Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Artan Hasani
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Re: Cfare gjenie...!

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
...
Ëndrra ime më e madhe është t’i përkas një burri. Vetëm një burri të cilit do t’i falja gjithshka, në fillim rrahjet e zemrës e pastaj trupin tim. Do t’ia jepja dashurinë, dhimbjen, dhëmbshurinë, lotin e sinqertë dhe lule, me mijëra lule të bukura që do t’ia dhuroja cdo ditë të jetës mes puthjesh të zjarrta. Do t’i falja kujdesin që ai kurrë të mos kujtonte kujdesin e të ëmës, do t’i falja prehjen dhe qetësinë që ai kurrë s’e ka gjetur as në këndin më të qetë të ndonjë kishe, do t’i falja besnikërinë që ndoshta s’ia ka falur as qeni i vet. Dhe si shpërblim për të gjitha këto prej tij do të këkoja vec një gje. Të ekzistonte, të jetonte … për veten e tij e ndoshta një ditë edhe për mua .
Pastaj do të kishim edhe fëmijë të bukur e të pastër, më të mirët në botë, me nënën më të mirë nga të gjitha nënat. Oh sa e lumtur do të isha sikur një ditë dikush të thotë për mua “Kam gruan më të mrekullueshme“ e një zë fëmije të shtonte “ Edhe unë kam mamin më të mirë në botë! “ Pastaj le të vdisja…



Ja pra, elementi "Buster" tek shkrimet e Artanit.

Kjo pjese te mek.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Maj 2010 17:39
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Po,ne edhe mund te puthemi bashke...

Po,
ne edhe mund të puthemi bashkë
dhe askush nuk do të vdesë, grua e panjohur,
përderisa askush nuk u ringjall për sa kohë që s’u puthëm…

Po,
ne edhe mund të puthemi bashkë
dhe askush s’do të vuajë, grua e panjohur,
përderisa askush s’u lumturua për sa kohë që s’u puthëm…

Po,
ne edhe mund të puthemi bashkë
dhe askush s'do të na keqkuptojë, grua e panjohur,
përderisa askush nuk na kuptoi për sa kohë që s’u puthëm…


Sa me pelqen kjo!

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Maj 2010 02:26
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Roneo
I dashuruar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: Mu ke guri qe bon xixa.
Mesazhe: 88

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Lexoje Artan Hasanin, lexoje me inat, por me deshire.
Lexoje sic do te lexoje deftesen me dy nota pakaluese qe sapo e ke marre.

Lexoje Artanin se behesh me e mire.
Do ta kujtosh sa here te kesh ndermend qe te shtiresh e dredhesh bythen.

Nuk te le ai qe te fshehesh vitet nen naze miturishte.

Do behesh me e mire, nese i jep personalitetit tend ate qe ke tenden. Ndihesh pikerisht kush je, edhe pse mund ta kesh hunden e madhe, eshte hunda jote.

Edhe pse gjiri i majte te rri i varur, eshte gjiri qe ka ushqyer vogelushet e tu.



Po kjo ca ishte, poezi?!!!
nejse shume e bukur...

__________________
Demokrat deri ne palce te kockes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Qershor 2010 14:30
Roneo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Roneo Kliko këtu për të kontaktuar me Roneo (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Roneo Shto Roneo në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Roneo në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Eshtë mëngjes...

Nganjëherë të qëllon të flesh me gratë e të tjerëve
e një tjetër me tënden kushedi…
por ti mos u merakos për atë shenjë kafshimi në gushën e saj…
as për emrin e panjohur që ajo rënkon në gjumë…
as të kujt ishin duart që përkëdhelën ata gjinj…
siç preke të tjetrës ti...

Nganjëherë të qëllon të flesh me gratë e të tjerëve
e një tjetër me tënden kushedi…
nuk ndryshon dot asgjë, miku im,
por nënshtroju fatit që ke...
betimin e thyen kënaqësia...
tradhëtia mund të jetë epsh kalimtar
por mund të jetë edhe një dashuri e re...

Kështu ka qenë e do të jetë,
një bashkëshort jo gjithnjë mund të japë
ate që një i panjohur i rastit
e jep shkujdesur aq lehtë...
dhe nëse e do, mos ia prish qetësinë
dhe faj kurrë mos i vërë
se vetëm dashuria e ka magjinë
që gruan dhe femrën t’i shkrijë në një…

Ndonjë natë të qëllon të flesh me gratë e të tjerëve
e një tjetër me tënden kushedi…
por tani është mëngjes
dhe ajo fle lakuriq shkujdesur pranë teje
me këmbën mbledhur siç të pëlqen ty…

(2010)

Artan Gjyzel Hasani

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Qershor 2010 15:08
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Tmerri

E tmerrshme tërë jetën me të njëjtën grua...
Të njëjtat sy...
të njëjtat buzë,
i njëjti trup...
e njëjta muzë,
e njëjta puthje...
i njëjti përqafim,
i njëjti përvjetor...
i njëjti zgjim,
të njëjtat ngërdheshje...
i njëjti zemërim.

Cdo ditë e njëjta grua,
cdo ditë e njëjta jetë,
cdo natë e njëjta “të dua”,
cdo natë e njëjta fletë.

E tmerrshme tërë jetën me të njëjtën grua,
o Zot, c’roman i mërzitshëm duhet të jetë,
dy vetë mbi një jastëk “mish e thua”
e në ëndrra gjithmonë një e tretë…


PS. Te jete vertet keshtu?

Ndoshta jo, por ndoshta edhe po. Mbi jastekun e nates flene shume te fshehta. Atje avujt e endrrave perzihen me ngjyrat e dites dhe krijojne boten e pertejme te hic-it. Mos valle "e verteta", thyen barrierat e kornizave sociale, vetem kur shuhet drita e "naten e mire-s"? Cfare fsheh gjithkush nen masken e konshiences?

Ja keto te fshehta trazon e zhbiron Artani me nje durim qe te trondit.

Lexoje Artanin dhe reflekto! Pranoje boten sic eshte, sepse vetem duke e pare te verteten drejt ne sy, mund te behesh me i mire.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Qershor 2010 16:02
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Pelegrinet

Dhe vjen një kohë kur asgjë
nuk paska më rëndësi për një burrë
as vargjet...as librat...as pasuria…
asgjë veç femrave që njohu dikur…

Dikujt i pëlqyen sytë e mi....
duart e mia një tjetre pëlqyer...
"o Zot...çfarë gjuhe ke...lëpimë përsëri..."
më thoshte një flokëzezë tashmë bjonde ngjyer...

Dikush...dikur...diku... me mishin tim
darka epshesh në ekstaza shijoi...
banketesh të huaj vazhdimisht në gatim
trupi im zotin e vet harroi....

Sa gojë kanë lënë këtu frymën e tyre...
sa dhëmbë kafshimet kanë harruar në këta krahë...
sa buzë pikuan puthje...përdëllime...
e kështu me rradhë...blah...blah...blah...

Gjoksi im sa herë u bë jastëk...
për koka të bukura dhe gjinj të djersitur
pelegrinet ikën erdhën në Penisland....
herë me këngë...herë mërmëritur...

……………………………………

Këto sjell ndërmënd tashmë i plakur,
kur online luaj kurvarin epshenxehtë…
me pseudonimin “djaloshi” ne chatin e rradhës…
me anonimet që mbi tastierë jepen aq lehtë…

Vallë a ekzistuan vajzat që dikur njoha?
Po gratë e të tjerëve që me mua shtratin ndanë?
Po ajo e imja që u tret krahëve të huaj
valëve të kohës që jo gjithnjë ishin dallgë…?

Veniten të gjitha një ditë...
çfarë bëra dje, sot më duket gënjeshtër…
kujtimet harrojnë të më njohin
dhe vetja në pasqyrë një tjetër…

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Gusht 2010 21:49
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Lightbulb

Në një hotel të lirë
one-night-stand-esh pagëzuar
vështrimet fajtore përkëdhelin liqenin
harruar…harruar…
mbi një shtrat gjarpërojmë...
të dy të martuar,
por jo me njëri tjetrin…

Vonë…vonë…nga dhoma dalim
tërë ankth…tërë siklet…
mendojmë…mendojmë…
asnjë fjalë nuk flasim…
hapat kanë frikë nga gjurma e vet….
një unazë na pret
atje ku përkasim…

“Kjo është herë e fundit…”
premtim i pëshpëritur...
por fundi s’paska fund,
por vetëm fillim…
prej shekujsh digjemi
epshesh përzhitur…
premtimet gjithnjë
mbarojnë me një rënkim…

Por në fund të korridorit
ndjehemi më mirë
ashtu sic iku
qetësia prapë vjen…
kur mbi derë të banjës
lexojmë të lehtësuar
dy fjalët e harruara
“LADIES”… “GENTLEMEN”…

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Gusht 2010 15:44
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Antip@tre@
miStreCe

Regjistruar: 22/07/2010
Vendbanimi: mEs iLuzionesh te hUmbura
Mesazhe: 1505

shum te vrazhda si vargje
por dhe shum realiste
se kam lexu ndonjeher ket shkrimtar

__________________
Monologu esht tymi i flakve te brendshme te shpirtit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Gusht 2010 16:40
Antip@tre@ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Antip@tre@ Kliko këtu për të kontaktuar me Antip@tre@ (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Antip@tre@ Shto Antip@tre@ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Antip@tre@ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Tunduese...


Leshoi floket e zjarrte kometa ime...
nen to mbulome ashtu sic di ti...
sa me shume zjarri yt te me beje therrime...
aq me e uritur do jesh perseri...

Afrome gjinjte e tu kometa ime...
te zjarrte jane e di...por do pi...
etjen time vec zjarret e shuajne...
edhe pse ne feksjelargimin tend mbetet vec hi...

Ah...pasioni i kometave...prush gji-shkopsitur...
Nga qiejt e perflakur... kush nuk u tundua...?
Kometa ime yjesh djersitur...
nese mbi toke bie...bjer mbi mua...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Gusht 2010 20:56
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Lightbulb

E në u çmendsh bëje si askush tjetër, poet!
Çmëndu një herë e mirë e përgjithmonë…
pa bujë…
në heshtje…
në vetmi
i pashpresë të mbetesh,
i pashërueshëm…
me gisht të të tregojnë..
”Ja ai… i çmënduri,
që s’mundëm ta kurojmë…”

Bëhu i çmënduri i përjetshëm i botës së përkohëshme
ku mençuria turmat parrezikshmërisht josh
me monotoninë e paçmendurisë së vet…
Çmendu poet!

Të çmendesh do të thotë të përkujdesesh për turmën
në mënyrën tënde…
për këtë turmë të neveritshme
si fjala Moral mbi akull shkruar me shkumës…
për këtë turmë të neveritshme
si folja “gënjej” në vetë të tretë shumës….

* * *

I sheh ata atje? Janë poetët e paçmëndur
Normalët.
Gërmadhat ambulante të normalitetit.
Poetët lepe-peqe.
Kolektivmoralët...
Tellallët e dashurive aseksuale gjithnjë të realizueshme,
zvarranikë që kur qihen shkruajnë “bëra dashuri”
e akoma më keq “fjeta me dikë”…
karit i thonë “penis”
dhe të ëmblës piçkë “vaginë”…
Me lirinë e tyre që nuk zbret dot nën thithin e gjirit.
pretendojnë të zhbirojnë njeriun në thellësitë e tij,
por kanë frikë nga trupi,
mishi dhe lëkura,
nga djersa e epshit dhe
ekstaza e seksit,
frikë nga trupi i tyre
i grave të tyre
i motrave të tyre
i bijave të tyre…



Ata vetë kanë lindur nga sqetulla
dhe gruaja ndër vargje të tyre nuk shfaqet përveçse si
Shëmbëlltyrë e Virtytit
Bijë e palodhur e Moralit
Ikonë e kalkutave shqiptare.
Aseksuale
Pa gjenitale…

* * *

Poetët e tirazheve
poetët dinjitarë
poetët e çmimeve…
poetët e jurive…
poetët e konkurseve
të vjetshëm
të parvjetshëm
të sivjetshëm
të përjetshëm
poetët e popullit punonjës…
poetët edukativë
poetët edukues
poetët misionarë
poetët e turmës
poetët militantë
poetët e stendës
poetët e antologjive
poetët e reklamuar
poetët e përkthyer
në një
dy
tri
katër
pesë
dhjetë
njëzet gjuhë
gjuhë lope
gjuhë viçi
gjuhë gjarpëri
esperanto gomerësh me turshi golloborde shartuar…

Këta janë ata pra…
të njohurit
të mirënjohurit
të famshmit
elitarët
makbethët
dje LIDHJA E (SH)KRIMTARËVE
sot KLIKA që gjumin ia prish
fantazma akuzuese e Frederik Rreshpjes.

* * *

Po këta?
Ah..këta janë modernët!
Modernët post modernë shqiptarë!
Janë shumë dhe shtohen çdo ditë si lepujt
Ata hiqen si të çmendur…
Intelektualë me pantallona të kuqe
xhinse të grisura
shall në fyt në mes të gushtit
flokë të shqetësuar pothuajsemajakovskë
pinë nga pak alkool e me raste marijuanë
dehen dhe rrahin të dashurat lesbike për t’u dukur më trendy…
domosdo Bukovskë…
dhe sidomos…
sidomos …
veshin çorapet një ndryshe e një ndryshe…

Këta janë ata pra…
Çorapendryshmit
poetët e poetekave
poetët e papërshtatshëm
poetët e paevitueshëm…
epidemikë…
pandemikë
si gripi i derrave…
Aleph-ët,
Mehr Licht-ët
Guinsberg-ët nga Ballshi
dhe Blake-ët nga Kuçova
Platt-ët nga Erseka
dhe Atwood-ët nga Bradasheshi
plagjiatët dhe imituesit
nga Soros botuar…
majmunë prej llamarine
bananesh të argjendëta pagëzuar

Po ç’bejnë ata?
Masturbojnë njëri tjetrin me Beat Generation
dhe shurrën e mburrjes hedhin gjer në re
teksa fshihen me peshqirin e stërpërdorur të Ervinit...
Të ish Ervinit mbase……

* * *

Po ata të tjerët i sheh?
Ata janë kritikët letrarë.
Me syze
pa numër
xham zero…
një diplomë uzbeke në xhep dhe ja:
”Sot do flasim për poezinë brilante të Çel Çulit
39 herë fitues çmimesh
44 herë antar jurie
Fleksibiliteti kordial i vokacioneve poetike të pashpallura në terminalet e katër vargjeve të para te poetit tonë të shquar deklamon densitetin asocijativ të kushtëzuar nga metaforat subakute përgjatë një implementimi transversal të fonemave intrasigjente te cilat bashkë me trashendencën e nënkuptuar te vargut neojambik sensibilizojnë për një risi të re te niveleve botërore poetike.”

* * *

Po ata më tutje? Ata janë gazetarët
-reklamuesit e mallrave letrare-
ose
kurvat siç i quaj unë në çaste zemërgjërësie,
por le t’i quajmë për etikë sekserë.
I mban mend tirazhet?
Blushët
Xhungat
Plasarët?
Ka dhe plot të tjerë…

* * *

ëje pra, si askush tjetër, poet!
Çmëndu një herë e mirë e përgjithmonë…
pa bujë…
në heshtje…
në vetmi
i pashpresë të mbetesh,
i pashërueshëm…
me gisht të të tregojnë..
”Ja ai… i çmënduri,
që s’mundëm ta kurojmë…”


No comment!

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Gusht 2010 16:39
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:05 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Artan Hasani

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.