Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Konkursi i muajit!!!
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Re: Konkursi i muajit!!!

Crazy and Beautiful, pergjigjen e komentit tuaj e keni ne fillim, ne mesazhin hapes te kesaj teme, po ju a citoj edhe me poshte gjithashtu. Nqs nuk ka nje numer te konsiderueshem pjesemarrsish do te presim edhe pak kohe e atehere do te hapen sondazhet. Me pjesemarres per poezi jemi mire do te thosha une, por kemi vetem dy konkurent per proze, mire do te ishte qe te shtoheshin disa te tjere perpara hapjes se sondazhit. Konkursi i muajit, merr emrin e muajit ne te cilin hapet edhe mbyllet sondazhi. Keshtu qe kemi ende kohe edhe gjithesesi ky konkurs ishte nisur per muajin Prill edhe sikur te mos kemi me konkurues te tjere. Pershendetjet e mia Crazy and Beautiful!

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa


Fillimisht pjeset letrare, poezi ose proze do te postohen ne kete teme dhe kur te krijohet nje numer i konsiderueshem pjesemarresish do te hapen dy sondazhe, nje per poezine e nje per prozen.

Ju uroj sukse se te gjitheve!

Modifikuar nga iliriusa datë 24/03/2006 ora 11:27

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Mars 2006 09:02
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sabian
Bukuran

Regjistruar: 15/08/2005
Vendbanimi: Rrugeve
Mesazhe: 66

Re: se desh harrova...

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Me vjen te dal ne mes te dimrit
ti heq tere rrobat ne breg ti flak
permes ti futem me not shkumbinit
qe gjithe Librazhdi t'me thote i marre

Ju pershendes me kete



Me vjen te dal edhe une me ty te lahemi bashke, por ama nuk dal lakuriq sepse e kupton vete ti ndonje peshk, ndonje ngjale...

nesjse suksese konkurrente...
Po ti Indrit me kete do konkurosh?

__________________
Mundohem te te harroj por harroj te te harroj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Mars 2006 13:28
Sabian nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sabian Kliko këtu për të kontaktuar me Sabian (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Sabian Shto Sabian në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sabian në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Qe ne keto momente mund te postoni tek kjo teme pjeset e reja letrare, proze edhe poezi me te cilat deshironi te konkuroni ne konkursin e ardhshem. Shpresoj te kemi sa me shume konkurues edhe sa me shume krijmtari te arritura.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Prill 2006 00:02
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Perjetesisht yti...

Te kujtohet shpirti im? Te kujtohet se cbenim te merkurave ? Ishte dita jone , ajo e perkryera , perfektja qe nuk egziston as ne endrra.E merkura ku asgje tjeter skish ne bote pervec ne te treve , mua , ty dhe dashurise . U njohem te merkuren shpirti im a e mban mend? Te merkuren dhame edhe puthjen e pare ,ate muzge shtatori ku gjethet binin mbi koken tende e beheshin kurore dhe une te therrisja princesha ime. Dite e merkure ka qene kur kemi bere dashuri per here te pare , ku rrinin e shikonim njeri-tjetrin si dy minje te lagur, te frikesuar, te humbur. Sa here te kam pyetur a je e sigurte shpirti im, deshiron me te vertet te besh dashuri me mua?!Me kujtohet kur me the -une kam lindur per te bere dashuri me ty dhe dua te vdes duke bere dashuri me ty-. Kam qare si femij ate dite , e ti qaje me mua dhe me pyesje -Cfar ke shpirti shpirti im te lutem me fal , me fal , me fal nese te kam vrare pa e kuptuar . Te thashe se qaja sepse te doja dhe fjalet e tua deshiroja ti kisha epitaf permbi varr kur te vdisja . Ti e dije qe une sqaja kurre , ne jete kam qare vetem per nenen time dhe per ty . Ishit ju qe i jepnit kuptim jetes time dhe pa ju smund te jetoja kurre. Te kujtohet kur kercenim nen shi nen muziken e Kiss the rain , dhe puthnim shiun dhe njeri-tjetrin , i bertisnim botes se askush dhe asgje smund te na ndante. Dhe une xheloz qelloja henen me gure vetem se drita e saj shembellehej ne fytyren tende.O zot sa i marre kam qene, kam qene i cmendur pas teje dhe une dashuroja kete cmendurine time per ty , e dashuroja marrezisht. A e mban mend kur kishim pervjetorin shpirti im ?! Ti doje ta festoje diten e merkure , thoje se ditet e tjera se meritonin festimin e dashurise tone.Te merkuren e kemi festuar duke bere dashuri gjithe naten, edhe ne endrra kemi bere dashuri pastaj kur jemi zgjuar jemi shplodhur duke pare syte e njeri-tjetrit dhe embelsuar lodhjen me buzeqeshje .Te kujtohet kur hyja fshehurazi si hajdut nga dritarja jote vetem per te te pare se kisha gjithe diten pa te pare , pa te puthur sepse nena jote e kishte marre vesh per ne te dy . Te kujtohet ate nate , besoj se ka qene nate e merkure kur duke bere dashuri ne dhomen tende per pak sa nuk na kapi nena jote dhe une gjysem lakuriq hidhem nga dritarja pa me pare askush pervec henes qe u fsheh pas reve nga frika. Ti qe ate nate me therrisje -lakuriqi im i nates- ndersa une te kam thirrur gjithmon shpirt sepse ti ishe pjese perberse e imja qe une kurre smund te bej pa te. Te kujtohet shpirti im kur kendonim rrugeve si te cmendur , i binim zileve te cdo porte dhe iknim me vrap, kur benim si te panjohur kur ti dilje me mamane tende dhe ajo me bindjen se ne ishim ndare me shikonte gjithe inat.Dite e merkure ka qene kur te thashe se nuk iki ne Itali , se nuk doja tja dija per shkolle , studime ,jete tjeter pa ty sepse une pa ty smund te jetoja .Ti me the shko sepse largesia smund te na ndante sepse asgje smund te ndante, ne ishim bere per njeri-tjetrin dhe vete zoti e kishte vendosur kete.Nuk doja te vija ketu jo te betohem , e bera per ty sepse ta premtova sepse per ty do beja gjithcka .Sepse jeta dhe bota ime ishe ti, ishe ti qe i jepje kuptim edhe therrimeve te diteve te drishta ku dritehijet e imazhit tend i kisha ne shpirt dhe me ushqenin me pak dashuri sepse malli per ty me vriste , me vriste... Te merkurave te merrja gjithmon ne telefon sepse vetem atehere ne ndieshim sikur ishim bashke dhe asgje sna ndante , as keto 1200 kilometra , as koha , as endrra . Flisnim , qeshnim , qanim te merkurave dhe puthnim telefonin sikur te ishte njeri nga te dy .Gjersa nje te merkure nuk mu pergjigje ne telefon , nuk e di perse .U cmenda , syte e mi nuk shihin asgje pervec imazhit tend qe bridhte rrugeve te zemres time te boshatisur te gerryer nga malli qe ja pinte gjakun si vampire. As te merkurave te tjera smu pergjigje , cdo te kish ndodhur valle ? Te mora ditet e tjera me rradhe me friken se mos ti merziteshe se nuk doje kurre te me flisje ditet e tjera por ti kurre smu pergjigje .Vendosa nje dite te merkure te kthehesha ne shtepi , prane teje.Kisha shume pa te te degjuar zerin dhe meraku ma bluante shpirtin dhe netet i zbardhja nen emrin tend .Malli me mbyste dhe sme linte te qete saqe une peshperisja emrin tend si i marre papushim duke e gelltitur shume here deluzionin e mendimit qe ti nuk ishe me mua .Ate dite te merkure qe erdha u nisa me shpejtesi drejt shtepise tende , thashe te te beja nje surprize duke te fishkellyer poshte ballkonit ashtu si beja gjithmon kur takoheshim .Nuk e kuptoja perse te gjithe me shihnin te trembur, sikur tek une ishte ndonje kafshe qe njerzit nuk kishin pare kurre .Takova Anen ate dite , ishte pikerisht ajo qe na kishte prezenatuar ate dite te merkure qe lidhi fatet tona perjetsisht .Sapo me pa filloi te qaj dhe mekej kur me fliste , u corr mbi trupin tim pastaj iku me vrap .Une sfola asnje fjale dhe e ndoqa duke qare sepse e kuptova qe dicka kishte ndodhur.E kapa nga floket duke vrapuar dhe per pak e vrava , i mora fytyren dhe e luta , e luta duke qare te me thonte ckishte ndodhur .Me mori prej dore dhe me tha se do te ishte me mire te isha i verber sepse ate qe do shikoja sdo ta harroja kurre . Mbylla syte, skisha guxim te shihja dhe ecem , ecem pa pushim gjersa me tha -Adi une po iki , po ju le vetem - .Dhe iku Ana dhe me la ketu , ketu tek mermeri i akullt i varrit tend qe e puth , e puth , e puth per te nxjerr mallin . Zoti i mallkofte te merkurat sepse te merkuren ti i dhe fund jetes,jetes tende dhe times bashke .Vrave dy jete pernjehere duke na bere pluhur ne ere , i vdekur ne mes te gjalleve qe jeton me ta. Ti smund te jetoje pa mua dhe smund te jetoje me dike tjeter qe donin te te impononin ta doje me zor. Ti smunde te me thoje asgje se sdoje te me vrisje por harrove se une kam vdekur qe kur ika larg teje dhe sdo te doja asgje tjeter vecse te vdisja tashme prane teje.Tashme sdo te kete me te merkure ne jeten time, sdo te kete me jete per mua ta dish sepse ti ishe lajtmotivi i jetes time.Te lutem me prit sepse dua te puth nenen per here te fundit dhe do te vij me ty sepse une jam PERJETESISHT YTI...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Prill 2006 05:31
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Vjeshta...

Si filloi valle kjo vjeshte , ky trishtim?
dallendyshet moren rrugen drejt fatit
duke kaluar ylberin dhe deshirat
duke kerkuar parajsen larg vetevetes
Kjo vjeshte i zverdhi shpirtrat
i thau endrrat nga thatesirat e ndjenjave
dhe shiun nuk e dergoi per te shuar etjen
por per te mbytur shpresen ne detin e deshperimit
Stinet zakonisht bejne rotacionin midis tyre
por tek une mbetet vetem vjeshte
sepse stinet e tjera mbeten te vrara
nga mjergulla e iluzioneve dashtake
Vetem dimri mbijetoi pa dashur
sepse ai ishte brenda teje
dhe as une , as ti , askush
smundi ta mashtronte pa dashur
Kam ftohte dhe ti shpirtin sma ngroh
ku ke humbur une se di, ah sikur ta dija...
sdo te te kerkoja neper labirinte makthesh
ku ste gjej kurre, sepse kurre sduhet te kerkoja
Sepse kurre ditet e mia te drishta
sduhet ti quaja me emrin tend lajkatar
dhe zerin tend sduhet ta bluaja neper mendje
me kafshime pritjesh ushqim per kanibal dhimjesh
Sa frike kisha nga vjeshta e shpirtrave
qe ti ma solle qellimisht pa dashur
ashtu si padashur me vrave me pafajsi
dhe ironikisht i buzeqeshe jetes qe humbe
Jetes qe humba une duke njohur parajsen
duke te njohur ty neper iluzione dashurish
qe me shfaqeshin si mirazh ne shkretetire
vetem me nje grusht rere neper duar si kujtim
Nje dere mbyllet e nje tjeter haper ne jete
dhe ndoshta stinet do te ndryshojn
do te kthehen edhe dallendyshet ne shtepi
do te zgjohem edhe une nga gjumi letargjik
Ti do te jesh e lumtur duke enderuar engjej
duke mashtruar , genjyer dashuri pa dashur
duke thyer zemra e copetuar fjale pa kuptim
duke zbardhur nete te gjata pa zgjim
E une ndoshta mund te jem i lumtur
nuk e di ku , me ke , sesi...
di vetem se neper stinet e jetes time
sdo te jete vjeshta qe ma solle ti...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Prill 2006 15:09
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

po mendohem te futem edhe une ne konkurim kete muaj per me e veshtira qenka te zgjedhesh materialet.

Megjithate ose do ju bej te trishtoheni ose do ju bej te qeshni, nese keni ndonje preference thuajeni.

 

Seksese konkurenteve te tanishem.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Prill 2006 23:00
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Zhylien Sorel
animas

Regjistruar: 26/09/2004
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 5141

te qeshim....(sigurisht)

REspekte

__________________
Kisha kaq shume... kaq teper per te thene...ndjenja qe mu plaken, vyshken ne kraharore....ndjenja qe me grryen e ende me kane lene...mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore...(Pjesez-poezie-AG)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Prill 2006 23:07
Zhylien Sorel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Zhylien Sorel Kërko mesazhe të tjera nga: Zhylien Sorel Shto Zhylien Sorel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Zhylien Sorel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
te qeshim....(sigurisht)

REspekte



 

Eric... ne fakt me vjen keq qe po e kundershtoj deshiren tende por mu duk e rendesishme te lexohet kjo ne kete konkurim.

Ketu do kesh vend te qash edhe te qeshesh.

me respekt gjithashtu.

Indrit

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Maj 2006 22:04
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

 Pak histori!
1.
Ka qene nje kohe ishim te varfer
Mbushur me rrecka qe c'te te them
Por kishim zemren kristal te paster
Si bore e malit qe se shkel kembe.

2.
Ka qene nje kohe, s'kishim nje rrobe
Nje pale corape shkonin tre vjet
Te varfer ishim, veshur cope - cope
Ishim te pasur ne zemer e shpirt.

3.
Ka qene nje kohe nderohej prindi
Kushtetute ish fjale e babait
Nderohej nena tere farefisi
Zakon i bukur, norme e shqiptarit.

4.
Vinte babai lodhur nga puna
Te gjithe gezuar ne dere e prisnim
Perpara nesh qendronte nena
Dhe ne pas saj si lulet rrinim.

5.
Te tere ne pritje kur na shikonte
Perplot hare zemra i mbushej
Dhe lodhja e dites qe e mundonte
Si me magji per nje cast zhdukej.

6.
Kohet moderne ne dere trokiten
Ja shqyen deren shqiptar vellait
Ja hoqen mend'te e coroditen
Ja thyen zemren nenes ,babait.

7.
Tashme babai kur vjen nga puna
Ta prese tek dera nuk del askush
E lene nje ore ziles ti bjere
Me pas dhe deres ti bjere me grusht.

8.
Askush s'ka kohe te dale ta prese
Askujt si vete mendja tek dera
Thone: do trokase, do lodhet vete
Neve na iken telenovela.


9.
Kur futen prinderit ne shtepi brenda
Askush si pyet me a u lodhen
Su thote me djali, as tungjatjeta
Por: he mor rober, e sollet koken?

10.
Tashme askush ne kembe nuk ngrihet
Njerezit e sotem jane te zene
Perballe pasqyres djaloshi krihet
Perpjete ngre floket porsi antene.

11.
Nderkohe dhe vajza lyhet a s'lyhet
Ne kembe te ngihet tashme perton
Me kembe perpjete mbi divan shtrihet
Ne dere babain fotografon.

12.
Ka qene nje kohe, ah c'te te them
Si moter ishte kusherire e pare
Nderkohe ky ligj tashme nuk vlen
Kusherira kemi euro, dollare…

13.
Dikur e donim tamam si moter
Njelloj jane moter ,kusherire e pare
Por sot i shitem fis edhe vatër
Per disa euro, disa dollare.

14.
Ka qene nje kohe qe fjala mbahej
Purteke e arte besa e shqiptarit
Ruhej sekreti e nuk shperdahej
Nuk i tregohej pervecse varrit.

15.
Po sot e dini ku vajti besa?
Ah, sot e hengri besen shqiptari
Sot amaneti si uji glina
Ma kapak hapur kur i del gazi.

16.
Ishte nje kohe kur dhe komshiu
Ka qene i afert porsi vellai
Por ama sot s'ka c'ben i ziu
Papune ka mbetur, pergjon pas xhami.

 

17.
Vajze e komshiut dikur si moter
Te lante bluze dhe kemishe
Sot ndryshon puna e shet si loder
Ne semaforet e Italise.

18.
E veshtire koha qe po kalojme
Askush s'te ve ne asnje liste
Sot je nje roje, e te shkarkojne
Se nuk ke marre teste te partise.

19.
Ka qene nje kohe nuk flisje dot
miljona gjuhe nga frika heshtnin
C'te na doje qefi po flasim sot
Flit sa te duash, kush ta ve veshin?

20.
Dikur pellcisje nje fjale te thoje
Ndersa sot fol, askush s'te ndal
Ama pike vlere s'ka fjala jote
Zere se flet nje papagall.

21.
Erdhi nje kohe te gjithe e dime
Me nuk vlersohet poeti, artisiti…
Tashme drogmeni drejton bashkine
Qytetar nderi sot eshte skafisti.

22.
Sa here na afrohet koha e fushates
C'fare nuk na premtohet dhe qiqrra ne hell
Gjithmone na ka mbetur vec qafa e pates
Se qiqrrat e hellin era na i merr.

23.
Po kerkoj nje grusht te forte
Sic kerkoi dhe Migjeni
S'dua tjeter nga kjo bote
Mu merziten qiqrrat, helli..

24.
Ku ta gjej nje krah te forte?
C'te besh, kur s'do Zoti ta jape…
Fundja keshtu eshte kjo bote
Kur s'ke krahe do te kesh llape.

__________________
Duro, duro...

Modifikuar nga iliriusa datë 06/05/2006 ora 20:47

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Maj 2006 22:08
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Zhylien Sorel
animas

Regjistruar: 26/09/2004
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 5141

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit


 

Eric... ne fakt me vjen keq qe po e kundershtoj deshiren tende por mu duk e rendesishme te lexohet kjo ne kete konkurim.

Ketu do kesh vend te qash edhe te qeshesh.

me respekt gjithashtu.

Indrit



INdrit ishte shume e fuqishme kjo qe ke shkruar.ke shume talent,te uroj suksese te me tejshme.Me beri te ndihem shume mire.
Je artist i vertete.

__________________
Kisha kaq shume... kaq teper per te thene...ndjenja qe mu plaken, vyshken ne kraharore....ndjenja qe me grryen e ende me kane lene...mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore...(Pjesez-poezie-AG)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Maj 2006 00:19
Zhylien Sorel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Zhylien Sorel Kërko mesazhe të tjera nga: Zhylien Sorel Shto Zhylien Sorel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Zhylien Sorel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:24 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Konkursi i muajit!!!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.