Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Julian Assange me i kerkuar se Bin Laden
Tashme gjithe zyrataret e botes jane dakort. Assange duhet te kapet sa me pare. Ministri i jashtem italian thote se "Assange duhet te kapet dhe te merret ne pyetje". Nderkohe djali kurajoz qe themeloi Wikileaks eshte futur ne listen e te kerkuarve te interpolit. Policite e 188 vendeve te botes pritet te marrin nje "lajmerim te kuq" per kapjen e tij. Por akuza s'ka te beje me termetin diplomatik qe po shkakton Wikileaks. Ate e akuzojne per perdhunimin e dy grave ne Suedi gjate Gushtit te ketij. Julian Assange thote se gjithçka eshte makinacion politik i krijuar nga amerikanet. Sidoqofte, tashme dhjetra lidere te botes duan qe Assange te kapet pa nxjerre skandale te tjera... Perveç qeverive edhe Mafia ka boll aresye per te hequr qafe Wikileaks pasi rrezikon te humbase bizneset dhe lidhjet me qeveritaret (rasti i Rusise).
Pyetja qe mbetet eshte nese akuzat qe ngrihen ndaj Julian jane te prodhuara kastile apo jo? Ne sekretet e publikuara keto dite dukej qarte se amerikanet e kane praktike te zakonshme qe bashke me partneret e tyre te burgosin qytetare me akuza te rreme (rasti i Brazilit). Pra eshte krejt e mundur qe akuzat e perdhunimit te jene ngritur mbi deshmitare te rreme per te eleminuar daljen e skandaleve.
Ku gjendet Julian Assange?
Gazetaret mendojne se gjendet ne Britani. Britania eshte nje prej 188 vendeve qe ka kontrate me interpolin per kapjen e krimineleve, pra Assange eshte ne rrezik.
Gjykata e Larte e Suedise perballe presioneve nderkombetare
Sapo u njoftuan per "lajmerimin e kuq" te interpolit, avokatet e Assange kane bere nje kerkese ne Gjykaten e Larte Suedeze per anullimin e urdhrit te arrestit. Gjykata gjendet keshtu perballe nje zgjedhje te veshtire me nje presion te jashtezakonshem nderkombetar. Gjykata do te shprehet brenda pak ditesh, mendohet ne fillim te javes qe vjen.
Suedia eshte nje nga vendet me te emancipuara ne bote, e njohur per lirine e shtypit. Pikerisht per keto aresye Assange, 39 vjeç nga Australia, po spostohej perfundimisht ne Suedi, per te qene i mbrojtur ne managimin e Wikileaks.
Presidenti i Ekuadorit pergenjeshtron zv. kancelarin: "S'ka azil per Assange"
Nderkohe qe zv.kancelari i Ekuadorit tha sot se Ekuadori eshte i gatshem ti jape azil politik themeluesit te Wikileaks, ne media ka dale pak me vone vete presidenti i Ekuadorit. Ai tha se zv. kancelari ka folur per hesap te vet dhe "Ekuadori nuk i jep azil Assange"...
Wikileaks peson sulmin me te fuqishem ne historine e internetit
E mbani kur Estonia u bllokua nga nje sulm interneti para ca vjetesh? Bankat me te medha, gazetat me te medha, te gjitha u bllokuan nga nje sulm masiv qe mendohej se u organizua nga Ruset. Atehere shteti Eston u detyrua te nderprese gjithe lidhjet kabllore me jashte qe te rimekembeshin bankat dhe gazetat per perdorim te brendshem. Per here te pare nje shtet i tere u shkeput nga bota per ti bere balle nje sulmi ne internet.
Dje Wikileaks ka pesuar nje sulm qe analistet vleresojne 28 fish me te madh sesa sulmet tipike te ketij lloji. Disa te tjere thone se sulmi i djeshem ishte 100 here me i madh se sulmi ndaj Estonise... Ky pra eshte nje nga sulmet me te fuqishme qe eshte organizuar ne histori per te nderprere funksionimin e nje faqe interneti. Serveri i Wikileaks arriti te dale prape ne internet pasi tekniket e Amazon bene levizjet e duhura. Serveri i Wikileaksne fakt eshte marre me qera prane Amazon.com.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|