Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
22 vjet komunist, 22 vjet “antikomunist”
Bashkangjitje: tesera-prapa2-150x150.jpg
Ky file është shkarkuar 12 herë.
(Skicë për një biografi politike për Sali Berishën)
Nga Mero Baze
Për Sali Berishën viti 2012 ka një domethënie të veçantë. Sivjet ai mbush vitin e 22-të si “antikomunist” duke barazuar kështu 22 vitet e jetës së tij si komunist. Shqipëria ka pasur disa faza entuziaste të anëtarësimit në Partinë e Punës. Natyrisht më idealistët ishin ata që iu bashkuan kësaj partie në vitin 1945, kur shpresonin se sistemi i ri ishte një shpresë për shqiptarët. Pati nga ata që iu bashkuan kësaj partie pas vdekjes së Stalinit me shpresë se po ndryshonte. Pati të tjerë që iu bashkuan pas prishjes me rusët.
Vala më dogmatike e shqiptarëve, që iu bashkua Partisë së Punës së Shqipërisë mbeten politikanët që iu bashkuan asaj në frymën e revolucionit kulturor kinez dhe në emër të kundërshtimit dhe të Lindjes, dhe të Perëndimit. Sali Berisha ishte një prej këtyre të rinjve. Bashkë me Tritan Shehun, Mehmet Elezin, dhe të rinj të tjerë që ju bashkuan revolucionit kulturor kinez, duke prishur me zell kishat dhe xhamiat, Sali Berisha ndjehej fatlumë që po i bashkohej komunizmit në periudhën e tij më regresive.
Marrja e teserës së Partisë së Punës së Shqipërisë e çliroi atë nga “bisturia” si mjet i vetëm për karrierën që kish zgjedhur deri atëhere. Ata që e mbajnë mend në organizatën e Partisë së Punës, vizatojnë disa tipare agresive të tij, të cilat shpesh kanë vënë në siklet kolegë të tij, të cilët teserën e partisë e kishin një mundësi për të qenë të qetë si mjek. Ky ishte njeriu që bënte raporte për Komitetin Qendror, kur organizata e partisë ulte vigjilencën, ishte njeriu që kishte zellin e tepruar për të rekomanduar internime në emër të organizatës së PPSH, siç ishte rasti i të ndjerës mjeke që ka punuar pranë Mehmet Shehut, e cila ka pak muaj që është ndarë nga jeta. Impulsiv, karrierist dhe i dhënë pas metodologjisë së luftë së klasave, ai avancoi me shpejtësi të habitshme nga një anëtar i thjeshtë partie në krye të organizatës së partisë në një vend ku anëtarë të asaj organizate ishin njerëz të rëndësishëm si mjekë të Enver Hoxhës apo këshilltarë në distancë të tij.
Servilizmi ndaj tyre ishte pjesë e karrierës së tij mjekësore, duke u afruar me pjesën e mjekëve që shërbenin në bllok. Për shkak të vjehrrës së tij, e cila vinte nga Serbia, ai ishte i dyshuar si lidhje serbe dhe nuk arriti dot, siç dëshmojnë dhe vetë zyrtarët e asaj kohe, të afrohej si mjek i Enver Hoxhës, por ia doli të ishte mjek roje dhe në shërbim të Hysni Kapos, kur ky i fundit u sëmur mes të tjerash dhe nga shqetësime të zemrës. Ai shkonte mbrëmjeve në shtëpinë e tij, rrinte mënjanë njerëzve dhe tentonte të bënte sikur lexonte libra nga biblioteka- shpesh e padobishme dhe për vetë Hysni Kapon.
Njeriu i hekurt i komunizmit, i cili në të vërtetë drejtoi politikën e kuadrit dhe luftën e klasave në 35 vjet, Hysni Kapo ishte i dobët dhe dorëzuar para mjekut që i shërbente. Të afërmit e tij tregojnë momente dobësie të vetë Kapos për Berishën dhe një bejte të gjatë për të në shenjë respekti për shërbimet sanitare të natës. Me porosi të tij, porosi e cila u kthye më pas në amanet, vajza e Sali Berishës u çua për kurim jashtë shtetit dy vjet pas vdekjes së Hysni Kapos, për një ndërhyrje kirurgjikale në formën e një operacioni plastik. Ndërhyrja nuk rezultoi e suksesshme dhe u përsërit, për shkak të autoritetit që Berisha kishte krijuar, sërish në fund të viteve ‘80-të në Vjenë.
Berisha shkoi në specializim në Francë, pikërisht kur Hysni Kapo shkonte aty për tu kuruar, dhe forcoi ndjeshëm lidhjet me autoritetet shëndetësore të asaj kohe, veçanërisht me Ministrin Ziçishti. Pushkatimi i tij i menjëhershëm dhe kontaktet e tij të fundit me Sali Berishën ngelen për tu hetuar, por është e sigurt se pas historisë, Berisha u bë më i besuar i Familjes Hoxha. Udhëtimet e tij në fundjavë në Pogradec me djalin e Enver Hoxhës, tashmë janë të njohura. Ata janë shfaqur bashkë në varkë në Liqenin e Pogradecit dhe në dhoma me oxhak, ç’ka tregon se udhëtimet e tyre ishin të zakonshme në verë dhe në dimër. Pasi nuk kishte mundur dot t’i afrohej familjes Hoxha me përkushtimin e tij politik dhe profesional, për shkak të njollës serbe që i vinte aksidentalisht nga e vjehrra, ai gjeti mënyrën për tu afruar me fëmijët. “Kapja e fëmijëve” si standard për karrierë politike dhe përfitime nga pushteti, duket se është një tipar i trashëguar dhe sot në familjen Berisha. Të gjithë ata që duan të bëjnë para apo karrierë në PD kanë kapur fëmijët e tij, njësoj si Berisha ka kapur fëmijët e Hoxhës.
Fundjavat e tyre në Pogradec mbahen mend dhe nga qytetarët. Njeriu që për herë të parë ka bërë plazh ndoshta pas vitit 2005, shkonte në Liqen jo për plazh, por për të qenë pranë fëmijëve të “atij”. Nga të gjithë fotografitë e Berishës me byroistët, fotografia me fëmijët e Enver Hoxhës është më domethënësja për të, pasi ajo tregon një raport të ndërtuar mbi një shërbim të thellë ndaj asaj familje, që Berisha po përpiqet ta varrosë në arkivat e shtetit, por që ka shanse mos t’ia ketë dalë dot.
Pasi Hoxha vdiq, Berisha e forcoi miqësinë me fëmijët e tij. Së bashku me nusen e djalit të Hoxhës, ai u bë pjesë e Këshillit Shkencor të revistës ‘Shkenca dhe Jeta’, një bord formal, i cili ishte më shumë një arsye për tu promovuar njerëzit e familjes Hoxha se sa një bord shkencor.
Interesant është afrimi i Sali Berishës me Simon Stefanin, një figurinë qesharake e komunizmit, por që mori pas eliminimit të grupeve armiqësore poste kyçe si ai e Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministrit. Berishën nuk e lidhte asgjë me Ministrinë e Brendshme formalisht, dhe nga ana tjetër Simon Stefani ka qenë nga ato personazhe të komunizmit që nuk përfaqësonin as intelektualët dhe as ndonjë klan të rëndësishëm të pushtetit. Ai ishte thjesht një manekin gojëmbyllur për ato që kishin ndodhur në vitin 1982 në spastrimet dhe pushkatimet e rrufeshme të atyre që u quajtën grupi i fundit armiqësor.
Sali Berisha do ta ketë vështirë ta shpjegojë sa të jetë gjallë servilizmin ndaj këtij byroisti qesharak, nëqoftëse nuk tregon raportet e tij me ministrin e fundit të Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, i cili u pushkatua, ende pa asnjë arsye bindëse. Berisha, në atë kohë një komunist karrierist dhe agresiv, njeriu që përpiqej të afrohej me pjesën e inteligjencës që po promovonte familja Hoxha, duket shumë qesharak dhe i panatyrshëm në përuljen e tij ndaj Simon Stefanit, me të cilin nuk ka pasur dëshirë të dalë në foto as ndonjë komandant batalioni nga ushtria dhe jo më një mjek me rëndësi politike si Sali Berisha. Mjekut Sali Berisha iu desh një ditë në Ministrinë e Brendshme të bënte ekspertizën e “vdekjes” së Fiqret Shehut, gruas së Mehmet Shehut. Shënoi me qetësi ‘vdiq nga zemra’, ndërkohë që pamjet filmike të saj flasin për një të vdekur të gjallë nga torturat ç’njerëzore.
Fundvitet tetëdhjetë e gjetën Berishën tërësisht të rehabilituar dhe në fokus të njerëzve që promovoheshin nga fëmijët e Familjes Hoxha. Ai fillonte të udhëtonte më shpesh në Perëndim dhe të vendoste kontakte dhe me diasporën shqiptare, e cila ishte e lidhur me komunizmin, kryesisht grupet marksiste në Zvicër, apo vendet nordike ku Berisha shkonte si përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë. Ka kaluar sipas disa burimeve bindëse një natë tranzit në Beograd pa dhënë shpjegime nëse ka takuar dajat e gruas së tij apo jo. Ecejaket e tij në botë shtoheshin bashkë me erërat e liberalizmit që po frynin në Shqipëri. Por ai nuk u shfaq kurrë në anën e liberalëve. Në kohën kur mbledhjet e organizatave të PPSH bëheshin të hapura, një korrespondent i gazetës Studenti mori pjesë atëherë në një mbledhje ku ishte dhe Berisha. Dikush kish ikur në Suedi, dikush në Francë, dikush në Itali… Ishin njerëzit e besuar të regjimit. Një prej mjekëve propozoi që mbledhja të kryhej se ky problem do përsëritej. Sali Berisha u çua duke përplasur grushtin mbi tavolinë dhe duke deklaruar se sa të ishte ai aty, nuk do ta linte të shkelej statuti i PPSH. Mbledhja duhet të bëhej kur të ishte më shumë se gjysma e mjekëve. Të tjerët e dëgjuan me bezdi dhe mbledhja u prish. Një vit më vonë ky njeri u shfaq në takimin e intelektualëve të Ramiz Alisë, pasi Ylli Popa kishte bërë shkrimin e famshëm “Në kërkim të kohës së humbur”. U shfaq dhe ky në anën e atyre që kërkonin ndryshimin dhe mirëkuptohej në çdo fjalë që thoshte nga Ramiz Alia. Kjo tërboi nusen e Enver Hoxhës, Liljanën, e cila në mbledhjen e fundit të bordit të revistës ‘Shkenca dhe Jeta’ në shenjë proteste iku nga mbledhja sapo hyri Berisha. Fëmijët e Familjes Hoxha ndjeheshin të tradhtuar. Ramiz Alia u kishte marrë njeriun e tyre. Për katër- pesë muaj Beriha filloi të shëtisë në bulevard me miqtë e tij më të rinj, Mehmet Elezin, Qemal Sakajevën dhe disa artistë e shkrimtarë të rinj. Bëri një shkrim tek gazeta Drita, ku fliste për nevojën e një debati më të madh intelektual dhe një shkrim të kriptuar në gazetën Bashkimi ku fliste për zakonet e odave të veriut ku burrat i lënë vend njëri- tjetrit kur flasin. Është pikërisht ajo që ky njeri nuk u lejon ende të tjerëve. 8 Dhjetori nuk e gjeti në Shqipëri. Për shkak të lirisë që kishte për të udhëtuar jashtë Shqipërisë, u gjend në Itali. Mëngjesin e 9 Dhjetorit u shfaq në rrugën e Elbasanit, atje ku studentët i kishte bllokuar policia, dhe u bë me ta. Në mesditë e thirri për takim Xhelil Gjoni dhe e çoi tek Ramiz Alia. I premtoi se gjithçka do të ishte nën kontroll të tij. Dhe ashtu u bë. Por natyrisht duke u tradhtuar Ramiz Alia. Prej 12 Dhjetorit 1990 ai nisi karrierën e tij si antikomunist.
-Vazhdon me poshte-
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|