Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > Simfoni Shpirtrash
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
ASTRA
Fidélité

Regjistruar: 25/09/2007
Vendbanimi: Ne qiell
Mesazhe: 37

*****************
 
Ajo e dinte, e kishte ndjerë që ai do të ikte…Thirrja e kërkuar e ishullit i qëndonte si një mallkim i hidhur. Dhimbja e vjetër e tij.
 
Iu afrua dhe e puthi në qafë. Ai u drodh si përherë dridhej nga puthjet e saj. Ajo e dinte qe ai e donte pafundësisht, pa asnjë kufizim, me të gjitha forcat që qenja njerëzore mund të dojë. Edhe ajo e donte, por në një tjeter mënyre, që nuk dinte se si ta shpjegonte. E pyeste veten dhe nuk i jepte dot përgjigje. Vuante për të dhe qante fshehur për pamundësinë, për mungesën dhe për jetën e panjohur që i premtonte prania e tij….


Ia futi duart nën këmishë dhe i preku lëkurën e butë e të ngrohët. E puthi prapë dhe ngadalë e tërhoqi drejt një dysheku uji që ishte hedhur pa kujdes në një qoshe. Frymëmarrja filloi t’i shpejtohej dhe ajo e pa veten të përfshirë nga një valë tjetër afshi marramendës


 -Zemer, i tha. Të kam shpirt dhe te dua.


 U ulën ngadalë mbi dyshek duke u puthur si të marrë. Ai kërkonte thelbin e saj, ndjenjën, mallkimin e ëmbel. Ajo e  rënduar nga emocioni përpëlitej midis një “petit morti” anarkist…


Ngadalë u afruan edhe më teper, pa sforcim dhe pa dhimbje. Çdo gjë zuri vendin e duhur në një balance qiellore. Rënkimi shprehte ëndje dhe e qara dashuri.
Ai uli kokën mbi gjoks për të fundit erë dhe mbylli sytë duke u shkëputur nga e puthura e saj. Ajo e ndoqi atë goje të ndezur dhe iu var mbi qafë…
 
 
E dinte qe ai do të ikte diku, e dinte qe ai ishte thjesht një ënderr , por një ëndërr pa fund. E donte dhe e ndjente të gjithin, ashtu si do të kishte dashur përherë të kishte afër një dashuri besnike dhe të thellë. Ai ishte i tillë: i dashur, i mirë, i saji, i saj, i saj……
 
Nxorri e përhumbur nga nën dysheku një shish të gjatë dhe të hollë dhe e shtërngoi në grushtin e saj të bardhë. Ai po e shihte buzëqeshur.  Pa bërë asnjë lëvizje, ja mori dorën dhe mbështeti majën e mprehte te thikës mbi gjoksin e tij. Një levizje e prerë dhe  ai u rrëzua pa frymë ne dyshemene e lagur të skafit…..

__________________
...il mondo è piccolo, il bianco si sporca

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Nëntor 2007 23:27
ASTRA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ASTRA Kliko këtu për të kontaktuar me ASTRA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ASTRA Shto ASTRA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ASTRA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ASTRA
Fidélité

Regjistruar: 25/09/2007
Vendbanimi: Ne qiell
Mesazhe: 37

 
Ajo ishte ngrirë plotësisht, nuk mundte të mendonte më dhe e ndjente trupin si një copë akull.
 
Skafi vazhdonte lëvizjen drejt ishullit, i cili e tërhiqte si një magnet gjigand.
Bëri që të lëvizte, por gjymtyret i ndjente të rënduara…koka po i varej mbi gjoks dhe  zemra sa s’po i çahej brenda kraharorit. Ndjeu një lagështirë midis gjigjeve dhe pa atje një njollë te kuqe që po zmadhohej me ngadalë.
 
Ajri rëndonte si plumb. Nuk po shihte dot qartë nga sytë. Pas disa minutash të vështira ndjeu se po kalonte midij nje mase xhelatinoze të trashë si qelq.
Frymëmarrja e kishte lënë dhe veshet e kishin humbur dëgjimin. Asgjë nuk kishte më kuptim. Dimensionet e tjera ishin te paarritshme. Organizmi i saj nuk…
 Humbi ndjenjat dhe ashtu midis një bote ireale, ndjente se ishte akoma e gjallë.

__________________
...il mondo è piccolo, il bianco si sporca

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Nëntor 2007 23:51
ASTRA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ASTRA Kliko këtu për të kontaktuar me ASTRA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ASTRA Shto ASTRA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ASTRA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:46 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > Simfoni Shpirtrash

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.