Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
p.s. Cfare po beni keshtu !!!???
Fiksi denoncon skandalin: Për 3 mijë euro drejtori i partisë së çamëve të lejon të shkatërrosh çdo lumë
p.s. Ca shkrim i gjate, por me interes per t'u lexuar.
* * *
Emisioni Fiks Fare tregon se si me vetëm 3 mijë euro, drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar, Gazmend Osmani, i partisë së çamëve, të lejon të gërryesh ku të duash në çdo lumë, edhe pranë urave. Sekseri që rregullon pagesën: Janë lëshuar këta të partisë së çamëve si qen për lekë
Masakra që i bëhet mjedisit, denoncuar disa herë nga Top Channel, nuk ka gjetur reagimin e fortë të qeverisë, e cila duhej të ishte e interesuar për të mbrojtur dhe administruar këtë “pako” vend që na kanë lënë të parët tanë. Pyjet po rrallohen, aq sa në vende turistike malore, nuk gjen pemë për të bërë hije, për të mos folur për lulet dhe faunën. Zogjtë dhe kafshët e egra kanë marrë arratinë me kohë, duke lënë këtu vetëm kafshë “të zbutura”.
Lumenjtë gërryhet përditë e përnatë, me leje dhe më shumë pa leje, pavarësisht se qeveria “kërren” çdo muaj nga një vendim për ndalimin e kësaj katastrofe ekologjike.
Emisioni Fiks Fare ka bërë një vëzhgim interesant: marrja e zhavorrit nga lumenjtë bëhet nën bekimin e zyrtarëve të lartë, që janë ngarkuar për të “mbrojtur” mjedisin. Mjafton t’u paguash një “kafe” këtyre zyrtarëve dhe mund ta çosh ekskavatorin nën këmbët e urave, që mezi mbahen, për të gjetur fundin e lumit. Dhe kafja nuk është ndonjë gjë e madhe për atë që gërryen, vetëm 3 mijë euro. Me 3 mijë euro të venë lumin në dispozicion, po sikur të japësh më shumë, të venë gjithë lumenjtë në dispozicion.
Fiks fare solli dje pamje filmike nga masakra që po i bëhet shtratit të lumit Mat, në mes të ditës. Marrja e inerteve në lumin Mat, i cili ndan Kurbinin nga Lezha, edhe pse është denoncuar disa herë, vazhdon pa ndërprerje. Edhe pse ka një vendim të Këshillit Kombëtar të Ujit, i cili ndalon marrjen e inerteve nga shtretërit e lumenjve deri ne 31 maj, ky ligj nuk ka gjetur zbatim deri më sot.
Sikur të mos mjaftonte shkelja e këtij vendimi nga ana e pronarëve të firmave që merren me përpunimin e inerteve në shtratin e lumit Mat, bashkëpunëtorë të tyre bëhen edhe organet ligjzbatuese, që merren me ruajtjen e mjedisit apo që kanë në varësi këto basene. Fiks Fare ka sjellë pamje filmike që tregojnë ekskavatorët që marrin materiale inerte nga lumi, pak metra larg urës.
Gazetarët e “Fiks Fare” kanë zbuluar rrugën që ndjek një subjekt që kërkon të marrë inerte nga shtrati i lumit Mat në këtë periudhë të vitit, ku gërryerja e lumenjve është e ndaluar me vendim të Këshillit Kombëtar të Ujit.
Nëse krijon lidhjet e duhura dhe paguan nën dorë, mund të punosh i qetë në mes të ditës dhe nuk të ngacmon asnjë institucion shtetëror.
Gazetarët e Fiks Fare fillimisht kontaktuan me firmat që punojnë direkt në lumë. Prej andej mësuan rrugën që duhet të ndjekësh për të marrë një leje, jo zyrtare, për të marrë materiale inerte në lumë. Investigimi i gazetarëve të emisionit Fiks Fare ka shkuar me tej këtë radhë, duke kërkuar që edhe ata të marrin inerte nga shtrati i lumit Mat, duke tentuar që të futen vetë në lumë, për të dërguar ekskavatorë dhe makineri. Për të marre leje për shfrytëzimin e shtratit të këtij lumi, në këtë periudhë që është e ndaluar, gazetarët kanë kontaktuar drejtorin e Baseneve të Qarkut të Lezhës, njëkohësisht edhe kryetar i PD-së këtij qarku, zotin Pashk Ndoci. Ai i ka pritur gazetarët në zyrën e tij, të cilët janë prezantuar si përfaqësues të një kompanie që kërkon të marrë materiale inerte nga lumi për ndërtimin e një ndërtese.
Gjatë bisedës, gazetarët e prezantuar si përfaqësues të një kompanie investuese, kërkuan që të merrnin 2.000 – 3.000 metër kub zhavorr të pa larë në lumin Mat.
Në bisedën e parë, drejtori i Baseneve të Lezhës nuk ka pranuar të bëjë një marrëveshje, duke cituar vendimin e Këshillit Kombëtar të Ujit, i cili ndalon shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve deri në datë 31 maj. Por u jep nr. e telefonit të një biznesmeni, i cili ka një firmë inerte që ka mbledhur rezerva gjatë periudhës që lejohet shfrytëzimi i lumenjve, ndryshojnë gjërat.
Duke u prezantuar si persona të rekomanduar nga drejtori i Baseneve të Lezhës, gazetarët e Fiks Fare kanë mundur të takojnë pronarin e firmës që merr materiale inerte nga shtrati i lumit Mat. Pronari i kësaj pike tregon se edhe për shfrytëzimin e lumit nga ana e tij, në një zonë e cila është e ndaluar, midis urave, ai ka paguar. Ndërsa u ka treguar gazetarëve rrugën që ata duhet të ndjekin për të siguruar dy mijë metër kub zhavorr pa shumë mundime. Ai u ka rekomanduar që të rikthehen sërish tek drejtori i Baseneve të Lezhës, zoti Pashk Ndoci, për t’i kërkuar atij që të t’u mundësojë marrjen e inerteve në mënyrë të jashtëligjshme kundrejt një pagese.
Gazetarët e Fiks fare realizuan takimin e dytë me Drejtorin e Baseneve të Lezhës sërish në zyrën e tij
Gjatë kësaj bisede, drejtori I baseneve të Lezhës, ju ka ofruar një tjetër ndihmë gazetareve. Sipas tij, ai (Drejtori i Baseneve), do të bisedonte me kryeinspektorin e ndërtimit, z.Gazmend Osmanin, për të marrë leje dhe për të mos lejuar policinë të ndërhynte për të penguar shfrytëzimin e këtij shtrati të lumit. Por për të marrë një leje të tillë, sipas zotit Ndoci, “duhet paguar”. Ai i ka drejtuar gazetarët tek një person me emrin Leka, që ka një lokal në Linzë të Tiranës. Sipas drejtorit të Baseneve të Lezhës, ky person mund t’ju siguronte lejen që kërkonin.
Gazetarët e Fiks Fare kanë kontaktuar me personin me emrin Leka që u ka rekomanduar drejtori i Baseneve të Lezhës. Gjatë bisedës, Leka ka pranuar të ndërhyjë tek kryeinspektori i INUK-ut dhe garanton sigurimin e lejes së paligjshme, kundrejt një pagese prej tre mijë eurosh.
Ndërsa pamjet që kanë sjellë gazetarët e “Fiks Fare” tregojnë qartësisht se si tre firma vazhdojnë gërryerjen e shtratit të lumit Mat, i cili vazhdimisht vitet e fundit ka qenë problematik përsa i përket përmbytjeve të shkaktuar nga ana e tij, ku banorët e rretheve Kurbin dhe Lezhë edhe pse u janë dëmtuar të mbjellat dhe banesat e tyre në asnjë rast nuk janë shpërblyer
Takimi i parë me drejtorin e Baseneve të Lezhës, zotin Pashk Ndoci
Drejtori i Baseneve – Sa është sasia e zhavorrit që të duhet?
Fiksi – Po nja 2000 metra.
Drejtori i Baseneve – Po 2000 metra.
Drejtori i Baseneve – Jo mendoj të bisedoj me një nga këto firmat që e kanë të depozitume. Po në lumë nuk guxoj.
Fiksi – Të mos e marr të larë, se aty zhavorr ka sa të duash.
Drejtori i Baseneve – Kanë marrë zhavorr nga lumi gjatë kohës së sezonit që i kanë lejuar shfrytëzimin dhe i kanë depozituar tek impiantet e tyre. Atëherë mbaron sezoni, ata bëjnë të njëjtën … Unë po shikoj mundësinë për t’ju ndihmuar që ju të shkoni e të merrni në një nga këto firmat që kanë depozituar, por në lumë as nuk guxoj, jo, jo.
Fiksi – E di si është puna.
Drejtori i Baseneve – Sikur të më thuash e ke të gjithë botën në një anë me më thënë merre se është e jotja, unë në mënyrë absolute nuk e bëj më. Është jashtë kompetencave të mia.
Drejtori i Baseneve - E vetmja ndihmë që mund të bëj, nuk e di, besoj se mundet ta marrim tek ..
Fiksi – Atë sasi e kanë atam mund ta gjejnë?
Drejtori i Baseneve – Po more e kanë. Unë po të jap një adresë.
Fiksi – Po, po të shkosh e ta takosh e të flasësh vetë me ta.
Drejtori i Baseneve – Eshtë në krahun e djathtë. Eshtë sipër urës.
Fiksi – Nga vjen lumi?
Drejtori i Baseneve – Nga vjen lumi.
Fiksi – T’i flas në emrin tënd?
Drejtori i Baseneve – Pikërisht, patjetër mundet t’i flasësh në emrin tim. Mundet të shkosh edhe poshtë po aty bëje lidhje vete direkte, është ish- deputet i PS –së, Ndue Kola.
Shkojmë tek pronari i pikës inerte, ku na adresoi drejtori i Baseneve të Lezhës
Fiksi – Vajta një ditë tek Pashku i thashë se dua pak zhavorr. Më tha ka plot, por një mik i imi kështu, kështu. Shikoje vetë, po që se na ndihmon.
Pronari i pikës inerte – Puna është me fitu mo, jo me humbë.
Fiksi – Pashku më tha me të ndihmu edhe ty se unë mundet të futsha ekskavatore e ta merrja vetë.
Pronari i firmës inerte – Po ashtu është mirë ajo punë.
Fiksi – Po nuk ma dha lejen.
Pronari i firmës inerte – Po pa leje.
Fiksi – S’ka, nuk ka, unë e di që tani është e ndaluar.
Pronari i firmës inerte – Me i dhanë pesë lekë e me ba.
Pronari i firmës inerte– I thuaj duhen dhjete ditë, do të marr pak nga pak, për atë sasi që don ti.
Takimi i dytë me drejtorin e Baseneve të Lezhës, Pashk Ndoci
Fiksi – Dy minuta tani, nuk dua të ha kohë me thënë të drejtën tani.
Fiksi – Vajta atje, më priti shumë mirë. Po e bukura është se s’e ka andej nga e dua unë, ai e ka këtej lumit. Vetëm ku e nxjerr unë më tha shkon kaq lekë, foli troç i shkreti. Unë nuk kisha çfarë i kërkoj më atij më kupton. Më thuaj ndonjë variant, ti mendo se ato lekë është gjynah që ashtu. Punoj mbasdite, jo më shumë se një javë. Bëhet fjalë jo tek ura, se te ura as bëhet fjalë, më poshtë pashë se punojnë. Nuk pashë se nxirrnin tek lumi, normalisht e keni shtrënguar, e keni shtrëngu.
Fiksi – Po të shkoj tek 2000 lekëshi, 1700 të paktën, po jo te 3000 lekëshi, shumë gjynah shumë, do i jap nga e keqja. Eshtë gjynah që t’i jap lekët kot. Më kupton? Më foli hapur, kaq goma, kaq karburant. Shkonte merrte larg ai më kupton, 5 – 4 km.
Drejtori Baseneve - Sa metër kub doni?
Fiksi – Mos u vë në siklet ëë. Thashë 2000 – 2500, ndoshta edhe 2000 mundet të shkojë. Nuk dihet si terren sa metër kub do hajë.
Drejtori Baseneve - Duhet të bëni një veprim me një fjalë. Do shkoj tek Drejtori i INUK i përgjithshëm.
Fiksi – Po.
Drejtori Baseneve - Tek Gazmendi.
Fiksi – Bisedojeni të dy bashkë.
Drejtori Baseneve - Po të kesh lidhje me të.
Fiksi – Jo, jo.
Drejtori Baseneve - Atëherë duhet me shku e me bisedu me të, normalisht kur i bën këto biseda duhet me pasë edhe interesin e tyre brenda.
Drejtori Baseneve - Eshtë puna të presim 31 majin është, ta zgjidhi pa problem.
Fiksi – E zgjidh me 31 maj.
Drejtori Baseneve - Po është halli se ti e don tani shpejt.
Drejtori Baseneve - Par 31 majit duhet me u lidh me INUK-un atje në Tiranë, është këtu komplet problemi. Me drejtorin e Përgjithshëm, me Gazmend Osmani, unë kam muhabet me të, unë do shkoj t’i afroj normalisht, do i afroj për të hapur rrugë këtej.
Fiski – Patjetër, me të filluar punë. Nuk diskutohet, ditën e parë.
Drejtori Baseneve - Se kështu janë bërë këtë punë, s’ke çfarë i bën.
Fiksi – Si e ka emrin ky?
Drejtori Baseneve -Gazmend Osmani.
Fiksi - Osmani ëëë.
Drejtori Baseneve - Po ta shkruaj që ta kesh.
Drejtori Baseneve - Eshtë, do të jap ty adresë ku ta gjesh… Lokal Jurgen, në Linzë e ke parasysh? Leka. Ai është shoku i ngushtë i tij, i bën lidhjen.
Fiksi – Dhe pastaj mbyllet ëë? Mundet të shkoj që sot.
Drejtori Baseneve - Që sot mundet të shkosh. Do bisedoj edhe nëpërmjet telefonit me to.
Gazetarët e Fiks fare takohen me Lekën, personin e adresuar nga drejtori i Baseneve të Lezhës
Fiksi – Pashku më dërgoj këtu, më duhet një çikë zhavorr. Me dt. 1 ma rregullon vetë ai nuk është nevoja. Dhe më tha të bisedoja më ty.
Leka – Kush ta ka dhënë atë numër?
Fiksi – Pashk Ndoci, kryetari i PD –së Lezhës.
Leka – E di, e di.
Fiksi – Çfarë mundet të bëjmë ndonjë gjë, unë dua nja 2000 metër kub zhavorr ta marrë në këtë periudhë, me datën 1 e rregulloj vetë. Problemi jonë është vetëm të ketë dijeni dhe të mos dërgojë ndonjë inspektor të më kapë makinën.
Fiksi – Nuk ka kohë.
Leka – Ta bisedoj sot, tani.
Fiksi – Me datë 1 është vonë. Më kupton? Nëse bëhet mirë, nëse nuk bëhet.
Leka – Jo shkoj direkt tani, nuk kam asnjë problem unë.
Fiksi – Më thuaj drejt sa duhen, kaq dua unë.
Leka – Iki direkt unë tani të kthej përgjigje për një orë.. Në orën 12 e ke përgjigjen e mbarume.
Fiksi – Të vij atje apo të pres në telefon unë?
Leka – Në telefon, s’ka problem, të marrë unë. Merre numrin 0692061594.
Fiksi – Lekë e ke.
Leka – Po. Unë po takoj i them dhjetë ditë punë. Se unë po i shkoj se tek Xhamlliku, i prishet njërit një tendë, po i shkoj. Do me ja shembë ky i Tiranës, Ben Noka, se i ka PDIU edhe të madhen edhe të voglën. Janë çu si qentë.
Fiksi - Qentë për lekë, e di, e di.
Leka – Për lekë.
Leka – Ja të marr drejtorin. Tregoi Pashkut.
Fiksi – Po, tek Qesaraku diku aty poshtë po të pres, mirë,
Leka në telefon – O drejtor ku je? Kur do shihemi ne? Deri në 12 do kesh mundësi për me u taku? Më merr mua në telefon! Mirë? Kam një bisedë që dua ta mbaroj, mirë, po pres telefon. Hajt.
Takohemi me Lekën pas një ore
Fiksi – U mërzite ë, u vonova një çikë?
Leksa – Jo mo jo. Unë fola, nuk e di sa do të pëlqejë ty, ky është problemi juaj. Më thanë 3000 euro të punojë sa të dojë.
Fiksi – 3000 euro të thanë të punoj sa të doje.
Leka – Si ta kesh ti, për mua s’ka problem fare.
Fiksi – Me të filluar punë vëllai vij atje tek ti.
Leka – Fola me Pashkun në Tiranë.
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|