Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > Udhetim mbi shkrimtare dhe vepra te huaj Vlerësimi i Temës: 6 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Beta
Anetar i ri

Regjistruar: 28/10/2004
Vendbanimi: durres
Mesazhe: 22

Bota e letersise artistike eshte teper e gjere dhe autoret gjithashtu, por ne vleresimet e preferencat e gjithesecilit mbeten disa autore qe kane lene me teper mbresa gjate njohjes me vepren e tyre. Shume te tjere mbeten te panjohur per ne.
Nder autoret e mi me te preferuar mbeten:
Dostojevsk, Sartri, Kamy, Gogol, Esenin, Salminen, Barbys, Dikens etj.

__________________
Kap momentin, prek lumturine

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Dhjetor 2005 21:27
Beta nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Beta Kliko këtu për të kontaktuar me Beta (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Beta Shto Beta në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Beta në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Citim:
Po citoj ato që tha Ami-
Nje shkrimtar tjeter i cili eshte mjeshter ne tregimin e shkurter eshte O'henri. Kush nga ju e njeh?

Ami e njof un.
O'Henri qe thu ti hyri ne burg ne moshen 30 vjec dhe atje filloi te shkruante, aq sa mbeti ne letersine boterore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Prill 2007 01:47
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Njëmijë e një netët e Mahfuzit

Nobeli egjiptian Nagib Mahfuz me "Nata e Njëmijë e Një Netëve" në shqipe.Historitë e Lindjes së lashtë me sulltanë e vejusha dhe Egjipti modern i korrupsionit dhe përdhunimit. Heroina arabe, Sheherazadja, që arriti të ushqente mirësi në shpirtin e sulltanit gjakpirës, vejushat dhe gratë e hijshme, xhelatët dhe shërbëtorët e sulltanit, xhindet që enden në errësirën e natës, në kërkim të shpirtrave, marrin jetë në një tjetër vepër, pas përrallave të njohura arabe "Një mijë e një net".
Shkrimtari egjiptian Nagib Mahfuz (1911-2006) i ka ringjallur të gjithë në një natë të vetme me romanin "Nata e Njëmijë e Një Netëve", botuar për herë të parë më 1982 në gjuhën arabe. Vepra vjen sot për lexuesin e përkthyer nga Hysen Sinani (Botimet "Zenit").
Mahfuz është një nga shkrimtarët e parë bashkëkohorë të letërsisë arabe, i njohur për veprat "Trilogjia e Kajros" (1956-'57), "Fëmijët e Gebelawit", "Hajduti dhe qentë", "Miramar" dhe "Lypsari".
Ndërsa merrte çmimin më të madh që njeh letërsia, Mahfuz tha: "Unë jam bir i dy qytetërimeve që në një kohë të caktuar kanë bërë një martesë të lumtur. I pari, shtatë mijë vjeçar, është qytetërimi faraonik; i dyti, një mijë e katërqind vjeçar, është ai islamik. Ishte fati im, zonja dhe zotërinj, të lindja në prehrin e këtyre qytetërimeve, dhe të thithja qumështin e tyre, të ushqehesha me letërsinë dhe artin e tyre.
Më pas piva nektarin e kulturës tuaj të pasur e mahnitëse. Nga frymëzimi i gjithë kësaj - si dhe ankthet e mia personale - fjalët rrodhën prej meje". Një përshkrim për muzat dhe frymën e letërsisë së tij që Mahfuz bëri mbrëmjen e Nobelit më1988.
Në rrëfenjat "Nata e Njëmijë e Një Netëve", tregohet për sulltanin e pangopur, për përdhunim vajzash të reja, për prerje kokash nga xhelatët, e për arrestime policie, për xhindet që mashtrojnë për të hyrë në shpirtin e gjithkujt dhe nga ana tjetër, për korrupsionin e rëndomtë. Kjo lloj letërsie i ka rrënjët në magjinë përrallave të Lindjes së Lashtë dhe ushqehet me realitetin e sotëm fetar, moralist, të egër e banal në të njëjtën kohë, të Egjiptit Modern. Çdo histori është ngritur mbi Luftën e së Mirës dhe të Keqes, e në fund të secilës, rrënjoset natyrshëm në mendjen e gjithkujt që e lexon, urtësia e njerëzve të Lindjes: "Krenaria dhe dashuria nuk puqen në të njëjtën zemër", "Kush vdes, duhet të mbetet tek vdekja e tij, nga mëshira për ata që do", dhe fjali që dalin nga gojë heroinash si Sheherazades "U flijova për ndalimin e gjakut që derdhej".
Libri të fal gëzimin e leximit të një gjuhe të bukur, të historive plot fantazi dhe e njohjes së një bote luksi me qilima të purpurt, shilte e divane të kuq, sulltanë e vejusha.
Këtë kënaqësi, pohon se e ka ndjerë edhe vetë përkthyesi, Hysen Sinani, gjatë shijimit e më pas shqipërimit të veprës, nga frëngjishtja në shqip.
Ai shpjegon se përkthimi i një vepre nga një gjuhë e dytë kërkon një përkthyes me përvojë. Edhe pse teksti letrar është më i lehtë nga origjinali, nuancat gjuhësore dhe stilistike të veprës, sipas Sinanit, janë më të vështira për t'u kapur pas përkthimit të parë
Ja ku qëndron e vështira e përkthimit të Mahfuzit: "Subjektet e Lindjes, e traditës perse, arabe, janë figurativisht të vështirë.
Gjuha ka vështirësitë e saj, në imazhet, në emërtimet e objekteve ekzotike, në emrat që duhen përshtatur. Duhen marrë parasysh si shqiptohen në gjuhën origjinale. Për këtë arsye është punuar me fjalor Larousse, i cili jep edhe shqiptimin e disa emrave në gjuhën arabe" shprehet përkthyesi.
Sinani është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që duhet të mbajë kur një vepër përkthehet për herë të parë në shqipe. Është ky përkthim i parë që ngulit tek lexuesi karakteristikat, të veçantat dhe stilin e autorit.
"Rrëfimet e një mijë e një netëve janë marrë nga autori, në një kuptim figurativ janë ripërtypur, dhe është krijuar një roman i ri krejt më vete, mjaft origjinal." Sinani e vlerëson shkrimtarin egjiptian për mënyrën e rrëfimit, për alegorinë, për ironinë e hollë, dhe mënyrën jo demonstruese të moralit. "Do të ishte një roman krejtësisht moralist nëse nuk do të ishte shkruar nga një talent si Mahfuz. Po të mos kishte këto ngjyrime stilistike, po të mos kishte situata emocionale, gjendje mes personazheve, përshkrime të bukura, ai do të ishte një roman fetar: "Njerëz bëhuni të mirë, sepse do ta pësoni". Përkthyesi e dashuron "Natën e një mijë një netëve". Mjafton ta lexosh, thotë ai për të besuar pse Mahfuzit i është dhënë Çmimi Nobel. Me këtë ai nënkupton jo vetëm kënaqësinë vetjake që ka marrë nga përkthimi, por edhe vendin që i jep veprës tek lexuesi. Vitet e fundit, Hysen Sinani ka shqipëruar "Filozofia në Odën e Pasqyrave", D.A.F de Sade (2009), "Krimet e mëdha të historisë" Jean-Franois Nahmias (2006), "Udhëtim në fund të natës" Louis-Ferdinand Céline. Veç frëngjishtes, Sinani përkthen edhe nga greqishtja dhe italishtja. Tani është duke përfunduar hartimin e një fjalori "Greqisht-shqip" me 50 mijë fjalë

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Mars 2011 23:40
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:46 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > Udhetim mbi shkrimtare dhe vepra te huaj

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.