Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Partite dhe Elita Politike > Cili mendoni se do te jete kryetari i ardhshem i PS-se?
Cili do te jete kryetari i ardhshem i PS-se?
Ky sondazh është i mbyllur.
Rexhep Meidani 3 15.79%
Edi Rama 11 57.89%
Petro Koci 0 0%
Pandeli Majko 5 26.32%
Gjithsej: 19 votime 100%
 Sondazhi është mbyllur më 28 Tetor 2005, ora 16:47  (30 ditë pas hapjes) [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]

Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

ju rafte pikaaaaaa ktyre qe e kan lan shkodren mbas doret se jena qytet me me kulture e historiii
ikaaaa se jam keq e do bej namin ktu ne forummmm

Modifikuar nga Klodel datë 06/10/2005 ora 15:07

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Tetor 2005 08:41
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Niqua Kliko këtu për të kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Niqua Shto Niqua në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Niqua në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

KOngresi i jashtezakonshem i PS-se per momentin vetem ka hedhur poshte paketen rama nje anetar nje vote, nderkohe qe kryetari i partise sipas te gjitha gjasave nuk do zgjidhet.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Tetor 2005 01:19
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Kongresi i PS: Rikthehet Nano, derrmon Ramen dhe mbeshtet Meidanin

E Shtune, 08 Tetor 2005

Fatos Nano ka thyer dje heshtjen e pashembullt qe e ka karakterizuar qe prej doreheqjes se tij, duke u rikthyer, pas nje mungese te gjate publike, ne tre televizione shqiptare rrjesht, per te derrmuar nepermjet intervistave te gjata, dhe me ashpersi, Edi Ramen, kandidatin e vetem deri me sot per kreun e ri te PS-se. Per me shume, reagimi i Fatos Nanos ka ardhur pikerisht nje dite para Kongresit te Jashtezakonshem qe mbahet sot, ne te cilin priten te votohen ndryshimet statutore qe morren voten e KPD-se se fundit, te gjitha keto ne mbeshtetje te asaj cfare quhet platforma-Rama. Fatos Nano ka goditur dje kete te fundit, por edhe Gramoz Rucin, Fatmir Xhafen, dhe te tjere, per te mbeshtetur Rexhep Meidanin, Pandeli Majkon dhe Petro Kocin.

Andi Bejtja

Neser eshte Kongresi i Partise Socialiste, i cili per shume simpatizante te PS-se duket shume i rendesishem, nderkohe qe ju mungoni. Pse keni zgjedhur pikerisht te mungoni ne kete Kongres?

"Per te njejtat arsye per te cilat jam ish-kryetari i PS-se. Per arsye te cilat i shpreha ne mesazhin e doreheqjes duke marre pergjegjesite e mia. Jo thjesht per humbjen, por per kete faze te jetes politike te PS-se, e cila pavaresisht nga investimi i jashtezakonshem dhe qe me bashkoi me armaten e madhe te anetareve, simpatizanteve dhe aktivisteve te progresit evropian qe permbledh familja socialiste ne Shqiperi, nuk mundi ta sheroje kete parti nga vese te vjetra te nje shoqerie tradicionale. Te nje klase politike qe jo vetem nuk ka arritur te ndertoje standarde ne zgjedhjet e lira dhe demokratike, as ne keto te fundit, por qe nuk ka arritur te ndertoje nje proces politik qe i sjell standardet evropiane qe une synova, jo vetem per PS-ne, por edhe ne zgjedhjet e fundit, duke krijuar dhe kete gjendje e cila nuk e ben Kongresin tim ate te nesermin, pavaresisht se te gjithe delegatet dhe perfaqesuesit e socialisteve te pranishem, jane njerezit e mi me te dashur. Nuk mund te tjetersohet kjo familje politike per mua".

Pra, ju nuk do te keni fare dore ne reformimin e metejshem te PS-se, pavaresisht se keni marre pergjegjesite per humbjen e kaluar? Per reformimin nuk do te keni fare ndikim ne PS?

"Une besoj se apelimi im edhe si ish-kryetar nuk eshte pasiv, nuk eshte i huaj, nuk eshte indiferent per fatet e socialisteve dhe popullit te majte dhe Shqiperine, per te ardhmen qe ka filluar. Une jam i vendosur per te mbrojtur te ardhmen njelloj si investimi i pa konkurueshem, jam i bindur, qe beme se bashku ne socialistet dhe votuesit e tyre ne zgjedhjet e 3 korrikut. Kemi vendosur te mbrojme te ardhmen evropiane te Shqiperise dhe te socialisteve evropiane ne Shqiperi dhe kjo s'do te thote qe une jam indiferent apo i paangazhuar per fatin e reformave apo per kurorezimin e reformave te nisura prej vitesh ne partine me demokratike te socialisteve shqiptare. Por, une nuk mund ta bej vetem kete gje. Une nuk kam synuar te jem i vetmi protagonist ne PS deri me sot dhe prandaj me shqeteson uzurpimi nga njerez amatore, nga njerez te padenje, nga njerez qe nuk lidhen aspak me principet apo projektet politike evropiane qe levrijne midis selise se PS-se dhe Bashkise se Tiranes aktualisht".

E keni fjalen ketu per zotin Rama....?

"E kam fjalen per zotin Rama, per zotin Ruci, per zotin Xhafaj, per zotin Bufi, per te gjithe ish-ministrat e mi qe ne vend te parimeve mbrojne xhepa dhe bunkere informale sot".

Pra, duket qarte se ju nuk do ta perkrahni, madje po e akuzoni zotin Rama, i cili eshte kandidati i vetem per kryetar te PS-se. Perse nuk e preferoni zotin Rama, kur dikur e keni zgjedhur dhe cilesuar si model te qeverisjes socialiste?

"E ritheksoj historine e zotit Rama si nje menaxher kalimtar ne nje nga Bashkite kryesore te vendit. Pra, eshte i lidhur ne menyre te kushtezuar me historine e socialisteve, pa mbeshtetjen e te cileve ai nuk do te kishte mundur as te zgjidhej dhe as te shfaqej. Por, zoti Rama ka qene dhe mbetet personazhi me problematik i politikes shqiptare".

Ne c'kuptim me problematik?

"Ne kuptimin e mashtrimit dhe te alibise se projekteve politike qe jane shume larg imazhit fatkeqesisht mediatik qe ai krijon. Dhe natyrisht, kjo e con shume afer me personazhe te tjere problematike te politikes shqiptare ose shume larg nga modeli qe une kam synuar te krijoj dhe vazhdoj te mbroj per te ardhmen evropiane te Shqiperise dhe te socialisteve shqiptare".

Ju e shikoni Ramen si nje person te rrezikshem ne krye te PS?

"Rama nuk ka projekt. Aq me pak nje projekt politik. Rama ka vetem nje projekt te sofistikuar interesash private qe e lidhin me njerez dhe qarqe informale shume te dyshimta, te cilat asnjehere nuk kane pasur lidhje organike me interesat e socialisteve shqiptare. Natyrisht, mund te gjesh ne kete treg informal lidhje dhe shkembime apo transaksione te qelbura ekonomike apo afektive edhe midis disa perfaqesuesve, perfshire dhe zotin Ruci ne PS dhe Rames apo njerez, te cilet jane afruar apo jane larguar prej tij dje, sot, dhe kjo s'duhet te vazhdoje te ndodhe neser".

Sa kohe keni qe i dini keto afera te dyshimta te kety

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Tetor 2005 22:02
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra_Shqiptare Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Rama ka mundur Mejdanin ne garen per kreun e PS.

Rama 297 vota

Mejdani 151 vota

Ska kuptim me te votoj sondazhin apo jo?

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Tetor 2005 00:55
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Nje fitore gjysmake e Edvinit

Edvini vertet u zgjodh kryetar ne vend te Nanos,por mendoj se fitorja e tij ishte gjysmake per arsye se <<kongresmenet>> nuk e mbeshteten paketen e propozuar prej tij sepse keshtu do te humbisnin karriket e kongresmenit.Pra parimi nje anetar nje vote u la per kushedi se kur.Sic e tha edhe vete Edvini tani mbi kurriz nje mal te rende.Kush eshte ky mal?Jane miqte dhe te perkedhelurit e kryetarit te nderit,jane pjesa me e korruptuar dhe konservetive e PS.Kjo u duk edhe nga intervista e Sekret.te Pergj.Majko i cili duket se eshte ne krahun e konservatoreve me ne krye Nanon.Keshtu qe une mendoj se ne krye te PS do te kete dualitet.G Ruci beri nje levizje te zgjuar duke fituar mbeshtetjen e Kryetarit te sapozgjedhur.Te shohim si do te shkojne gjerat.Mendoj se inatet dhe merirat jane zgjuar me shume se asnjehere tjeter.U dalte per te mire ky muhabet!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Tetor 2005 01:25
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Re: Nje fitore gjysmake e Edvinit

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
U dalte per te mire ky muhabet!


E di qe ska per te me zone gjumi po nuk ju doli mire muhabeti
Amon o burre se per l"umturine" e tyre grinden.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Tetor 2005 01:31
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Kete radhe isha me gorillen.

Kush tha se te gjithshka eshte krijuar nga Perendia ja ka future kote. Kote, kote.
Shpirtligu, kokoshi i eger, gorilla etj., jane krijesa te djallit.
Nejse kur forumisti na postoi me entuziazem sihariqin e doreheqjes se shpirtligut une i thashe se duhet te bejeme kujdes pasi kokoshi i eger na kishte dhene sinjale te tjera, fatkeqsisht ato te riciklimit.
Nuk merem me shpritligun, kendoi kokoshi i eger.Hetemi i tije do te jete sinjal i keq qe do te trasmetohej ne pyllin boteror, ishte melodia tjeter. Pra sic e shihni pune e ujdisur nga djalli perseri.
Fati i keq i ne shqiptareve qe ashtu si qeni do te vazhdojme te ndjekim bishtin tone ne nje rotullim te pa fund.
Jo se une vdes per gorillen kryetar, por si shqiptare qe jemi, deri me tani historia na ka ofruar te zgjedhim midis te kqiave. Une thashe se gorilla do te jete e keqja me e vogel per shqiperine. Ja si puna e kesaj o derbardhe, kur Goxillat e asaj kohe na thane ose Kosoven ose Camerine ,ose Tetoven ose Ulqinin, ose ate ose kete… apo si kjo e sivjetmja e 3 Korikut 2005. Zgjedhje e djallit i thone kesaj. Ose kokoshin e eger ose shpirtligun. Te zinjte ne shqiptaret zgjodhem kokoshin. He nga t’ja mbanim thua ti qe lexon keto reshta?
Por c’e do se si mendoje une. Djalli urdheroi kokoshin e eger qe gazeten “55 xhuxhat” ta perdorte shpirtligu si te donte, ne dashte dhe si leter banje. Oh derzinjete ne. Dhe shpirtligu tashme me imunitetin kokoshar ne xhep akuzonte nepermjet telefonit gorillen me kompani si lugeter shpirtzinje. Bo, bo c’na u be te nesermen. Kopesht zollogjike pa rregulla dhe kafaze. Nje orangotang dha dorheqjen dhe gorilles i merreshin mendet (aq sa kishte). Njefare skuthi qe e mban shpirtin me kerma, i gezuar duke u mbllacitur kujtonte vitet e lumtura si president.

I shkreti une. Kete radhe isha me gorillen e palare. Cirku zoologjik vazhdon…


Marre nga http://everteta.myblogsite.com

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Tetor 2005 05:29
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

ahahahah Petrit,
krahasim i bukur

Urime kryetarit :p

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Tetor 2005 06:00
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i/e paregjistruar Kliko këtu për të kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i/e paregjistruar në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
caio
jurist

Regjistruar: 28/02/2005
Vendbanimi: Firenze
Mesazhe: 81

Me sa duket kryetar i ps-se u zgjodh Rama(Edi). Ps-ja synon tek populizmi. Uroj qe shqiptaret (te pakten ata qe nuk jetojne ne qender te tiranes) te mos genjehen nga slogani i tij i ardhshem: "DO TA BEJ SHQIPERINE SI BLLOKU"

__________________
fjalet e shumta, fukarallek!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Tetor 2005 17:39
caio nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të caio Kliko këtu për të kontaktuar me caio (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: caio Shto caio në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto caio në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

ps duhet te kete qene shume e deshperuar qe ka zgjedhur Ramen si kryetar.

Rama, pak a shume anarkist sipas mendimit tim nuk perfaqeson fytyren e Partise socialiste, s'ka asgje te perbashket me socialistet,madje ka qene i pari qe ka dale kunder rregjimit komunist e tani drejton ish komunistat.

shqiperia po me duket si vend i cudirave.

e vetmja gje qe me jep shprese ne kete mes eshte qe Rama do e detyroje Berishen te zgjedhe njerez te mire rreth vetes e do konkurojne me programe, ka ikur koha e dogmave. ( shpresoj )

kjo eshte e vetmja kthese interesante qe shoh.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Tetor 2005 20:36
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:11 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Partite dhe Elita Politike > Cili mendoni se do te jete kryetari i ardhshem i PS-se?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.