Simona
Keshilltare e ''NR''

Regjistruar: 15/10/2005
Vendbanimi: Ne Seline Roze
Mesazhe: 330
|
Princi Leka në Elbasan për Ditën e Verës
Në kishën "Shën Mëria" zhvillohet një meshë për nder të Familjes Mbretërore
Më 13 mars, me rastin e Ditës së Verës, Familja Mbretërore ka vizituar qytetin e Elbasanit. Në mungesë të Mbretit Leka i Parë, këtë herë i pranishëm, si përfaqësues i Familjes Mbretërore Shqiptare ka qenë Princi Leka, i shoqëruar nga përfaqësuesi i Oborrit Mbretëror, z.Fluturak Gërmenji. Fillimisht, për miqtë e nderuar, kryetari i bashkisë së qytetit të Elbasanit, z.Ardian Turku, ka rezervuar një pritje të ngrohtë, në të cilën, në emër të qytetarëve elbasanas, i ka uruar mirëseardhjen Familjes Mbretërore.
Të pranishëm në takim kanë qenë edhe nënkryetarët e bashkisë, zotërinjtë Ylli Llanaj dhe Albert Shopi, si dhe kryetari i Këshillit bashkiak të qytetit, z.Shefqet Deliallisi.
Me këtë rast, kryebashkiaku i Elbasanit i dhuroi Princit Leka librin e ri të enciklopedisë së qytetit. Princi Leka e falenderoi kryebashkiakun për mikpritjen dhe në emër të Familjes Mbretërore uroi qytetarët elbasanas për festën e Ditës së Verës.
Më pas, Princi Leka dhe personat që e shoqëronin, kanë vizituar Galerinë e Arteve të qytetit, për të vazhduar me një vizitë në lagjen "Kala", ku ndër të tjera, në Kishën "Shën Mëria", At Nikolla Marku mbajti një meshë të posaçme në nderim të Familjes Mbretërore Shqiptare.
Në vijim të vizitës së Tij, në kinema "Millenium", Princi Leka zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë të shumtë, të grumbulluar enkas.
Në përfundim, në mjediset e Kalasë, nga një grup simpatizantësh monarkistë u shtrua një drekë për nder të Familjes Mbretërore.
__________________
Rikthimi ne vetevete rilind njeriun nga nje varrim persegjalli diku i humbur shkretetirave te pafundme.......kurre nuk eshte vone per ta gjetur!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|