Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Gjakmarrja Ne Shek 21
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Citim:
Po citoj ato që tha daedal


I nderuar lost!
Replika nuk te drejtohet vetem ty. mendova te jap nje opinion i cili mendoj se duhet patur parasysh. Kjo e sotmja, n'dac te gjuhet gjakmarrje e ndac qelb marrje ne te vertete nuk ka lidhje me kanunun dhe ato qe trushkuluri te thote.
Mendja e ngushte e amfibit nuk e kupton se ne 5 rreshta ben 10 karambole me germabashkimet e tije.
Se pari ne kohen e funksionit te tij, kanuni ishte forma e orrganizimit te shtetit. Eshte pranuar nga studiues te tij qenja e kanunit, kod penal, kod civil dhe kushtetute.
Asokohe nuk ka pasur as shtet (qe trimat si ky lart ta perdorin si "hakmarres qe te nxjerr gjak nga b***a") prandaj nese lexohet me kujdes mund te shihen ne te elemente te mrekullueshem te nje urtesie dhe pasurie shpirterore.
Elementet e duelit dhe te nderit borgjez apo fisnik kane dale mijra vjet pas kanunit i cili jo vetem ska nje datim ne kohe por edhe askund nuk predikon gjakmarrje. Ai eshte vetem rregullator i gjithe te mirave dhe te ligave qe ekzistonin asokohe.
me ardhjen e perandorise osmane kanuni dalngadale i humbi vlerat e tije. Fillimisht me shartimin me kanunin xhibal qe administrata tuke i beri dhe me vone me format e organizimit te shtetin shqiptar. Elentet e kanunit qe shihen atehere dhe tani te ngjyros inakte kriminale ose padrejtesi nuk kane lidhje me kanunun. nese nje veper monumentale si kanuni ka qene i plote nuk mund te perdoret me copa sic psh bejn pseudobesimtaret me porosite e zotit. Psh, nese ti qe je Math do te merrje mje ekuacion te veshtire a do t'a zgjidhje dot me gjysmen e nje teorie te vertetuar dhe pjesen tjeter si te ta marre mendja(?) druaj se jo.
persa i perket parashpines dhe prapashpines kjo nuk ka te beje me kanunin. Vrasja eshte vrasje dhe ka patur nje kod ne fakt qe nderi e donte. para se te vritej viktima thirrej ne emer dhe zbatoheshin rregulla ne vrasje etj etj.

hibridet e sotme qe bejne krime jane ne fakt nje percudnim shume sistemesh, injorance izolimi dhe veteizolimi. Nuk eshte gjakmarrje e lost ajo qe ndodh por eshte shtazeri. nga haku shkohet te gjaku. A eshte burreri te vrasesh? kjo duhet pare ne shume aspekte. vrasja ndodh ne nje moment shume te tensionuar psikologjik. as frikacake nuk i themi dot. ndonjeher ketij problemi rrenjethelle duket sikur nuk i jep spjegim askush.
ketyre te mencurve qe shpesh hedhin batuta alla iluministo perendimore desha t'ikujtoj se ne kohen kur inkuizicioni percellonte dhe linconte njerez per nje fjale goje dhe per dy fije floke ketu te ne nuk ndodhte.
te gjithe kemi trashegimni. madje nse edhe ketu ka individe me prjardhje te tille qe flozofojne madje.., e pse sduhet te kete jashte vrases pas shpine?. Shumica e vrasjeve vetem ne beteja behen para shpine o lost.

A duhet te kete vrasje?? mendoj se te gjithe nuk do e miratonim...ashtu sic nuk mundem shpesh te pranoj une (mbase edhe ti) arsyetime te tipit "rrofte google se abetarja me mjafton"
Te uroj fundjave te mbare ...




Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Maj 2008 22:25
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Niqua Kliko këtu për të kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Niqua Shto Niqua në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Niqua në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Teme e bukur Vlora!
Po sikur the gjehej nje zgjidhje juridike???
Psh te mirrte hak/gjak Shteti ???
E keqja eshte se shteti yne nuk funksionon dhe ne rastin konkret nuk egziston.
Si nuk kam degjuar njehere Doktorin apo ndonje deputet te zonave verilindore ta ngrijne kete problem ne parlament.
Pershendetje trojani

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Maj 2008 02:23
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 09/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Asnjhere se kam kuptuar aktin e gjakmarrjes dhe nuk mund te bie dakort me te .Ti ve ne vend nderin familjes,por njekohesisht ,po i hap varrin asaj.Jeta e femijeve,familjareve te tu nuk eshte me e sigurt.Cdo dite do luftoni me vdekjen.Asgje e mire nuk vjen nga gjakmarrja.Ka shtet per t'i gjykuar keta vrases.Pse duhet te ulesh dhe ti ne nivelin e vrasesit,lere shtetin te realizoj hakmarrjen tende .Une kurre nuk do ta merrja nje burre ,qe vjen nga nje familje e tille.Kurre nuk kisha per te qene e lumtur apo e sigurt per jeten tone e femijeve .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Maj 2008 17:12
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Deb* Kliko këtu për të kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Deb* Shto Deb* në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Deb* në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha trojani
Teme e bukur Vlora!
Po sikur the gjehej nje zgjidhje juridike???
Psh te mirrte hak/gjak Shteti ???
E keqja eshte se shteti yne nuk funksionon dhe ne rastin konkret nuk egziston.
Si nuk kam degjuar njehere Doktorin apo ndonje deputet te zonave verilindore ta ngrijne kete problem ne parlament.
Pershendetje trojani




trojani une mendoj se zgjidhje jurdike mund te gjendet,por ne radhe te pare duhet te kemi shtet ku ne te kemi frike nga ligji dhe ta respektojme ligjin.Me keta police,prokuror e gjykates te korruptuar,sepse e till eshte edhe politika ne do te vuajme gjate kete fenomen gjakatar.Kur te jete krijuar besimi tek ligji,tek drejtesia pra dhe ne te ndergjegjesohemi si shoqeri per te kqiat qe sjell, ky fenomen do te eleminohet..Ne ato vende ku nuk respektohet ligji njesoj per te gjithe;atje ku shteti nuk ju mbron jeten qytetareve te vet do te kete perhere anarshi e vetgjyqesi.Shteti ne kete kohe qe jetojme,nuk mund te vendose dot denimin kapaital.Shteti duhet te punoje qe te rrise mieqenien e popullit te vet,ne menyre qe per te gjithe te kete pune,t'ju siguroj qutetareve te vet sherbimet e nevojeshme.Mendoj se me rritjen e mirqenies dhe te drejtesise shoqerore,,me kalimin e viteve do te kete nje shkalle me te larte te civilizimit.
Persa i perket doktorit ai eshte me trung nga ata qe ka lene mbas e atyre qe ka sjelle me vete.Ndoshta edhe ate vet e kerkojne Haklajt e Kernajat ta vrasin.Njerzit qe ai mbante truproja te tij kur ish president,vrane A Hajdarin apo jo.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Maj 2008 18:45
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Nuk mund te quhet as gjakmarrje kjo e shek te XIX-te. Shume mire mund te quhet hakmarrje.
Gjakmarrja per ata qe kane lexuar kanunin eshte krejt tjeter nga kjo qe ndodh sot, prandaj nuk mund te quhet e tille.
Ne emer te gjakmarrjes shohim çdo dite qe shkojne jete njerzish kot dhe kjo eshte e dhimbeshme, por kjo ndodh sikurse e permenda mesiper sepse nuk zbatohen rregullat e kanunit.
Kudo ndodhin vrasje per hakmarrje biles edhe ne bote vetem sepse tek ne ne veri e perziejne me ate qe quhet gjakmarrje.
Edhe sikurse te jete gjakmarrje sikurse parashtrohet çeshtja eshte se rregullat e gjakmarrjes jane te pa aplikueshme , ashtu sikurse ne kohen e kanunit e deri ne kohen e Zogut, ku per malsine ligji ishte kanuni qe rregullonte jeten ne male. Sot kemi shtet ligje dhe kushtetute.
Kanuni kur fliste per gjakmarrjen se pari konsumonte te gjitha mundesite e pajtimit dhe faljes se gjaqeve dhe citoj ate qe ishte me e rendesishme, nese nuk ishte marrre gjak brenda 24 oreve te para , fisi shpetonte nga gjaku dhe derisa arrihej tek personi qe kishte vrare i cili ngujohej ne kullat e ngujimit.
Kanunin parashikonte faljen e gjakut, pagimin me pare ose edhe faljen e femijes ne djep, apo thirrjen e kuvendi te burrave , etj, etj , sipas dhimbjes qe i ishte shkatuar . Nese deshtonin te gjitha tentativat atehere kalohej ne ekstremitetin ku i lihej e drejta te merrte gjakun.

Sot kjo nuk ndodh ose eshte shume e rradhe dhe tipike per disa zona nuk mund te quhet gjakmarrje , quajeni si te doni por vetem gjakmarrje qe ka lidhje me zakonet dhe kanunin jo.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Maj 2008 20:38
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Nuk mund t'ju hiqet asnje presje atyre qe thua miku im Piktori.
Dikur ka patur Prek Caler qe i rregullonin me urtesi mosmarrveshjet,ndersa sot nuk ka burra por muter,qe vrasin edhe gra e foshnja.Turp!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Maj 2008 22:03
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

kjo eshte nje fenomen qe e ka lene popullin tim verior mbrapa, ekonomikisht dhe i ka ngushtuar horizontin disave. eshte nje tragjedi e vertet. per mendimin tim duhet nje ligj i rrept, shume i rrept, dhe duhet te besojme te gjith ne ate ligj, duhet nje shtet i pa korruptuar dhe jo si ai  ne shqiperi. ka shume njerz te pist qe nuk i denon ligji, kriminela qe vrasin vetem per te treguar "burrein/trimerin" ka njerz hallegi qe bien viktima te ktyre kafsheve, dhe jo vetem qe humbin nje pejstar te familjes por humbin te gjithe jeten e tyre ne kerkim te gjakmarrjes, thjesht se shteti nuk i kap dhe i var kriminalat e pist. per mendimin tim varet se ku duhet gjakmarrje.

ata qe dine te falin cilesohen si njerz edhe me te medhenj se sa ai qe s'din te te fal. por kjo varet ne dhojin e krimit a falet apo sfalet. ne perghithesi eshte ne natyren e femres qe nuk din te te falin kurr. nje zemer e madhe gjigante din edhe te fal. 

 kafshet si luani tigri qeni haina etj etj, perleshen dhe nuk hakmerren kurr, edhe sikur ne betejen e tyre ata humbin kemben apo jeten dhe mbesin sakat, thjesht vazhdojn te jetojne, nje dite e re i sjell veshtirsi te reja qe duhet te mbijetojn dhe kjo nuk i len dhome per kujtesen e te djeshmes/kaluares. por ne jemi njerz, me kujtese te forte, eshte pikerisht ajo kujtesa jone si e mire apo e keqe qe i jep kuptim existences tone. prandaj duhet t'i urojme njeri-tjrtrit fat. eshte fati i keq ose i mire i njerzve qe ndikon ne jeten dhe dijenin dhe karakterin e tyre. eshte fati se ku jeton, njerzit qe te rrethojne, si eshte vendi behet kuvendi thote nje fjale e urte popullore. per mendimin tim eshte fat i madh nese ke llogjik sinqeritet dhe drejtesi ne shpirt.

 une personalisht besoj ne fat, ata viktimat e pafajshme ne veri qe u iken jeta si qeni n'rrush i konsideroj njerz me fat te keq. prandaj besoj shum ne ket thenien "a  mans charachter is his fate" kam shoke femirije nga laghja ime qe jane vrare dhe kane vrare.(kam degjuar) thjesht kur degjoj fatkesina te tilla nuk me ka bere qejfi te kthehem kurre, pra e ndjej veten me fat qe ma dha truni te largohem qe ne mosh te re nga ajo stil jete qe do me rrethonte, nga ajo dallge e zeze e madhe shkaterruese, qe doemos po u gjete perball saj do perfishij te fajshem dhe te pafajshem. eshte fati i keq i disave por hakmarrja duhet nganjehere...

Ps, kur isha ne itali, nje kriminel vakabond shqiptar kishte grabitur shume femra ne  ne veri gjithandej. ai ishte i kerkuar edhe nga polocia italiane se kishte mbi 20 femra qe i fuste ne rruget e italise si prostituta me force. ai kishte grabitur motren e nje polici nga veriu, (me te degjuar) ky vellai i saj kishte ardhur ne itali dhe e kishte gjetur motren ne rruge. motra e trembur i thote vllait ik fshehu se ai vjen shpesh knej me shoke per kontroll dhe mbajn arm. i vllai fshihet pas nje peme dhe pret ardhjen e vakabondit, kur ky i fundit shfaqet vellai i del nga mbrapa dhe e qellon me pistolet ne koke e vret ate, dhe plagos rend shoket e tij. policia italiane as nuk e denojn vallain, thjesht i japin te drejten te kthehet ne shiperi me gjith motren.

kjo ngjarje me ka ngelur ne kujtese perhere, dhe jashzkonisht me ka pelqyer vendimi i ligjit italian ne ket rast. nese eshte e sakt kjo ngjarje se me te degjuar e kam kur jetoja ne torino. ne ket rast hakmarrja me ka kenaqur edhe shpirtin tim, kur viktima mbrohet nga ligji i drejtesise. me eshte dukur si nje perradhe por shpresoj te jete e sakte sic e kam degjuar...

dhe i uroj fat gjithe njerzve te mire dhe miredashes...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Maj 2008 07:39
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Citim:
Po citoj ato që tha kundershtuesja
Asnjhere se kam kuptuar aktin e gjakmarrjes dhe nuk mund te bie dakort me te .Ti ve ne vend nderin familjes,por njekohesisht ,po i hap varrin asaj.Jeta e femijeve,familjareve te tu nuk eshte me e sigurt.Cdo dite do luftoni me vdekjen.Asgje e mire nuk vjen nga gjakmarrja.Ka shtet per t'i gjykuar keta vrases.Pse duhet te ulesh dhe ti ne nivelin e vrasesit,lere shtetin te realizoj hakmarrjen tende .Une kurre nuk do ta merrja nje burre ,qe vjen nga nje familje e tille.Kurre nuk kisha per te qene e lumtur apo e sigurt per jeten tone e femijeve .
kundershtuese: e kuptoj se e don jeten dhe don tja kalosh ne harmoni dhe gezim, kjo eshte normale per nje njeri normal, te gjithe deshirojme nje gje te tille.por cfar burri do martoje ti? nese burri jot nuk eshte i gatshem te japi jeten e vet pa menduar aspak per mbrojtjen tende dhe te femijeve, nese jeta juaj vihet ne rrezik. nese nje kriminel i pist hyn ne shtepine tende dhe masakron ty dhe femijet e tu (kjoft larg) atehere si mendon ti?! ky burr te presi per ligjin e shtetit te hakmerret. pra!! varet them une, gjakmarrja ndikon edhe ne nje sjellje te mire te njerzve.

Ps, edhe kriminelat kur e dine se nje popull si ai i veriut me tradita qe besojn ne hakmarrje do mendohen dy here para se te kryejn nje krim ndaj teje. sikur cdo kriminel i ndyre te mendoje se cfar do i ndolli familjes se tyre nga hakmarrja, atehere nuk do ket shume kriminela ne shqiperin tone.pra aty ku nuk rrespektohet ligji ose frika e ligjit te rrept, ne disa raste kjo sherben per nje qetesi dhe miresjellje ne pergjithesi te njerzve. ne shqiperi shume rrespektonin vetem ata qe kishin vellezer dhe shume meshkuj ne shpi, thjesht nga frika, jo nga burreria. kjo eshte thjesht nje prapambetje dhe mungese burrerie mungese integriteti qe ka existuar ne rrethet tona shoqerore ne shqiperi, nese nuk e bind diken se je capable of  killing nuk je i rrespektuar dhe do mundohen te marrin neper kembe, pra varet se ku jeton!?  ne nje bote te qytetruar njerzit behen edhe me te bute, me te dhogjikshem, varet se ku jeton, nese jeton ne jungel instinkti per te mbijetuar do te kontrolloi trurin tone. nuk mund te jemi te dhogjikshem me nje kafsh te eger, duhet t'i shmangemi por gjithmon duhet te jemi te gatshem te mbrojm veten.

une nuk e kam lexuar kanunin por jam i mendimit se ka patur vlera te dobishme me shume se sa i japin njerzit sot... 

P,s  shteti i izraelit eshte nje shtet i fuqishem qe rrespektohet nga gjithe bota, personalisht nuk jam tifoz i madh i tyre por me beri pershtypje shume nje taktik qe ata perdorin me ata vetvrasesit arabic qe vrasin civila neper autobuza, kafene etj etj. me intrigoj shume se si nje shtet modern i fuqishem si israeli te perdorin taktikat dhe ligjin kanunit shqiptar.

kur prime ministri i izraelit Ariel Sharon erdhi ne USA per nje vizit, disa gazetar i bene pyetje atij: pse shteti juaj urdheron eliminim e familjeve te terroristave?! ky esht nje krim ndaj njerzimit komentuan gazetaret. ai u pergjigj: neve ndjekum nje code qe existon ne albania me shume se 500 vjet tha ai. kanuni i lek dukagjinit theksoj ai. edhe shteti jone ka adoptuar ate ligj theksoj ai, nje dhemb per nje dhemb, nje gisht per nje gisht, nje sy per nje sy. e vetmja rruge se si mund te mbijetojme theksoj ai.

personalisht nuk me pelqejn padrejtsinat qe ben ai shtet, por e verteta eshte se ata kan mbijetuar, dhe perparuar shume, edhe pse te rrethuar me shtete qe dojn ta zhdukun po t'i jepet mundesia.kij inatin e foli hakun eshte nje thenie. per neve qe jetojme ne nje vend te qytetruar ne nje rreth shoqeror te qytetruar qe e dojn jeten dhe e shijojn, ne thjesht jemi me fat. por ne anje menyre nuk mund t'i cilsesojm kafshe ata qe jane traped ne nje sesciety te tille. eshte vet vendi dhe ashtu behet kuvendi atje. thjesht nje tragjedi dhe shpresoj me gjith zemer qe ai zjarr te shuhet sa me shpejt, dhe te merremi me shume me humorin e bukur te pasur tone verior, kur ne pallatin e sporteve ne shkoder per here te pare kam pare zef deden live, kam qeshur me lot, tani eshte kthyer ne kishe.

shpresoj me gjithe zemer qe nje dite te kthehet ajo harmoni, ai humor i pasur i bukur qe eshte lindur ne shpirtin e shkoder loces dhe malsise se madhe, ku fjale si kto jane perdorur gjithmon: nadja e mire, si ke njeh, dashamire, e naten e mire. shpresoj qe rrezet e diellit te shkeqejn dhe kjo vrancin e erret qe ka mbuluar vendin tim te zhduket njehere e pergjithmon ...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Maj 2008 12:25
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
walker
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 19/11/2006
Vendbanimi: somewhere in jungle
Mesazhe: 122

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane



nese dikush te demton njerezit e zemres sigurisht qe do hakmerrem..

             Po te shkoje puna keshtu kan me u vra te gjithe e ne Shqipri kan me ngel vetem kafshet.Ka apo ska shtet?I zgjidh shteti kto konflikte.Shteti ka ligje me te cilat vepron.Lereni shtetin te merret me keto pune e mos u ngaterroni me krime.

__________________
Fjalet e shumta jane fukarallek

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Maj 2008 18:19
walker nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të walker Kliko këtu për të kontaktuar me walker (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: walker Shto walker në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto walker në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Kurti asnje shqiptar nuk do te lejonte qe t'i prekeshin gruaja dhe femijet nga nje kriminel.Vetem po ta vleresoje veten nje zog pule mund te te maskronin familjen.Per ate qe eshte e shtrenjte per kedo,jeta eshte nje hic.Problemi qendron tjetr ku.Njerzit,apo djemuria me mire pijne e behen karroqe dhe ofendohen me njeri tjetrin.Ngrihet njeri e merr armen e vret tjetrin,apo zihen e vriten per nje gardh,a per nje fyerje dhe pastaj fillon gjakmarrja
Shembulli qe permendni ju eshte me ekstremi,qe askush nuk mund te fale.Ju keni te drejte kur thoni qe shteti duhet te marri hak duke e denuar kriminelin dhe problemi te mbyllet.Mua me duket se shteti me veprimet e tij e nxit gjakmarrjen.Nqse dikush vret dhe drejtesia nuk i jep atij maksimumin ,ose nuk e denon fare ose sa per te thene e denuam,atehere shteti behet ai qe i acaron dhe stimulon gjakmarrjet.E para eshte vendosja e drejtesise dhe e dyta ndergjegjesimi jone si shoqeri,per te keqen qe na sjell ky fenomen absurd.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Maj 2008 20:35
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:45 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Gjakmarrja Ne Shek 21

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.