BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184
|
Sa here qe ndihem vetem dhe e frikesuar dhe pse e rrethua me njeres qe me duan dhe e mbrojtur nga dashuria e teper e tyre kan nevoje te struken ne dhomen time e te rri vetem me ty vetja ime .
E di shume here kjo gje nuk eshte shenje e mire por kjo eshte ajo qe ne duam ne te tilla momente, qe ashtu sic vijne pa u kuptuar, ashtu ikin, vetem se kur ikin lene mbrapa merzitje, dyshime dhe shume PSE .
Kur jemi vetem une dhe ti cdo gje e shikoj me qarte ndoshta sepse nuk kam perreth meje syte kureshtare te njeresve qe me shikimet e tyre ,dikush te dashur, dikush servil, dikush vllazeror,dikush djallezor e dikush nga inati me besdisin e me mbysin me marrin ajrin .
Vetja ime vetem ty smund te genjej sic bej sa here e ne gjithe keto vite ,vetem me ty smund te shtirem e nuk mund te mashtroj ti me njeh mire ti e di qe ky dyshim qe kam tani, me kalimin e oreve do behet frike e me pas me kalimin e diteve ndoshta tmerr dhe pse hiqem sikur cdo gje eshte mire .
Sa here vetja ime jemi ndeshur me kete gje gjate gjithe ketyre viteve ,sa here kemi luftuar kunder cdo gjeje vetem une dhe ti pa pritur nje fitore por duke e kerkuar shume .Sa here kemi perballuar dallge pa fund te nje oqeani qe sa vinte e egersohej e ne duke u perpjekur mbas nje komardareje per ty shpetuar ...sa here jemi ngritur nga fundi ku ishin per te dale te pakten ne siperfaqe te merrnin pak oksigjen kur cdo gje qe na rrethonte ishte dioksid karboni.
Eh vetja ime sa na kane munduar ne keto vite ,sa na kane lenduar ne keto vite por ne perseri kemi mbijetuar ndoshta per te treguar se sa te forta jemi do e bejme dhe kesaj here .E di ndoshta te duket cudi por eshte hera e pare qe ndihem qe mund te sfidoj cdo gje per te qene perseri e qete mund te sfidoj dhe ty ...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|