Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > cfare semundje eshte ...? Vlerësimi i Temës: 10 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Shkodrane82
AmeLcINa

Regjistruar: 14/03/2005
Vendbanimi: SunShine State
Mesazhe: 53

DiaBeti-Semundja e Sheqerit!

Cod. B16032005

Diabeti tip I
1. Prek zakonisht moshat e reja.
2. Njihet edhe si diabet që s'trajtohet dot pa insulinë (angl: insulin dependent diabetes mellitus).
3. Shkaktohet nga shkatërrimi i qelizave beta të ishujve të Langerhansit prej sistemit imun.
4. Shenjat dhe simptomat: pacienti ha shumë, pi shumë, urinon shpesh, humbet peshë, dhe mund të ketë kriza të ketoacidozës diabetike.
5. Diagnoza:
a. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose...
b. Glukoza esëll mbi 125 në 2 raste të ndryshme, ose...
c. Testi i tolerimit të glukozës: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orë pas marrjes të 75 g glukozë.
6. Trajtimi: insulinë (shih më poshtë).
7. Ketoacidoza diabetike:
a. Ketoacidoza shkaktohet nga mungesa e insulinës. Në mungesë të insulinës, mëlçia prodhon trupat ketonikë (beta-hidroksibutirat, acetoacetat, aceton).
b. Shenjat dhe simptomat: dhimbje barku, dehidrim, frymëmarrje e tipit Kussmaul (frymëmarrje të ngadalta e të thella), rritje e hendekut anionik (anion gap), prani e ketoneve në gjak dhe në urinë, hiperkalemi, hiperglicemi.
c. Trajtimi i ketoacidozës diabetike: lëngje intravenoze, kalium, dhe insulinë. Insulina jepet për të frenuar ketogjenezën, jo për të trajtuar hipergliceminë. Prandaj, nëse glukoza normalizohet, insulina vazhdohet e shoqëruar me glukozë.

Diabeti tip II
1. Prek zakonisht moshat e rritura, të sëmurët shpesh kanë histori familiare me këtë sëmundje.
2. Njihet edhe si diabet që nuk varet nga insulina (angl: non insulin dependent diabetes mellitus).
3. Shkaktohet nga:
a. Mosfunksionimi i mirë i qelizave beta, ose...
b. Nga rezistenca e indeve ndaj insulinës; ishujt e Langerhansit fillimisht përpiqen të kapërcejnë rezistencën periferike ndaj insulinës duke prodhuar më shumë insulinë. Me kalimin e kohës, ishujt e Langerhansit bëhen të paaftë për të prodhuar insulinë (plaken para kohe).
3. Shenjat dhe simptomat: dehidrim, polidipsi, polifagi, poliuri, humbje peshe, lodhje.
4. Diagnoza:
a. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose...
b. Glukoza esëll mbi 125 në 2 raste të ndryshme, ose...
c. Testi i tolerimit të glukozës: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orë pas marrjes të 75 g glukozë.
5. Trajtimi:
a. Dieta është shumë e rëndësishme. Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën, duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara, dhe duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë. Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
b. Hipoglicemikët oralë përdoren për trajtimin e diabetit tip II, por jo për diabetin tip I.
c. Insulina përdoret edhe me diabetin tip II nëse sëmundja nuk i përgjigjet trajtimit me hipoglicemikë oralë.
d. Inhibitorët e ACE-s e frenojnë përparimin e nefropatisë diabetike.
6. Mbikqyrja:
a. Trajtimi i diabetit është i suksesshëm nëse parandalohen ose vonohen e komplikimet.
b. Studimi i quajtur DCCT (Diabetes control and complications trial) tregoi se është e rëndësishme që niveli i hemoglobinës të glikoziluar të mbahet rreth 7-7.5%.
c. Hemoglobina e glikoziluar (HbA1c) është treguesi kryesor i kontrollit afatgjatë të glukozës. HbA1c tregon pak a shumë vlerën mesatare të glukozës në gjak gjatë 3 muajve të fundit.
d. Fruktozamina e serumit tregon vlerën mesatare të glukozës gjatë 2 javëve të fundit.
7. Ketoacidoza diabetike nuk është e shpeshtë në pacientët me diabet tip II.
8. Koma hiperosmolare hiperglicemike:
(a) Shkaktohet nga hipovolemia, stresi (infeksionet, trauma).
(b) Glukoza shpesh është mbi 1000 mg/dl, pa acidozë, me konfuzion ose komë, me pamjaftueshmëri akute të veshkave.
(c) Trajtimi = rehidrim, mortaliteti arrin 50%.


Barnat antidiabetike
1. Insulina
(a) Në treg gjenden shumë lloje insulinash, por parë nga ana fiziologjike ka vetëm 4 lloje insulinash:
(b) Insulina ultra e shpejtë (Insulina lispro, humalog): Nëse merret para buke, injektimi bëhet 20 minuta para ngrënies. Pas injektimit, niveli maksimal në gjak arrihet brenda 1 ore dhe efekti zgjat 3-4 orë.
(c) Insulina e shpejtë (Regular humulin): Nëse merret para buke, injektimi bëhet 60 minuta para ngrënies. Efekti zgjat 5-7 orë.
(d) Insulina e ndërmjetme (NPH, lente): Efekti fillon rreth 2 orë pas injektimit, arrin kulmin rreth 8-12 orë pas injektimit, dhe zgjat më pas se 24 orë. Zakonisht pacientët marrin 2 doza në ditë.
(e) Insulina afatgjatë (Ultralente humulin): Farmakokinetika është e ngjashme me insulinën NPH: efekti fillon pak më ngadalë dhe zgjat pak më shumë. Insulina ultralente shpesh përdoret për të krijuar një nivel bazal të insulinës në trup, dhe pastaj jepet insulinë ultra e shpejtë para ngrënies; kjo strategji përpiqet të imitojë fiziologjinë normale.
2. Dukuria 'Dawn' (agimi i diellit) dhe efekti 'Somogyi':
(a) Dukuria Dawn: rreth orës 5-8 të mëngjesit niveli i glukozës në gjak rritet. Mendohet se kjo është pasojë e sekretimit të hormonit të rritjes në këto orë. Dukuria 'Dawn' ndodh në njerëzit normalë, në ata me diabet tip II, dhe në 75% të atyre me diabet tip I.
(b) Efekti Somogyi: Dozat e larta të insulinës në darkë mund të shkaktojnë hipoglicemi gjatë natës; përgjigja hormonale kompensatore e trupit pastaj shkakton hiperglicemi rreth orës 7 të mëngjesit.
(c) Si dukuria Dawn dhe efekti Somogyi shkaktojnë hiperglicemi në mëngjes. Për të dalluar njërën nga tjetra, bëhet matja e glukozës gjatë natës. Nëse niveli i glukozës gjatë natës është i lartë, shtohet doza e insulinës në darkë. Nëse niveli i glukozës gjatë natës është i ulët, duhet ulur doza e insulinës në darkë.
3. Hipoglicemikët oralë:
(a) Metformina i përket klasës të biguanideve. Vepron me mekanizëm të panjohur. Mendohet se ul rezistencën periferike ndaj insulinës. Si efekte anësore përmenden pështjellimi dhe të vjellat, dhe acidoza laktike. Shpesh shkakton humbje në peshë, dhe prandaj preferohet për trajtimin e diabetit tip II.
(b) Klasa e sulfanilureve (p.sh., glyburide, glypizide): këto barna shkaktojnë rritje të sekretimit të insulinës nga pankreasi. E bëjnë këtë duke bllokuar kanalet ATP-sensitivë të kaliumit në qelizat beta.
(c) Tiazolidinedionet: troglitazoni është hequr nga përdorimi për shkak të efekteve anësore (hepatit fulminant). Rosiglitazoni dhe pioglitazoni janë barna më të reja nga kjo klasë. Mekanizmi i veprimit është i panjohur por mendohet se ulin rezistencën periferike ndaj insulinës.
(d) Glinidet: Nateglinidi dhe repaglinidi. Këto barna shkaktojnë sekretim të shpejtë të insulinës. Merren para buke dhe ndihmojnë në kontrollin e glukozës postprandiale (pas ngrënies).
(e) Akarboza: frenues i alfa-glukozidazës intestinale që ngadalëson ritmin e përthithjes të glukozës në gjak. Nuk është shumë i përdorur.

Modifikuar nga NS-6 datë 15/03/2007 ora 03:29

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Mars 2005 19:27
Shkodrane82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Shkodrane82 Kliko këtu për të kontaktuar me Shkodrane82 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Shkodrane82 Shto Shkodrane82 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Shkodrane82 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

DiaBeti-Semundja e Sheqerit!

Cod. C16032005

[QUOTE]Po citoj ato që tha Shkodrane82

a. Ketoacidoza shkaktohet nga mungesa e insulinës. Në mungesë të insulinës, mëlçia prodhon trupat ketonikë (beta-hidroksibutirat, acetoacetat, aceton).


Se pari te pergezoj per temen...

Dy sqarime te vogela.
Acidocetoza ose ketoacidoza, formohet ashtu sikurse keni thene ju, ne melqi nga mungesa e insulines. Melçija tranformon rezervat ushqimore ose yndyrnat ne trupa ketonike

Keto trupa formohen edhe tek njerzit e thjesht, psh nga degradimi i albumines (nje tip proteine), por tek personat normal ato eliminohen, kurse tek diabetiket eliminohen me ane te urines..
Rritja e perqindjes se ketyre trupave ne gjak shkakton gjendje e komes, ndaj diabetiket duhen te bejne shume kujdes duke kontrolluar shpesh, glisemine (perqindjen e sheqerit ne gjak), dhe urisemine (perqindjen e sheqerit ne urine).

Sqarimi tjeter eshte, per sa i perket trajtimit.

Ashtu sikurse keni thene me lart..
Ka nje trajtim per diabetin tip I, qe eshte insulinaterapie, dhe per Diabetin tip II qe eshte regjimi ushqimor qe shpesh eshte i mjaftueshem dhe ilacet qe administrohen nga goja, hypoglicemiantet.
Per grate shtazane cilado qofte tipi i diabetin, ato trajtohen vetem me insulinoterapi.

Doja te flisja edhe per glukagon*por nuk kam kohe



me respekt sabina

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga NS-6 datë 15/03/2007 ora 03:30

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Mars 2005 23:26
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Pak njohuri mbi Anthraksin.

Cod. A06042005

ÇC'eshte Anthraksi ?

Anthraksi eshte nje semundje me infeksion te mprehte shkaktuar nga bacteria spor-formuese e quajtur “ANTHRAKS BACILLUS”. Anthraksi ndodh zakonisht tek vertebroret shtepiak dhe te egra si: bagetite e trasha, delja, dhia, deveja, antilopa dhe barengreneset, por ai mund te ndodhe tek qenjet njerezore kur ato jane te ekspozuara tek kafshet e infektuara ose ind prej kafsheve te infektuara.

Pse anthraksi eshte teme e dites?

Sepse anthraksi konsiderohet te jete ndermjetes (agjent) potencial per perdorimin ne luften biologjike. Departamenti i mbrojtjes ka filluar dhenjen e vaksinave per personelin ushtarak aktiv te cilet mund te perfshihen ne konflikt.

Si eshte perhapur anthraksi dhe kush mund te infektohet me te?

Anthraksi eshte perhapur me shume ne zonat bujqesore ku ai ndodhet tek kafshet. Kjo perfshin Ameriken qendrore dhe jugore, Europen jugore dhe lindore, Azine, Afriken dhe Lindjen e Mesme. Anthraksi infekton njeriun kur ai ekspozohet tek kafshet e ifektuara ose tek produktet e tyre. Punetoret qe ekspozohen tek kafshet e ngordhura dhe produktet e tyre nga vendet e tjera ku Anthraksi eshte me i perhapur mund te infektohet me bakterien Bacillus (anthraks industrial). Anthraksi ne bagetite e egra ka ndodhur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Si eshte transmetuar Anthraksi?

Infeksioni i anthraksit mund te ndodhe ne tre forma: nepermjet lekures, frymemarrjes dhe gastrointerik. Sporet e Anthraksit mund te jetojne ne toke per disa vjet, dhe njeriu mund te infektohet me prekjen e produkteve te kafsheve te infektuara ose nepermjet frymemarrjes se sporeve te anthraksit nga produktet e ndotura. Gjithashtu mund te perhapet nepermjet konsumimit te mishit jo te gatuar mire te kafsheve te infektuara.

Cilat jane simptomat e Anthraksit?

Shenjat e kesaj semundje varen ne rrugen se si eshte infektuar, por shenjat zakonisht ndodhin brenda shtate diteve.

Nepermjet lekures: rreth 95% e infeksioneve te Anthraksit ndodhin kur bacteria deperton ne te çarat e lekures si psh kur prekin leshin e kafshes se infektuar apo lekuren e saj dhe vecanerisht qimet e dhise se infektuar. infeksioni i lekures fillon si nje ngritje e lekures ne forme zgjebje qe i ngjan te pickuarit te ndonje insekti por brenda dy ditesh zhvillohet ne nje fshigez dhe pastaj ne forme gangrene (plage) pa dhimbje zakonisht 1-3 cm ne diameter, qe karekterizohet me nje qender te zeze siperfaqesore. Gjendrat limfatike ne afersi te zones se prekur mund te fryhen. Rreth 20% e rasteve te lekures te pa mjekuara shkaktojne vdekje. Vdekjet jane re rralla me therapi antimikrobale te duhura.

Nepermjet frymemarrjes: Simptomat e para jane te ngjashme me shenjat e te ftohurit. Pas dita ditesh shenjat mund te avancojne ne problemet e frymemarrjes dhe shok (traume). Marrja e Anthraksit nepermjet frymemarrjes eshte zakonisht fatale.

Nepermjet zorreve: Semundja e zorreve nga anthraksi mund te filloje me kunsumimin e mishit te ndotur dhe eshte karakterizuar me pezmatim te mprehte te gypit te zorres. Shenjat e para jane te perziert, humbja e oreksit, te vjellurit dhe dhimbje koke qe pasohen me dhimbje barku, te vjellura te gjakut dhe me diarre te rende. 25%-60% e Anthrakseve te shkaktuar nepermjet zorres rezultojne ne vdekje.

Ku gjendet zakonisht anthraksi?

Anthraksi mund te gjendet ne gjithe boten. Ai eshte me i perhapur ne vendet e pa-zhvilluara ose ne vendet pa program veterinary shendetsor. Disa zona te botes si Amerika jugore e qendrore, Europa jugore e e lindore, Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme kane reportuar me shume raste te anthraksit ne kafshe se vende te tjera.

A mund te kaloje Anthraksi nga nje person ne tjetrin?

Perhapja e anthraksit direkt nga nje person ne tjetrin eshte e pamundur te ndodhe. Komunukimi i kesaj semundje nuk eshte i lidhur me vizitimin e personave qe e kane marre anthraksin nepermjet frymemarrjes.

A gjendet ndonje menyre per ta parandaluar kete infeksion?

Ne vendet ku Anthraksi eshte i perhapur dhe vaksinimi i kafsheve te infektuara eshte i ulet, njerezit duhen te menjanohen nga kontakti me bagetite dhe produktet e tyre dhe patjeter duhen te menjanohen nga konsumimi i mishit i cili nuk eshte there ne kushte normale . Gjithashtu vaksina e Anthraksit eshte lejuar te perdoret tek njerezit. Kjo lloj vaksine sipas raporteve te bera eshte 93% efektive per mbrojtjen kunder Anthraksit.

C'eshte vaksina e Anthraksit?

Vaksina e Anthraksit eshte prodhuar dhe shperndare nga BIOPOT e cila eshte nje shoqeri aksionare. Vaksina eshte e filtruar nga qelizat qe dmth ajo nuk permban baktere as te ngordhura dhe as te gjalla ne pergatitje. Pergatitja finale e saj nuk permban me shume se 2.4 mg te hidroksid aluminit si adjuvant. Vaksina e anthraksit qe perdoret per kafshet nuk duhet perdorur per njerezit.



Kush duhet te marre vaksine kunder Anthraksit?




Komuniteti i keshillimit prane drejtorise se imunizimit ka rekomanduar per vaksinim kunder Anthraksit grupet e meposhtme:

1-Personat qe punojne direlt me lende ne laboratore.

2-Personat qe punojne me importin e kafsheve per groposje ne vende ku standartet jane te pamjaftueshme per te parandaluar ekspozimis ose gjendjen e sporeve te Anthraksit.

3-Personat qe prekin produktet e kafsheve te infektuara ne zona ku aksidendet jane te larta.

4-Trupat ushtarake te dislokuara ne zona me rrezik te madh per ekspozimin e bakteries. psh. (Kur ai perdoret ne armet luftarake biologjike.)

5-Grate shtatezane duhen vaksinuar vetem ne raste shume te nevojshme.



Cili eshte protokoli i vaksines se Anthraksit?

Imunizimi permban tre injeksione te dhena gjate dy javesh te pasuara me tre injeksione te tjera qe jipen ne muajin e 6, 12 dhe 18-te.

A ndodh reaksion ne vaksinen e Anthraksit?

Reaksione locale te lehta ndodhin ne 30% te pacienteve qe perbehen nga ndjeshmeri dhe skuqje te vogla te lekuren ne anen e injeksionit. Ndersa reaksione te renda jane jo te perseritura qe perbehen nga frerje te krahut pervec reaksionit local. Reaksione sistemike ndodhin me pak se 0.2 % te pacienteve.

Si diagnostikohet Anthraksi?

Anthraksi diagnostikohet me izolimin e Bacillus Anthracis nga gjaku, nga carjet e lekures ose sekrecionet e frymemarrjes ose duke vene kundertrupa ne gjakun e personit qe eshte i dyshuar.

A ka mjekim per Anthraksin?

Doktori mund te keshilloje anti-biotik efektive . Qe te jete efektive duhet marre heret. Nese lihet pa mjekuar semundja mund te jete vdekjeprures.

__________________
Duro, duro...

Modifikuar nga NS-6 datë 15/03/2007 ora 03:31

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Prill 2005 13:56
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Edhe dicka!

nese keni ndonje pyetje, mos mu drejtoni mua pasi s'ja them per mjekesi, keto i gjeta ne nje broshure kur isha ne spital dhe mu duk e rendesishme ta perktheja.
nese ka ndonje gabim ne te pranohet pasi jam i dobet ne fjalorin mjekesor.

Megjithate uroj qe te mos kem bere gabime te medha.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Prill 2005 14:01
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Thumbs up

Bravo..

cdo gje eshte mese e kuptueshme.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Prill 2005 14:33
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Smile

Sabine

Hhahaah per pak kohe do te behem infermier te pakten, fundja tere kjo provoje...
Me vjen mire qe spaskam bere ndonje gabim trashanik.
Flm per leximin.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Prill 2005 13:34
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

gjithmone ne lidhje me antraksin nje informacion qe kam lexuar para ca kohesh ne nje reviste:
nese e keni parasysh qe eshte nje shpend qafrjept qe ha mbeturinat e kafsheve qe lejne luanet(nuk po me kujtohet emri per qamet ,kujt i kujtohet aman te ma thoje,noshta me vone gjej ndonje foto te atij shpendi nese nuk ju kujtohet): shkencetaret jane duke bere eksperimente per te kuptuar si eshte e mundur qe megjithse hane mish me bakterin e anktraksit nuk semuren.nuk e di se cfare rezultatesh kane arritur deri tani...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Prill 2005 02:59
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Alarmi, mjeket: Lambia po perhapet ne mase

Cod. A17082005

Pa dallim moshe ne fshat dhe ne qytet, Lambia apo krimbat po perhapen ne menyre te shpejte duke rrezikuar shendetin. Infeskionistja: Ndotja e ushqimeve, mungesa e higjenes vetjake, arsyet e semundjes infektive. Pacientet te kryejne analiza te shpeshta per kapjen e parazitit


Disa e quajne Lambia, te tjere askaride apo krimba parazitare te gjendur ne organizmin tone dhe qe kercenojne shendetin ne rast se nuk mjekohet ne kohe. E rrezikshme dhe e pakapshme ne shume raste, Lambia nuk po njeh kufij moshe dhe krahine apo dhe stine, duke u perhapur njesoj ne vere apo dimer kudo ku gjen ambient. Mjekja infeksioniste ne Ambulancen e madhe ne Tirane tha per "Korrierin" se cdo dite vijne me ankesat per Lambia nje numer i madh pacientesh nga mosha parashkollore e deri te rritur. Dhimbje barku, te prera te forta madje dhe diarre keto jane shenjat klinike te cilat kerkojne me patjeter nje analize fece apo ujet e trashe per te verifikuar llojin e parazitit i cili gjendet tashme ne organizem. "Mungesa e higjenes jo vetem vetjake por dhe ne komunitet, ne ushiqmet e lokaleve apo ne kopshte dhe cerdhe, shtojne rrezikun e infektimit nga Lambia, semundje qe po njeh rritje nga viti ne vit"-tha mjekja. Sipas saj, semundja e Lambias nuk verifikohet menjehere ne analiza, prandaj nevojiten shume analiza per te izoluar parazitin. E pranishme ne gjithe boten, lambia cilesohet e shpeshte ne vendet ne zhvillim po ashtu dhe ne ato te perparuara. Perhapja e e parazitit varet nga faktore te ndryshem epidimiologjike dhe sociale, ku me shpesh mund te shfaqet si infeksion sporadik, por njihen dhe mikroepidemi si dhe shperthime epidemike te saj. Rreziku i perhapjes se Lambias shihet me shqetesim nga mjeket si pasoje e mosmarrjes se kures se duhur apo me keq akoma e moskryerjes se vizites tek mjeku specialist. "Neglizhenca e prinderve ndaj femijeve apo te rriturve ndaj vetes setyre, mjekimi popullor apo deir ne ambulancen e lagjes, pa shkuar te mjeku specialist, shton rrezikun e perhapjes se semundjes infektive sidomos nese femija apo i rrituri punon ne komunitet dhe ka marredhenie te drejtperdrejta me te tjeret"-perfundoi mjekja infeksioniste.


Cfare eshte Lambia?

Eshte semundje infektive qe merret me rrugen fekal-orale, zakonisht duke gelltitur cistet e parazitit. Mekanizmi i transmetimit mund te jete si direkt (kontakti i duarve te ndotura te nje te infektuari me ato te nje personi te painfektuar, qe nuk zbaton higjenen ushqimore) ashtu dhe indirekt ( kur njeriu infektohet duke pire uje apo ngrene ushqime te kontaminuara nga Lambia).
Ne rastin e fundit faktor tansmetues mund te jete uji, qumeshti, zarzavatet e frutat apo produktet e ndryshme ushqimore te infektuara dhe te paperpunuara si duhet para ngrenies. Ne perhapjen e lambias kane rol dhe mizat si dhe praktikat homoseksuale.
Uji konsiderohet nje faktor shume i rendesishem transmetues pasi klorinimi nuk i demton cistet e Lambias. Rreth 35-37 perqind e njerezve qe gelltitin cistet e Lambias nuk shfaqin shenja klinike; 30-35 perqind e tyre shfaqin diarre akute, dhe 5-15 perqind mbeten mbartes asimptomatike te cisteve.
Forma me e njohur dhe e shpeshte e Lambias eshte enteriti akut qe zgjat mbi 7 dite dhe karakterizohet nga dhimbjet e barkut, nauzea. Diarreja e ujeshme, keqtretja, fryrja e barkut dhe astenia e shprehur. Vertetimi i diagnozes kryeht nepermjet ekzaminimit mikroskopik.

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Modifikuar nga NS-6 datë 15/03/2007 ora 03:33

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Gusht 2005 13:25
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Semundja e ostepoerozes??

???Ju lutem mund te na thoni ndonje gje me teper per kete semundje kockash dhe si mund te kurohet???

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Tetor 2005 14:37
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Re: Semundja e ostepoerozes??

Citim:
Po citoj ato që tha isra
???Ju lutem mund te na thoni ndonje gje me teper per kete semundje kockash dhe si mund te kurohet???


Cod. A21102005

Pershendetje Isra,

Ostepoerozes (osteoporosis) eshte nje semundje kockash. Kockat dobesohen dhe humbin fuqine e tyre prandaj dhe kane tendence te thyhen. Njerez me kete semundje kane nje risk per plasaritje edhe ne levizje te perditshme si psh. duke u perkulur akoma dhe duke kollitur.

Kjo semundje nuk futet ne familjen e arthritit mgjs mund te shkaktoje plasartije te cilat mund te ndikojne ne shfaqjen e arthritit. Ostepoeroza eshte pare te shfaqet me shume ne gra sesa ne bura per shkak te ndryshimeve te hormoneve si (menopause). Kjo semundje fillon me plasaritjen ose thyerje e kyceve te duareve reth nje moshe si 50-70 vjet. Mgjt. plasaritja ne legen dhe ne shtyllen kurizore jane me te shpeshta reth moshes 70 vjet.

Pra zhvellimi i kesaj semundje mund te shfaqet per shkak te ndryshimeve te hormoneve qe grate kalojne, mungesa e kalciumit, presenca e tiroideve ose konsumimi i madh i alkolit dhe duhanit.

Simtomat:

Kjo semundje nuk shfaq dhimbje para se te plasariten ose thyhen kockat. Mgjt. shenjat e para mund te jene humbja e gjatesise pasi shtylla kurizore kopresohet sepse vertebrat (vertebres) dobesohen. Kur keto te fundit zhvillojne thyerje te vogla do shkaktojne rezimin vertikal te shtylles kurizore pasi forma drejtkendeshe e tyre shndrohet ne trekendeshe.

Ostepoeroza eshte nje semundje kronike megjithse mjekim i pershtatshem mund te jape perparime ne mirembajtjen e sasise se kockave dhe mund te pakesoje simptomat qe mund te shfaqen. Por sasia e kockave nuk kthehet ne normalitet por me mjekime risku ulet dramatikisht.

Si mund ta ndalojme?

Calciumi dhe vitamina D, gjimnastika, ndalimi i konsumimit te shumte te duhanit dhe alkolit. Doktoret mund te rekumandojne :
(estrogen) pasi kjo ulen zhvillimin e thyerjes se kockave
(aledronate) dhe (risedronate) qe jane ne familjen e (bisphosphonate) nje familje ilacesh qe ngadaleson qelizat te thyen gjithashtu si dhe (estrogen) qe perdoret me shpesh.

PS. Ftoj sabinen (ndoshta dhe gaboj por kam lexuar diku qe studion per farmakologji) te flase me shume per keto ilace qe jam sigurt kane efekte negative (side effects) ne trupin e njeriut.

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datë 15/03/2007 ora 03:34

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Tetor 2005 23:42
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:34 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > cfare semundje eshte ...?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.