shelgu
-
Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Citim: Po citoj ato që tha robert
E pashe dhe une filmin kosovar "shok". Ne pergjithsi filmi ishte mjaft i klishezuar, pra i larguar ne anen artistike. Kete gabim e kane shumica e filmave kosovare. Skenaristi dhe regjizori mund te ishin perqwndruar tek nje ushtar serb me familjen e tij, pra qe te dilte se femija i tyre do merrte bicikleten. Pra ngjarja te dukej me teper me ngjyra private, nderkohe qe ne prapaskene te dilte lufta. Mendoj se edhe gjetja e bicikletes mund te ishte bere ne nje skene me private, si bie fjala tek ajo rruge ku kishin qene dikur. Vrasja e shokut te tij gjate ikjes, (1 sekonde sekuence) del si shtese artificiale ne film dhe e palidhur me rrjedhen e ngjarjeve, pra del si nje trill i nje ushtari psikopat. Gjithashtu filmi do te kish patur me lidhje dhe me efekt nese bicikleta te ishte e shokut qe u vra (e qe do vritej). Ndersa ne film bicikleta ishte ne fakt e tij, gje qe e ben lidhjen me bicikleten vetem si nje deshire te shokut per te patur dhe ai nje te tille, (por nga ana tjeter ai ishte kundra biznesit me ushtaret serbe). Te gjitha keto e kane shtuar klisheizmin ne film.
Disa ane te skenave filmike (pozicionet e kameres, largesia) ishin deri diku mbreslenese, ndersa koha e sekuencave linte per te deshiruar. Muzika cka!
jam ne nje mendje me ty.
Arti ne kosove eshte I nivelit shume te ulet, sidomos arti I shkruar.
E ve re kete tek poezite, apo edhe tregimet. Filmi po ashtu. Kjo nuk hedh poshte nje muzikant te madh Kosovar apo nje actor te madh. Po ashtu kjo nuk ekskludon kritiket dhe teoriciente kosovare te artit. Por prodhimi bruto ne artin e shkruar eshte shume I dobet, gati ne nivel femijnor
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|