Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > " Bushtra", nga Artan Gjyzel Hasani(Roman)
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Post

"Bushtra", vazhdimi...

Prej disa kohesh, njeriu i vogel brenda meje, teorise sime te vjeteruar tashme, se kurverimi i Dones ishte pasoje e alkoolizimit te te shoqit, i pergjigjej prere: "Alkoolizimi i tij eshte pasoje e kurverise se asaj femre qe ai jo vetem qe e ka bashkeshorte dhe nene te femijes se vet, por qe fatkeqesisht e dashuron, sic e dashuron edhe ti!". Dhe une e dija fort mire se c'do te thoshte te dashuroje ate krijese, ndaj ndjeja keqardhje per ate bashkeshort te keqtrajtuar. Ai ne menyren e tij te mjegulluar nga avujt e alkoolit dhe nga bryma e indiferences se saj, e donte Donen dhe ishte i pafuqishem per t'u ndare nga hija e saj. Ndersa ajo e pohonte me plot gojen se nuk e kish dashur kurre ate njeri te cilin e perdorte thjeshte si nje ombrelle qe e hapte dhe e mbyllte kur t'i tekej, nje ombrelle qe e mbronte njesoj, si nga shirat e panderprere, ashtu edhe nga rrezet perveluese te ndonje dielli qe mund te shfaqej aq papritmas ne qiellin vazhdimisht te vrenjtur te marteses se tyre.

Nje dite prej ditesh kish ndodhur e pabesueshmja. Nje mbremje shtatori dikush kish trokitur ndrojtur ne porten time. Ishte Dona. Nje fytyre e shperfytyruar, pothuajse e pa njohur per mua. Kisha shume kohe pa e pare nga afer ate fytyre dhe ata sy. Dukej qarte qe ishte ne hall te madh. Njeriui vogel qe ndodhej brenda meje, u kenaq pa mase nga ky kapitullim i befte i saj, ndersa une vete ndjeva keqardhje dhe e ftova brenda. Me masken e fajtores dhe te te penduares me kish treguar se si ishte puna: pas disa jave gjurmimi i shoqi dhe prinderit e kishin zene duke u larguar naten me makinen e nje te panjohuri. Prej disa javeve ishte here dashnorja e nje beqari te ri, qe fare lehte mund ta merrje per nje evgjit simpatik. E kishin pare edhe nje here tjeter, por ajo ua kishte mohuar ashtu sic dinte te mohonte ajo. Por kete rradhe nuk mund ta mohonte te pamohueshmen. Duke e ditur se nga i shoqi e priste hedhja ne rruge te madhe e shoqeruar kjo, edhe me ndonje plumb nga i jati i rrepte, kish menduar te lozte karten e fundit para prinderve te saj. Ata e dinin lidhjen time te gjate me vajzen e tyre, keshtu qe nese ajo do t'u thoshte atyre, se kishte qene me mua, ndoshta do te ishte gjysma e te keqes qe mudn te ndodhte dhe ata mund t'ia falnin. Dhe keshtu kish bere. U kish thene qe kish qene me mua, se me dashuronte vetem mua dhe nuk donte te jetonte me larg meje. Pyetjes se tyre, nese une e doja seriozisht per ta marre per grua, ajo i ish pergjigjur me plot gojen "Po dhe tani do te shkoj ne shtepine e tij, se po me pret i shqetesuar!". Pastaj kish rendur
drejt e tek une, qe po e degjoja i mahnitur rrefimin e saj.
Kishte kaluar cdo lloj parashikimi ne paturpesine e saj. Nje kurajo prej te cmendure apo nje perllogaritje e sakte e burses se ndjenjave te mia?
"Nga casti ne cast ata do te vijne ketu...", kish perfunduar ajo duke me veshtruar e pikelluar, e trembur, por cuditerisht gjakftohte, me syte e medhenj, akoma melankolike dhe te pafajshem.
"E c'duhet te bej une tani, sipas teje?", e pyeta duke ndezur nje cigare, si per t'u ndergjegjesuar per ate qe mund te ndodhte nga casti ne cast, zgjidhja e te ciles ishte totalisht ne doren time. Rruga e fatit te saj tashme kish mbaruar dhe zot i vetem i atij fati isha une.
Nese do ta refuzoja rikthimin e saj te detyruar dhe nese do te pergenjeshtroja fjalet e saja, ata,nder te tjera, edhe mund ta vrisnin e ta zhduknin nga faqja e dheut (dhe une s'kisha as me te voglin dyshim per kete gje) dhe keshtu do te behesha nxitesi i krimit te tyre, edhe pse ata ishin njerez te drejte e te ndershem, edhe pse vajza e tyre e vetme, ishte nje qenje pothuajse djallezore e pa karakter.

Njeriu i vogel brenda meje me thoshte qe t'ia beja gjemen, se rast me te mire per t'u hakmarre nuk do te kisha ndonjehere, por, ne ato caste, une nuk kisha dashur ta degjoja zerin e tij, edhe pse gjate gjithe asaj kohe,cfare kish parashikuar ai, kishte ndodhur: ai e njihte Donen me mire se sa une. Nese do ta pranoja zgjidhjen e saj te pafytyre, gjerat qe do te ndodhnin me pas, do ta ndryshonin rrenjesisht dhe aq papritur jeten time, disi te stabilizuar ne muajt e fundit.
Kisha zene nje pune fitimprurese dhe librat e mi po me sillnnin ca nga ca famen dhe parate e enderruara: kisha kapercyr te gjitha veshtiresite, me perjashtim te njeres, varesise seksuale ndaj Dones. Pra, ne rast pranimi te rikthimit te saj, une duhej te martohesha dhe te largohesha pergjithmone nga ky vend, ku jetonin te gjithe te padeshiruarit e mi, i shoqi,dashnoret dhe ata qe nuk ishin as te verber e as shurdhmemece.
Edhe para nje viti kisha qene i gatshem te braktisja gjithcka per hir te Dones dhe dashurise se saj. Por tani gjerat ishin ndryshe. Edhe vete ne ishim aq te ndryshem tashme. Gjate tradhetise se saj ia kisha ofruar rikthimin dhe ajo nuk kish pranuar mes dalldise se pasionit te rradhes. Une e dija se sa e ndryshonin dhe e tjetersonin pasionet ate femer pa zot. Behej robinje e tij. Si te gjitha krijesat e pafuqishme,nen efektin e frikes, ajo mund te arrinte te bente gjithcka. A nuk ishte rikthyer ne ate shtepi timen, nga e cila per here te fundit kish dale si mashtruese gjakftohte?!

Dona po me hetonte, a thua se po i lexonte mendimet e mia. Te gjitha kurvat e kane nje aftesi instiktive per te ndjere rrezikun. Dona nuk e kishte kete aftesi dhe, shpesh, kur analizoja ne trurin tim genjeshtrat e saja diletante dhe shpesh femijnore, mendoja qe nuk ishte kurve, edhe pse kurveronte, qe nuk ishte genjeshtare, edhe pse genjente. Te gjitha keto i shihja si mjete mbrojtese qe njeriu i dobet i perdor ne situata te disfavoreshme. Po te ishte kurve e vertete, a nuk do te ishte me dinake dhe me zgjuar? Te pakten,do te kish ditur te mos me bente armk te sajin dhe burim frike te vazhdueshem. Kisha qene i vetmi njeri qe mund t'ia shkaterroja jeten ne sekonde dhe ajo s'kish ditur te nderronte taktiken e mashtrimit.

"Perse erdhe tek une, Dona? Nga frika?"
"Dua te me besosh ne ato qe do te te them, shpirt! Ti ke qene i vetmi njeri qe kam dashur ne jeten time. Te dua akoma. Nje moment kujtova se ti nuk me doje me dhe u ndjeva e vetme dhe e pafuqishme. Cdo gje e dyshimte qe ka pershkuar jeten time te muajve te fundit, s'ka qene gje tjeter, vecse pasoje e hutimit qe me shkaktoje ndarja jone. Ah, ta dish se sa kam deshiruar te kthehem tek ty gjithe keto kohe, por nuk e dija nese do te me pranoje. Tani erdha dhe bej si te duash, jam ne doren tende."

Ishte e qarte se keto fjale ishin mashtrimi i ri i rradhes. Njeriu i vogel brenda meje po me thoshte perseri te mos e besoja, por ta hidhja ne rruge si nje pleh. E kisha aprovuar ate ze te brendeshem te atij njeriu shpirtvogel, por ne ndryshim nga ai, kisha dashur qe t'i jepja Dones edhe nje shans tjeter, qe ajo te tregonte, se sa e ndyre ishte.
Thone qe i zgjuar eshte ai qe i jep mundesine tjetrit te tregoje se sa budalla eshte. Ne kete rast, fisnik ishte ai qe do t'i jepte mundesine tjetres te tregonte, se sa e ulet ishte. Keshtu kisha vendosur t'ia jepja kete mundesi asaj gruaje qe ishte perseri perballe meje duke pritur me ankth fjalen time. Duke i dhene kete shans asaj, do ta fusja veten dhe ate ne nje oqean te panjohur,ku ne rast rreziku, asgje nuk do te na shpetonte me nga mbytja.
Si i dashuruar i perjetshem me ate grua, shpesh kisha menduar se tashme nuk kishte rrezik qe Dona te behej me e poshter se sa ishte: ajo e kishte arritur fundin e gremines se antivlerave te nje njeriu. Pasketaj ajo vetem mund te permiresonte imazhin e saj ose ne rastin me te keq, te qendronte stabel ne ate mjerim shpirteror me te cilin edhe une isha mesuar tashme.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Nëntor 2006 04:42
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Post

"Bushtra", vazhdimi...

I kisha hedhur doren ne supe dhe i kisha thene:"Rri e qete, se do te dal une per zot. Dua vetem nje gje nga ty: besen tende!"
Po i kerkoja besen te pabeses. Ajo m'a dha perseri dhe une perseri e besova, aq sa mund te besoje dikush qe dikur ia kane thyer kete bese.
Pas pak ndodhi ajo qe pritej: prinderit e saj trokiten ne porten time dhe pas nje ore debatesh dhe kercenimesh, ishin larguar me premtimin se bija e tyre do te martohej me ne fund me mua.
Pas disa diteve nisen procedurat e divorcit te saj dhe me te mbaruar fluturuam bashke me Donen ne nje shtet fqinj, ku une kisha jetuar per shume kohe e ku ca miq te vjeter te mi do te na ndihmonin per ate jete te re qe po fillonim ne ate vend te huaj. Me kish ardhur shume rende kur isha ndare nga nena ime plake dhe nga im bir qe pa, se si i jati, ish larguar sebashku me ate grua qe ai e kish kujtuar per mamin e tij te perjetshem. Kish mbetur perseri vetem.
Anen financiare te udhetimit e mbuloi Dona. Kish shitur Sallonin e saj. Per te paren here e kisha pare te perlotur: ai Sallon kishte qene gjithshka per te. Kishte jetuar aty. Ne ate Sallon i kish lindur dashuria per mua dhe per te tjeret ne vazhdim. Aty ishin gatuar pasionet, flirtet dhe pabesite e saja pa te cilat ajo nuk mund te ishte e lumtur.
E kuptoja perlotjen e saj, ndaj edhe nuk e kisha pyetur. Ishte nga te paktet xheste te sinqerte qe bente ajo femer.
Dona s'kishte jetuar kurre jashte shtetit. E kish ndjere stepjen dhe inferioritetin ndaj te panjohures qe ne momentin qe kishte vene kemben ne avion. Kisha bere ca telefonata paraprake tek miqte e mi te cilet kishin bere gati cdo gje te domosdoshme: na kishin zene nje apartament me qira dhe me kishin premtuar nje vend pune si perkthyes ne nje shtepi botuese. Apartamenti ishte i kompletuar dhe disi i kushtueshem. Por parate qe kishim me vete do te na mjaftonin te jetonim edhe nje vit pa punuar fare.
Dones i kish pelqyer apartamenti sidomos veranda e tij e gjere, qe te lejonte te sodisje tere hapesiren e atij qyteti gjigand. Si cdo grua qe sapo hyn ne nje shtepi te re edhe ajo kish dashur te ndryshonte modelin e dhomave, perdet e cdo gje tjeter qe i kapte mendja. Por kishim qene te lodhur, ndaj e kishim pare me te udhes te benim nje dush te ngrohte e pastaj te flinim. Kishim rreth nje vit pa fjetur bashke. Isha cmesuar me te. Do te mesohesha dot perseri, valle?
Ndersa po lahesha e ndjeja ujin e ngrohte te me shplodhte muskujt e tendosur nga lodhja dhe nga stresi, kisha nisur te mendoja per ate fillim te ri. Po te kishim vullnetin e duhur, me pak tolerance, secili prej nesh mund te behej per tjetrin sic kish qene me pare. Une e doja akoma ate femer dhe fakti qe isha perseri prane saj, e vertetonte me mire kete gje. Edhe zerin njeriut te vogel nuk e kisha degjuar me ato dite.
E cuditshme, por sa shpejt ndodhin nganjehere reaksionet shpirterore. Brenda disa minutave, nen ate uje te ngrohte, ne ate vend te huaj, larg gjithshkaje qe s'doja ta kujtoja me, nisa te perfytyroj e te fantazoj familjen tone te ardhshme. Une dhe Dona, sebashku perseri! Kisha ndjere miresine dhe fisnikerine te rimbushnin shpirtin tim. Ndjeva mall, shume mall per Donen, nje deshire te zjarrte per ta perqafuar dhe marre ne krahet e mi, si dikur.
Lakuriq sic isha dhe pa e mbyllur rubinetin e dushit, isha drejtuar drejt dhomes, ku po qendronte ajo. Doja ta zija ne befasi dhe ta mbuloja me dhjetra puthje, si per ta siguruar, se ja kisha falur te gjitha dhe se, gjithe sa kish ndodhur, kish qene nje enderr e keqe, qe s'do te enderrohej me kurre.

Dhe me te vertete e kisha zene ne befasi.
Me telefonin ne dore duke ju perbetuar dikujt, ndoshta atij qe fare lehte mund ta merrje per evgjit, se e donte dhe s'i pritej sa te vinte dita te takoheshin. Kisha ngrire i teri duke degjuar fjalet vrastare.Nuk mund te pershkruaj ate qe ndjeva ne ato caste. Cdo lloj vdekje do te kish qene me e embel, cdo lloj torture do te me ish dukur mjalte para asaj morie ndjenjash te te gjitha llojeve qe perjetova ne ato caste. Per here te pare, por pergjithmone, ndjeva qe njeriu i vogel edhe zemerkazem qe ndodhej brenda meje, po rritej me shpejtesi te cmendur, duke me zevendesuar pasketaj totalisht.
E kisha rrahur egersisht. E kisha goditur kudo duke zvarrisur nga floket neper ate apartament, ku s'kish qene e thene te strehoheshin dy te lumtur, por dy monstra, secila e paperseritshme ne llojin e vet. Nuk e di se per sa minuta kish vazhduar ajo rrahje bizantine, por ne fund te saj, mbaj mend dy gjera: isha i lodhur per vdekje dhe para kembeve te mija, e shperfytyruar dhe e pergjakur, ndodhej Dona. E dhe mund ta kisha vrare. Nuk kishte dhene shpirt. Nuk kish nxjere fare ze gjate gjithe rrahjes. Edhe ajo qe me habiti, as lote. As edhe nje lot. Nuk dija se c'te beja me te. Evetmja gje qe deshiroja ishte te flija dhe vetem te flija.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Nëntor 2006 04:45
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

"Bushtra", vazhdimi...

Isha zgjuar dikur afer mengjezit. Ajo kish fjetur perdhe e pa levizur, pikerisht ku e kisha lene une, para kembeve te mija. Kisha here nje banje dhe kisha nxituar per ne nje farmaci per te blere mjekimet e nevojshme. E kisha mjekuar me kujdes. Diku kish nevoje per nje qepje: e qepa me gjilpere te zakonshme. Nuk njihej ne fytyre. E enjtur dhe plot hematoma.
Nuk me kish shkaktuar keqardhje ajo pamje e pazakonte. E ngrita ne krahe dhe e hodha mbi krevat. "Do te qendrosh ketu, derisa te permiresohesh, pastaj do te nis per tek prinderit e tu ose per tek cilido mashkull qe do te te dale per zot! Ndyresire! Do te marresh gjithashtu tere parate e tua me vete." Nuk kish folur. Nuk kish levizur. Me kishte veshtruar me vetmin sy te pademtuar, me veshtrimin e saj te zakonshem tere melankoli te pafajshme.

Kisha dale dhe kisha bere nje shopping te vogel ushqimor. Ca gjere per te ngrene ia lashe mbi tavoline. Ne darke dola dhe shkova ne nje bar, ku vite me pare kisha shpenzuar para dhe ore te tera ne komfortin qe i krijon vetes nje i divorcuar. Takova disa fytyra te njohura dhe u dendem ne alkool deri afer mengjezit. Ishte edhe nje e njohura ime qe punonte aty. Kishim patur nje flirt qe kish zgjatur sa zgjat flirti me nje barwoman, dy vjet me pare. Ne nje moment ishim puthur dhe e kisha ftuar te vinte ne shtepine time. Ajo kish pranuar te vinte pa u menduar aspak. Nuk i thashe asgje per situaten time.

Hyme ne apartament dhe u leshuam ne kolltuqet e gjere. U puthem dhe u ferkuam per ca kohe. Me pas, te zhveshur e mes nje dalldie epshi nisem t'i falim njeri-tjetrit ato qe falen ne te tilla momente. Pas kaq kohesh, me ne fund, po kryeja nje akt seksual normal, pa perfytyrimin e Dones, te cilen pothuajse kisha harruar qe ekzistonte. Dikur ish hapur dera dhe pas saj, gjysem ne gjunj, ish dukur fytyra monster e Dones: me gjithe ato manikota dhe hematoma, ajo fytyre do te trembte edhe nje torturues profesionist jo me mikeshen time qe nga profesioni i vertete i saj ishte pianiste.Mikesha ish perpjekur te mbulohej dhe me kish pyetur:"Cila eshte kjo grua?"
"Kjo grua eshte bashkeshortja ime!".
Pas pak mikesha ime ish larguar, duke me lene numrin e telefonit te saj. Dukej sheshit qe ishte tronditur se tepermi nga ajo pamje e pazakonte, por me shume edhe nga pergjigja ime e qete.
Brenda nje jave fytyra e Dones kish nisur t'i afrohej origjinalit. Ate jave e kisha kaluar duke takuar miq e mikesha te vjetra, njerez qe vertete me kishin munguar,. Isha zbavitur me ta bareve dhe diskove deri ne mengjez.

Pas kaq kohesh kisha rikuptuar se, sidoqofte, nganjehere nuk eshte e demshme te kesh shoqeri te zhurmshme dhe spontane. Pije, muzike, zbavitje. Njeri nga miqte me njohu me nje botues qe ish treguar i gatshem per nja dy libra te mijte, te suksesshem ne atdhe.
Me Donen nuk kisha shkembyer as edhe nje veshtrim. I nderroja plaget cdo dite dhe here-here ndjeja doren e saj te me prekte, kur i shkaktoja padashur dhimbje. Kur kthehesha mengjezeve e gjeja duke fjetur, te mbledhur kruspull ne nje cep te krevatit dopjo, si nje femije. Mesa dukej, nuk ngrihej akomanga krevati, ndoshta, nuk deshironte te ngrihej. Une flija ne dhomen tjeter mbi nje kanape te rehateshme.

Nje mengjez kisha nisur te mblidhja rrobat e saja ne nje valixhe. Asaj i kish dale gjumi dhe per here te pare veshtrimet tona ishin kryqezuar. Dallova shqetesim ne syte e saj.

"Ngrihu dhe bej nje dush, se ke nje jave pa lare e ke zene te qelbesh! Vishu dhe.beju gati te nisesh. Po dal te te" pres bileten. Do te ikesh me avionin e darkes."
Kisha dale, kisha marre nje taxi dhe isha nisur drejt nje axhensie fluturimesh ajrore qe kishte ate nate linje per ne atdhe. Me ne fund do ta qerroja ate te keqe nga jeta ime pergjithmone. Nuk me interesonte aspak se c'do te behej me te me pas. Do ta vriste i jati apo do te kthehej ne prostitute? Apo do te rikthehej perseri ne krahet e pothuajse evgjitit i cili sigurisht qe do ta pranonte ate grua pa breke per kurven e tij.

Vetem per nje gje nuk ia kisha friken Dones: qe te vetevritej. Karakteri i saj ishte aq i dobet, saqe nuk ngrihej dot ne nivelin e vetegjyqesise se vrarjes se ndergjegjes. Ajo nuk i njihte ato elemente qe pergatisin truallin e vetevrasjes. Turpi, sedra, vrasjet e ndergjegjes dhe ndjenja e fajit ishin te huaja per natyren e saj.
Pra me se fundi, do te isha i qete. Kisha ftuar per darke perseri mikeshen time dhe kjo gje me eksitonte kur mendoja oret e pasmesnates. Sic dukej kisha shpetuar edhe nga varesia seksuale e Dones. Prania e saj nuk me ngjallte gje tjeter, vecse ndjenjen e hakmarrjes, ndaj edhe doja ta flakja nje ore e me pare nga jeta ime. Kisha bere gjithshka per te dhe nuk me vriste ndergjegja aspak per ate qe mund t'i shkaktoja asaj krijese te pacipe.
Keshtu, kisha hyre ne apartamentin tim. Ajo nuk kish levizur fare nga shtrati. As nuk ishte lare. Permbys me fytyren te ngjeshur pas jastekeve. Mendova se po qante, nje skene e rendomte kurvash, por jo e saj a.
"Ngrihuni, shkelqesia juaj! Avioni juaj po ju pret!", dhe i kisha hedhur mbi koke bileten e udhetimit.
Nuk kish reaguar fare.
"Ngrihu, madame! Perndryshe do te te ngrej une forcerisht!", i kisha folur perseri duke kerkuar ne frigorifer dicka te ftohte per te shuar etjen.
Ishte ngritur. Kish shkuar ne banje, nderkohe qe une kisha vene nje CD ne kompakt dhe duke shijuar pak muzike, i kisha telefonuar mikeshes sime, per t'i kujtuar takimin e mbremjes. Dona ish kthyer ne dhome dhe kish qendruar e palevizur mes krevatit dhe valixhes.
"Mos me qendro ashtu. Shko e lahu, se do te qelbesh avionin e do te te hedhin pa parashute mbi ndonje kazan preherash!"
"Nuk dua te largohem. Te lutem! Me bej c'te duash! Dua te qendroj me ty, te lutem! Atje nuk me pret askush!"

Zeri i saj kish qene i vendosur dhe i plote, pas aq ditesh heshtjeje. E kisha veshtruar ne sy me veshtrimin e ftohte qe kobra i hedh viktimes para se ta gelltise.
"Nuk e kupton qe ti nuk ke me vend prane meje? A e ke menduar qe prania jote ne kete shtepi tashme mund t'i ngjaje sketerres?"

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Nëntor 2006 04:47
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Post

"Bushtra", vazhdimi...

Ajo qenie mashtruese dhe pa ndeshkuar sic e meritonte, kish perdhosur shpirtin tim, pikerisht ate pjese te tij qe falet dhe dhurohet vec nje here ne jete ne menyre te parikthyeshme. Une s'mund te merrja pas shpirtin tim qe ma kish marre pergjithmone ajo laraske vjedhacake. Por mund te beja dicka tjeter. Te shkeputesha per jete nga ai shpirt e te harroja qe kish qene i imi. E me pas, i mbetur pa shpirt, s'do te kishte fuqi ne bote qe te me ndalonte ne hakmarrjen time. I kisha hyre nje rruge pa kthim dhe duhej ta coja deri ne fund.
E kisha pare me ngulm ne sy dhe e kisha pyetur:
"Je e sigurte qe" deshiron te qendrosh prane meje?"
"Po.Jam!"

Pa u menduar me gjate, kisha grisur cope-cope bileten e avionit dhe kisha dale jashte pa folur asnje fjale. Rruges i telefonova mikes time per ta anulluar viziten. Shkova ne nje magazine te njohur veshjesh dhe bleva rroba te ndryshme grash, te brendshme te shumta sexy, kepuce, fustane, si dhe nje kostum per vete.Isha rikthyer ne shtepi dhe qellimisht e kisha rene ziles, edhe pse e kisha celesin ne xhep.
Kish hapur deren dhe kish mbetur disi e habitur nga cantat me te cilat isha ngarkuar.

"Besoj se do te pelqejne. Jane per ty.", i fola pa ia hedhur syte.
"Faleminderit!"

Me beri pershtypje falenderimi i saj, ndaj kisha kthyer koken drejt saj. Kish bere banje dhe ishte mbeshtjelle me nje robdeshamber ngjyre violet dhe neper gishtat i shndrinin tre-kater unaza. Ia hoqa nga gishterinjte, por i
lashe njeren qe ia kisha dhuruar une dikur.
Kisha dale perseri dhe kisha shkuar tek nje i njohuri im argjendar: i kishte marre te gjitha kuridrejt nje shume te kenaqshme parash.

"Zonje e dashur! Me parate e unazave te dashnoreve te tu, sonte do te defrejme. Do te darkojme sebashku buze detit. Ne oren 9 te jesh gati me e bukur se kurre!".

Pastaj kisha rene per gjume.
Lokali ku shkuam ishte nga me te njohurit ne qytet. Ishte kontakti i pare i Dones me ate bote llamburitese qe deri atehere ajo vec e kish enderruar. Kish veshur nje fustan te zi qe e tregonte teper seksi dhe provokuese, edhe pse look-u i fytyres se saj deshmonte per deshperim.
"Buzeqesh, zonje, buzeqesh! Askush ne kete ambjent nuk ka nevoje per turinj te varur!"
Kishim ngrene prodhime deti dhe kishim pire shampanje, te cilen kamarierja gjysem e zhveshur e kish hapur para nesh.
Me pas Dona ish perhumbur ne soditjen e pamjes se mrekullueshme te gjirit te detit,ndersa une i perhumbur ne perhumbjen e saj.
Por kjo kish zgjatur vetem nje cast. Ne mes te lokalit kish nisur striptizen nje bjondine e mrekullueshme. I ngjante cuditerisht Dones. Shume cifte po kercenin rreth saj. Pas pak kisha nisur te flirtoj me nje grua te vetmuar, diku prane nesh.
Sic ndodh rendom ne te tilla ambjente, duke pare indiferencen time ndaj Dones dhe duke e kuptuar qe po flirtoja dike tjeter, nje burre plak, ndoshta shtatedhjetevjecar, kish ndaluar hapat para nesh dhe me kish pyetur nese mund te kercente me zonjen. Me Donen.
"Pyesni vete zonjen.", i thashe ne gjuhen e vendit, duke iu drejtuar pastaj Dones: "Ky djaloshi ketu deshiron te vallezoje me ty!".
Po vallezonin. Duart e plakut po shetisnin ngadale mbi belin dhe vithet e Dones qe qendronte indiferente me veshtrimin te ngulur tek une.Muzika mbaroi dhe plaku e kish shoqeruar Donen drejt meje.
"I fola, por nuk kupton asnje fjale. Eshte shume e kendeshme!".
"Te pelqen te kalosh nje nate me te?", e kisha
pyetur pa hezituar aspak.
"Sa duhet te paguaj, mbase kushton shume?",kish pyetur plaku, duke menduar qe Dona ishte nje prostitute mondane dhe une tutori i saj.
"Asgje! Nje here ne muaj ajo e ben falas!Dhe besoj se i pelqejne pleqte."

Dona e kish ndjekur biseden tone disi e buzeqeshur, duke u perpjekur te tregohej e miresjellshme edhe pse nuk kuptonte asnje fjale. Kisha patur deshire ta kish kuptuar dialogun tone.
"Do te na percjelle ne shtepi me makinen e tij.", ia kisha perkthyer momentalisht esencen e dialogut te ndyre...

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Nëntor 2006 04:49
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Post

"Bushtra", vazhdimi...

Kishim arritur para shtepise. Ndersa po ngjiteshim ne ashensor qe te tre, i shpjegova asaj se ishte zakon miresjelljeje per ta ftuar plakun per nje gote ne shtepine tone.
"S'ka problem.", peshperiti ajo dhe ish mbeshtetur pas supit tim e trullosur nga shampanja, muzika dhe nga ajo rruge mes dritave te cmendura te reklamave te qytetit.
Ishim futur ne sallonin e hijshem dhe plaku ish ulur ne njerin nga kolltuqet. Ndersa Dona po pergatiste pijet, une i sqarova plakut, se ajo qe do te ndodhte, do te behej para syve te mi. "Asnje' problem.", ish pergjigjur ai me syte te mberthyer mbi vithet e Dones qe i nxirrte aq bukur ne pah ai fustan i ngushte. Vura muzike dhe i thashe Dones te vallzonte me mysafirin tone. Pa i shkuar mendja aspak ne idene time diabolike, Dona i ish afruar mysafirit te respketuar dhe me nje xhest e ftoi ne vallezim. Pas pak, trupat e tyre pothuajse ishin puthitur, ndersa plaku sec po i peshperiste ne qafe, rreze veshit Dones qe ndonese nuk kuptonte asnje fjale, buzeqeshte vazhdimisht. Duart e tij i perkedhelnin shpatullat lakuriqe dhe u ulen poshte drejt formave te vitheve, pikerisht sic kishin bere ne lokal.
E kisha ndjekur kete skene qetesisht, ndersa Dona, duke pare se plaku po behej teper kerkues ndaj trupit te saj, kish ndaluar kembet e me kish folur:
"C'behet keshtu? Do te ulem!".
"Ti nuk do te ulesh, por do te vazhdosh te kercesh, shpirt!".

Duke e kuptuar qe une po e shijoja skenen,instikti i saj prej femre te lire e leshoi te teren pa asnje kundershtim, ne duart e mysafirit te eksituar, qe me levizje te embela ia kish zbuluar komplet gjinjte dhe ia kish puthur plot epsh. Pas pak castesh, ata gjendeshin te shtrire lakuriq para kembeve te mia. Dona,
fillimisht, kish qendruar pasive dhe me syte e ngulur drejt meje, sa me urrejtje, aq edhe me proteste.
Duke kuptuar qe ajo qe po ndodhte, ishte nje lloj poshterimi qe i kisha pergatitur une, Dona nisi te me servirte hakmarrjen e saj te vogel: i jepej plakut tere deshire dhe po hapej e tera para organit te erektuar.
Skena kish vazhduar nja dhjete minuta. Pasi ish ngritur, plaku kish pyetur per banjon, ndersa ajo kish vazhduar te qendronte e shtire atje, para kembeve te mia, pa e marre mundimin te fshinte spermen e tij nga shalet dhe leshi i saj.
E kisha shijuar ******himin e saj duke pire uiskin tim me akull dhe ne fund kisha ndjere kenaqesine qe te fal hakmarrja, sado e vonuar qe kish qene. Hakmarrja te rikuperon me shpejtesi te paimagjinueshme te gjitha zhgenjimet dhe fyerjet qe te shkakton toleranca e tepert ndaj dikujt qe te ka borxh shpirtin.

Plaku ishte larguar, ndersa une, qetesisht, kisha filluar t'i recitoja kurves pasazhe nga letra e saj magjike, si per te vene ne pah anen poetike te ndeshkimit. Ajo dukej e deshperuar. E dermuar. Sigurisht jo nga epshi i plakut, por nga vete fati i saj i paparashikueshem nga asnje fallxhor qe tani e tutje.
Vone - vone, kish hyre ne dhomen e saj te gjumit, lakuriq, sic kish dale nga dushi, kish ndezur nje cigare dhe ish ulur perdhe me fytyren e drejtuar nga dera e verandes, e zhytur e tera ne nje perhumbnaje pa emer.
Per hir te se vertetes, edhe une kisha rene ne mendime. Nje cast kisha ndjere lotet te me mbushnin syte dhe nje lemsh me kish bllokuar fytin. Por kjo kish zgjatur vetem nje cast. Kishin qene lotet e fundit te atyre loteve qe kisha derdhur muaj me pare me fytyren te mbeshtetur pas gjoksit te saj, duke iu lutur te kthehej sa nuk ishte vone. Kishin qene lotet e pare dhe te fundit qe derdhja per nje femer. Valle a vlenin me lotet dhe ngasherimi ne nje qenje pa shpirt, sic me kish katandisur ajo grua?

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Nëntor 2006 04:51
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Post

"Bushtra", vazhdimi...

Te nesermen i kisha sjelle ne shtepi nje klient tjeter qe e kisha njohur rastesisht ne nje kafene. Dona i ish bindur pa kushte. Keshtu nisi ajo jete qe kurre s'e kisha besuar, se mund te ndodhte midis dy njerezve, qe vecse nje vit me pare kishin qene per njeri-tjetrin perendi dashurie.
Ajo ishte bere kurva ime dhe une tutori i saj. Nje kurve e bindur qe nuk kishte kundershtuar as kur nje nate i kisha dhuruar dy zezake, nga me te shemtuarit, qe e kishin trajtuar si te ishte kryeputana e nje bordelli lufte shetites. Dhe une, si nje tutor shembullor nuk i hidhja as syte, lere pastaj per te prekur me dore qe as behej fjale.
Gjate dites jeta vazhdonte me te tjera parametra. Dilja per te pire kafene time te mengjezit, lexoja gazetat letrare, bridhja lart e poshte neper takime me botuesit, madje me njerin prej tyre kisha nenshkruar edhe nje kontrate. Duhej te shkruaja dy romane brenda vitit, kundrejt nje shume te majme, gjysmat e te cilave i kisha marre paradhenie.
Dona zgjohej zakonisht aty rreth mesdites. Dilte jashte fare pak, per ndojne pazar te domosdoshem ushqimesh. Nuk kish arritur te mesonte as edhe nje fjale nga gjuha e veshtire e atij vendi te huaj, qe mesa dukej ajo e urrente. Telefonin e kishte ne dispozicion dhe here-here fliste me te bijen dhe me prinderit, qe vazhdimisht i siguronte qe jetonte e lumtur perkrah meje dhe se se shpejti do ta merrte edhe te bijen prane vetes. Sapo ulej receptori shperthente ne lote, me denesa qe me benin te mos ndjehesha mire, sepse ne fund te fundit, kurva ishte dhe vazhdonte te mbetej nene.
Dikur i pata thene: "Gabimisht je bere bashkeshorte, mendjelehtesisht je bere nene dhe instiktivisht do te perfundosh kurve!". A kisha gabuar ne percaktimin tim?

Kish kaluar plot nje muaj. Gjate kesaj kohe Dona kish patur edhe nja dhjete kliente te tjere te moshave, racave dhe ngjyrave te ndryshme. Madje edhe sadomasokiste me pervoje qe e kishin rrahur dhe djegur me qiri te nxehte, ne pritje te ekstazes. Dhe te gjitha para syve te mi. Objekti i te gjitheve me miratimin tim te plote. Ky ishte thelbi i ndeshkimit.
Tashme klientet paguanin. Kish qene ideja ime, ne menyre qe Dona te ndjehej jo vetem kurve, por edhe prostitute.
A nuk ish ******hyer me mjekroshin tullac thjeshte per te perfituar prej tij mallra falas? Parate qe fitonte tani ishin shume me teper e me me vlere se nje shampo. I kisha hapur nje llogari bankare, ku depozitoja vetem ato para. Parate e trupit dhe te turpit!
Dona kish nisur ta shfaqte hapur poshterimin qe ndjente para klienteve dhe parave te tyre. Madje edhe menyra e pageses ishte poshteruese: paguanin per puthjet, paguanin per gjoksin, paguanin per vrimen e saj. Per kete qellim kisha vene ne nje qoshe te sallonit nje kapele te vjeter te nje klienti pensionist, ku mblidheshin fitimet e nates!
I vetmi njeri qe nuk bente seks me te ish une. Shpesh sillja mikeshat e mia te vjetra e te reja ne shtepi dhe atehere rolet ndrroheshin: ajo qendronte ulur ne kolltukun perballe dhe ne kanape une demonstroja artin e te berit dashuri. Dona ngrihej dhe ikte ne dhomen e saj, pikerisht kur une nisja te demonstroja me shume sec duhej.

Dhoma e saj ishte vertet e saja. Kurre nuk hyja ne ate dhome pa trokitur. Cdo njeri ka nevoje per nje vend qe t'i perkase vetem atij. E kish kthyer ate dhome ne nje ambjent teper te ngrohte. Nje dhome qe te kujtonte familjen, ne ate apartament ku vetem per familje nuk behej fjale. Kudo mbi mure, rafte dhe komodina ishin vene foto te sajat, te miat, te femijeve tane. Ne nje kornize te argjendte qe une e njihja mire ishte vene kujtimi me i embel dhe me i hidhur i dashurise sone, trendafili i saj i thare. Ne menyre kuptimplote, ne krevatin dopjo, ne komodinen qe ndodhej ne anen ku flinte ajo, kish vene foton time dhe te tim biri, nga ana tjeter, nga ana "ime" kish vene foton e saj dhe te vogelushes me sy te shkruar. Une nuk isha shtrire kurre mbi ate pjese te krevatit dhe kurre nuk e kisha mbeshtetur koken ne ate jastek qe shpesh dora e Dones e prekte si te perkedhelte dicka te dashur. Komunikimi midis nesh ishte teper formal: flisnim, por kurre s'bisedonim. Madje as per femijet tane te pafajshem, te vetmet krijesa te pafajshme qe kishin lidhje me dy monstrat tona.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Nëntor 2006 04:53
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Post

"Bushtra", vazhdimi...

Dones nuk i kishin pelqyer kurre diskutimet dhe dialogu. Kete gje e kisha vene re qe ne takimet e dikurshme ne folene tone. Edhe kur dashuria jone ishte tronditur, ajo nuk e kish pare te udhes te diskutonim per ate gje. As kur me braktisi, as kur me tradhtoi. As kur me poshteroi per muaj me rradhe. As kur u rikthye.
Ne kurre nuk ishim ndare, sic ndahet nje cift: dikush sqaron arsyet e largimit te tij dhe tjetri perpiqet te kuptoje. E pse jo, si miq. Nuk ekzistonte nje nate e tille ndarjeje, ku Dona te me kish thene lamtumiren e vet dhe arsyet e verteta qe e shtynin per te ndermarre kete hap. Perkundrazi ekzistonin me dhjetra nete qe ajo me kish tradhetuar dhe me qindra dite qe ajo me ish betuar se qe "e imja".
Here here, kur ishim te lire, e merrja shetitje. Kisha blere nje makine me parate e paradhenies dhe kisha mundesi ta shetisja ku te deshironim. Per t'i krijuar variacion e kisha regjistruar ne nje kurs privat te gjuhes vendase, qe ajo e kish fekuentuar pa deshire, derisa e braktisi fare,
Garderobes se saj nuk i mungonte asgje. Vazhdonte te ishte e bukur, por nje bukuri melankolike qe vriste. Buzeqeshja ishte arratisur pergjithmone nga ajo fytyre qe thjeshte rrezatonte bukuri, sic reflekton pasqyra driten e diellit.

Sidoqofte, ne jete, ne cilendo jete, vjen nje moment kur njeriu bie ne mendime me shume se heret e tjera dhe ne heshtje degjon mermerimat e pengjeve te shpirtit te vet. Cpo behej me jeten tone? Me te Dones?
Nje dite e kisha ndjere qe hakmarrja ime ndaj Dones nuk kish me kuptim: Ajo ishte ndjere kurve dhe prostitute per nje muaj rresht. I ishte neveritur cdo lloj marredhenie qe e kish lidhur me klientelen e saj te rastit. Kete e kisha kuptuar nje dite, ndersa kisha hyre ne dhomen e saj pa trokitur. Po merrte pluhurat. E zene ne befasi, ish kthyer nga une dhe cuditerisht me kish buzeqeshur. E kisha ndjere perseri qe e doja shume dhe nuk kisha ndjere zerin e njeriut te vogel brenda meje te me pengonte nga ajo ndjesi fisnike.
Kur nje kurve fillon e mendon per te krijuar familje, do te thote qe shpirterisht ka pushuar se qeni kurve. Keshtu thuhet teorikisht te pakten.
Per here te pare pas kaq kohesh doja t'i hidhesha ne qafe e te beja dashuri me te. Ta perkedhelja e ta puthja kudo ate fytyre, sidomos syte e brengosur e melankolike, cuditerisht te pafajshem: Edhe kur me kish thene genjeshtrat me te pacipa, veshtrimi i atyre syve nuk e kish humbur pafajsine. Ndoshta kish qene pafajesia e nje femije fajtor. Dicka e ngjashme me fjalen "padashur" qe e degjojme aq shpesh nga femijet. E kisha besuar ate pafajesi edhe kur ishte bere pafajesi fajtore.
Isha permbajtur dhe nuk e kisha puthur. Kisha marre edhe une nje lecke dhe kisha nisur te marr pluhurat nga fotoja ime dhe e tim biri. "I kam pastruar une ato! Pastro keto te tjerat!" dhe me kish zgjatur fotografine e saj dhe te se bijes syshkruar.
Ishin dy fotot qe me pelqenin me shume dhe ajo e dinte kete gje. Ishin bere ne kohen kur vertete me dashuronte dhe tani ishte e pamundur te mos sillja nder mend ate kohe. I kisha hedhur nje veshtrim Dones dhe me ish dukur njesoj si ne fotografl. I kish rregulluar dhe Iyer floket njesoj si atehere. Te njejtin make-up, te njejtin buzekuq. Nuk ishte truk djallezor. Besova se nuk e kish bere per te me impresionuar mua, por se kish dashur te ndjehej si atehere, pavaresisht nese une do ta kuptoja kete gje apo jo.
Sidoqofte, nuk e kisha prekur me dore. Ajo kish rene per gjume, ndersa une kisha kundruar nga veranda nje cift qe po rrokulliseshin mbi jeshillekun e viles perballe: ishin te rinj, e sic dukej, te dashuruar.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Nëntor 2006 04:55
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Post

"Bushtra", vazhdimi...

Ndjehesha teper i lodhur. Ajo lidhje acide plot dyshime, tradhetira e poshterime me kishte marre te gjitha energjite. Mbi te gjitha me kish lodhur lufta qe zhvilloja gdo dite me njeriun e vogel brenda meje. Vetem per nje
gje nuk isha lodhur kurre: se dashuruari Donen. Edhe njeriu i vogel, ashtu si dhe une, e dashuronte ate grua, por ne ndryshim nga une, ai kish qene i zoti edhe ta urrente, edhe ta poshteronte me te njejten force.
Por cila ishte kjo Done tani? Nje grua per te cilen askush ne kete bote, vec meje, nuk kishte dijeni qe ekzistonte. Nje grua qe e njihja vetem une. Ndoshta krijimi im, po aq sa isha edhe une i saji.
"Ti je i vetmi njeri ne bote qe me ke kuptuar gjithmone!", i pelqente te me thoshte dikur.
A kish mbetur gje pa bere une dhe Dona? A kish mbetur poshtersi pa ia bere njeri-tjetrit? Ne qe dikur falnim vec dashuri? Me ato peripeci qe kish kaluar lidhja jone, tani qe ndodheshim bashke, por jo te bashkuar, ne ate apartament, nuk mund te kishim zili as dashnoret, as kurvat e as maskarenjte. I kishim tej kaluar qe te gjithe. Vetem nje gje nuk kishim provuar bashke:martesen.
Po te donte, Dona mund te largohej nga une ne cdo cast. Edhe kur e bera kurven time. Edhe kur e bera prostitute. Gjithmone kish qene e lire te largohej se bashku me parate e saj, qe nuk ishin pak. Mund te ishte larguar nga une per te ndertuar jeten e vet ku te deshironte: ishte akoma e re, terheqese dhe
ekonomikisht e pavarur. Aq me shume ne ate vend te huaj ku askush nuk dinte dhe as qe donte te dinte per te shkuaren e saj.
I kisha ofruar edhe njohje me persona qe vertet mund ta merrnin per grua, por ajo kish rrefuzuar ne heshtje duke me hedhur cdo here nje veshtrim te mbushur me mllef dhe zemerim.

Dona nuk ish ndare nga une dhe as qe mund te ndahej ndonjehere. Ndoshta ishte lidhja midis xhelatit dhe viktimes, ndoshta midis gardianit dhe te burgosurit. Jeta e saj vertet ishte kthyer ne burg, por dera e qelise se saj
kish qene gjithmone e hapur. Mund te ish arratisur e te kishte fituar serish lirine e re, pa patur me frike nga hakmarrja dhe ndeshkimi im. Por ajo kish preferuar te qendronte e bindur dhe e nenshtruar, pa u ankuar asnjehere.
Ky fakt me zhyste ne mendime.

Ate nate darkuam jashte. Me pas shkuam ne nje pianobar. Ne ndryshim nga heret e tjera, isha ulur jo perballe saj, por ne krah, fare afer. Ne nje moment isha ngritur nga vendi dhe i kisha kerkuar pianistit te luante nje pjese qe i pelqente Dones.
Me te filluar notat e para te asaj pjese sentimentale, Dona kish kthyer nga une syte e saj ne nje menyre te tille qe me bente te besoja qe vertete ajo mund te ndryshonte, po te donte, jeten e saj dhe timen. I kisha hedhur doren ne qafe, i kisha perkedhelur floket dhe ajo kish veshtruar turbullimin e befte te syve te mi. E kisha ftuar ne vallezim.
Kurre nuk kishim vallezuar bashke. Kishim kercyer te heshtur, si dy te panjohur qe e ndjejne qe do te behen dashnore.
- Si quheni?
- Dona!
- A e dini qe jeni femer terheqese?
- Oh, faleminderit!
- E martuar jeni?
- Jo! Edivorcuar.
- A ka patur shume te ftuar ne martesen tende te pare?
- Pak, shume pak.
- Ne te dyten do te kete me pak.
- Sa pak?
- Vetem ne te dy!


Gjate gjithe dialogut Dona kish kujtuar se ishte ndonje trill i imi per te krijuar pak atmosfere ne ate mbremje, por fjalet "vetem ne te dy" e kishin bere te ndalonte hapat dhe te me thoshte me ze te larte mu ne mes te pistes: "Vertet?"
Nuk i isha pergjigjur, por e kisha puthur ne buzet e plota, ne fillim lehte e pastaj, kur kishim ndjere ate perqafim krahesh te lodhur nga pritja e gjate, puthja ishte shnderruar ne ate puthje qe dikur i falnim njeri tjetrit ne folene e vetme te dashurise sone. Per here te pare kisha pare qe syte e saj te perloteshin dhe denesa te dridhte te gjithe qenjen e saj. Per here te pare, shkaku i loteve te saj isha une. Une s'para i besoja lotet e grave, por ato lote i kisha besuar sepse ishin te Done. A nuk duhen besuar te paret lote qe derdh nje femer per ty ?

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Nëntor 2006 06:24
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Post

Vazhdimi i romanit me titull" Bushtra"...

Ate nate kishim fjetur se bashku, per here te pare mbi ate krevat dopjo te dhomes se saj. Kishim bere dashuri te llahtarshme dhe pastaj nuk kishim fjetur, por kishin qendruar te perqafuar, secili i zhytur ne mendime. Dukej sikur nuk donim te vinte mengjezi, jo se do te na shkepuste nga ai perqafim i lakuriqte, por sepse akoma ishim te pasigurte per ate qe do te ndodhte me pas ne jeten tone.
Pasiguria qendronte ne ate qe ne nuk e dinim, nese ajo qe po benim ishte vertete e mundeshme dhe e perseritshme ne cdo dite te se ardhmes sone, ndoshta, te perbashket.
Jeten tone nisen ta mbushin ato gjera qe e bejne jeten e nje cifti ne mos te lumtur, te kenaqur. Nuk lija rast pa i lene te kuptoje qe ajo e kish rifituar besimin tim, qe ta shkepusja nga ajo mungese e buzeqeshjes.

Dhe buzeqeshja u kthye ne fytyren e saj, kur nje dite, krejt shpenguar, e kisha njoftruar qe te henen qe vinte do te martoheshim. Kisha zgjedhur pikerisht diten e hene, sepse e hene kish qene edhe ajo dite e pare e lidhjes sone acide.
"Sic e shikon, aciditeti na hengri shume gjera, por jo diten e hene, zemer!"
Po e therrisja perseri "zemer" dhe e kuptoja qe e thoja ate fjale pa u ndjere keq dhe pa sforcim.

Martesen do ta benim ne nje ishull te vogel, ku do te kalonim edhe muajin e
mjaltit. Keshtu, erdhi ajo e hene e shumepritur nga te dy. I kisha blere ate fustan te bardhe nuserie qe kish zgjedhur vete. Paketuam bagazhet dhe morem tragetin e te dieles pasdite. Dona kish marre me vete fotot e femijeve dhe trendafilin e thare.

Hoteli ku qendruam ishte nje ndertese e drunjte, ndoshta e vetmja gje e drunjte ne ate ishull ku gjithshka ishte prej guri te bardhe. Dhoma jone dukej si nje ballkon mbi det. Pamja mahnitese e atij deti te mrekullueshem, behej me e besueshme kur pulebardhat fluturonin aq afer kokave tona, sa qe po te zgjasnim duart edhe mund t'i kapnim. Por nuk i kishim kapur: kishim kapur njeri-tjetrin dhe ishim puthur tere epsh dhe deshire, per te perfunduar perseri mbi shtrat ne nje puthitje totale qe e provojne vetem ata qe dine te rikthehen nga parajsat ku dikur i perzune.

Ishte mengjezi i se henes.
"Do te ngrihemi, shpirt? Do te vonohemi.", kish folur Dona duke u shtriqur.
"Ke frike se nuk do te martohemi dot?", e kisha ngacmuar une, ndersa e perkedhelja ne gjinjte e bute e te dirsur.
Me fustanin e nuserise, Dona dukej nusja me e bukur ne bote. E vetmja gje shqetesuese ishte ajo melankoli e pafajshme e syve te saj. Nuk ishte melankolia e zakonshme dhe shpesh fallco e nuseve tradicionale. Ishte melankolia e Dones.
Dikur me kish bere pershtypje te vecante nje fotografi e saj: e veshur me fustan nuserie, hipur me kembe mbi nje kolltuk, me duart e ngritura lart, si te kish dashur te prekte nje lumturi inekzistente dhe me koken e bukur, disi te anuar prapa e me nje veshtrim qe i jepte pamjen e gruas fatale. Nje Dona fatale. Ne ato caste te dikurshme kisha menduar qe Dona do te kishte nje fund tragjik. Me ish dukur ne ate fotografi si yjet e kinemase pa ze, shumica e te cilave e kishin mbyllur jeten e tyre te re ose ne cmendina, ose ishin vetevrare nga overdose qetesuesish.
Por tani Dona ishte me mua dhe asgje s'mund ta bente te palumtur jeten e saj, vec vdekjes. Ishim BASHKE me ne fund dhe ajo qendronte ne te njejten poze para meje, jo me si ne foto, por e vertete. Nuk e shikoja fatalitet ne ate pozim, por vetem nje lloj gezimi te lodhur, te lodhur nga vete vonesa e ardhjes setij.

Martesen e beme ne nje zyre te ishullit, ku nepuneset ishin te veshura me rroba banje dhe me nje pelhure te holle vitheve. Kjo gje e kish bere Donen te qeshte me gjithe zemer. Dy deshmitaret qe firmosen ate bashkim tonin ishin, mesa dukej, dashnoret e nepuneseve. Njerit prej tyre i dhashe kameren time qe te fiksonte ate fast solemn. U puthem dhe i vume unazat ne gisht njeri-tjetrit.

Ishim larguar dhe kishim hyre ne makinen tone, sediljet e pasme te se ciles ishin mbushur plot me lule dhe dhurata surpriza qe i kisha pergatitur per Donen, qe pa mberritur ne ate ishull. Kisha hapur nje shishe shampanje dhe brenda disa casteve ishim bere qull nga shkuma, ndersa fytyra e saj ishte tjetersuar: rimeli dhe make-up-i te perzjere me shampanje kishin krijuar imazhe futuriste ala Dali. Kishim qeshur me lote duke pare fytyrat tona.
Si dikur.
Sa shume gjera po beheshin perseri si dikur! Qeshjet, buzeqeshjet, shakate, madje edhe zenkat e vogla te dashnoreve. Rruges per ne hotel ishim grindur. Shkaku: Perse veshtrimi im ishte perqendruar me shume sec duhej mbi gjoksin e hedhur te njeres nga nepuneset, ndersa ajo po firmoste. Skena te kendeshme xhelozie te kadifte qe Dona dikur m'i dhuronte me shumice e qe mua me kishin lumturuar, si deshmi te vemendjes qe ajo tregonte per mua.

Kishim hyre ne dhome dhe ishim zhveshur. Dona me kish treguar me gisht nje gji te vogel shkembor, nja peseqind metra me tutje.
"Atje dua ta bejme per te paren here si te martuar!", me kish peshperitur ne vesh duke me hedhur nje shikim ku vendin e melankolise e kish zene, per here te pare, dicka tjeter, dicka tjeter e ngjashme me triumfin.
U nisem ne kembe duke ndjekur nje monopat te ngushte e duke u kacavjerre neper shkembinjte e lagur.
Gjiri shkembor ishte vertete i mrekullueshem. Aty prane ndodhej edhe nje varke e vjeter peshkimi, prane se ciles nje peshkatar me i vjeter se varka, po rregullonte rrjeten e tij te grisur.
Ishim shtrire ne pritj e te largimit te peshkatarit kocke e lekure, qe mesa dukej ishte teper i zene me rrjeten e tij, sepse nuk i ish pergjigjur pershendetjes sime.
Mesa dukej prania jone kish shqetesuar vetem nje turme pulebardhash qe na kish liruar shkembin ku po qendronim te shtrire. Ishim puthur ca caste dhe duke pare qe plaku i thate vazhdonte ritualin e tij shekullor, isha cuar dhe isha kredhur ne ujerat joshese te detit. Dona nuk dinte te notonte. Kisha notuar nje cope here te mire, kur kisha degjuar zerin e Dones. Isha kthyer dhe kisha veshtruar drejt bregut. Dona ish ngritur ne kembe dhe kish hequr plotesisht rrobat e banjes qe po i tundete ne ajer.
Nga larg dalloheshin koka e saj bjonde, gjinjte dhe tufa e zeze ne qender te trupit. Nuk e dija se cfare kishte ne mendje, por, duke besuar se ishte ndonje trill lumturie, edhe une i kisha hequr mbathjet e mia dhe i kisha valvitur ne ajer duke leshuar klithma prej nje njeriu te cmendur nga lumturia. Por sa me shume i afrohesha bregut, aq me shume figura lakuriqe e Dones i afrohej plakut.
"O zot, c'po ben e cmendura!?"

Kishte rene ne gjunje para plakut dhe kish nisur t'i zberthente pantallonat. Ai kish kundershtuar, por me pas ish bindur duarve te saja.
Kisha notuar me shpejtesi dhe kisha uluritur emrin e saj. Kur dola ne breg ajo ish shtrire e kenaqur dhe me duar po pastronte spermen nga buzet e veta.
Nuk e di se c'pamje kish treguar fytyra ime, por mbaj mend qe e saja ishte e qete dhe e paqte, thua se s'kish ndodhur asgje.
"Ishte e vetmja gje qe s'e kisha bere: Te te tradhetoja duke qene bashkeshortja jote kurve! Sa e kam pritur kete cast! Dhe sic e pe, kete rradhe klientin e pare e zgjodha vete. Mos do te me mbysesh?" dhe kish qeshur si e cmendur, duke u zhgerryer para kembeve te mia.
"Tani eshte rradha jote, burri im! Eja me cvirgjero!" dhe duke qeshur frikshem kish zgjatur duart dhe buzet drejt organit tim.
E kisha shtrenguar ate koke me duart e mija dhe e kisha veshtruar ne sy, thelle, shume me thelle se melankolia e saj. Atje thelle syve te saj s'kisha dalluar me asgje. E kisha shtrenguar ne fyt dhe kisha mbytur. Nuk kish bere as gek, as mek. Madje asnje tentative instiktive per vetmbrojtje. Me kish lene ta mbysja e bindur dhe e qete. Kish sponzorizuar vete vdekjen e saj me ate leshim total te qenjes se saj ne duart e mia.

Peshkatari plak, i tronditur nga ajo qe ndodhi dhe i llahtarisur nga ideja se mund ta mbysja edhe ate, ish perpjekur te me shpjegonte me gjysma fjalesh qe ajo i kish shkuar vete, qe ai kish kundershtuar dhe qe se fundi, kish menduar se ajo gje po ndodhte me miratimin tim.
Nuk kisha reaguar fare. Ai kishte te drejte. Ne ata ishuj te vetmuar, shpesh turistet nordike u mundesonin grave te tyre seks me vendasit, si nje dhurate qe askush ne bote nuk do ta mesonte kurre, nje dhurate qe ndoshta ua kishin premtuar grave te tyre atje, ne veriun e tyre te ftohte e te larget.
Kisha mbledhur rrobat dhe isha drejtuar i qete per ne hotel. Me pas per ne stacionin e policise se ishullit.

Me vone, disa jave me vone, nje avion kish ekstraduar ne atdhe mua dhe kufomen e Dones. Per mirembajtjen e kufomes se saj dhe per proceduren e ekstradimit ishin perdorur parate e llogarise se saj bankare, parate e trupit dhe te turpit te saj. Dhuratat e mia kishin mbetur te pahapura ne hotel.
Po keshtu edhe trendafili i thare.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Nëntor 2006 06:26
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Post

Fundi i romanit "Bushtra"...

EPILOGU

Prej disa vitesh vuaj denimin e perjetshem ne kete qeli. Nderkohe, Dona do te jete tretur teresisht atje ku nuk mund te me tradhetoje me, atje ku nuk mund te me premtoje perseri te neserme te parajsta. Nuk e di nese varri i saj eshte i mermerte dhe se cfare fotografie te saj kane vene aty. Nuk e di nese, lulet e saja te preferuara, trendafilat, e rrethojne ate vend te shenjte. Midis ca sendeve te pakta, kam me vete edhe letren e saj dhe nje fotografi qe e kam vene mbi dere. Eshte e vetmja krijese njerezore qe shikoj kaq vjet. Eshte syri magjik nga i cili shikoj Donen. Nje Done qe edhe pse aq afer portes, nuk arrin kurre ta hape ate. Shpesh mendoj se kur e mbyta ate grua, ajo ishte e vdekur. Ndoshta vertet kish vdekur shume kohe' me pare.
Kur mund te kishte vdekur Dona? Valle, ate mbremje Janari, vite me pare, kur me kish derguar ate leter te mrekullueshme? Apo ne rinine e saj te larget, kur enderra e vetme kish qene ai fustan i bardhe nuserie? Une e kisha gjetur melankoline ne ate sy. Nuk kisha mundur ta hiqja. Po perse e kisha vrare, kur ishte e vdekur?
Po te mos e kisha dashur, nuk do ta vrisja, por do ta lija te rronte si nje kufome e pavarrosur. Vertete nuk munda t'i rikthej jeten, por, sidoqofte, i dhurova nje varr. Jo ate te mermertin. Ate tjetrin. Te trendafiltin.

Thone qe hakmarrja eshte si nje pjate supe qe hahet e ftohte. Pas kaq vitesh ne kete qeli, nuk i kam dhene kurre te drejte kesaj thenje. Historia ime dhe e Dones me bindi qe hakmarrja eshte, ndonjehere, po aq njerezore, sa edhe dashuria, tradhetia dhe genjeshtra.
Njeriu i zakonshem di te fale, kur i kerkojne te falur. Njeriu fisnik fal edhe pa i kerkuar te falur. Por ata qe pretendojne qe kane falur dike qe ne menyre te vazhdueshme ua perdhosi BESEN dhe DASHURINE, genjejne!
GENJEJNE OSE NUK KANE DASHURUAR KURRE!


Tashme jetoj mes kujtimeve te nje kohe te paperseritshme. Ato nuk mund te me zhgenjejne, sepse prej tyre nuk pres me asgje.

EPILOGU I EPILOGUT

Ti femer qe rrezikon cdo cast te gjesh vetveten ne rreshtat e ketij libri mos harro: nuk behesh kurve kur tradheton martesen tende te palumtur por dike qe e dashuron dhe e quan "i dashuri im". E tille behesh kur tradheton edhe te dashurin tend per nje kalimtar te rastit ne jeten tende. E tille behesh kur premton parajsen dhe fal ferrin, kur shpirtin e kthen ne nje maske qe e ndrron sa here qe perpara teje shfaqet nje mashkull i ri.
E tille behesh kur nis e mendon se lotet e vogelushes se pafajshme qe cdo cast rrezikon te mbetet jetime, jane me te pavlere se nje sperkatje sperme skutave te erreta nga i panjohuri i rradhes.
Ndonese akoma nuk eshte deshifruar ajo force qe" e kthen gruan ne putane, nje gje eshte e qarte:
Ajo force nuk lind nga engjejt apo nga ato gra qe qofte edhe nje here te vetme ne jeten e tyre, rane ne mendime me shume se zakonisht, kur femija i vetmuar i pyeti:
"Perse u vonove sonte perseri, mami?"

FUND

Vlore, Qershor - Korrik, 2001.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Nëntor 2006 06:32
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:16 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > " Bushtra", nga Artan Gjyzel Hasani(Roman)

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.