diellza26
i am a good person
Regjistruar: 09/07/2004
Vendbanimi: ku te dua
Mesazhe: 359
|
po citoj ato qe tha Xhesi
""Ne 24 oreshin e fundit te jetes sime do te vrisja ""te fejuarin tim", i cili me shkaterroi jeten, edhe perse ndodhet ne burg atje do te shkoja dhe do ta vrisja, vetem e vetem mos te ikja nga kjo bote duke e lene ate duke jetuar.
Ju kerkoj falje per kete ""agresivitet"", por me besoni po kaloj dite te veshtira, e dija qe nje dite do te vdisja, por se do te kaloja kete gje asnjehere nuk me ka shkuar ne mendje, dhe me shume nga i fejuari im, nga njeriu i zemres sime, nga ai njeri qe e desha me shpirt e me gjak.
Por ""ZOTI"", sheh dhe paguan.
Lum ai qe nuk ka hile ne kete bote""
Xhesi, me vjen vertet keq per kete periudhe qe po kalon, por do te sugjeroja qe te pakten kur te behej fjale per momentet e fundit te jetes se dikujt, te mendoheshin gjerat me te bukura qe cdo njerit prej nesh i kane ndodhur ne jete.
E ne kuadrin e kesaj qe thashe pse te mos mendoje dhe ti momentet e bukura qe ti ke kaluar dikur me ish-te fejuarin.
tash po shkruaj pak se cdo te beja une ate 24 oreshin e pritjes se vdekjes.
se di vertet, do uroja thjesht te mos cmendesha, normalisht, se si veshtire me e perballu si ide, po nesje.
Me qe do vdes, le te vdes pasi te kem falenderuar e perqafuar pa fund prinderit e mi per dashurine e perkujdesjen e pakufi qe kane treguar per mua. Apo te falenderoj ndonjerin qe sinqerisht me ka dashur por qe une si jam pergjigjur dot asaj dashurie.
__________________
Duajini prinderit nese jane njerez te mire, e nese jo, atehere, durojini.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|