robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
(f.223-224) Të dyja këto fonem-morfema (fjalë) janë tepër të lashta. Me bë është kuptuar me bë (fare; machen). Por me këtë, -pakëz më ndryshe fonetikisht-, bi, është kuptuar edhe veprimi i rënies, me bi (cadere; fallen). Ndërsa me lë është kuptuar lënia, me lënë (lasciare; lassen). Ndërsa fonem-morfema onomatike lëk, lët, llëk, llët, ka treguar fenomenin e ecjes, lënies, rënies së diçkaje në atë dheun e lëngshëm, të cilin e quajmë, lluc, balt. Kjo zhurmë që bën një objekt në baltë, (këmba kur ecën, guri që hidhet), në imitimin që njeriu i lashtë i bënte, teksa ai donte të tregontë atë subjekt, pra baltën, ky ton onomatik do të merrte pjesë në fjalën e atij subjekti. (Kemi folur për këtë edhe në librin tonë të parë.)
Mos do të thotë kjo, që ai ndenji duke u menduar se si ta quante këtë subjekt dhe pastaj tha: kjo bë lltë, apo bë llëc, apo bi llëk, apo bi llët, kjo e formon fjalën e re? Jo, ai nuk mund ti abstrago-nte veprimet e tij; ai edhe sot nuk para i abstragon veprimet e tij. Ai del para një tribune duke folur për preformizmin substral të intiuitivizmit inkadeshent, i nxitur nga ajo ndjenjë-insikt që i shton adrenalinën pas asaj habie dhe duartrokitje adhuruese që ai mer në fund, të gjitha këto të shoqëruara më pas nga veprimet materiale të pirjes së një gote vere të shtrenjtë, pranë një bukurosheje adhuruese, me të cilën ai përfundon së fundi në krevat. Një nevojë dhe kënaqësi e tillë është shtysë për lloj-lloj fjalësh dhe frazash të reja. Ndaj edhe ai njeriu ynë i lashtë, i cili nuk kishte këto ndjenja-insikte të këtij moderni të sotëm, por kishte në radhë të parë nevojën të tregonte diçka, të komunikonte që fëmija e tij mos ti binte në baltë (lluc), tonizoi insiktivisht atë zhurmë që dëgjonte kur diçka binte në llët, llëc. Kështu ai ka thënë së hershmi llëc, llët, llëd, bëllëc, bilët, bëlt. Ky është evolucioni gjuhësor. Para se të formonte ato kombe të mëvonshme, ai duhet të kish disa mijra vjet që e përdorte atë fjalë për baltën, ndaj ai do ta merrte me vete në emigrimet e ndryshme në kohë dhe vëndet që bënte. Prandaj kjo fjalë nuk është as illyre, as thrake, aq më pak latine, sllave, greke, shqiptare, lituaneze, bullgare, etj..
Kjo është rruga e kërkimit të burimit të një fjale dhe jo ajo që ndjekin më së shumti historianët dhe gjuhëtarët. Kjo, jo sepse kështu na pëlqen neve, por se kështu i afrohemi TË VËRTETËS.
Duke u kthyer edhe një herë tek kaosi prej nga u larguam për të vënë pak sistem, tregojmë që kjo fjalë është para atyre greke-arbëre-gjermano-indase. Patjetër fonem-morfemat e saj duhet ti kemi edhe në semitet, ha, kha, ës, osh, ash, në kuptime që do të ndihmonin në formimin e nocionit të mëvonshëm filozofik, kaosit.
Ky kaos i vjetër mitollogjik do të evolonte gjithashtu në grekërit e mëvonshëm, të cilët si racë e përzier ishin ndërkohë edhe më të zgjuar e me përvojë se ata të lashtët, kështu në vënd të atij kaosi primitiv, u vu logos-i Heraklit. Ky logos ishte kështu këtej e mbrapa ai subjekt fillestar i gjithë kozmogonisë së Universit. Në qoftë se logos-it (llogjikës) ia dimë “lindjen”, aty rreth 700-500 p.e.s. me sintetizuesin dialektik, Heraklidin, (540-480 p.e.s.), -të cilin e mësonim më së miri në shkollë e për të cilin flasim tek “Dialektika…”-, kaos-it nuk ia dimë saktë kohën dhe vëndin e lindjes; por mendojmë se ai e ka substratin, (pra lindjen e konsoliduar), diku aty në mijvjeçarin e dytë p.e.s., ndërsa vendin diku në Lindje të Mesme. Ky mit, duke qenë i vjetër, erdhi tek grekërit e vjetër në disa variante të turbullta. Në cilindo libër të sotëm që lexojmë, e të cilët bazohen në shkrimet e vjetra greke, shohim një gjeneallogji jo të qartë të krijuesve të kozmosit dhe botës. Flitet si për lindje direkt nga kaosi të perëndive dhe subjekteve (+nocioneve) të tjera, ashtu dhe për bashkimin e tij me kaligo-n, një lloj hapsire-errësire kjo pa shumë shpjegime. Prej Tij, apo prej tyre lindën subjektet e tjera me formë si Eteri (Ajther), Dita, Nata, Errësira (Erevos), Qielli, Toka (Gea, Egjea), Qielli, Perënditë, Erosi ….
(Të gjitha tregimet e mitollogjisë greke i kemi nga librat e dikurshëm shqip të lexuar; gjithashtu bazohemi për momentin edhe në librin “Wortebuch der Mythologie (Fjalori i mitollogjisë) i Dr. Vollmer, bazohemi tek libri “Lexikon der antiken Gestalten” (Leksiku i bustit antik) i Eric M. Moormann dhe Wilfried Uitterhoeve, si dhe tek libri i Aristidh Kolës: “Gjuha e Perëndive”. Meqë fillimet e historisë së materies nuk janë njëlloj në burimet e vjetra greke, lexuesi nuk ka nevojë ti fiksojë saktë emrat e radhitura të fillimit të Gjithësisë.)
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|