iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516
|
***Permbledhja***
Ajo kishte qene endrra e tij... e shume kerkuara enderr, e shume-pritura enderr, e dhimbshmja enderr e tij per te cilen ishte perpjekur kaq shume e kaq gjate sa kishte harruar veteveten...
Mund te kujtonte me perpikmeri cdo sekond te asaj dite kur e kishte njohur, cdo gjest te pandergjegjshem te duarve te saj te bukura, cdo fjale e menyren se si leviznin buzet e saj tek i shqiptonte, por per cudi nuk mundte per sa do te mundohej te kujtonte se si i kishte kaluar gjithe vitet qe pasuan pas asaj dite...
E gjitha kishte qene nje perpjekje e kote. Perpjekje e deshperuar e nje njeriu qe do dicka te cilen thelle se brendshmi e di qe s'mundet ta kete. Jeta ishte mizore dhe fytyra e nje vajze te bukur dhe buzeqeshja e saj prej engjelli ishin shendrruar ne duar gjigante qe e kishin kapur nga brinjet edhe e kishin shkerrmoqur ngadal ngadal... Aq ngadal sa i mpire nga dashuria ai as qe kishte mundur ta vinte re shkaterrimin e tij....
Pse kishte ikur ajo?
Iu kujtuan syte saj te qelqte,eskpresive teska i sqaronte me kaq durim nje arsye per tu ndare,nje arsye qe ai kishte qeshur me te madhe prej mosbesimit.
E teksa ajo kembengulte se nuk mund ti pranonte ate unaze shkelqyese sepse do ndihej kaq e zene ne kurth,e qeshura e tij ishte kthyer ne nje hapje goje prej habitjes,pastaj rrudhje vetullash prej inatit. Zhgenjim...vakum...dhimbje...pikerisht atij qe kish bere nje sakrifice kaq te madhe sa te jepte zemren e tij ne nje tepsi..vetem per te.
Frikacake!-C'te beka frika,te shkaterroka endrrat!
" Oh,nuk mundem...nuk...nuk mund te martohem me ty....me fal"...
Qetesi totale,njesoj sikur te kishte pesuar nje goditje te fuqishme ne koke,gjithshka i dukej si nje gjysem enderr e larget.Nuk arrinte te kuptonte asnje gje.E shikonte ne syte e saj plot me lot,buzet e saj qe hapeshin e mbylleshin,qe po thoshnin kaq shume gjera por ai nuk mund t'i degjonte ato fjale,nuk degjonte asnje gje...Veshtronte me habi ate fytyre aq te embel...qe me lotet e saj po i shfaqte ndjenjat e saj,dashurine e saj te paster si kristal...o zot sa e dashuronte ate fytyrez.Por ne cast nje zhurme e larget filloi te oshetinte duke u afruar perhere e me shume,perhere e me e forte ..." nuk e di me se cfare ndiej per ty..." "me degjon, reago te lutem..o zot Me thuaj nje fjale"Te lutem mundohu ta kuptosh mospranimin tim....
Deshiroj te jem e sinqerte me ty sepse je i mrekullueshem...te dua....por nuk te dashuroj...
Nje rreth ndjenjash me te forta se un ka ne dore zemren time,ndjenjat e mia,dashurine time.
Un dua nje tjeter..e dua me shum se jeten time..me shum se ajrin qe thith..me shum se gjithcka e shkruar...me shum se gjithcka e lexuar..me shum se c'do parim...me shum se c'do rregull...me shum se c'do e vertete e shkruar ne syte e tu.
-Ai i shtangur nga ky rrefim gati femijror qendronte perballe saj dhe perpiqej te behej i shurdher...nuk donte dhe nuk mund'te te besonte...ashtu i mpire i dukej se refuzimi i kishte hyre fshehurazi ne zemer dhe po ja coptonte,shikonte syte e saj te bukur dhe lutej qe te vdiste poshte atij shikimi.......shikonte buzet e saj dhe deshironte qe denimi i tij me vdekje te jepej nga ato buze......shikonte vendosmerine e saj dhe vajtonte lumturine qe po i rreshqiste nga duart.
Ne doren e djathte si per te ironizuar gjithcka te nxehte qe po ja merrte frymen, ndjente freskine e unazes qe kishte blere per te ..ndjente ciltersine dhe zemerimin e saj...ndjente dashurine qe po largohej duke i lene doren e akullt dhe shpirtin e ngrire.
Shpirti im......................por nuk arriti ta mbaronte mendimin ...zeri filloj ti drillej....belbezoi dicka pa kuptim sikur lotet e tij ,dhe pa e kuptuar se nga i vinte ajo force i ktheu shpinen dhe filloj te largohej.........
Te lutem mos me urre........... po i thoshte nje ze tek mbyllte porten e lumturise,por nuk arriti te kuptonte se ishte zeri i saj apo zeri i jetes.
u kthye perseri ne realitet...heshtje,pervec ores se vjeter mbi mur qe levizte me ate tik-takun e vet...ndoshta ndonje dite nga keto do ta hidhte fare...nuk i pelqente ideja qe te degjonte kohen tek i rreshkiste...nuk e di se sa here i kishte ripare ato momente...dhe nuk arrinte ti hiqte nga mendja..."mos u merzit,do kaloje...thjesht do te duhet pak kohe...dhe gjithshka do harrohet..." i thonte zeir brenda vetes...sa mire eshte te harrosh ndonjehere...kurre nuk ja kishte ditur vleren aq shume harreses...
ne dhome e vetmja drite qe vinte nga rruga bente eko ne mure dhe i jepte pamjen e atij burgut me nje dritare te vetme...dhe me te vertete ashtu ishte...i burgosur brenda mureve imagjinare qe kishte formuar...dhe nga ku spo dinte te dilte......Dalngadale qepallat e nxira nga pagjumesia ju mbyllen.
U kthye ne anen tjeter te divanit, mblodhi kembet krruspull nga te ftohtet
e kujtimeve,dhe u struk nen batanijen e vjeter, por te ngrohte.
Gerhiste si nje macok i urte,-dhe ne ate gerhitjen e tij gjemonte trishtesisht
lodhja mendore.Kurre s`e kishte pranuar humbjen e dickaje...
Edhe pas ndarjes me gruan dhe femijet, nuk kishte mundur te pranonte nje humbje,
por e kishte kthyer ne fitore per te kultivuar kujtimet e tij,rinine e tij
tek -tuk ne ndonje buzeqeshje vajze apo gruaje te re,
qe detyrimisht ja rikthenin epshin e zjarrit mashkullor!
U perhumb dalngadale neper enderrat e fshehta te nates,ndersa hena
nga copeza e xhamit te thyer,
i reflektonte fytyren e bardhe dhe te terur...Vetullat e zeza e te trasha...
Buzet me forme aq exituese, sa dhe hena perpelitej atje lart....
Dalngadale,si pa e ndjere po ndriconte mengjesi i nje dite te re....
-Akoma ne gjume ti? Cohu, qe tani!!-ajo po grinte dhembet teksa perplasi fshesen pertoke prej inatit.
Pergjumesh, ai nxorri koken prej batanijes. Syte s'ishin mesuar me diellin e drekes. I hodhi nje shikim te vrenjtur te tipit: c'ke qe s'me le rehat- dhe i tha neper dhembe- te paguaj per te pastruar ,jo per tu bere mama...ME te thene kete mbuloi serisht koken me batanije dhe ia keputi gjumit.
Ajo kish qendruar si statuje, perpara shtratit te tij dhe ngaqe zemra e saj e brishte s'mbante dot me kish dale ne verande dhe kish lotuar.
Rhoda Sances ishte nje nga ato nenat e ndjeshme spanjolle qe jepnin shpirtin per familjen. Fatkeqesisht I shoqi i kish vdekur jo me pare se gjashte muaj prej kancerit ne mushkeri ,ndersa djali i saj i vetem kish ikur nje dite prej shtepise si i marrosur se agjentet e antidroges dyshonin (me te drejte) tek ai. Ajo kish mbetur vetem fare..,vetem dhe me Andrean , piktorin e vetmuar per te cilin ajo kish punuar 5 vjet si nje sherbyese e thjeshte.
Pas 5 vjetesh ajo dhimbsej per te sikur te dhimbsej per djalin e saj,dhe po pas 5 vjetesh ajo ishte mesuar me tallazet e artistit; nga sarkazma qe mbante nota dashurie mbrapa,nga moskokecarja dhe indiferentizmi kur ajo i sherbente,nga shprehjet gjihte inat dhe bertitjet dhe nga euphoria e tij teksa e pushtonte ate ne krahe dhe e puthte ne faqe kur nje ide per te pikturuar i lindte ne koke.
Por 6 muajt e fundit zemra e saj ishte bere e brishte..e paduruar -ai po vuante ,kaq shume sa ishte mpire prej ambjentit perreth, i mpire sa s'vinte re shkaterrimi ne tij. Por ajo e vinte re dhe do ishte ajo qe do bente gjithcka per ta pare Andrean te gjalle serisht....Zonja Rhonda Sanchez, ndezi mashinen e kafese dhe nxori tabakane nga sirtari tere pluhur.
Vuri filxhanet e medhenj mbi tabaka,dhe po priste te kullonte
uji i zi ...
Ne syt e saj lexohej miresia dhe vuajtja.
Sa shum deshironte te bisedonte nje her per te qene me Rean.
-"Ndoshta kjo arome kafeje do e zbuse ca plogeshtine e tij"-,mendoi Zonja Sanchez.
....
-Rean!Ja kafeja te lutem!e sapobere!Nese ke deshire mundem te te bej shoqeri per ca caste.
-"Kafe`"???Ah, sa me eshte thare fyti per nje kafe`.Ju flm Rhonda.
Jeni e mrekullueshme."
Rean largoi gjithe pertese batanijen e leshte.U ngrit ne kembe.Shtriu krahet e tij te gjate dhe te holle,
beri nje rrotullim te kokes, sic e kishte zakon kur zgjohej nga gjumi
dhe doli ne verande.
Dielli po i vriste syte e gjelber...Vuri doren mbi balle,dhe filloi te buzeqeshe.
"Rhonda!Te lutem e sjell dot kafene ketu perjashta???Sec kam nje mall
te ulem ketu...Kam kohe qe s`kam perpire gjelberimin e fushave te largeta."
......................"Sheqerin hidhja vete"tha ndersa ia solli filxhanin me kafe.Andrea kishte mbyllur syte dhe i gezohej rrezeve te diellit,zgjaste duart drejt qiellit si te deshironte t'i prekte ato,t'i ledhatonte dhe buzeqeshte si femije.Rondha e pa me dhembshuri dhe ia ledhatoi butesisht floket.Andrea hapi syte dhe e veshtroi me embelsi.
"Je shume e mire me mua Rondha.Pse sillesh kaq mire me mua?Une te trajtoj keq,te bertas dhe te ve faje qe as nuk exzistojne.Si mund te durosh akoma shfryerjet e mia,humorin tim te keq,ti,qe s'ke asnje faj.Qe vetem kujdesesh per mua me kaq durim...E di..Te dua si nenen time qe s'e kam njohur kurre.."i tha duke i marre doren dhe ledhatuar me dashuri.Rondhes iu mbushen syte me lot,ia mori doren ia puthi dhe u kthye menjane te fshinte lotet."Pije kafen se do te te ftohet" i tha me rrembim si te deshte te fshinte disi permallimin e castit.Hodhi syte nga parku.Ishte nje dite kaq e bukur.Shume njerez kishin dale te shetisnin.Cifte,te kapur perdore,qe putheshin cdo minute,me kaq pasion a thua se ishin castet e fundit qe kalonin se bashku.A duheshin valle kaq shume sa perpiqeshin ta shfaqnin me kaq zell.Andreas e hoqi veshtrimin nga ato me rrembim,a thua se kishte pare nje blasfemi.
"Hipokrite!"tha me vete duke rrufitur kafen qetesisht.....ashtu qetesisht shikimin e perplasi mbi sfondin e rrumbullaket te ores ne mur, pa akrepa....
-Hem, te kam thene 100 here kete ore pa akrepa mos ma mbaj ne dhome, edhe pse eshte antike dhe e bukur, .....eshte pa goje...- i lexoi mendimin Rhonda dhe buzeqeshi lehte si per ta sumbuar...
Pasi shtuy lehte deren nxitoi per ne kuzhine.
Andrea fiksoi edhe me shume shikimin tek kjo ore e vjeter..
-Ora pa akrepa eshte si nje femer lakuriq- shton krenar e ky mendim i dha nje te dridhur te lehte. Ajo ore eshte dhe nje motiv per te mbajtur te gjalle imazhin e trupit te saj lakuriq. Akrepat vec do ta vishnin ate dhe do ti kujtonin se koha po ecte....por tashme koha vertet ka mbetur ne vend, ndoshta pse eshte lutur mijera here me vete qe koha e mungeses se saj, te ishte e tille, e ngrire, e palevizshme.....Si i behej te mos i hynte femer tjeter ne sy, a thua se ardhja dhe ikja e saj e befte si flutur maji, te ia kishte bere grate e tjera te kufomta para syve te tij...Mos ishte kjo ndjesi e tepruar, sic thuhej rendom, teper melodramatike.....??!Tundi koken ngadal si te donte ti shkundte ato mendime nga koka e tij. Ishte e kote ta vriste mendjen kaq gjate per dicka qe kishte marr fund. Duhej te rikthehej serish ne vetevete....kishte kaq kohe qe e kishte braktisur veteveten. Duhej ti rigjente serish ato endrra qe kishte pasur perpara se te gjente ate endrren e madhe qe i gelltiti kohen me gjithe akrepat e padukshem qe leviznin me zhurem. Ishin akrepa te padukshem ndaj i ishte dukur se koha kishte qendruar ne vend gjithe keta vite qe ishte perpjekur per te qene i denje per Kleljan... por tani... tani qe ajo kishte ikur ai mundi te shihte qe jo vetem koha kishte vazhduar ecjakun e saj monoton... por e kishte lene aq pas sa pothuajse i dukej vetja i plakur. I plakur deri ne inde, deri ne me te fundmet qeliza te tij.
E kthehu filxhanin dhe piu ate pak kafe qe kishte mbetur ne fund te tij edhe e mbajti ne duar per pak sekonda perpara se ta vendoste tek pjateza e tij mbi tabaka. Kafeja e zeze zvarritej ne bardhesin e porcelanit me njolla te gjata e te nderthurura. Dukej pothuajse si nje pikture...
Piktur i tha vetes lehtazi por e tronditi ajo fjale, si ti ishte kthyher kujtesa krejt papritur. As qe e mbante mend sa e sa projekte kishte nisur e i kishte lene pergjysem. U cua ngadal dhe u nis drejt studios se tij. Ndjenjat qe mbarte ne shpirt ishin aq te gjalla sa pothuajse levrinin ne kraharorin e tij si kafsheza te vogla.... ishte momenti perfekt per te rimarr penelat ne dore edhe per ti dhene nje fytyrez te imet atyre ndjenjave qe gulconin brenda tij si te semura....nxitoi per ne dhomen
ne fund te korridorit te gjate te gjelber prej bojes se fundit.Duke u perplasur me kutite qe mbanin gjerat qe ajo kish lene pas,ato kuti te sistemuara ne qoshe me qellimin e stermundimshem per ti hequr qafe edhe sendin me te vogel qe i kujtonin Kleljan, ai bertiti gjithe urgjence: Rhoda, do jem gjithe diten ne Studion e Madhe ,nuk dua te me nderpresesh.
Me te degjuar kete ,ajo e dinte qe dicka kish kafshuar shpirtin e tij, kish tronditur qetesine dhe si nje perbindesh ne burg kerkonte te lirohej.
Ai hapi deren, uli grilat e dritareve mekanikisht, ndezi llamben gjigande qe varej mbi nje kanvas dhe nisi te zhgarraviste me lapes. Nuk kaluan as dy minuta kur zgjati duart e tij qe i dridheshin drejt penelave,pjates plastike dhe ngjyrave akrilike. Ne sfond vuri Marshin Turk te Moxartit.Ritmike,e shpejte,urgjente i jepte atij furine dhe eksitimin aq sa duart ,krahet dhe gjithe trupi i tij s'pushonte se levizuri. Ai dukej sikur kercente teksa hidhte mbi ate tablo te bardhe zemren e tij, tronditjet dhe luften e perzier perbrenda me ngjyra te ndezura pasionante gjaku...te zi dhe te bardhe.
Muzika perseritej dhe duart e tij leviznin shpejt duke hedhur penelat e perdorur ne ajer,duke renkuar dhe gulcuar prej lodhjes, dhe nje cembimi dhimbjeprures ne zemer.
-Miliona vdesin ,miliona rilindin perbrenda.-neper dhembe fjalet tingellonin si ndonje porcion magjik. -rilindje.
Michele Zarillo me Cinque Giorni i rrenqethi trupin, gjithe tensioni u grumbullua ne nje kendim te stonuar,te fuqishem te fjaleve:
amore mio come farò a rassegnarmi a vivere
e proprio io che ti amo ti sto implorando
aiutami a distruggerti.
I uli penelat pertoke, dhe pa e pare se c'kishte pikturuar u plandos ne kolltuk pa energji. Gjumi e kapi ne cast.
--
Gjumi i doli prej zhurmes se nje motorri qe kish ndaluar poshte dritares se tij. Pastaj i kapi veshi nje pasthirrme habie nga Rhoda ne verande,disa hapa te lehte qe u afruan drejt deres se tij ,nje trokitje ne dere...
-Rhoda te thashe mos me shqetesosh.
-Andrea, me the dje...Dikush do qe te flase me ty.
Ai ngriti vetullat. Kish fjetur kaq shume?
-Rean, bleva motorrin me ne fund -ia beri nje ze djali qe vinte pas deres.Pa pritur te thoshte gje hapi deren dhe te dy shkembyen nje shikim dhe po te dy buzeqeshen njekohesisht.
Ronaldi,adoleshenti qe adhuronte pikturat e mesuesit te artit modern, nuk i ishte ndare Andreas qe diten e pare qe ai dha mesim ne klasen e tij.Qe prej asaj dite ,ai e kish mesuar si ti hynte ne zemer artit dhe mesuesit.
Ai u ndal perpara nje tabloje qe qendrotne vertikal. Andrea u cua prej kolltukut, dhe duke qendruar karshi tij ,pa pikturen qe kish pikturuar. U shtang...Te dy te magjepsur ,syshqyer ,me zemren qe nuk mbushej dot me fryme qendruan perpara piktures si te hipnotizuar.
Ajo pikture ishte..........lemshi i botes shpirterore te tij!Dashuri dhe urrejtje!Force dhe dhimbje!
Buzeqeshje dhe trishtesi!Nostalgji dhe jete!Enderr e frikshme, por e bukur-
formonin nje lemsh ne forme zemre...Ne forme ndjenje...
Tek thahej boja rrobave te tij,ndjente tek thahej dhe deshira per te perballuar nje expozite te re pikture.
"Me vret kjo deshire!"-mendoi Rean, dhe i vuri doren ne qafe ne shenje afrimiteti nxenesit te tij.
"Eja te shohim cfare matorri ke blere!"-dhe duke buzeqeshur siperfaqesisht
zbriti shkallet dy e nga dy...
Kishte plot gjashte vite qe nuk ishte takuar me femijet dhe ish-gruan e tij.
Jetonin ne California.
U telefononte shpesh, por kurre s`kishte mare guximin tu trokiste ne dere
pas ndarjes ne gjyqin e Gjykates se Hardford(CT).
Ndjeu dhimbje dashurie prinderore pas kaq shume vitesh,
derisa ju ndryshk buzeqeshja
fixuar syve te nxenesit te tij 14 vjecar-Ronaldit....
__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|