Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Grupet mafioze shqiptare
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

LoL, ti mund mos besosh po nuk lexoj gazeta. Interesohem here pas here si shkojne punet ne shqiperi dhe shof lajmet ne TV. Prandaj jam i informuar mbi punet italiane :p

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Mars 2007 19:29
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

SHQIPTARJA, KREU I RRJETIT TE DROGES NE SHBA

Ermira Hatija, ekstazi e klandestinë me skafe në Miçigan
Kjo shqiptare ndodhet në krye të listës së personave të kërkuar në distriktin e Miçiganit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas saj në listën e “personave të rrezikshëm” renditen dhjetëra persona të akuzuar për krime nga më të rëndat. Ermira Hatija, 22- vjeçarja me origjinë nga Shqipëria akuzohet nga Prokuroria e Miçiganit në Shtetet e Bashkuara si drejtuese e një rrjeti të fuqishëm kriminal që merret jo vetëm me trafikimin e njerëzve, por edhe me transport dhe shitje të lëndës ekstazi. Autoritetet amerikane e kanë cilësuar 22-vjeçaren shqiptare si drejtuese të bandës ndërkombëtare me shtrirje deri në Kanada. Për këtë shkak, Ermira Hatija ndodhet në krye të listës së personave të akuzuar nga Prokuroria e Miçiganit edhe pse është arrestuar tashmë prej gati një viti. Në skajin e fotografisë së saj, policia ka shënuar me shkronja të dukshme “shumë e kërkuar”.

Personazhi

Vajza me origjinë nga Shqipëria, e cila akuzohet për trafik ndërkombëtar njerëzish dhe narkotikësh është emigrante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas hetimeve, ajo ka më shumë se 13 vjet që është vendosur në SHBA ku më pas përmes lidhjeve të caktuara ka ndërtuar veprimtarinë kriminale. Në momentin e arrestimit të shqiptares 22-vjeçare, policia i ka sekuestruar asaj 14 mijë tableta ekstazi. Sasia e lëndës narkotike ishte trafikuar nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara përmes një rrjeti kriminal të mirëorganizuar. I gjithë grupi që vepron edhe në SHBA dhe në Kanada dyshohet se përbëhet nga njerëz të bindur të vajzës, e cila tashmë ka edhe një fëmijë. Pasardhësi i saj është një djalë, tha policia duke theksuar se Ermira Hatija, ka qenë në vendin e parë të listës së personave më të kërkuar nga autoritetet e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara. Mësohet se në vitin 2003 policia kishte rënë në gjurmët e vajzës së kërkuar, por nuk kishte arritur ta arrestonte për shkak të mungesës së provave. Më pas, Ermira u arrestua në një hotel pas një përplasjeje të armatosur mes grupit të saj kriminal dhe babait të klandestinit shqiptar, i cili nuk pranoi të paguante 3 mijë dollarët e rrugës liqenore, pasi djali i kishte vdekur pas rënies nga skafi që drejtohej nga një trafikant.

Skafet në SHBA
Grupi kriminal ku bënte pjesë Ermira Hatija mund të cilësohet si përçuesi në Shtetet e Bashkuara i fenomenit të veprimtarisë kriminale shqiptare, transportimit të klandestinëve me skaf. Duke përfituar nga pozicioni gjeografik i Miçiganit në kufi ujor me Kanadanë, një grup shqiptarësh mes të cilëve edhe Ermira Hatija kishin filluar të transportonin nga Kanadaja në SHBA përmes skafeve klandestinët e paligjshëm. I gjithë rrjeti i trafikut është zbuluar, pasi një klandestin shqiptar që po lëvizte me motor uji u mbyt teksa po përpiqej të hynte në SHBA. Viktima quhej Shkëlqim Harizi, ndërsa nëna e tij që e shoqëronte gjatë tentativës për të kaluar liqenin, quhej Fadile. re.kr

..........................................................

Skafeve ne Shqiperi ju a pame hairin , tani dhe ne Amerike.Po ama me Ameriken sbehet shaka dhe keto vajza qe dalin jashte kontrollit  i kap me presh ne dore. E shum e shume te tjere?//

Pershendetje

 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Mars 2007 19:59
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sarandaebukur Kliko këtu për të kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sarandaebukur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Nuk e baj per replike por desha te di se sa e vertete eshte ky informacion pra nga eshte marre e para dhe e dyta kam nja dy pyetje:
Pron e kujt ishin tabletat.
çlidhje ka Shqiperia me nje vajze qe sa iku nga Shqiperia ishte femi 9 vjece e u rrit ne Amerike femijrai adoloshenca dashuria e pastaj kopobanda.
pastaj dyshohet pra asgje nuk eshte akoma e vertetuar apo jo.
Po femija i saj ç'hyn trashegimtari i grupit po sa vjeç eshte ky kriminel 5 apo 6 vjeç...
nuk e di...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Mars 2007 22:32
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

eeeeheeheheyyyyyy.....film me shpata...

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Mars 2007 23:05
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ari. Kliko këtu për të kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ari.'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ari. Shto Ari. në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ari. në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Se kuptova kete pyetjen...

C'pune ka Shqiperia me dike qe iku 9 vjec ne Amerike?

Po mire xhanem, c'pune ka Shqiperia qe dekoroi ate shqiptarin qe vdiq ne Irak si ushtar amerikan? C'pune kishte Moisiu qe vrapoi ti vere medaljen ne gjoks nje ushtari amerikan me origjine shqiptare? Apo kur na do prapanica rrahim gjoksin, ndersa kur prodhojme kriminele s'kemi pune.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Mars 2007 23:35
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Puntor i dashur, eshte mar nga gazeta Panorama dt- 27- Mars.

shiko dhe tek www.usmarshals.gov

E saper ju Ari eshte film me skafa e jo me shpata

Pershendetje nga NEW-JORKU

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Mars 2007 23:36
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sarandaebukur Kliko këtu për të kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sarandaebukur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Re: Se kuptova kete pyetjen...

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
C'pune ka Shqiperia me dike qe iku 9 vjec ne Amerike?

Po mire xhanem, c'pune ka Shqiperia qe dekoroi ate shqiptarin qe vdiq ne Irak si ushtar amerikan? C'pune kishte Moisiu qe vrapoi ti vere medaljen ne gjoks nje ushtari amerikan me origjine shqiptare? Apo kur na do prapanica rrahim gjoksin, ndersa kur prodhojme kriminele s'kemi pune.



ok barazim.
edhe heroj edhe kriminele.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Mars 2007 23:42
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Fajtor

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
C'pune ka Shqiperia me dike qe iku 9 vjec ne Amerike?

Po mire xhanem, c'pune ka Shqiperia qe dekoroi ate shqiptarin qe vdiq ne Irak si ushtar amerikan? C'pune kishte Moisiu qe vrapoi ti vere medaljen ne gjoks nje ushtari amerikan me origjine shqiptare? Apo kur na do prapanica rrahim gjoksin, ndersa kur prodhojme kriminele s'kemi pune.



Cdo shtet ne bote vepron keshtu, por kjo vjen edhe nga te qenit njerez. Secili nga ne ne memorjen e vet (e njejta gje reflektohet edhe ne memorjen kolektive) tenton te FSHIJE gjerat negative dhe te RIKUJTOJE gjerat pozitive.

Episodet pozitive per shume arsye KUJTOHEN gjithmone ndersa vetvetiu "fshihet" memorja e episodeve negative. E njejta gje eshte bere gjithmone edhe ne historine e shteteve, mbhaen mend dhe trasmetohen neper breza fitoret dhe aktet heroike dhe jo humbjet dhe aktet e turpshme (e kush shtet nuk i ka). Ose edhe po te kujtohen hubjet nuk kujtohen thjesht si hubje por si "hubje me koken lart" (shifni rastin e serbeve).

E keni pare emisionin e Raffaella Cara? Te gjithe ata emigrante italiane paraqiteshin si "te mire" (imagjino persona qe kane nga 20 vjet pa takuar nene dhe babe dhe presin qe tu paguaje bileten Rai, dhe fillojne e qajne ne ekran pastaj). Nuk kam degjuar te flitet keq per ndonje emigrant italian (Fajtor me sjell dot ndonje shembull) neper TV italiane, ndersa emigrantet qe vijne ne Italia mbushin lajmet e ketyre Tv-ve. Pse?

Eshte normale. Te gjithe shtetet sillen keshtu, vetem tek ne duket sikur gazetat "mburren" me te tilla lajme (sikur ka pak lajme ekuivalente brenda shqiperise per ti sjelle).

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Mars 2007 00:30
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
varka
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Saranda ky eshte film me partizane dhe gjermane.Shqiptaret te cilet smarin dot letra ne shba detyrohen te kalojne lumin ne michigan _windsdor per te ardhur ne kanada sepse procedura per tu pajisur me letra eshte me e lehte.Mos ju beso shume gazetave se pas atyre titujve bombastike sfshihet e verteta .Nuk eshte e vertete aspak qe na paskan shperthyer skafet ne kanada e amerike dhe shqiptaret na bekan kerdine, zonje e dashur kufiri eshte i hapur dhe mjafton te dish not dhe e kalon por megjithate me shqeteson me shume fakti qe spo leme menyre per te njollosur veten tone.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Mars 2007 00:38
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të varka Kliko këtu për të kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: varka Shto varka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto varka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

z. Varka ja dhe nje tjeter grup kriminal ne kryeqytetin britanik

Shqiptarët grabisin 10 milionë paund
Bandat vjedhin gjatë dy viteve të fundit bankomatët nëpër rrugët dhe parkingjet e Londrës. Policia vë shpërblim për informatorët

Grupet kriminale shqiptare
në Londër janë përfshirë
në një krim të ri, prej të cilit
vetëm në dy vitet e fundit kanë
përfituar 10 milionë paund. Bëhet
fjalë për grabitjen masive të automatëve
nëpër parkingje, në të
cilat depozitohen paratë për
parkim të mjeteve të ndryshme. Ky
krim ka pllakosur kryeqytetin britanik,
një krim që ka prodhuar
shumë para, por edhe viktima mes
shqiptarëve. Fenomeni është më i
përhapur në bashkinë "Westminster",
e cila ka vënë në dispozicion
një shpërblim prej 10 mijë paundësh
kush identifikon këta hajdutë, për të cilët
mendohet se janë shqiptarë. Madje,
policia londineze ka publikuar edhe dy
foto të këtyre personave, për të ndihmuar
në identifikimin e tyre. Në foton
e publikuar dallohen dy nga personat,
të cilët mendohet se janë shqiptarë,
ndërsa një i tretë ka kthyer kurrizin
dhe qetësisht me një çelës kopil,
ata hapin automatin në cep të rrugës.
Ndërkohë, krahu i majtë i hajdutëve
kontrollohet nga një djalë me mjekër dhe
me syze. Fotot janë marrë nga një
zyrë përballë automatit. Sipas policisë
londineze, kanë qenë punonjësit
e zyrës, që kanë dalluar tre
grabitësit që çdo ditë bënin
zbrazjen e automatit dhe i kanë
fotografuar ata. "Ata grabitën 10
automate radhazi. Ishin jashtëzakonisht
efiçentë në atë që bënin.
Fillimisht kontrollonin zonën dhe
pasi siguroheshin që nuk ishin
nën mbikëqyrjen e ndonjë personi,
brenda dy sekondave hapnin
kapakun e automatit dhe e zbraznin",
ka thënë një punonjës, që ka
bërë fotot e grabitësve gjatë një
aksioni.
Drejtori i parkingjeve në Bashkinë
Westminster, Alastar Gilchrist,
tha se mbikëqyrësit e parkingjeve
kanë vënë re një rritje drastike
vjedhjesh të automatëve këto dy
vitet e fundit. Më tej, ai sqaron se
kjo bashki ka shpenzuar 150 mijë
stërlina për ndryshimin e çelësave
të automatëve, por prapë vjedhjet
nuk janë eliminuar. "Ne besojmë
se dëmi i shkaktuar për çdo
javë shkon nga 20 deri në 50 mijë
stërlina. Këto para shkojnë në
xhepat e këtyre hajdutëve", deklaroi
Gilchrist, i cili mendon se në
të gjithë Londrën nga kjo grabitje
janë zhdukur 10 milionë paund.
Sipas tij, kjo bashki ka vënë si
shpërblim një shumë prej 10 mijë
stërlinash për ata që do të identifikojnë
këta persona të fotografuar
duke grabitur. Drejtori
Gilchrist, po ashtu ka pohuar se
janë arrestuar 14 grabitës parkingjesh,
ku nëntë prej tyre janë
shqiptarë, 4 rumunë dhe një polak.
Nga ana tjetër, burime nga
komuniteti shqiptarë në Londër
kanë treguar se arkitekti i këtyre
grabitjeve është një shqiptar nga
Kosova. Ai prodhon çelësat e hapjes
të automatëve dhe shet çdo copë
për 3 mijë stërlina. Duket se kjo lloj
grabitjeje, që kryhet nga grupet
kriminale shqiptare nuk është e
përqendruar vetëm në bashkinë
mbretërore "Westminster". Më 4
dhjetor 2006, policia londineze, pas
një operacioni survejimi, arrestoi
katër shqiptarë të përfshirë në grabitjen
e automatëve. Të arrestuarit,
për mos t‘u kuptuar, visheshin
me uniformën e punonjësve të
Bashkisë "Westmister". Në momentin
e arrestimit, atyre u janë gjetur
një sasi parash, 7 çelësa të ndryshëm,
me të cilët kryenin hapjen e
kasafortave të automatëve. Të
katër shqiptarët ishin moshë e re.
...................................................

Gazeta Shqip  28/03/2007

Po ky krim z. Varka ju duket i pa besueshem//?

Shendet Saranda   


  

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Mars 2007 04:48
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sarandaebukur Kliko këtu për të kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sarandaebukur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:27 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Grupet mafioze shqiptare

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.