lost_soul
going nowhere..
![](avatar.php3?userid=7392&dateline=1158643582)
Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692
|
Citim: Po citoj ato që tha al74
shpjegim: ne fakt do kish qene mire ta kisha cituar ne italisht
"Parola" merr kuptim tjeter kur krahasohet me "chiacchere" , si ta them
"Fjala" ne kuptimin e bashkebisedimit e jo te lloqeve pa asnje degjues .
ah po sigurisht , po nxisim procesin e te izoluarit te vetvetes .
ç'urim do i beje Berlusconit neser?
As une nuk e kisha ne kuptimin e lloqeve, por ne kuptimin me te gjere te fjales, fjales si art, perfshi edhe bashkebisedimin.
Jane jo te pakte ata qe mendojne qe fjala (dhe arti ne pergjithsi) po bastardohet ne ditet e sotme. Presupozimi i tyre i pathene eshte qe arti i perket vetem nje grupi te vogel njerezish.
Une nuk jam dakort me kete teze, sepse arti i perket cdo njeriu, dhe cdo njeri ka te drejte t'ia shprehe ate botes me shpresen qe do te rezonoje diku me nje shpirt te ngjashem. Kete gje e kane mundesuar mjetet e komunikimit masiv si interneti, TV etj.
Ajo qe ka ndryshuar me daljen e internetit etj eshte qe folesi duhet te perpiqet te mbaje vemendjen e degjuesit, meqe ky i fundit ka edhe zgjedhje te tjera. Dhe kjo ka bere qe t'i bie autoriteti i atyre folesve qe mendonit qe vetem ata zoteronin fjalen. Ky eshte meraku i tyre.
Tani, me shtimin e fjales jane shtuar edhe lloqet dhe cdo njeri i duhet te beje perzgjedhjen e vet. Por kjo nuk ka ndryshim nga cdo aktivitet tjeter njerezor ne nje shoqeri te lire. Per shembull duhet te zgjedhesh se ku do ta blesh buken, ndermjet dhejtra buke-shitesve.
__________________
Walking the drunkard's walk...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|