Po bazohet tek libri i Buzzati-t ndoshta? U dashka pare, se dija ekzistencen e ketij filmi.
Meqe jemi tek Morricone ... nuk di nese ndonjeri ka qene ne ndonje koncert te tij, une psh jam kaq me fat sa ate dite qe doja te shkoja anulluan te gjithe koncertin nejse . Ajo qe doja te thoja eshte qe shumica e njerezve mendon se koncertet e tij jane ai i ulur ne piano qe i bie kryeveprave te tij. E verteta eshte ndryshe ai drejton orkestren dhe kjo video qe po ve e shpjegon shume mire. Jo vetem qe ai nuk i bie pianos mire por ndihet ne siklet dhe po ta beje ne publik. Pas 57 vjetesh rikthehet tek instrumenti per nje rast bamiresie e ironizon veten
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
Asnjehere s'ma ka mbushur mendjen tamam Troisi. Si aktor s'ben qe s'ben. Si regjizor pak me mire. Por nje aktor (artist) qe nuk ka kapacitet te flase ne gjuhe letrare qofte dhe njehere te vetme tregon se arti i tij eshte i limituar tek fshati nga vjen. Dhe derisa eshte nje film mbi fshatin e vet mire, por kur ben disa filma te gjithe njesoj, me kunderaktore qe flasin italishten letrare, atehere ngjan si gomar ne mes te autostrades.
Mua Il postino me ka pelqyer, si filma komike i kam pare dhe keta te 2 lart. Gjuhen e kam dhe une problem e ekzagjeron shume, por ama me argeton tipi i tij here i ngathet, here naiv e i padjallezuar. Ti thua si aktor s'ben, une them si aktor ben por si regjizor jo. Apo ta leme ta kaloje klasen vec per Il postino-n? :p
__________________ "Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"
Ku ka muzike dhe piano ka emocione te perziera me kujtime qe te bejne ta personalizosh edhe detajin me te vogel qe luhet aty. Pastaj pjesa e duelit eshte nje pjese ku kuptohet shpirti i artistit te vertete ,qe eshte larg kornizave te egoizmit ,qe eshte me i madh dhe me i thelle se vete oqeani.
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
Citim:Po citoj ato që tha Tulipani Mua Il postino me ka pelqyer, si filma komike i kam pare dhe keta te 2 lart. Gjuhen e kam dhe une problem e ekzagjeron shume, por ama me argeton tipi i tij here i ngathet, here naiv e i padjallezuar. Ti thua si aktor s'ben, une them si aktor ben por si regjizor jo. Apo ta leme ta kaloje klasen vec per Il postino-n? :p
Postinon e kam pare para shume kohesh dhe me perzjehet me paaftesine time te dikurshme per te kuptuar filmat. Postino duket se i shkon goxha per shtat si rol Troisit, me ate pamjen prej analfabeti qe zbulon figurat letrare per here te pare. Te jete nje koncidence qe gjitha filmat e tjere ngjan si afazik (s'di te flase) dhe i vetmi film qe luan rolin e analfabetit i shkon per shtat?
Si aktor, dallohet nga menyra si sheh afer kameras qe eshte bloze. Aktori i mirefillte te ben te harrosh qe eshte film dhe qe ka nje kamer aty. Ndersa Troisi te kujton vazhdimisht nje njeri te turpshem qe kane vene para kameras dhe nuk harron dot prezencen e saj ne asnje çast. Edhe ne "Ricominciamo da tre", Lello Arena eshte me spontan, ndersa Troisi kthen koken komplet anash qe mos shikoje kameran. Me thuaj ti nesee ky te duket aktor:
Eh ca me ben ti te ve re, kur e kam pare s'me kish shkuar ne mend te ruaja nga e kthente koken e si shikon, sepse sikur bashkohet me ate ngathtesine qe ka si personazh qe vertet eshte i kufizuar ne njeriun injorant por del ne pah shume mire. Ne fakt ne nje gje ke te drejte rolet e tij nuk jane me varietet por aktoret komike ne pergjithesi te njejtat gjera bejne ja pse pas ca filmash behen pak te merzitshem.
ps. po liroje pak ate metrin sa shume e shtrengon, ulu rehat e shikoje filmin me percellje emocionale :p
__________________ "Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"