Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Po jap nje panorame mbi simptoma fiziologjike te depresionit. Jane disa shenja dalluese me se shumti, prandaj mos u beni si ne kohen e Flamur Topit. Nuk jane karakteristikat qe e bejne njeriun te jete depres por eshte depresioni qe ka me se shumti keto karakteristika.
- Elektromiografia tregon nje ton muskular te rritur edhe ne prehje. Pazienti eshte disi amimik (nuk perdor shume mimiken). Muskuli korrugator (ai siper vetullave) eshte nje tregues i emocioneve negative me se shumti ndersa zigomatiku (i qeshjes) tregon emocionet pozitive. E pra keta paciente aktivizojne muskulin korrugator edhe per ngjarje ne dukje neutrale. Muskuli korrugator sherben dhe per matjen eficences se terapise.
- Frekuenca e rrahjeve te zemres eshte disi e rritur ne prehje dhe ne gjume. Ka me pak variacion, gje qe tregon mungesen e aktivitetit parasimpatik.
- Ekzistojne disa skema pergjigjesh ndaj stimujve ambjentale. Nje prej ketyra eshte orientimi. Depreset nuk pergjigjen sic duhet ndaj ketyre stimujve, nuk kane "reflekset" e duhura.
- Enet e gjakut ngushtohen ne periferi.
- Aktiviteti psikogalvanik i lekures eshte vazhdimisht me i ulet se normalet ndersa ndryshimet e tij gjate prezantimit te stimujve jane te vogla. Mungesa e pergjigjes te aktivitetit psikogalvanik eshte nje faktor i mire parashikues per depresionin. Gjithashtu rekuperimi i nivelit psikogalvanik baze behet me i avashte pas prezantimit te stimujve.
- Pergjigjet e nivelit psikogalvanik jane me shume ne doren e djathte sesa ne ate te majte, gje qe tregon aktivitet te hemisferes se djathte me shume. Ne te vertete jane hedhur hipoteza se nuk eshte hemisfera e djathte qe ka me shume aktivitet por hemisfera e majte qe ka me pak aktivitet duke bere te humbase ekuilibri.
- Ne nivel biologjik ka crregullime ne sistemet kolinergjike dhe noradrenergjike, pra noradrenalina, serotonina etj.
- Ne nivel sistemi nervor autonom ka nje aktivitet te ekzagjeruar krahu simpatik i sistemit.
- Renia e nivelit psikogalvanik te lekures (SCL, skin conductance level) eshte ne korrelacion me renien ne peshe, gje qe deshmon per nje problem ne sistemin limbik dhe hipotalamik.
- Ne gjak gjendet me shume kortizol. Ne njerezit normale nje injeksion dezametazoni (1-2 mg) ndalon prodhimin e kortizolit, por kjo nuk ndodh tek pacientet me depresion.
- Ne gjak gjendet me shume tirozine
- Trajtimi farmakologjik ndjek disa rruge. Se pari jane disa inibotore te enzimes qe shkaterrojne katekolaminat ne hapsirat sinaptike. Kohet e fundit eshte zbuluar se nivelet e serotonines jane te uleta, prandaj eshte zbuluar nje ilac qe ndalon rithithjen e ketij neurotrasmettitori ne hapesiren sinaptike (marka ilacit: PROZAC). Gjithashtu jepet dhe triptofan, qe kthehet ne serotonine brenda organizmit.
- Aktiviteti alfa ne trurin e njeriut tregon gjendje prehjeje dhe qetesimi. Zakonisht vjen ne minutat e para te gjumit ose kur jemi shume te qete. Valet alfa jane me pak tek pacientet deprese. Gjithashtu hemisfera e djathte pergjigjet me shume se e majta. Mendohet se hemisfera e djathte eshte pergjegjese e emocioneve negative ndersa e majta e emocioneve pozitive (kot te spjegoj gjithe teorine). Ne njerezit normale ndryshimi mes aktivitetit te dy hemisferave behet i vogel kur prezantohen sitmuj pozitive, nderkohe qe tek pacientet deprese hemisfera e djathte mbetet me aktive se e majta.
- Njera nga hipotezat me te forta, pra, parashikon nje disfunksion frontal te hemisferes se majte dhe nje disfunksion posterior te hemisferes se djathte.
- Contigent Negative Variation (vale negative ndermjet dy stimujve S1 S2, dmth Gati->Jepi) eshte me e ulet ne keta paciente.
- Depresioni shoqerohet shume shpesh me probleme ne gjume, si duke fjetur shume, ashtu edhe me pagjumesi. Gjithashtu cikli REM (rapid eye movements) ne njerezit normale fillon 60-80 minuta pasi e ze gjumi, nderkohe qe tek pacientet deprese fillon vetem 20-30 minuta pasi e ze gjumi. Gjithashtu gjumi REM zgjat me shume ne keta paciente dhe sidmos ne periudhen e dyte te nates, ku stadet 3 dhe 4 zgjasin pak per ti lene vend gjumit REM.
- Nje hipoteze tjeter e depresionit eshte prishja e ritmeve biologjike me aktivitet para kohe te fazes REM dhe nje mungese sensibiliteti te rmekanizmave te feedbackut ndaj kortizolit te prodhuar. Ne fakt prodhimi i kortizolit ndjek ritme te caktuara ditore qe ne keta paciente jane disi te prishura. Ne fakt problemet e gjumit dhe te ushqimit jane tregues te mire te nje depresioni ne zhvillim.
- Ka plot ipoteza dhe detaje te tjera per te treguar, por do duheshin libra per te spjeguar keto gjera. Shumicat e gjerave qe kam spjeguar me lart nuk do i kuptoni dot sepse kane karakter mjekesor, por ndoshta i kuptojne ata qe marrin vesh. Pershendetje.
Fjale kyce:
EDA - ElectroDermic Aktivity, aktiviteti galvanik i lekures.
Skin Conduktance Level - nivel galvanik baze i lekures
Skin Conductance Response - ndryshimi galvanik nga ai baze kur prezantohet nje stimul
CNV - Contigent Negative Variation
Alfa - valet e trurit me 8-12 Herz
Imao - Inhibitors of Monoamine Oxyd (ishalla se kam gabim)
EEG - ElectroEncefalograme
Orienting response - pergjigje karakteristike ndaj nje stimuli te caktuar
Defense response - pergjigje karakteristike ndaj nje stimuli te caktuar
Startle response - pergjigje karakteristike ndaj nje stimuli te caktuar
Pervec terapive te njohura eshte zhvilluar dhe nje terapi e re kohet e fundit. Ne fakt, eshte vene re se perqindja e njerezve ne depresion rritet ne muajt dimerore dhe bie ne muajt e veres, duke ndjekur pike per pike kursin e drites se diellit. Ne muajt me shume drite ka me pak depresion. Gjithashtu eshte e njohur tashme se ne vendet jugore ka me pak depresion se ne vendet veriore (ku drita e diellit eshte me tollon). Kjo ka bere kerkuesit te zhvillojne Fototerapine, qe konsiston ne prezantimin e drites se forte (nga llampa qe imitojne diellin). Nuk di mire cfare ben ekzaktesisht terapia por di qe ka nje fare suksesi. Sidoqfte kjo eshte vetem nje terapi krahas te tjerave.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|