Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
IQvlora, keq me vjen te te them por te pata ne mend qekur shkrove moralet mbi femren qe i kish hyre ne pjese gruas se Tanit.
Dhe kam filluar gjithmone e me shume te mendoj se ne keto forume nuk fiton asgje robi, nuk merr pike kulture. Perkundrazi behen thashetheme tipike shqiptare se ku do i kete gjetur leket ky ose ai. Dhe si zakonisht mendjet e ndritura te emigranteve i gjejne pergjigjet vete.
Nga eksperienca ime realiteti eshte shume i thjeshte dhe banal. Nuk ka biznesmen ne Shqiperi te kete punuar me djersen e ballit, kjo eshte nje utopi qe i duhet disave per tu ndjere mire. Cdo njeri qe ka patur te beje me shtetin 18 vjetet e fundit ka futur doren ne xhep dhe ka korruptuar nje polic, nje doganier, nje tatimor, etj etj. Kush ka patur mundesi ka shfrytezuar miqesite dhe klanet per te marre nje tender me shume. Por qe te zbrisni pak nga deliret e emigranteve te kulluar, po ju them sdicka qe me tha nje biznesmen i vogel mobiljesh. Nuk ecen dhe aq mire puna, tha, sepse ketu ne Shqiperi ecen puna me miqesi, keshtu qe dhe mobiljet i marrin tek njerez te afert dhe te njohur. E kur kjo pune behet me dollapet eshte e qarte qe behet me cdo biznes.
Rikthehem tek konkluzioni i Mustafa Nanos se jemi nje shoqeri klanore, dhe per me teper ketu ne forum behemi dhe shoqeri thashethemexhinjsh qe faktet i prodhojne vete. Italia ka financuar FIAT dhe ALITALIA per vite me rradhe qe te mbroje biznesin e vet. Shqiptaret jo vetem qe nuk e vleresojne kur nje biznes ngrihet ne nivel europjan, por i nxjerrin 1000 te zezat kur ka vetem 2-3. E megjithate kam besim se shqiptare nuk jane vetem keta qe shpikin variante ku gjehen leket, por edhe ata qe punen e Tanit te cakerdisur te Topit e nderuan duke i hedhur karafila.
P.s. Nese ju intereson di nje histori te degjuar (dhe jote shpikur). Dekoderi i Digitalb kishte nje difekt per te cilin punonte avash. Tani vendosi ti mbledhe te gjithe (rreth 30 000) dhe tua nderroje falas njerezve. Operacioni kushtoi disa milione dollare, te cilet u hodhen qe funksionimi i platformes te ishte perfekt. Nuk eshte cudi qe historia e amor alucius te kete lidhje me kete pune, dhe nderkohe qe tjetri eshte munduar te rregulloje dicka ketu citohet sikur po i can derrasat njerezve duke nderruar dekodera dhe karta. Po ashtu nuk eshte e cuditshme te degjosh keto kontraste se jemi mes shqiptaresh dhe per me teper ne nje forum, ku njerezit shprehin spekullime nga me te cuditshmet vetem sepse nje biznesmen del me Ferrari ne vend te qaje hallet e pabukesave qe krijoi shteti dhe mentaliteti 500 vjecar shqiptar. Keshtu i bie qe duhet te mbetemi vend pabukesash, te shperndajme parate dhe bizneset e medha te shkrihen meqe pabukesat e vegjel s'kane te hane. Ec e gjeja llogjiken kapitalsite gjithe kesaj, kur bota po mbron me thonj bizneset e suksesshme. E vetmja pergjigjet gjehet tek barazia e predikuar nga komunistet, edhe pse format emigrative forumore nuk duan ta pranojne. 
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|