Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Arkivi i Konkurseve > Letrari i muajit Shkurt '06 - ( kategoria-poezi)
Poeti i muajit!
Ky sondazh është i mbyllur.
Engjell_mbrojtes 1 3.13%
Indrit 12 37.50%
Iliriusa 10 31.25%
NIK_SERIOZI 1 3.13%
SHKODRANI I QESHUR 5 15.63%
Diabolic 3 9.38%
Gjithsej: 32 votime 100%
 Sondazhi është mbyllur më 10 Shkurt 2006, ora 05:02  (30 ditë pas hapjes) [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]

Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Enes
Anetar i ri

Regjistruar: 11/07/2004
Vendbanimi: ne nje qosh te humbur
Mesazhe: 21

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Dua edhe une nje Nene - nga- Indrit



Nene, sa vend ke tek une nene
Por sa shume ke te Krijuesi im
Perse me braktise o nene ?
Perse me le ne harrim?

Sa do te doja o nene
Qe te te lagte loti im
Kete ma thote malli nene
Ma kish thene dhe Zoti im.

Ma kishte thene Zoti im
Vendin tend o nene tek une
Ma kish bere rrepte obligim
Te te doja shume, shume…

Me ty do t'isha shume i lumtur
E ti poshte ne stoli me le me te padrejte
Ndoshta nuk isha i shkathet e i bukur
Por do te te doja, perjete, perjete …

Nuk jam i vetem o nene
Flas e qaj ne namazin tim
Te kerkoj, lutem per ty
Megjithese me le ne harrim.

Mundohu te kuptosh nene se jam djali yt
Per ate qe linde valle s’te ka marre malli
ndoshta mi ke harruar fytyren edhe syte
Pasi dikur me flake porsi nje gur zalli.

Nene s'me vure ti as emrin
Djepin kurre nuk ma tunde
Nene s'ta degjova kurre zerin
Si munde te ikesh si munde?

Nga syte e zjarrte rrjedhin lot
Ne zemren e brengte vlon shume mall
Acarin dielli s'po e thyen dot
Ajsbergu i akullt behet me i madh

Nene te paktem me thuaj ku je
Te te shoh fytyren mekatare dua
Nuk jam i sigurt nese e imja nene je
Pasi po te ishe imja, do ishe sot me mua

Sa here u ndjeva i vetem o nene
Sa dhembje kam ndjere sa dhembje…
Sa me ka munguar dora jote nene
Qe lehte e lehte koken te me perkedhelte.

Sikur ta dish o nene sa ftohte kam ndjere une
Kur debora binte dhe era nuk pushonte
Ndersa une i mjeri i lagur e bere qulle
Nuk kisha nje nene qe rrobat te mi n'drronte.

Sa shume te kerkova dhe askund s’te pashe
Sa here u semura sa here per ty qava
Sa here ne enderr emrin “nene” thashe
Sa here me lotin tim jastekun e lava.

Sa here zemra ime ka pikuar gjak
Sa here goja ime vertiti renkime
E ti kurre o nene su bere merak
Se femia yt mbytej ne gulcime.

Sa here loti i vetmise rrugen time preu
Sa endrra vdiqen sa pasione vane
Sa here mungese e nenes zemen time theu
Sa brenga e trishtime thelle ne shpirt me rane.

Hyr moj nene ne shkolle se ke aty nje djale
Qe mjaft bukur shkruan dhe di te lexoje
Shume nota te mira gjate vitit ka marre
Por nuk ka i shkreti se kujt t' ja tregoje.

Ku je pra o nene dua te te shoh
Ma kuptuan hallin tere keto trotuare
Nuk kerkoj me shume vetem te te njoh
Te shoh zemren tende te ashper, mekatare.

Te kerkoj gjithkah por askund s'te gjej
Kam kaq e kaq kohe qe te flas me poezi
Mendoj se me do veteveten genjej
Kthehem te kerkoj deri ne pafundesi

Te kerkoj ty nene derisa te rroj
Derisa gjunjet ne kembe te me mbajne
Dua drejt ne sy nene te t’shikoj
Nese syte e tu me te mijet ngjajne.

Ku je pra o nene se spo te gjej dot
Te lutem me trego ku je fshehur ti?
Dua te shikoj a ke ne sy lot,
Ashtu sic kane lot te dy syte e mi?

Dua te shikoj o nene zemren tende
Ne eshte akoma e ashper, e semure
Dua te shikoj a ka ne te dhembje,
Apo zemra jote ska njohur dhembje kurre?

Sikur doren tende ta ndjeja mbi balle
Dhe si moshataret dhe une te gezoja
Po te ishim bashke si nena me djale
Me as mbreterine nuk do ta lakmoja.

Kete nuk e them se jam i pasur
Por nga mallengjimi o nene po e them
Me mire preferoj te jem me ty, i varfer
Se mungesa e jote cdo ambicje shemb.

Cdo te diel i vetm neper rruge dal
Shikimin e hedh tutje me plot shprese e endje
Vizitoj nje stol te drunjte aty ne park
Lehatoj derrasat mos ndjej eren tende.

Te dielen qe shkoi stoli u semur
U vrer e nga dhimbjet rreth e rreth u nxi
Me dobet se ate dite se kisha pare kurre
Rene pertoke i kalbur nga lotet e mi.

Rrija tek ky stol pasi s’kisha tjeter
Ai u be streha ime e pare
Me kujtonte stoli nje histori te vjeter
Kur dikush me gjeti poshte tij duke qare.

U mundova ta ngrej por ne kembe nuk ndenji
Me pas nga keqardhja vershova duke qare
Zemra mu thermua ,shpirti fort me dhembi
Pasi stolin kisha te vetmin deshmitar...

Porosite e Zotit ti nene si zbatove
Te vetem me le te vuaj si i mjere
Detyrat si nene ndaj meje i harrove
Mendove se isha teresisht i pavlere.

Gabove nene e dashur, shume u gabove
Me flake poshte stolit ,tek mbytesha nga te qaret
Por dicka te madhe dot nuk e kujtove
Se ndihma e Zotit eshte per durimtaret.

Prandaj edhe une shume durova
Perballova sproven theva cdo trishtim
Te kerkova nene, kudo te kerkova
E tashme nga Zoti pres t’artin shperblim

Kerkova, kerkova ne brigje te kaltra
Ne dite te vrejtura , ne nete burg pa hene
Per vite te tera lart nje parulle mbajta
"Dua edhe une nje nene, dua edhe une nje nene" .

Kerkova, kerkova ne male te larte
Ne fusha te gjera ne kodra te shkreta
Me kembe te zbathura me syte te lagte
Por askund o nene, askund nuk te gjeta .




Pa dyshim, kjo eshte nje kryeveper e gjalle.
O Zot sa kam qare...

Rrespektet e mija i nderuar!

__________________
"Ne ROBERI, puna e jone eshte lufta kurse ne LIRI lufta e jone eshte puna"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Janar 2006 01:16
Enes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enes Kliko këtu për të kontaktuar me Enes (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enes Shto Enes në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enes në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
odeta
Anetar i ri

Regjistruar: 30/01/2006
Vendbanimi: o det..
Mesazhe: 13

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
"Mall" - nga - Engjell_mbrojtes



Do ta gropos thell
qindra kilometra nen dhe.
Mundesi mos te ket te bredh
si dikur cifutet pa atdhe.




si dikur cifutet pa atdhe... pse more Iliri Amerikes sot jane bere me atdhe çifutet!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shkurt 2006 01:00
odeta nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të odeta Kliko këtu për të kontaktuar me odeta (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: odeta Shto odeta në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto odeta në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
engjell_mbrojtes
"Ne qiellin e 7-te"

Regjistruar: 22/09/2005
Vendbanimi: "Ne qiellin e Forumit Horizont"
Mesazhe: 799

Citim:
Po citoj ato që tha odeta


si dikur cifutet pa atdhe... pse more Iliri Amerikes sot jane bere me atdhe çifutet!




Sot jane bere me atdhe por poezia thot "si dikur" d.m.th kur nuk kishin atdhe...

__________________
"YoU KnOw iM iNdEpEnDeNt n I cAn MaKe iT Ma OwN"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shkurt 2006 14:50
engjell_mbrojtes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të engjell_mbrojtes Kliko këtu për të kontaktuar me engjell_mbrojtes (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: engjell_mbrojtes Shto engjell_mbrojtes në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto engjell_mbrojtes në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

votoj per iliriusen

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shkurt 2006 19:33
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516




Pas nje muaji te gjate votimesh kemi me ne fund fituesit e konkursit te poezis. Letrari i muajit per kategorine poezi sic e tregon edhe vete sondazhi eshte Indriti. Urime Indrit!: Suksese me tej!
Komplimentat dhe pershendetjet e mia per te gjithe pjesmarresit ne kete konkurs shpresoj te jeni te pranishem edhe ne konkurset e ardhshme, gjithashtu edhe te shtohen me shume konkurent.




Tani e kane rradhen festimet!!!! Gezoni e kendoni njerez, vetem mos pini shume!

Pershendetjet e mia te gjitheve!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Shkurt 2006 00:52
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Sapo u pergjigja si moderatore, tani po pergjigjem si antare e thjesht edhe pjesemarrese ne konkurs. Ju falenderoj te gjitheve qe votuat per mua, goxha ndryshim nga konkursi i shkuar he
Jeni te gjithe shume te sjellshem! Ju falenderoj sinqerisht!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Shkurt 2006 00:55
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Iliriusa te falminderit per urimin, edhe per realizimin me sukses te ketij sondazhi tip konkursi.

Ne fakt, ky konkurs mund te kete nxjerre nje fitimtar, por jam i sigurte qe nuk ka dale meritori...
Te gjitha krijimet ishin te arrira dhe rezultati i sondazhit nuk dmth asgje.

Duke i falenderuar te gjithe pjasmarresit ne konkurs edhe anetaret ne votim ju uroj nje dite te mbare, dhe me pak lodhje.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Shkurt 2006 02:02
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Indrit , urimet me te mira per ty, dhe sa me shume fat dhe suksese ne kategorite tjera letrare...

pershendetje

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Mars 2006 22:27
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

flm Plloshtani, suksese edhe ti kudo ne jete

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Mars 2006 17:15
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:17 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Arkivi i Konkurseve > Letrari i muajit Shkurt '06 - ( kategoria-poezi)

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.