Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Perkthime kengesh ne shqip Vlerësimi i Temës: 20 votime, mesatarja 4.10.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
ViCtImS-oF-a-DoWn
N/A

Regjistruar: 26/08/2004
Vendbanimi: Prane FERRIT!!!
Mesazhe: 16

Lene Marlin - Ti Nuk Ishe Aty (You Weren't There)

Ajo kthehet në shtëpi, sapo kishte fituar ndeshjen
Ka qën një luftim i gjatë, ajo kishte plotësuar ëndrrën
E gjithë ajo që donte ishte të të bënte krenar
Ti nuk ishe aty

Ishte ditëlindja e tij disa ditë më parë
Ka pas disa dhurata, dhe një festë të madhe
Kishte pasur telefonata urimësh
Si vitet e shkuara
Por asnjë nga ana jote

Ti nuk ishe aty
Larg, larg
Dhe është kështu çdo ditë
E shohin në kokat e tyre
Pyesin vetën nëse do të vish
Kanë frikë të mbyllin sytë
Dhe ndjejnë mungesën tënde edhe një herë

Ajo është pre në një fletë letre
Nuk ndjeu dhimbje por pau gjakun
Ajo do të kishte pas nevojë për atë përqafim
Ti nuk ishe aty

Duhej të qante më fort?
Mbase kështu do ta kishe dëgjuar?
A e sheh që zemra e saj është e thyer
Për hërë të parë

Ti nuk ishe aty
Larg, larg
Dhe është kështu çdo ditë
E shohin në kokat e tyre
Pyesin vetën nëse do të vish
Kanë frikë të mbyllin sytë
Dhe ndjejnë mungesën tënde edhe një herë

Nuk mund të kthehët mbrapa koha
Një dëshirë ende për tu plotësuar
Po shpikun këto historira mbi ty

Ti nuk ishe aty
Larg, larg
Dhe është kështu çdo ditë
E shohin në kokat e tyre
Pyesin vetën nëse do të vish
Kanë frikë të mbyllin sytë
Dhe ndjejnë mungesën tënde edhe një herë
Dhe ndjejnë mungesën tënde edhe një herë...

__________________
Ferri janë të tjerët.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Shtator 2004 16:10
ViCtImS-oF-a-DoWn nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ViCtImS-oF-a-DoWn Kliko këtu për të kontaktuar me ViCtImS-oF-a-DoWn (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ViCtImS-oF-a-DoWn't! Kërko mesazhe të tjera nga: ViCtImS-oF-a-DoWn Shto ViCtImS-oF-a-DoWn në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ViCtImS-oF-a-DoWn në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Ajo do dashurohet-She will be loved(maroon 5)

Mbretereshe e bukurise,vetem 18 vjec
Kishte probleme
Ai ishte perhere aty ta ndihmonte
Ajo ishte gjithmone e dikujt tjeter

Kam pershkuar kilometra e kilometra
Per tu rikthyer ne deren tende
Te kam pasur shume here,por ne ndonje menyre
Do doja me teper

Nuk me vjen keq te kaloj cdo dite
Jashte,ne qoshen e rruges,nen shiun qe bie rreke
Duke kerkuar vajzen e buzeqeshjes te thyer
Ti kerkoj nese do te ndalet pak
E do dashurohet

Trokit ne dritaren time,bjeri ziles te deres time
Do doja te beja te ndiheshe e bukur
E di qe anoj ne pasiguri
Nuk ka me rendesi
Nuk eshte gjithmone fushe me lule
Dhe pakti qe na ben te ecim perpara
Zemra ime eshte plot,dhe dera ime eshte gjithmone e hapur
Mund te vish kur te duash,ne cdo moment.

(Ref.)

E di ku fshihesh
Vetem,ne makinen tende
Njoh gjitha gjerat qe te bejne kjo qe je
Di qe lamtumire nuk ka asnje domethenie
Kthehet mbrapa dhe me lutet ta mbeshtes cdo here qe do rrezohet

Trokit ne dritaren time,bjeri ziles te deres time
Do doja te beja te ndiheshe e bukur

(ref.)
(ne sfond)
te lutem,mos u mundo te thuash lamtumire me gjithe forcat e tua
te lutem,mos u mundo te thuash lamtumire me gjithe forcat e tua

Po
(embelsisht)
Nuk me vjen keq te kaloj cdo dite
Jashte,ne qoshen e rruges,nen shiun qe bie rreke

Mundohu te thuash lamtumire me gjithe forcat e tua

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Tetor 2004 14:44
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Puthje nga nje trendafil(kiss from a rose)-Seal

Sonte perktheva nje kenge qe eshte pak speciale per mua


Ishte nje kulle qe behej cdo dite e me gri,vetem mbi det.
Ti u ktheve ne driten e anes time te erret.
Dashuria ngeli nje droge qe ben dru por jo pilula.
Por e dije ti,
Qe kur bie bore,
Syte e mi zgjerohen
Dhe drita qe ben ti mund te shihet.
Baby,
Te krahasoj me nje puthje ne gri-ne e nje trendafili.
Ooh,
Sa me shume qe mar nga ty,
Aq me e cuditeshme qe me duket,po.
Dhe tani qe trendafili yt eshte ne lulezim.
Nje drite godet erresiren ne gri.
Ka aq shume gjera te cilat nje burre mund te te thoje,
Aq shume qe mund te te thoje.
Ti ngelesh,
Forca ime,kenaqesia ime,dhimbja ime,baby
Per mua je duke u kthyer ne nje vartesi qe eshte ne rritje te cilen smund ta
Mohoj.
Pse nuk me thua nese eshte e shendeteshme,baby?
Por e dije,
Qe kur bie bore,
Syte e mi zgjerohen
Dhe drita qe ben ti mund te shihet.
Baby,
Te krahasoj me nje puthje ne gri-ne e nje trendafili.
Sa me shume qe mar nga ty,
Aq me e cuditeshme qe me duket,po.
Dhe tani qe trendafili yt eshte ne lulezim.
Nje drite godet erresiren ne gri.
Po, Te krahasoj me nje puthje ne gri-ne e nje trendafili.
Ohh,sa me shume qe mar nga ty,
Aq me e cuditeshme qe me duket,po.
Dhe tani qe trendafili yt eshte ne lulezim.
Nje drite godet erresiren ne gri.
Dhe tani qe trendafili yt eshte ne lulezim.
Nje drite godet erresiren ne gri.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Tetor 2004 00:22
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

Mariah Carey ..feat busta rhymes ( i know what you want )

E DI UNE SE CFARE DO TI!

Shkurtabiqe, e di se cfare do,
une i kam te gjitha cfare ti do,
dhe te premtoj se sdo ti mbaj per vete,
por do ta jap te gjithe ty baby

baby, nqs ti ma jep mua,
une ta jap ty.
une e di se cfare do ti,
dhe ti e di qe une e kam

baby, nqs ti ma jep mua
une ta jap ty
sa te gjate qe ta duash,
sepse ti e di qe une e kam

........

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Tetor 2004 00:52
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SUNBELOVED Kliko këtu për të kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SUNBELOVED në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Arrow

Sunbeloved,vleresoj humorin por do ishte mire te spostohej ke pjesa e nen-forumit perkates,mund te hapje nje teme me adaptime kengesh humoristike meqe e ke me aq pasion.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Tetor 2004 01:36
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

po e bejme keshtu, une po te jap tekstin ti perktheje :


Busta Rhymes speaking]
Yeah
Shorty I know what you need
I got everything you need
I promise I ain't gonna hold out either
I'ma give it all to you baby
It's on, bust it

[chorus 1 - Busta Rhymes 2 - Mariah Carey]

[1] - Baby if you give it to me
I'll give it to you
I know what you want
You know I got it
Baby if you give it to me
I'll give it to you
As long as you want
You know I got it

[2] - Baby if you give it to me
I'll give it to you
I know what you want
You know I got it
Baby if you give it to me
I'll give it to you
As long as you want
You know I got it

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Tetor 2004 01:46
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SUNBELOVED Kliko këtu për të kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SUNBELOVED në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
durrsake_topolake
virtualmente virtuale

Regjistruar: 17/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 908

Luca Carboni
mi ami davvero ME DON ME TE VERTETE


me don me te vetete, jo si publicitet qe thone vtem genjeshtra
je e u bukur me te vertete, jo si modelet qe modifikojne fotografite
je e paster ne te vertete, jo si benxina qe eshte vetem helm
je sexy me te vertete, jo si ato qe skane asgje pastaj kur heqin rexhipetat

beson me te vertete ne dicka, jo si manifestat e fushatave elektorale
je e sinqerte me te vertete, jo si xhaketat dhe kravatat e munltinacionaleve
me don me te vertete, jo si çmimet e e mjekesise bio-alternative
je e mire me te vertete, jo si fruti me lekuren e shnderritshme dhe radioaktive

kam nevoje per dashuri dhe te verteta
dhe per nje dite me te bukur se kjo dite gri qe eshte ketu
do shkruaj nje leter per ty qe ta lexosh gjithmone
do shkruaj nej leter per ty qe te qeshesh ndonjehere
spese dashuria te ben te qeshesh e din ?


po ti vlen me te vertete, jo si leket e kesaj ekonomie virtuale
me terheq me te vertete, jo si tutujt e hatashem e gazetave
je e forte me te vertete, jo si rekordet e sportisteve te droguar
ti dhuron veten, jo si ofertat speciale te supermarketeve

je e paster, jo si ky ajri qe cdo dite thithim
je e rendesishme me te vertete, jo si personazhet qe si perfundim i votojme

kam nevoje per dashuri dhe per te verteta
dhe per nje dite me te bukur se kjo dita dita gri ketu
shkruaj nje leter per mua qe ta lexoj gjithmone
shkruaj nje leter per mua qe ndonje hre te qaj
sepse dashuria te ben te qash e di

__________________
[io non c'ero e se c'ero dormivo]

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Tetor 2004 03:15
durrsake_topolake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të durrsake_topolake Kliko këtu për të kontaktuar me durrsake_topolake (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: durrsake_topolake Shto durrsake_topolake në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto durrsake_topolake në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
durrsake_topolake
virtualmente virtuale

Regjistruar: 17/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 908

TEOREMA (Marco Ferradini)

ah nuk e di pse, po kjo kenga me pelqen shume .....

Merre nje femer, thuaji qe e dashuron
shkruaji kenge dashurie.
Dergoji lule e poezi
jepi edhe leng zemre.
Bej qe te ndjehet e rendesishme
duhet te jesh me mire se kurre
mundohu te jesh nje i dashur i embel
duhet te jesh gjithmone prezent dhe zgjidhi problemet.

Dhe te jesh i sigurt qe ajo do te lere
sepse kur don shume nje njeri, ai dashuri nuk jep.
dhe te jesh i sigurt qe ajo do te lere
ai qe dashuron me pak, eshte me i forte.

Merre nje femer, trajtoje keq,
lere te te presi me ore te tera.
Mos u bej i gjalle dhe kur ta maresh
ne tel, bej sikur po i ben nje favor.
Bej qe te ndjehet pak e rendesishme
jepi dashuri dhe egersi ne doze te duhura.
Mundohu te jesh nje i dashur i embel,
por jashte krevatit asnje meshire.

Atehere, do te shohesh qe ajo do te doje
ai qe ndjehet me pak i dashur, jep me shume dashuri.
E atehere do te shohesh qe ajo do te doje,
kush ndjehet me pak i dashur eshte me i forte.

Jo mik i dashur, nuk jam dakort,
po flet keshtu, ngaqe je i lenduar.
Ti i bute si buka dhe ajo iku
dhe ti s'durove dot.
Nuk ekzistojne ligje ne dashuri
mjaftoj te jesh ai qe je.
Lere hapur porten e zemres
dhe do te shohesh qe nej femer
po te kerkon.

Pa dashurine çfare eshte njeriu,
ketu do jesh dakort dhe ti.
pa dashurine çfare eshte njeriu,
ky eshte i vetmi ligj qe ekziston.

__________________
[io non c'ero e se c'ero dormivo]

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Tetor 2004 17:04
durrsake_topolake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të durrsake_topolake Kliko këtu për të kontaktuar me durrsake_topolake (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: durrsake_topolake Shto durrsake_topolake në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto durrsake_topolake në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
durrsake_topolake
virtualmente virtuale

Regjistruar: 17/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 908

JETOJ PER TE (VIVO PER LEI)

O.R.O. (Onde Radio Ovest) (1995)


Jetoj per te, dhe nuk kam me
rrahje te regullta ne zemer
kam temperature qe vetem rritet
deri ne 40° e me shume nga dashuria.
S'me vjen turp te them
qe kam qe nga krishlindjet e shkuara
qe une jetoj naten e diten vetem per te.

Jetoj per te, netet qe
studjon dhe lufton kundra gjumit
dhe pastaj e ze gjumi prane meje
me librin hapur kot.
Prinderit e saj as duan tja dine per mua
edhe sepse dine cdo gje tashme
ata e dine qe une kendoj....enderroj...
dhe jetoj per te

Sa nete te kaluara para pianos
pas 1000 netesh te keqija
duke perfunduar ne rruge .....
duke i bertitur henes...
qe une jetoj per te.

Jeoj per te por realiteti eshte
qe ne fund te muajit duhet te bej llogarite
me ato pak leksione qe bej ne piano bar
mjaftojne vetem per pazarin.

Jetoj per te, tani qe
ndjej dashurine brenda meje
duke bertitur botes i them
qe une jetoj...
si nje lum drejt detit
uje i embel kunder kripes
jemi trupa ne nje perqafim te vetem
dy feta buke e dashurie

- Jeton per te tani qe
dashuria jeton brenda teje
liroje zemren e bertit
Une jetoj...une jetoj per te... po
une jetoj per te...

Ajo eshte shpirti i diellit
eshte drita ne dashurine e plote
me frymen e saj me te brendshme
me shkrin dimrin dhe une jetoj per te.

Jetoje nje histori dashurie me te
dhe papritur e pakuptuar
do jesh shume i dashuruar
dhe me difektet e embla te saj.

Nese kjo dashuri e madhe ekziston
lere qe te vazhdoje
dhe mos ki turp ti thuash
Une jetoj...une jetoj per ty
une jetoj per ty.......jetoj per te
une jetoj per te...

__________________
[io non c'ero e se c'ero dormivo]

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Tetor 2004 18:23
durrsake_topolake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të durrsake_topolake Kliko këtu për të kontaktuar me durrsake_topolake (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: durrsake_topolake Shto durrsake_topolake në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto durrsake_topolake në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
durrsake_topolake
virtualmente virtuale

Regjistruar: 17/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 908

NON CREDERE(kenge fantastike e Mines, qe ndoshta shume do ta kene degjuar dhe nga zeri i Anjeza Shahinit ne programin "Ethet e te premtes"

No, no, no
non crederle
non gettare nel vento
in un solo momento
quel che esiste fra noi.
No, no, no
ascoltami,
tu per lei sei un giocattolo
il capriccio di un attimo
e per me sei la vita.
Se lei ti amasse io,
se lei ti amasse io
saprei soffrire ed anche morire
pensando a te.
Ma non ti ama, no
lei non ti ama, no
ed io non voglio vederti morire
morire per lei.


MOS BESO

Jo, jo, jo
mos i beso asaj
mos hidh ne ere
vetem ne nje moment
ate qe egziston mes nesh.
Jo, jo, jo
degjome
ti per te je vetem nje loder
capriço e nje momenti
ndersa per mua je jeta.

Nese ajo do te donte une,
nese ajo do te donte une
do te vuaja dhe do te vdisja
duke menduar per ty.
Por ajo s'te don, jo
ajo nuk te don, jo
dhe une nuk dua te shoh te vdesesh
te vdesesh per ate.

__________________
[io non c'ero e se c'ero dormivo]

Modifikuar nga durrsake_topolake datë 03/11/2004 ora 13:54

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Nëntor 2004 16:39
durrsake_topolake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të durrsake_topolake Kliko këtu për të kontaktuar me durrsake_topolake (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: durrsake_topolake Shto durrsake_topolake në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto durrsake_topolake në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:40 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Perkthime kengesh ne shqip

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.