SHKODRANI I QESHUR
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/03/2005
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 634
|
"Shiu i mashtrimit"
Ja dhe proza ime per konkurimm...shpresoj te ju pelqeje.
Dita-dites zhytur ne mashtrime dhe e frikesuar nga pasqyra...apo nga e verteta, ti lagesh deri ne kocke..
po-po deri ne kockat e me te bukurave enderrime...dhe pse te harruara nga egoja arrogante dhe e pajustifikueshme e pretendimeve tuaja..apo dhe nga vlerat reale te shpirtit dhe te trupit tuaj..ti rrin poshte atij shiu mashtrimesh....dhe enderron!!
Lagesh!!
Qullesh!!
Ftohesh....
O jo nuk ftohesh....se akulli qe te ka ngrire logjiken ndjehet mire dhe ngrohte nen shiun e mashtrimit....
-Ditet i kalon duke shtryllur shpresat qe me kohe te kane braktisur..enderron...mashtron...dhe mbi te gjitha lagesh pa e kuptuar labirintin ku te ka katandisur frika per ta shikuar jeten ne sy.
Rrudhat e ndergjegjes qe kurr nuk more guximin ti shikoje ne sy, po thellohen dita-dites....ankohen ...qajne...therrasin me te madhe....
-Ndihmeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!!
-Ndihmeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee,
por te palare nga shiu i mashtrimit ,veshet e ndergjegjes te kane shurdhuar...nuk degjon..nuk don te degjosh...ke frike te degjosh!!
Po-po ky shi qe te mban nen kontroll dhe mundohet ta fshehi realitetin,te ka shurdhuar..jo vetem veshet,por dhe syte...ndjenjat....dhe gjithcka te mire qe dikur ke enderruar per jeten.
Ditet kalojne nen freskun e rremë te atij shiu..dhe ti lagesh!!
Lagesh pa e ditur se nje dite lotet e pendimit do te zgjojne nga kjo agoni...por do jete vone...shum vone per tu kthyer prapa...
Jeta nuk eshte vize me shum kalime, qe te jepet sa here pendimi te urdheron te kthehesh mbrapsht....jo!!
Eshte thjesht nje vize tranzitore tek ky planet ,qe e quajme toke....
nje hyrje....nje dalje....asgje me teper.
Nuk mund te jetosh dy here te njejten dite....nuk mund te kthehesh prapa per te korigjuar,dhe as per te ndryshuar te shkuaren...thjesht duhet te hysh...te jetosh...te dashurosh...te gezohesh...te hidherohesh...te puthesh..te harrosh...te besosh... e bindur se vetem nje here ne jete te jepet mundesia te jetosh momentin!!
Nuk ka kthim prapa...nuk ka perseritje...nuk ka korigjim!!
E di....nje dite ky shi mashtrimesh do pushoje...por nuk e di nga kush!!
-Pendimi?
-Plakja?
-Harresa,
apo thjesht do merzitet me friken tende per ta shikuar jeten ne sy,dhe do te braktis edhe ai.....
ashtu sic te ka braktisur realiteti...e verteta...dashuria....lumturia...
Dhe ate dite do te ndjesh ftohte...
Ti.....ndjenjat e tua....e kaluara jote, dhe gjithcka qe ke bere!!
Do zgjohesh per te paren here ne jete e pa lagur nga shiu i mashtrimit....
do jetosh e thare vetem nje moment, deri sa pendimi te zgjohet nga gjumi dhe te te lagu me lotet e tij.....
08-01-2005
Modifikuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 08/01/2006 ora 22:54
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|