qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Behari: Humbja, "shuplakë" për më tej
Mbrojtës i Partizanit, pas dështimit në derbi, thekson se ekipi duhet të marrë 9-pikëshin e radhës.
Të kuqtë kanë humbur derbin, duke u shkëputur pesë pikë nga Tirana, që ruan vendin e parë. Mbrojtësi i Partizanit, Ardi Behari, thekson se kjo humbje ishte e para, për sa u përket takimeve direkte me rivalet për titull, ndërkohë që deri në fund kampionati ka edhe shumë javë të tjera, kështu që, sipas tij, nuk është ndonjë hata. "Ashtu siç fituam derbin gjatë fazës së parë, e humbëm këtë të shtunë përballë rivalëve për titull. Por në këtë mes duhet veçuar loja, që në rastin e fundit ka qenë e barabartë, ndryshe nga ballafaqimi i parë. Unë mendoj se ekipi ynë e humbi ndeshjen për shkak se u përpoq të bëjë spektakël në fushë, duke harruar rezultatin. Megjithatë, kjo humbje do të na shërbejë si një "shuplakë" e fortë për ndeshjet e radhës. Kemi përpara edhe shumë takime të tjera të rëndësishme, duke përfshirë edhe ekipet që janë në luftë direkte për titull. Jemi vetëm 5 pikë larg Tiranës, por në lojë nuk kemi ndonjë diferencë," - thotë mbrojtësi vlonjat i kryeqytetasve, Ardi Behari.
Ndërkohë, të kuqtë do ta kenë më të lehtë kalendarin e ndeshjeve të radhës dhe, për këtë arsye, shpresojnë që t'i afrohen më shumë Tiranës kryesuese. Bardheblutë do të shkojnë në Durrës e më pas do të jenë përballë Dianamos, ndërsa në fund të fazës së dytë do të luajnë në Elbasan. Kurse Partizani i ka lënë pas ndeshjet e "ferrit", ndaj që këtë javë tifozët do të kërkojnë pikët maksimale. Të kuqtë do të presin Flamurtarin dhe Shkumbinin në kryeqytet dhe në trasfertë do të luajnë me Besën e Kavajës. Behari mendon se Partizani duhet të marrë maksimumin deri në fund të fazës së parë për ta harruar përfundimisht humbjen e fundit me Tiranën. "Besoj se do ta mbyllim me 9 pikë më shumë fazën e dytë të kampionatit. Shpresojmë që të paktën në mesin e kampionatit të jemi më afër kreut të renditjes. Do të përpiqemi të korrigjojmë shumë gjëra nga ndeshja e fundit," - vijon më tej ai. Ndërsa për sfidën e së premtes, përballë Flamurtarit, ekipit të vendlindjes së tij, me të cilën ka luajtur shumë sezone, Ardi Behari mendon se nuk është aq e lehtë sa duket. "Flamurtari, pas rezultateve të dobëta në javët e fundit, do të vijë në kryeqytet për të marrë ndonjë rezultat pozitiv. Aq më tepër që ka edhe një ekip të ri, që ka ndryshuar kohët e fundit. Gjithsesi, ne kemi synimet tona dhe, siç e theksova më lart, duhet të marrim pikët maksimale në të tri ballafaqimet e fundit," - thotë në fund Ardi Behari. Dje pasdite, ekipi i Partizanit, nën drejtimin e dyshes Tomorri-Shulku, ka dalë dhe ka bërë seancën e parë stërvitore për këtë javë. Ndërkohë, dëmtimi i Klodian Duros duket se u ka hapur punë të kuqve, që do t'i luajnë tri ndeshjet e radhës pa futbollistin e kombëtares sonë.
__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|