Piktor
Artist
Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Citim: Po citoj ato që tha arturm
Ndryshimi esencial Piktor, ne diference nga qeveria e mepareshme, eshte tek kualiteti i ndryshimeve (mendoj une). Nuk me duket se po mbushen institucionet me alabake/militante te rendomte/bathoras/te pashkolluar/te forte/ish-bodygard etj, si beri Berisha (te kujtoj vetem Mulin e MPB-se apo Kulicin. Natyrisht kjo nuk eshte absolute, por tendenca eshte kjo.
Natyrisht, mund te diskutohet mosha relativisht e re, por le te mos e paragjykojme dhe te presim ne se do kete rezultate.
Ndryshim esencor sipas mendimit tend, ku ministri i brendeshem inkurajon policet per te vrare apo gjobitur.Ku ne rruget e Shqiperise shikon postoblloqe policie me bllok ne dore per te gjobitur shoferet dhe asnje postobllok per te kontrolluar makinat me njerez te armatosur dhe me maska.
Me makina qe mbushen me lloj lloj droge me tone, kuintale dhe kg dhe kapen rastesisht ne dogana dhe ne shtetet e huaja.
Nuk ka kualitet ndryshimesh pa rezultate. Nuk mud te kete perderisa ne vend qe te merren me rendin dhe te mbrojne qytetarin merren me deklarata pompoze ne tv apo Fb.
Arturm sapo jam kthyer nga Shqiperia. Asgje nuk ka ndryshuar persa i perket rendit dhe qarkullimit. Makina qe ecnin me shpejtesi te madhe mes bulevardit, neper kryqezime dhe parkime aman o zot. Njerez te thjeshte si une qe mezi gjenin nje vend per te parkuar pasi ndiheshin keq ku te parkonin pasi u dukej absurde te parkonin ne trotuare. Ecja me syte tek kilometrazhi dhe me dukej vetja breshke para te tjereve qe fluturonin si leoparde. Me ndaluan pikerisht mua dhe jo ata. Shyqyr thuaj qe isha ne rregull dhe nuk me gjobiten si nje mikun tim vetem pse ndaloi per nje minute dhe policja shefe ne vend qe ti thoshte largohu se eshte e ndaluar dhe je ne kundravajtje as qe donte ta degjonte qytetarin por mendjen e kishte tek realizimi i planit nr te gjobave apo sasine e parave qe duhej te grumbullonte per shtetin.
Tjetra mesa degjova une kishte te bente me energjine aforfe.
Une kam nje shtepi dhe e perdor pak ate. Mirpo zoterijte qeveritare thone se duhet te paguaj energjine aforfe dhe jo ate qe konsumoj. Pra tani me duhen edhe 500 euro ne vit me shume qe te mbaj shtepine atje.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|