Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Nacionalizmi
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Postim gabim

Modifikuar nga shelgu datë 28/01/2010 ora 20:55

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Janar 2010 20:42
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Ku jane kufijte e trojeve te Shqiperise dhe pse?

Jo per gje por. duke biseduar me nje gjerman per Alsace-Lorraine( Alsas Lorrein ), me shpetoi goja dhe edhe per ta ngacmuar pak, i thashe qe, meqe keto krahina e kane emrin francez, duhet te jene francese. Duket e logjikshme apo jo.

He, sa s'me mbyti gjermani.

Me pa me inat dhe m'u pergjigj: Ato e kane emrin: Reichsland Elsaß-Lothringen ( lexo: Elsass-Lothringen).

Besoj qe e di historine e ketyre dy krahinave.



Tani serisht per patrotizmin dhe nacionalizmin.
Ne nje statistike me titull: Sa krenar je ti qe je....dhe rreshtohet emri i vendit, gjermanet na dalkan qe nuk jane shume krenare qe jane gjermane dhe sigurisht vendin e pare e kane amerikanet. Vendin e dyte e ze Afrika e Jugut, India me tej.
Une i shtoj kesaj statistike nje tjeter: sa te edukuar(shkolluar) jane ....

Rezultati eshte krejt invers.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Janar 2010 20:54
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Patriotin e shpjeguam etimologjikisht.
Nacionalizmin jo.
Nacionalizem vjen nga fjala nacione-fjale e huaj qe ne shqip do te thote komb.
Ta leme tashme etimologjine dhe vijme tek mungesa e nacionalizmit.
Mungesa e nacionalizmit nuk vjen ashtu sikurse u mundua ta shpjegoje Cedrus me skllaverine jo se nuk ka llogjike ajo qendron, por i mungon realizmi duke pasur parasysh se kjo pjese qe gezojme tani per tani ne emrin Shqiperi per shume arsye e motive nuk e ka njohur realisht sistemin skllavapronar.
Pyetja ishte shume e qarte; ç'dem i ka shkatuar nacionalizmi Shqiperise?
Fakti qe nuk gjejme gjurme te nacionalizmit perveç thirrjeve individuale te disa patrioteve apo nacionalisteve emerojini si te doni qe nuk i degjonte askush.
Pa dashje dalim tek arsyeja se nuk eshte zhvilluar geni kombetar tek shqiptaret, por jo per arsyet e te siperpermendurit Cedrus por per arsye historike dhe gjeografike.
SKENDERBEU.
Me vjen keq qe ndaleni ne disa pika qe, edhe po te jene ashtu siç thoni ju, me duken mese normale per kohen, harroni ate me te kryesoren, madheshtoren, 25 vjet me rradhe ndaloi hordhite turqe ne vendin e tij. Me pas la nje porosi te çmuar qe rrjedh nga fjala komb qe do te thote bashkesi, "mbahuni te bashkuar dhe nuk ka fuqi ne bote t'ju munde" mirpo ...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Janar 2010 01:53
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Me duket se po flasim per gjera te ndryshme.

Nacionalizmi qe thote Piktori nuk ekziston (siç thote vete ai).

Nacionalizmi real eshte ai qe degjojme kudo, qe shtremberon te verteta dhe mashtron popullin. Nacionalizmi grek i meson njerezve qe jugu i Shqiperise eshte Greqi. Nacionalizmi shqiptar i meson njerezve se jugu i Serbise (Kosova) eshte Shqiperi.

Nacionalizmi shqiptar kerkon te drejta per shqiptaret e Maqedonise. Nacionalizmi grek kerkon te drejta per greket e Shqiperise.

Te gjitha keto, po ti marresh nga ana e kundert, nuk pranohen kurre. Kjo vjen pikerisht sepse popujt jane nacionaliste. Dhe nacionalistet nuk kane vlera absolute, por relative, sipas interesave te veta. Pra jane genjeshtare si princip.

E perseris, nuk ka nacionalizem se nuk ka "nazione". Vete koncepti i kombesise tejkalon kufijte e nje shteti per te nderhyre ne sovranitetin e nje shteti tjeter. Pra nacionalizmi (i bazuar ne "nazione") eshte vetem nje burim luftrash dhe ofendimesh, po aq sa mashtrimesh publike qe çdo popull i ben njerezve te vet per ti bere "ushtare" nacion-aliste.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Janar 2010 02:07
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Ketu jam dakort qe keto nacionalizma jane te rrezikshme. Kerkojne lufte.
Mbajne ndezur urrejtjen per tjetrin etj.
Fakti qe kemi me shume se 500 mije rrefugjate ne Greqi do te thote qe ne nuk e kemi te kultivuar ndjenjen e nacionalizmit kundra grekerve.
Kosova erdhi si rrezultat i se drejtes se nje populli per sovranitet , pavarsi dhe aspak si pasoje e nacionalizmit. Ndryshe bota nuk do te nakishte ndihmuar ne nje lufte nacionaliste.
Maqedonia, dihet se me sa veshtiresi u hapen shkollat shqipe atje. Nuk mendoj se eshte nacionalizem te kerkosh te drejten elemntare te arsimohesh ne gjuhen tende .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Janar 2010 02:55
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Nuk mendoj se eshte nacionalizem te kerkosh te drejten elemntare te arsimohesh ne gjuhen tende .


Kete kerkon dhe Himara, Dhermiu, e fshatra te tjere qe flasin greqisht. Por ne i konsiderojme te poshter, te shitur, antikombetare.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Janar 2010 06:12
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

OK. Une perseri e vendos pronen ne themel te ketyre nocioneve.
Prona, jo kjo prona qe ndau Sala, por prona si koncept filozofik eshte nje element baze i krijimit te cdo organizimi social.

Po e kap mbrapsht shpjegimin duke shpresuar qe do jem me i qarte.

Njeriut i dhemb se pari shtepia ku ka lindur, prone e familjes se tij brez pas brezi, te themi. Atje ai formon ndergjegjen e eksiztences dhe trashegimise, pra te ruajtjes se llojit.

Me tej kjo ndjenje shtrihet edhe tek rruga ku luajti se pari si femije, ose tek rera e bregut ku hapi gropat e para dhe i mbushi me shurre. Eshte me tej edhe ai pylli qe kur u rrit shkroi emrin ne trungun e nje peme.
Pra keshtu pak nga pak arrijme tek fshati apo qyteti dhe edhe me tej tek krahina.

Keshtu lind nje koncept i ri-KRAHINIZMI.

Dashuria per krahinen po e perkthej une, ose per analogji me patriotizmin: ndjenja qe zhvillojne nje bashkesi njerzissh me interesa te aferta etj etj, sipas perkufizimeve te mesiperme.

Me vone kur i forcohen krahet dhe mund te fluturoje, njeriu e zgjeron edhe horizontin. Ai njeh kombin e tij dhe qytetet e tjera, lidhjet qe ka me to. Meson keshtu vendin ku beri nje shkolle, apo ushtrine, krijon lidhje afektive me njerez te tjere bashkekombetare.

Arritem tek PATRIOTIZMI (i Patrias pra)

Une mendoj dhe ndjej qe edhe me tej. njeriu ka te drejte te krijoje lidhje.
kur luan nje ekip futbolli ballkanas me nje tjeter nga Afrika, sigurisht qe Piktori do te doje qe te fitoje ai ballkanasi, edhe sikur te jete ekip serb apo grek, pse jo? Edhe une ashtu mendoj dhe bej tifo.

Keshtu parapelqej europianet karshi filipinove dhe termeti qe bie ne Sri Lanka me dhemb me pak se ai qe do bjere pas nje viti ne Napoli, larg qofte.


Keshtu pra i kthehem serisht fillimit te ketij arsyetimi: Ma lindi ndjenjen shtepia ku u linda, ajo prona e lene brez pas brezi. Po te isha lindur skllav dhe te sherbeja ne duert e nje Patrici romak, nuk do kisha asnje lloj patriotizmi.
Ne 1997, u vune re disa elemente animaleske, por po aq edhe humane qe shkojne ne dobi te ketij arsyetimi: Dyqanin ma vodhen malsoret e Bathore, jo ai tiranse i vjeter. Posten ne Korce, ma dogji ai i zbrituri nga Gurmujasi keto vitet e fundit dhe jo korcari i vjeter. As ne Gjirokaster ku kisha ngritur nje kjoske, nuk me hyri gjirokastriti qe kam komshi, por ai tjetri qe ka erdir nga Tepelena.
Po ishin keta qe nnuk kishin krijuar asnje lloj afeksioni per lagjen,qytetin apo zonen ku jetonin.

Po te shtrihesh me gjere pershkrimi merr forme edhe me te plote.
Skenderbeu, vertet ashtu sic thoni ju, ishte hero, patriot, i rralle, ideolog, i shkathet. Trim sa nuk behet se luftonte vete(kjo per mua ishte cilesia kryesore e tij)

Nacionalizmi eshte i nxitur nga udheheqje te ndryshme dhe jo i lindur prej zemres se njeriut. Nacionalizmi gjen vend tek trushpelaret dhe njerzit qe mund te indoktrinohen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Janar 2010 07:01
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ignatius
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/01/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 108

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Kete kerkon dhe Himara, Dhermiu, e fshatra te tjere qe flasin greqisht. Por ne i konsiderojme te poshter, te shitur, antikombetare.



C'fare doni te thone me kete?
-------------------------------

Me lejoni te them une se pari se perse flamuri grek eshte i njejte me nje kompani angleze qe kryente tregeti ne Indi? (Ndryshimi, eshte vetem tek ngjyra e kuqe qe qe na eshte bere blu),

Cilat urdhra europian zbatonte Napolon Zerva dhe Enver Hoxha kur u spastrua etnikisht per here te fundit Epiri?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Janar 2010 07:09
Ignatius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ignatius Kliko këtu për të kontaktuar me Ignatius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Ignatius Shto Ignatius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ignatius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ignatius
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/01/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 108

Mendoje se Berisha eshte nacionalist serb por edhe grek...

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Janar 2010 07:16
Ignatius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ignatius Kliko këtu për të kontaktuar me Ignatius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Ignatius Shto Ignatius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ignatius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

Ne nje bote afer perfektes, nacionalizmi s'do te kishte arsye te egzistonte. Te jesh i lumtur te jesh nje kombesi eshte nje gje, te jesh krenar eshte dicka tjeter. Se krenaria duhet te jete ekskluzive per arritjet e nje personi, dhe jo per llotarine e fatit (GC). Ne nje bote afer perfektes kjo.

Ne boten tone, nacionalizmi u duhet te jo-privilegjuarve per te motivuar kontrollin e te privilegjuarve. Ne kete bote ku shfrytezimi quhet nder sepse sjell perfitim, te shfrytezuarit duhet te kene krenari te mjaftueshme qe i inkurajon per te kerkuar reforme. Sepse jetojme ne imperializem i gjalle.

__________________
Bukë, kripë e zemër të mirë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Janar 2010 09:29
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Balerina Kliko këtu për të kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Balerina Shto Balerina në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Balerina në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:51 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Nacionalizmi

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.