qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Spahiu: Askush s'ka tapi për kreun
Trajneri i Partizanit mendon se kampionati është i gjatë, ndaj ka kohë për të korrigjuar
Të kuqtë, pas tri fitoreve radhazi, kanë barazuar të shtunën në Peqin ndaj Shkumbinit, duke ia lënë kështu kreun e klasifikimit Teutës së Durrësit. Ekipi i Partizanit tregoi edhe një herë se ka vështirësi për të arritur tripikëshin jashtë fushës së vet. Trajneri i Partizanit, Ilir Spahiu, pas ndeshjes, theksoi se loja e ekipit të tij, në përgjithësi, ishte e kënaqshme, por, nisur nga terreni i vështirë i fushës, ndonjëherë goli nuk vjen, duke u bërë pengesë për të arritur tri pikët. "Të gjithë jemi të pakënaqur me rezultatin ndaj Shkumbinit, sepse kërkonim fitoren. Por, në përgjithësi, jam i kënaqur me lojën, sepse lojtarët u përpoqën deri në minutën e fundit për të marrë tripikëshin. Kundërshtari ishte i rreshtuar me forca të shumta në mbrojtje, por edhe terreni na pengoi shumë për të realizuar golin. Duke qenë se kryesonim kampionatin, kishim nevojë për pikë maksimale edhe në Peqin, sepse e kisha theksuar edhe me parë që çdo hap i gabuar ndihmon rivalët, të cilët na ndiqnin shumë afër. Por në Peqin lamë dy pikë tepër të vlefshme, pra ndodhi ajo prej së cilës kishim frikë," - thekson trajneri i Partizanit. Më pas, trajneri Spahiu arsyeton se në një kampionat të gjatë dhe të vështirë, si ky i sivjetmi, nuk është e thënë që të fitohen të gjitha ndeshjet, aq më tepër ta mbash kreun me çdo kusht. "Gjatë fazës së parë, Partizani ka luajtur në përgjithësi mirë dhe më e rëndësishme është që deri tani nuk ka humbur asnjë ndeshje. Nisur nga ky fakt, besoj se në ditët e ardhshme ka vend për të bërë korrigjime. Në Peqin nuk mundëm dot të merrnim pikë maksimale, kështu që do të analizojmë disa nga të metat tona, që në javët e tjera të mos i përsëritim. Ka përfunduar vetëm faza e parë dhe janë plot tri të tjera deri në fund. Teuta është shkëputur vetëm dy pikë, por shumë pranë janë edhe Dinamoja me Tiranën. Kampionati ka ndeshje të tjera tepër të rëndësishme, kështu që, nëse i analizojmë me kujdes gabimet e fazës së parë, do të jemi më superiorë në pjesën tjetër të kampionatit," - vijon më tej Spahiu, i cili kujton se kreun e ka humbur edhe Tirana, e cila së bashku me Dinamon do të luftojnë deri në fund për të parakaluar dyshen e momentit.
Në fund, trajneri i Partizanit komenton edhe gjestin e Skerdi Bejzades, që vonoi pak minuta ndeshjen në momentin që Spahiu e zëvendësoi me brazilianin Karioka: "Bejzade ishte i acaruar edhe para fillimit të lojës. Por, duke qenë se gjatë ndeshjes Partizani nuk po dilte te goli, jo vetëm Bejzade, por të gjithë lojtarët ishin tepër të ngarkuar nga ana psikologjike. Ishte pikërisht ngarkesa psikologjike e lojtarit në fjalë që ndikoi në veprimin që bërë në pjesën e dytë. Megjithatë, sulmuesi e pranoi gabimin pas ndeshjes dhe kërkoi falje. Pra, nisur nga efektet psikologjike, edhe pse gjithçka ishte në dëm të ekipit, të tilla veprime janë të tolerueshme në futboll," - thekson trajneri i Partizanit. Kështu, kryeqytetasit e kuq, pasi kanë qëndruar vetëm dy javë në krye, kanë kaluar në vend të dytë, po kaq pikë larg kryesueses, Teutës. Gjatë fazës së parë, ekipi i Spahiut, ashtu si edhe sezonin e kaluar, ka treguar se jashtë fushës së vet e ka shumë të vështirë të fitojë. Partizani, në katër ndeshje që ka luajtur nëpër rrethe, ka fituar një dhe barazuar tri herë.
__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|