashpreshmerisht jemi te destinuar ne menyren me misterioze te perfundojme??!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Maj 2005 22:39
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lubi Kliko këtu për të kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lubi't! Kërko mesazhe të tjera nga: lubi Shto lubi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lubi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
radeshi
Anetar i ri

Regjistruar: 10/04/2005
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 9

Pse kaq ankth Lubi?

Sapo jam kthyer nga nje mbledhje mortore, nje i afermi im u largua nga jeta,panvaresisht nga dhimbja qe ndjem per te, sot ndihemi me te lehtesuar, sepse vuajti shume fizikisht.Ai kerkonte vet te largohej se nuk e perballonte dot situaten,pra nuk ka perse te na pushtoj ankthi per dicka qe nuk e di si te vjen dhe kur te vjen.
Kur lind nuk kupton gje, mendoj se ashtu eshte edhe kur vdes.
Le te jetojme pra se per kete jemi me te sigurte.!

__________________
e dua jeten me shume pasi pashe vdekjen me sy!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Maj 2005 00:47
radeshi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të radeshi Kliko këtu për të kontaktuar me radeshi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: radeshi Shto radeshi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto radeshi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
darke
Syri i Natës

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: night
Mesazhe: 2545

I have been unconscious lot of times, and I guess to be dead would be the same thing. For me there is no any fear to have from death nor from nothing, nor from solitude, nor from blackness after death; no fear, so you don't feel anything, and much less if you have religious principles. However I yes have felt fear from aching and pain but not from death. In the case that would exist fear it would be from the death of the people I love.

__________________
No, no dejéis cerradas las puertas de la noche, del viento, del relámpago, la de lo nunca visto.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Maj 2005 00:47
darke nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të darke Kliko këtu për të kontaktuar me darke (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: darke Shto darke në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto darke në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lubi
shume pune

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

Question

vdekja ankthi frika tronditja

ju falenderoj pa mase ju:radeshi dhe juve syri i nates
e ndjej veten te vleresuar qe dikush e lexoi mesazhin tim
tani me duhet ta shpjegoj se perse e ndjej veten te <tmerruar>vetem thjesht nga ideja e asaj qe do te vdes

gjyshja qe me rriti vdiq kur une isha ne moshen 10 vjeç e ajo ishte hera e pare qe une jo vetem pashe kufomen e nje njeriu(me te dashurit te zemres time)por u perballa me vdekjen si fakt dhe realitet i prekshem e i pa mohueshem
une nuke di ne do e besoni por me sinqeritet qe nga ajo moshe me filluan enerra te tmerrshme kaloja ore te tera naten pa gjume madje fillova te kisha dhe haluçinacione mendoja per humbjen e jetes e ulerija pa pushim neper shtepi
e tani po ju tregoj nje te vertete megjithese kane kaluar vite qe atehere e familjaret e mi mendojne qe une e kam kaluar gjithçka e verteta eshte krejt e kundert
une i riperjetoj njesoj te gjitha ato ndjesi por e vetmja gje qe me frenon ti shpreh eshte fakti qe jam ne nje moshe te rritur e sidomos njeriu me te cilin kam filluar te jetoj te mos kete mendime ?dyshuese?rrethmeje

__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Maj 2005 02:59
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lubi Kliko këtu për të kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lubi't! Kërko mesazhe të tjera nga: lubi Shto lubi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lubi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Re: pse te frikesohesh nga vdekja?

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
dua te citoj thenjen e nje filozofi:- perse te kesh frike nga vdekja nese ti se ke provuar kurre dhe nese do ta provosh nuk do ta kuptosh sepse je i vdekur.......e drejte apo jo?


Pershendetje te sinqerta!

Personalisht nuk me tremb vdekja!
Jam gjendur prane vdekjes me dhjetra here dhe nuk me gjeti gje!
Gjalle jam serish!
Neve s`kemi pse te kemi frike nje bote te rreme,
kemi shekuj per te jetuar,
por po erdhi :-"I hap deren!Mire se te vije!"

pashim yje!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Maj 2005 03:35
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra_Shqiptare Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Te kesh frike nga vdekja ?

Eshte akti i pare egoist i cdo njeriu. Te kesh frike nga vdekja per mua do te thote te mos jetosh jeten. Sepse ne fund te fundit te gjithe do vdesim nje dite. Atehere pse duhet te rropatemi si nuse virgjerushe neper jete per te kuptuar ne pleqeri se jeta mbaroi. E kam fjalen per ate jete aktive, per prodhimtarine qe secili mund te lere ne kete bote.

Per kete aresye me duket e shemtuar te kem frike nga vdekja. Jo ngaqe dikur mund te kem shkuar ne ate kufi per tu kthyer me pas duke te pare fytyrat e trembura qe shkojne drejt marteses, pjelljes dhe pensionit e qe evitojne thelbin e jeteses; jo nga ato qe mund te kem pare, pra, por ngaqe ky vektorizim i jetes ne disa parametra standarte i merr kuptimin edhe kulmit te jetes: Vdekjen pra!

Sepse vdekja eshte nje kulmim i ndjenjave te castit per nje te ri, ose nje kulmim i punes, i femijeve, ose i shembullit qe njeriu prek ne jete. Prandaj ju lutem, mos u frikesoni nga vdekja aq shume sa te mos jetoni jeten. Jeta eshte e bukur vetem per nje aresye: sepse nje dite do vdesim.

Eshte ky okazioni yne. Per kete do na kerkoje llogari e ardhmja teksa mbi arkivolin tone do rreken te kujtojne cfare kemi lene (jo cfare kemi marre). A me kuptoni tani pse frika nga vdekja eshte nje akt egoist? Cfare frike mund te kemi tjeter pervecse te na dalin horrlliqet e nulitetit qe kemi jetuar? Cfare pendimi do sillte nje vdekje qe le pas dicka te plote, nje bote. Apo edhe kjo eshte nje ndjenje akoma me egoiste teksa masim boshllekun qe do leme ne ambjentin dhe shpirtrat qe na rrethonin ne jete?
... Pikerisht per kete vdekja ben rezymene e asaj qe ke lene, jo te asaj qe po merr. Ata qe te qajne jane te vetmit qe dine te metabolizojne vdekjen tende, per te thithur ate qe ke lene dhe per te vazhduar jeten. Ndoshta pikerisht per keto aresye (ose me shume sepse ai kishte inteligjencen ti kuptonte keto gjera) Tedor Keko e mori me qeshje vdekjen e tij dhe la nje kujtim qe akoma po konsumojme neper librari dhe personazhe.

E di, miq te panjohur, qe frika juaj shtohet akoma me shume teksa gjendeni neper mergime idiote qe as vete si kuptoni pse duhet te ndodhin. E di qe te jesh larg njerezve te tu e ben vdekjen me te frikshme. Por ju lutem largojini familjet dhe klanet dhe zbrisni ketu me mua. Le te kemi nje shesh ku te vleresojme te vdekurit dhe te gjysem-vdekurit (ata qe jane gjalle) per ate qe jane, pa i futur ne fature dhimbjet e nenave qe kane investuar krahet, vaginat dhe jetet e tyre per t'ju dhene kete jete. Pa aspektin biologjik pra.

Pershendetje.

Modifikuar nga Fajtori datë 15/05/2005 ora 05:54

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Maj 2005 05:23
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
radeshi
Anetar i ri

Regjistruar: 10/04/2005
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 9

Une e pres vdekjen pa frike .

Perseri po te drejtohem ty lubi se te ndjej shume te terrorizuar.Une vet po jetoj cdo dite me mendimin se vdekjen e kam afer, per faktin se jam e semure nga nje semundje e pasherueshme.Po nga kjo semundje para pese vjetesh me ka vdekur motra, ti ke pare gjyshen qe mund te kete patur edhe kohen per te vdekur, por une pash nje grua te re qe tretej para syve te mi.Ate diagnoze kam edhe une , ndoshta jo aq te avancuar, por nuk kam frike se do vdes, e kam thene dhe njehere tjeter,une po e jetoj jeten me intensivisht, vazhdoj te punoj, te bej jete sociale dhe familiare aktive,vleresoj cdo moment te saj,kur te vij vdekja do jem e pregatitur te me marre, vetem nuk dua te vuaj fizikisht,
Mund te te jap nje keshille- Duhet te marresh pjese me shume ne ceremoni mortore, per ta pranuar ate si pjese te jetes.Duhet te punosh shume me veten dhe nuk ke pse ja u fsheh te tjereve kete qe te ndodh, por duhet ta ndash me te tjeret ashtu s e ndave me ne ketu ne forum,sepse edhe kjo do te te ndihmoj me shume.Mendo per gjerat e mira qe te jep jeta,jo per ato qe te merr vdekja. Po ti shikosh gjerat me thjesht do kuptosh qe e mundon veten per dicka qe nuk eshte reale per ty personalisht.Ne qofte se dehsiron, mund te vazhdojme te shkembejme mendime perseri per kete teme.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Maj 2005 05:40
radeshi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të radeshi Kliko këtu për të kontaktuar me radeshi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: radeshi Shto radeshi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto radeshi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lubi
shume pune

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

me vjen shume keq

dua te te falenderoj nga thellesija e zemres
1)ndjej jashte mase lehtesim qe e <zbraza >diku kete brenge qe po me gerryen
2)me vjen aq keq per ato qe me tregove--te lutem me kupto drejt nuk eshte fare ideja qe po te misheroj perkundrazi mund te jesh personi me vullnet me te forte qe kam njohur deri me sot--por tani po e ndjej ne vetvete kotesine e shume gjerave me te cilat e stermundoj veten duke i imagjinuar pa pasur asgje prane

kam shume nevoje te te flas serisht:FALEMINDERIT

__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Maj 2005 06:23
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lubi Kliko këtu për të kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lubi't! Kërko mesazhe të tjera nga: lubi Shto lubi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lubi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lubi
shume pune

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

frike jo vetem per veten

pershendetje e di nuk mund ti jap vetes drejtimin e nje personi me interesa te ngushta dhe egoist
ajo qe te tregova per gjyshen ka qene shume kohe me pare e me pas sherbeu si fillese per gjithe ate "rreaksion zingjir"peshtjellimesh qe kam hasur me pas
kam mare pjese edhe neper ceremoni mortore gjete gjithe ketyre viteve e megjithate serisht me perseriten ato ndjesi

kjo eshte me e keqja qe nuk arrij qe ti hapem dikujt pasi tani ne mendjen time ekziston frika e turpi se te gjitha keto mendime te pathena nese ua tregoj nje dite atyre qe me rrethojne do mendojne per <budallallepsjen time>ashtu sikurse ne shume raste edhe une e kam konsideruar veten te tille

frika nga vdekja ekziston ne ate qe jete njerezish qe i ke prane teje,te dashurit e tu mund te mbeten nje kujtim

me fal shume qe te lodha ,merzita e bezdisa
me ke ndihmuar mjaft duke bere qe une tia pohoj edhe vetes time shume gjera qe shumicen e rasteve ne aparence i mbaj te fshehura thelle

__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Maj 2005 06:39
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lubi Kliko këtu për të kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lubi't! Kërko mesazhe të tjera nga: lubi Shto lubi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lubi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

lubi nuk ka asgje te turpshme te shfaqesh si je. Mos kujton se une nuk kam pasur ndonjehere frike nga vdekja. Eshte qerrim po te genjej veten per dicka te tille. Por mendoj se duhet bere nje rezyme kur mendojme castin qe s'do jemi me.

Nje dite isha ne jug te Shqiperise me nje shok me te madh se vetja. Une kisha nja 18 vjec. Pima ca birra dhe s'po dinim c'te benim tjeter. "Do vish ikim ne Himare" me tha. Patjeter qe isha gati, mezi prisja pak variacion ne ato pushime monotone. Keshtu u nisem neper rruget e ngushta malore. Kush e njeh zonen di se rruget jane per nje makine te vetme dhe pas cdo kthese mund te gjeje nje makine tjeter perballe.
Shoku im po ecte shume shpejt. Jo vetem qe nuk ndalonim dot po te na dilte nje makine perpara por mund edhe te dilnim nga rruga neper kthesa. I vura ne dukje friken time por ai me shikonte duke qeshur dhe me kujtoi qe Benzi ishte i ri dhe me ABS. E shikoja duke qeshur dhe ngrita syte anash makines. Tashme ne vend te humneres shikoja horizontin. Dukej sikur po fluturonim. Ne ate cast mendova me vete:
"Per cfare duhet te kem frike, une ne kete moment jam i lumtur. Pse duhet te kem frike te vdes ne nje moment te kendshem. Ne fund te fundit cfare do deshironte njeriu vecse te vdiste i lumtur?"

Keshtu u ktheva perpara dhe shikoja rrugen me indiferentizem gjithe pikat e rrezikut. Ne ate cast isha gati edhe po te ndodhte dicka e keqe. Isha plot brenda vetes time dhe nuk me frikesonin ditet qe s'do jetoja.

Sot eshte akoma keshtu. Hera heres kam frike dhe hera heres gjej aresye per te jetuar qe vlejne dhe vdekjen. Ajo qe shkrova dje nuk te drejtohej ty por vetes time. Ishte nje reflektim qe doja te ndaja me ju, jo te vija ne turp ndjenjat normale te cdo njeriu. Ne fund te fundit ato jane te vetmet qe mund te ndiqen i sigurte se ne nje cast do dime te vdesim. Madje jam i sigurte se edhe ti do harroje cdo frike nese kishe nje semudje te keqe. Ne fund te fundit njeriu e gjen aresyetimin ne momentet me te veshtira.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Maj 2005 19:23
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:02 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > pse te frikesohesh nga vdekja?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.