Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
Bunga bunga to you
Kenga qe i kushtohet Berlusconit qe po jep doreheqjen njehere e pergjithmone:
Me ne fund, kllouni i Italise, me floke te vene dhe lekure te terhequr, po zhduket njehere e mire nga skena politike. Berlusconi ka deklaruar se nuk do marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme, ndersa dje mungesa e doreheqjes se tij shkaktoi termet financiar qe e coi Italine ne pikat me te uleta te kredibilitetit financiar. Asnje institucion nuk i jepte borxh qeverise italiane pa 7% interes per kredite 10 vjecare dhe 8% per kredite nje vjecare. Nderkohe, firma e tij Mediaset humbi ne burse 12% dhe u pezullua per tejkalim te kufirit te humbjeve. Kjo ndodhi vetem dy dite pasi lajmi i doreheqjes se tij kishte shkakuar nje vale pozitive ne bursat e Evropes deri ne 5% brenda pak oresh. Por lajmi pastaj u pergenjeshtrua dhe bursat rane serisht.
Aventurieri i Italise tashme po bie njehere e pergjithmone. Ndonje prej pjesetareve te cirkut te tij ka dale sot ne televizor per te thene se diskretitimi financiar i Italise erdhi sepse opozita ka 3 vjet qe thote se Italia nuk eshte mire. Pra katastrofa ku po le vendin Berlusconi (dy hapa larg Greqise) i bie te jete faj i opozites.
Shqiperia imiton keta klloune prej kohesh. Te shpresojme qe me ikjen e kllounit kryesor te Italise te kete ndryshime edhe ne mentalitetin politik shqiptar.