qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Valbona i gezohet edhe Superkupes
Valbona - Tirana 80-74 (29-33)
VALBONA: Bilali (20), Biberaj (15), Skonja (2), Saiti (2), Gjeli (20), Kasmi (17), Vorfa (4), Metaliaj, Llazani, Madani. Trajner: A. Muhametaj
TIRANA: Selmani (8), E. Karaj (20), Shima (15), Mitku (12), Hasani (8), Cubaj (7), Lame (4), Shehu, Moja, Qazimllari. Trajner: R. Avrami
Gjyqtare: Sh. Bekteshi, A. Greva, G. Cici
Skuadra e Valbones ka fituar dje 80-74 ndaj Tiranes ne basketboll per meshkuj, duke fituar per here te pare ne historine e saj trofeun e Superkupes. Nje ndeshje e bukur, e ekuilibruar, qe u fitua nga skuadra tropojane vetem ne 10 minutat e fundit, pasi per me shume se 30 minuta ishin bardheblute ata qe udhehoqen. Ndeshja, ndonese nuk u ngjit ne nivelin qe pritej, ishte e forte dhe me rivalitet. Skuadrat gabuan shume ne gjuajtje dhe ne pjesen e pare u mbrojten fort, nderkohe qe nuk munguan edhe gabimet teknike (nje per Shimen e nje per Selmanin, te dy te Tiranes). Tri periodat e para te lojes jane pa shume nivel dhe emocione dhe eshte Tirana qe tregon gjithnje superioritetin e saj ne loje, ku dallohen Shima e Mitku (ky i fundit demtohet ne perioden e katert). Valbona, ndonese i nderron disa here lojtaret ne fushe, nuk arrin te udheheqe ne 30 minutat e para, madje eshte Tirana qe arrin te shkeputet deri ne 11 pike, 46-35 (perioda e trete). Perioda e pare eshte e ekuilibruar dhe kjo duket ne shifrat 17-17 ne perfundim te saj. E njejta pamje edhe ne perfundim te periodes se dyte, ku Tirana ka nje shkeputje te lehte prej 4 pikesh, 33-29. Perioda e trete nis vrullshem per Tiranen, qe shkeputet 46-35, por Valbona arrin te barazoje 48-48. Perioda e trete u mbyll 56-50 per Tiranen. Ne 10 minutat e fundit, 3 kosha te njepasnjeshem nga distanca te Gjelit dhe loja e mire e Bilalit bejne qe Valbona te marre frenat e lojes, duke barazuar 62-62, 66-66 e me pas duke udhehequr 71-68, 75-70. Ne perfundim, Valbona fiton 80-74, duke marre kupen e fituesit nga drejtuesit e FSHB-se. Bilali e Gjeli per Valbonen dhe Karaj per Tiranen ishin shenuesit me te mire, me 20 pike. E vecanta e kesaj sfide ishte se per here te pare u gjykua nga tre gjyqtare.
__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|