tolstoy86
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362
|
Tani jo cdokush flet sipas interesave personale qe ka pas nga njera parti, a nje tjeter. Jemi nje pjese ketu qe nuk kemi perfitu as nga njera pale as nga tjetra, packa se nuk u besohet shume veteve se te 'papolitizuar' nuk ka ne Shqiperi. Duke u nis jo nga shperblimet ne ushtri qe paska bere Meta ne kohen e tij, cilat ishin argumentat qe Meta esht me i vlefshem per Shqiperine se Nanoja e Berisha, dmth qe nuk esht sa Berisha e Nanoja po aq, ne mos ca me shum a ca me pak, i pavlefshem dhe faktor prapambetes per vendin tone?
Perse nuk kerkoni me mire te hapet nje kend ku te afishohen online postera te nje partie a nje tjetre. ta dime qe filan anetar ka shfrytezuar te drejten e tij per te reklamuar bindjet e veta. Car mund te lindi tjeter vec debateve, ne nje 'kuvend' te thirrur nga nje militant partie, jane te ftuar te gjithe valle, se te vine edhe palet e tjera do kercasi grushti..
Ju betohem qe nuk kam kutpu se cili politikan shqipetar ka dicka per ti amiruar dhe per ti shkuar nga pas, cili nga to eshte i pakorruptuar (per para, pushtet a ndonje gje tjeter) dhe atdhetar.. Gjithsesi, kopeja pen te veten, gjen nje bari dhe i vete pas.
Kur te bindemi se nuk jemi kope, dhe kur te veme zemren ne dore qe shprehjet 'kur un jam ngopur, le te vdesi komshiu nga uria' dikur do lene pa ngrene ne mos ato nga ne qe mendojne keshtu, femijet e tyre..dhe kur keto bime te keqia qe kemi ne krye te thahen, vetem atehere do vije ndryshimi. (me 'Bimet e keqia qe kemi ne krye', e kam fjalen me shume per mentalitetet boshe dhe zakonet e keqija si Thashethemet, dembelllikun, militantizmin, cinizmin.., se sa per lulesaliun, lulemeten e gjith te tjeret, pothuaj pa perjashtim)
Paska ber Meta Miting madheshtor, aman o Zot, cmendim i mire mund te na vije ne mendje kur permendet fjala miting..
Meqe thirrjet jane zakon ketu, po e bej edhe une nje: te heqim dore nga lidhjet emocionale me partite q kemi per momentin, te mundohemi ne ti perdorim ato, se mjaft na kane perdor. Te pakten nga keto qe jane per momentin, nuk na ka ardhe ndonje e mire e pergjithshme (se te 'mira' si pasoje e militantizmit i kane ardhur cave ne kohe te ndryshme por i duhet dhene fund, me mire te gjithe te ngopur ne cdo kohe, se ca duke i pellcit barku nje kohe, e duke vdekur nga uria ne nje kohe tjeter)
__________________
dita me e bukur: sot
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|