Simona
Keshilltare e ''NR''

Regjistruar: 15/10/2005
Vendbanimi: Ne Seline Roze
Mesazhe: 330
|
Ketu ne kete pyetje patriotike, me te drejte nje At shqiptar, pyet nje At tjeter jo
shqiptar sic eshte Janullatosi.
Aty kemi vitin 1908.
Kemi refuzimin e varrosjes se nje te riu shqiptar nga kisha greke.
Perse valle duhet te jete ky refuzim?
Djali shqiptar...edhe ai ka qene nje bir i Adamit, ishte nje shpirt qe mbasi iu mbarua fryma, morri rrugen per ne Meshiren e Zotit.
Ne qoftese ka patur zera se do te ndertohej nje kishe shqiptare, atehere me c'te drejte kisha greke refuzon varrosjen e djalit shqiptar?
Tek e fundit, djali shqiptar, nuk ishte ndertuesi i kishes shqiptare. Ai ishte nje njeri i cili pati fatin e keq qe vdiq ne moshe te re. Por, edhe ndertuesi i kishes te ishte, perseri ai ishte nje njeri, por qe fliste gjuhen shqipe sepse ishte shqiptar.
Ne kete rast, vetem me hedhjen e ideve te nje kishe nga ana e shqiptareve dhe me nje here kisha greke merr masa anti shqiptare, duke kryer blasfemine e mos varrosjes se nje njeriu.
A ka kerkuar kisha greke falje per kete blasfemi?
Ne qoftese Vatikani ka patur gabime gjate historise se tij, i madhi Papa Vojtila ka kerkuar falje ne emer te kishes katolike. Kete e ka bere per ngjarjet e para 300 apo 400 vjeteve. Por, te pakten kisha katolike, nuk e ka bere nje gabim te tille sic eshte mos varrosja e nje te riu i cili nuk kishte asnje mekat ndaj kishes, ashtu sic ishte i riu shqiptar, pra i mosvarrosuri nga ana e kishes greke.
Tani, dalim tek qellimet qe kjo kisha greke paska patur edhe nje shekull me pare ndaj kombit shqiptar.
Nuk e teproj aspak me kete, sepse i mosvarrosuri ne kete rast, perfaqeson kombin shqiptar.
Kjo trashegimi qe qarkullon ne kishen greke e ka prejardhjen e saj, qe nga shekujt e kaluar, pasi vete fakti i mos varrosjes se nje shqiptari nga kisha greke e deshmon kete gje.
Eterit qe nuk pranuan te varrosnin djalin shqiptar, ne cfar do moshe te kene qene jane te shekullit 19.
Kjo gje del sipas nje llogarie te thjeshte, se ata kane qene te lindur ne shekullin e 19. (Aty lart kemi vitin 1908)
Perse paskan kaq urrejtje prifterinjte greke per shqiptaret?
Ne manastirin e Kallamates, kam qene dhe vete personalisht.
Nje grek, i tha nje murgu: - Ta pagezojme kete djalin se e kemi alvanos dhe atje nuk ka patur fe.
Murgu, sic ishte tek dera, sapo me pa tha - Per kete djale ka nje vend ne dete.
Pra me kete fraze deshmohet qarte dhe hapur, urrejtja qe ka kleri grek per shqiptaret dhe Shqiperine.
Perse grekeve u vret syte fjala shqiptar?
Perse greket me cdo kusht duan te shkaterrojne cdo pasuri shpirterore qe kane shqiptaret, duke filluar qe nga kisha e vertete shqiptare apo Autoqefale?
Ku eshte qellimi?
Qellimi eshte uzurpimi!
Qellimi eshte vrasja e identitet te vertete shqiptar.
Kjo eshte arsyeja qe Janullatosi nuk largohet nga Shqiperia, pasi si dhe eterit e dikurshem qe nuk pranuan varrosjen e djalit shqiptar, edhe Janullatosi vazhdon ne rrugen e tyre, duke mallkuar aeroplanet e NATO-s qe bombardonin Serbine dhe, nga ana tjeter asnje here nuk ka folur per varret masive te kosovareve.
Si eshte e mundur qe edhe ne shekullin e IX, greket kane patur kaq urrejtje per identitetin e vertete te shqiptareve? Qe nuk varrosin trupin pa jete te nje te riu?
Ne kete rast, nga cila ane eshte Satanai?
Kemi nje trup pa jete.
Kerkon sherbese fetare.
Ku eshte detyra e kishes dhe e cdo kishe ne bote?
Ne rastin tone, ku eshte detyra e kishes qe na paska qene kishe greke?
Ne thelb, kisha eshte kishe e Krishit dhe jo e grekeve apo e shqiptareve.
Perse tallen greket me kishen e Krishit?
Perse nuk rrespektojne greket kishen e Krishtit?
Prej kesaj mos varrosje, del hapur se greket e mbajne veten si pronare te kishes se Krishtit.
Kush i beri greket pronare te kishes?
Kush u a dha kete autorizim grekeve?
Sipas kesaj sjelljeje satanike, si del kisha greke perballe Zotit?
A del si nje kishe qe i sherben njeriut qe ka krijuar Zoti, apo del si nje kishe qe mundon njeriun qe ka krijuar Zoti.
Kush eshte ai qe mundon dhe i ben keq krijeses njeri qe ka krijuar i madhi Zot?
Pse nuk u varros djali shqiptar?
Janullatosi nuk pergjigjet.
Ka te drejte!
Nuk do ta pranoje kurre ne menyre te hapur se, kisha greke as qe ka lidhje me shpirtrat e njerzve.
Nuk mund ta pranoje hapur se kisha greke punon per rrenimin e Shqiperise.
Nuk do ta pranoje hapur se dhe vete Janullatosi ben cmos, te shkaterroje shqiptarizmin, per te cilen dhane jeten mijera shqiptare duke filluar qe nga rilindasit tane.
Ne qoftese kisha greke e mban veten balle lart, atehere perse ka frike te pergjigjet tek kjo pyetje shume e thjeshte qe ka bere At Nikolla Marku?
Po ashtu, edhe vete Janullatosi, ne qoftese e mban veten si ''hiresi'' perse nuk jep pergjigje ne kete pyetje te thjeshte?
Cfar del nga kjo?
Del qarte spekullimi qe vete Janullatosi po ben me SHqiperine.
Del mafjozeria qe vete Janullatosi po ben me Shqiperine.
Del pa turpesia qe vete Janullatosi tregon ne karakterin e tij.
Mediat shqiptare u cane duke folur negativisht mbi Janullatosin, dhe ky prift grek, ben ate sjellje qe ben dhe nje hajdut te cilin te tere e tregojne me gisht dhe perseri vazhdon te vjedhe.
Ku eshte morali i Janullatosit ketu?
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|