kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612
|
Gezimi mbas nje ankthi....
Ora nje e mengjesit. Heshtja kishte pushtuar shtepine ate nate, mbasi ata te kater u kthyen te lodhur nga bredhjet, ngrenjet dhe pirjet e shumta te asaj mbasditeje te bukur te premteje, te ngrohte dhe me ere te lehte, prane oqeanit dhe restoranteve ne ane, te cilat zbukuroheshin nga varkat e parkuara ne breg.
Drita e vogel dhe tingulli automatik i makines se mesazheve telefonike ndriconte here mbas here dhe tingellonte atje bezdisshem, si per te thene hajde me kontrolloni se kam lajme per t'ju thene, mos me injoroni me ate shikimin tuaj te ftohte e menefreg.
"Oh, pertoj tani te degjoj mesazhet, do ti shoh neser" tha me vehte Irena, nderkohe qe pergjumesh, po zgjidhte lidheset e sandaleve te sheshta. I pelqente qe kete procesin e zgjidhjes se sandaleve ta zgjaste enkas, nderkohe automatikisht shtypi butonin e mesazheve dhe paralel degjonte vjedhurazi edhe ndonje mesazh ashtu si me pertim me syte gjysem te mbyllur. Nuk i flihej po te mos e kontrollonte qofte edhe veresie kete makine, qe ish bere si pjese e pandare e jetes se saj, si ai dashnori imagjinar dhe i padukshem. Te nesermen ne mengjes do te ndante mesazhet e rendesishme nga ato te parendesishmet, por tani le ti degjonte ashtu sa te mund te degjonte.
Papritur degjoi matane makines nje ze energjik dhe plot pasion e stres ne te njejten kohe. "Irena kam lajme te te them, lajme shume te mira, vajza doli mire dhe doktoret i thane t'i hedhi ne plehra te gjitha ilacet, qe ka perdorur deri tani. Ilacet bene mrekulline e vet dhe cdo gje eshte ne rregull. Vajza shpetoi nga ajo qe pandehem dhe kjo eshte vetem nje mrekulli e Zotit, te gjithe jemi akoma ne spital, por do te flasim prape neser. E di qe na u gjende shume prane dhe nuk ta harrojme, prandaj nuk mund te rrija pa te marre ne telefon, m.gj.s. eshte shume vone atje"
Irena u zgjua ashtu e tmerruar nga pabesia e ketij lajmi dhe filloi te qante me ze, me lot, me gaz, oh sa i papershkuar gezimi i atyre momenteve. Ishte ora 2 e mengjesit dhe nuk kish kuptim te merrte ne telefon dike, te bertiste, te qeshte si e cmendur, ta ndante kete gezim, mbas gjithe asaj agonie qe kishin kaluar kaq kohe. Me mire te qante dhe ne kete menyre ndjehej e cliruar, aq e cliruar, sikur ta kish ndare me njeqind shoke e shoqe gezimin e momentit.
Petraqi ashtu si i pergjumur dhe ai, nga lodhja e dites se premte, vjen me pertim te shihte se c'kish ndodhur dhe pse Irena po qante me ngasherim " C'dreqin bera prape, qe po qan kjo dreq, nuk i merret vesh kur qan e kur qesh, pune grash" the me vehte dhe iu drejtua me nje fytyre te ftohte dhe pa pike kurioziteti "C'ka bere prape vaki, c'bera, prape te merzita", por ne vend qe te degjonte ate baterine e kritikave te perhershme, sa here mbrinin ne shtepi, mori nje dyzine te puthurash e perqafimesh ne faqe nga buzet dhe faqet e saj te lagura nga lotet. Qendroi si statuje dhe drejtoi supet me shume, megjithese i pelqyen keto te papritura, si per te mos u besuar syve te tij, i ferkoi njehere syte ashtu me indiferentizem dhe nje gurgullime fjalesh erdhi ne veshet e tij, pa mundur te bente lidhjet e duhura. "Po sa shpejt qe flet, asnje fjale nuk i marr vesh. Kjo eshte e cmendur" mendoi me vehte, por s'kish guxim t'i shprehte dhe nuk ishte as ora as koha per te tilla biseda. Tani ne kete moment atij vetem i flihej dhe vetem per ate mendonte si te shkonte sa me pare ne krevat.
"Johana shpetoi, nuk ka me kancer ne sy, ndofta nuk kish kurre kancer, por ilaci beri punen e vet Petraq, beri punen e vet, kupton se cfare te them apo jo, keshtu na ka lene mesazh nga Chicago. Neser niset per Athine, kane pervjetorin" i tha ajo duke i ngaterruar te gjitha fjalet bashke dhe siper ta zgjuar mori librin qe ishte mbi komodinen e telefonit dhe e perplasi me rrembim ne kanape " YEES, uuuufff me ne fund cdo gje mbaroi, uuuff cfare clirimi qe po ndjej Petraq" dhe shkreu ne lot dhe te puthura duke ju hedhur ne qafe me rrembim duke qeshur ne te njejten kohe si e cmendur. Ai nuk mund te nxirrte asnje fjale....u shtang dhe vetem shikonte telefonin, a thua sikur atje te shihte Johanen.
Te dy me lot ne sy dhe perqafime u nisen per ne dhomen e tyre dore per dore. Ishte e pabesueshme.........
Makina e mesazhit akoma fliste, por askush me nuk e degjonte...........
"Oh my GOD, Yeeeesss, no more doctors, no more U.S.A." mendoi Irena, ashtu ne anglisht sic kish filluar te mendohej kohet e fundit dhe e zuri gjumi me buze ne gas. Fytyra e saj akoma fliste me Johanen... Johana neser do te nisej per ne Athine, tek prinderit e saj, qe kishin edhe 35 pervjetorin e marteses se tyre. "Ohhh do ta digjnin...." pa ne enderr Irena.
Ishte nje gaz i papritur dhe i cuditshem ne te njetjen kohe. Kush e priste..., ishte vetem nje mrekulli...........dhe mrekullirat nuk vonojne kurre te ndodhin.
Ate prisnin te gjithe ....dhe ajo erdhi..........
__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.
Modifikuar nga kotka datë 27/07/2007 ora 19:53
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|