Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet > Shpifjet Per Mjaft-in
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sipas meje u banalizua ca muhabeti.

Po ju them vetem se nuk e dija se organizatoret e udhetimit me skaf ishin te policise. E lexova nga Ami. Ketu ka te drejte qe kryesminitri duhet te kerkoje falje, se dija kete fakt. Sorry.

Me lart Sunbeloved konsideron absurde tentativen time per te mbrojtur Nanon. Kjo me duket qesharake dhe sinqerisht mjaft banale. Kam dashur vetem te ndaj gjerat per te cilat mund te akuzohet nje kryeminister nga thashethemet dhe mashtrimet emocionale qe i behen popullit. Denoj ndalimin e gazetarit te Fiksit, edhe pse nuk di ekzaktesisht perse eshte ndaluar. Megjithate eshte mashtrim te akuzosh nje kryminister sepse qesh gjate nje darke. Cfare duhet te bej, te mbaje zi per ore te tera gjate darkes? A nuk ka qeshur valle Xhorxh W Bush kur shkoi ne germadhat e Wrold Trade Center. E pra keto stile akuzash jane vetem dhe vetem qesharake. Nese Nano eshte akoma aty kjo ndodh sepse ata qe e akuzojne nuk dine te akuzojne, mbase e akuzojne per gjera aq banale sa ai di te mbrohet, sic ishte kjo siper e fajesise pse qesh.




Nuk eshte shoku yne Fatos Nano fajtori, qe te kerkoje falje, por eshte kryeministri yne dhe nje kryeminister negativ nuk kerkon falje, por jep doreheqje dhe nqs nuk e shikojme tragjedine e 9 janarit si shkak per doreheqje atehere jemi sadiste, ose lehtesisht pranojme te instalohen diktatura.

Per Xhorxh W Bush une nuk di te kete qeshur kur pa germadhat. Nuk akuzoj nje kryeminister qe qesh edhe pi gjate nje darke, por akuzoj nje kryeminister te papergjegjshem qe largohet nga nje seance e jashtezakonshme parlamentare qe behej per votebesimin e tij mbas nje tragjedie mbarekombetare. Dhe une nuk them qe ai duhej te mbante zi per ore te tera, por te pakten te respektonte popullin, viktimat, familiaret e viktimave dhe parlamentaret sepse besoj se edhe ato i kishin 2 leke per te ngrene nje darke apo per te pire nje dopio xhin.

As une nuk e di pse e moren ate gazetarin, nuk e di pse ia sekuestruan filmin qe kishte ne kamer, nuk e di pse e moren per identifikim personi kur gazetari ka nje shenje dalluese, aq me shume qe eshte nje personazh i njohur publikisht, por di qe nano eshte bere i papergjegjshem totalisht, i paprekshem sigurisht nga cdo lloj ligji apo kushtetute, di qe nuk ka me demokraci ne shqiperi, nano ka lejuar vetem "sharjen e lire" , "publikimin e lire te skandaleve dhe akuzave" por qe thjesht rritin mitin e tij si miliarder, mafioz, e te paprekshem.

Cilin kryeminister po perpiqeshe te mbroje ti fajtori ? Nje kryeminister qe qeveris nje vend ku njerezit detyrohen te paguajne 1500 euro per te bere nje rruge qe kushton vetem 60 euro ? Nje kryeminister qe i ka te mbushur rruget e qyteteve te veta me qytetare qe mbajne qirinj te ndezur neper duar ? Nje kryeminister qe eshte me i pasukseshmi dhe me i perfoluri, ndoshta ne te gjithe boten? Nje kryeminister qe mashtron shqiptaret me endreen europiane, kur gjithe Europa jep kurben ne rritje te trafikut qeveritar ne Shqiperi?

Te siguroj une fajtori qe po te ishe avokat me te lehte do ta kishe te nxirrrje te lare nje vrases, sesa te nxjeresh te lare Nanon para ketij populli

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Janar 2004 01:39
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SUNBELOVED Kliko këtu për të kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SUNBELOVED në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Duke lene menjane Nanon te cilin e keni lakuar ju edhe une me pare do te beja nje pyetje.

Si ka mundesi qe jane sekuestruar vetem ne 2-3 dite 19 skafe e gomone diku, 12 skafe e gomone diku tjeter, dhe disa vila, hotele, lokale, makina qe jane bllokuar nga shteti. Si ka mundesi qe ky ciklon mbi krimin bie menjehere pas tregjdise?
Mos valle per te shtuar peshen ne kunderballancen e tragjedise po behet zhurme me keto sekuestrime?

Me ndjeni, nuk them se bejne gabim ata qe po i sekuestrojne. por pyetja ime llogjike eshte perse duhet te prisnin kete moment? Ku ishin me pare keta sekuestratore?

Mendoj qe pas tragjedise Boset e skafeve duhet te kene pasur frike dhe per pasoje duhet ti kene pezulluar udhetimet. por policia jone perseri i ka gjetur skafet. Kjo do te thote se edhe me pare dinin ku ti gjenin, por nuk i gjenin qellimisht.

Nuk arrij ti jap nje shpjegim "perse-se" qe keto sekuestrime ndodhin vetem ne vazhden e kundergoditjeve te ketij lloji.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Janar 2004 01:57
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kjo po, Ami, qe eshte je pyetje me vend. Po kaloj tek Sunbeloved sepse shikoj se me ate akoma s'jemi kuptuar. Nuk dua te prish temen duke e devijuar ne diskutim mbi Nanon. Nese kjo ndodh spostojini mesazhet e mija pa problem.

Sunbeloved, nese kush nuk quan tragjedine e 9 Janarit shkaka te vlefshem per doreheqje eshte sadist atehere une, me injorancen time politike, jam nje sadist.

Une akoma nuk e kuptoj pse nuk mendohen gjerat kur fliten. Cfare lidhje ka cmimi i tragetit me cmimin e gomones. Po te ishte 60 dollare gomonia do ishe me i qete me kete kryeminister?

Tani me lexo me vemendje te lutem sepse mbase me ke lexuar shkarazi heret e tjera. Ver veten ne poziten e nje kryeministri dhe mos i shiko gjerat ne mjegullen e zeze te politikes post komuniste. Nje kryeminister ne rradhe te pare eshte kryetar i shtetit EKZEKUTIV. Qe nga vete fjala do te thote qe eshte i pergjegjshem per gjerat me imediate qe ndodhin, si psh goditja e gazetarit nga Luan Rama, sigurimin e rendit etj. Nje shtet i forte gjithashtu i jep celsat nje kryeministri te beje manovra ekonomike per te permiresuar gjendjen ose per te ulur deficitin buxhetor. Nga ana tjeter nje qeveri ka nje politike nderkombetare, e cila ne rastin e Shqiperise eshte vendimatare per qendrimin ne pushtet me krahe te ngrohta.

Tani, ti marrim gjerat troc dhe thjesht sic jane, pa i koklavitur me imagjinaten e semure qe shpesh karakterizon diskutimet politike. Problemi me i madh ne Itali ka qene ai i gomoneve qe vinin nga Shqiperia. Me ardhjen e Nanos u mbyllen ne mase trafiqet me gomone duke lene te marrin fryme forcat e rendit te jugut italian. Per kete Italia ja di shume per nder Shqiperise dhe e perseritit kete ne lajmet mbi mbytjen e Vlores. Ne ato lajme eshte thene hapur se policia ka marre masa shume te repta per te ndeshkuar fajtoret me arrestime edhe ne rradhet e vete policise shqiptare. Nga lajmi dukej hapur se qeveria jona kishte bere, sipas RAI-t, levizjet e duhura pas situates delikate te 9 Janarit.

Tani ti flet, sipas meje goxha pa u menduar, se fajin se gomonia ben 1500 euro dhe njerezit ikin me gomone, e ka Fatos Nano. Me fal por cfare pretendon zoteria jote, te hapi tregun e lire te gomoneve qe te bien cmimet? Jo per gje po trageti merret me VIZE dhe vizat nuk i jep Nano, por ambasada italiane. Eshte shume e thjeshte, mer Sun. Ti je shqiptar dhe Italia nuk do qe ti te shkosh ne Itali. Ti do te shkosh me cdo kusht dhe i hipen gomones me 9 Janar me 7 balle det. Pse do patjeter tja veshesh fajin qeverise sic eshte bere mode ne politiken PRIMITIVE shqiptare? Kete se kuptoj.

Nga ana tjeter do thuash qe qeveria eshte fajtore per situaten ekonomike. Shume mire, do bie dakort me ty, po ,e trego si do qeverisje ti? Ke ndonje ide? Apo o burra te hedhim qeverine se epastaj shikojme e bejme ? Beh, ky stil anarshie post komuniste s'me pelqen aspak. Nuk mund te ndertohet shteti kur cdo qeveri nuk arrin as te dorezoje celsat e nje shteti qe funksionon. Ne Itali nderrimi i qeverise nuk ndihet fare nga populli, ne Shqiperi nderrohen gjithe klanet dhe aventuriere politike perdorin anarshine e lene nga qeveria e meparshme per te ndertuar bizneset dhe hakmarrjet e tyre. Kjo s'me pelqen.

Ke theksuar se Nano ka lene sharjen e lire. Besoj se ketu ka gabuar, por nga ana tjeter jam SHUME i sigurte se po te ishte ndryshe do thoje se Nano nuk lejon "fjalen e lire".
Per te mos dale nga diskutimi ke nje kontradikte ne ate qe thua. Nga njera ane Nano del diktator, nga ana tjeter lejon ofendimin e lire. Diktatore te tille deri me sot skam pare.

Sunbeloved, persa i perket avokatit jam shume dakort me ty. Per sa kohe "prokuroret" te nxjerrin akuza qe nuk rrine as ne ajer dhe as ne toke, avokati e ka shume te lehte te shpetoje Nanon. Kritika ime eshte pikerisht ndaj akuzave qe shpesh spostojne vemendjen ne gjera pa vlere te cilat Nano i devijon shume shume kollaj. Akuze e vertete, e perseris, do ishte ajo qe kishte pergatitur MayDay per Fiks Fare dhe nuk eshte publikuar sepse eshte me "rrezik". Per mua faktet qe ai ka mbledhur jane shume me teper domethenese per te vene para pergjegjsise kryeministrin sesa akuzat se "kryeministri ka rritur cmimin e gomones".

Ja edhe mendimi im mbi gomonet, meqe po hidhen lote te shumta mbi njerez te pafajshem. Ne kohen kur gomonet vinin si trenat e linjes ne Itali, une mezi hapja gojen te thoja se isha shqiptar. Me gomone dhe skafe vinin qytetare te ndershem por edhe prostituta dhe droge me kilogram. Alabaket e Shqiperise hidheshin brenda 2 oresh ne Itali kur i kerkonte policia, nderkohe qe une duhet te kisha turp nga vetja qe isha shqiptar. E pra Sunbeloved, ashtu si KESH-i ben gabim qe nderpret dritat si ndeshkim ne mase, ashtu dhe une nuk dua te laj mbi supe pislleqet qe behen me ato gomone. Kam qene ekstremist ne kete drejtim dhe, ndonese duket masaker, une kam qene i mendimit se gomoneve duhej ti shtihet ne det. E di, mund te duket sadizem por ai qe do hipte ne gomone e dinte mire qe ishte pjese e kontrabandes dhe do trajtohej si nje kriminel cfaredo qe ushqen krimin.
Per njerezit qe kane humbur jeten me vjen sinqerisht shume keq. Megjithate duhet te dish Sunbeloved, se nese do vish ne Itali do marresh tragetin e do respektosh vendin qe ku shkon. Trafiku i Otrantos beri qe Shqiperia te trajtohej si Kolumbi dhe e tille ishte. Pergjegjesine per kete e kishin te gjithe, edhe ti si pjese e popullit shqiptar. Prandaj, nese duam te rifitojme dinjitetin shqiptar duhet te mos pranojme kurrsesi nisjen e gomoneve nga Vlora, me ose pa gjynafqare. Skafistet me demtojne mua po aq sa secilin prej nesh ketu, ndersa klientet e tij ndihmojne ne zhvillimin e ketij biznesi te ndyre. Nuk me duket aspak e drejte te fryhen evenimentet e 9 Janarit e te varen pergjegjesite mbi nje person te vetem. Mediat shqiptare, me primitivitetin e tyre, qekur nuk japin me filma te vjedhur, kane mbetur pa materiale. Prandaj jane marre me kete histori duke mbushur oret e programeve. Eshte nje fryrje artificiale e cila, sic e shikoni, con uje ne drejtim te paditur, dhe mua sme pelqejne ndryshimet kur nuk jam i sigurte per pozititivetetin e tyre. Mbase ben pjese ne karakterin tim disi konservator, qe mezi merr kthesen, megjthate kam jetuar dhe une vitet e tranzicionit ne Shqiperi dhe nuk dua me te rikthehen kohet kur sharjet mes politikanesh hidhnin qeveri. Dua fakte te qarta dhe kur te hidhet Nano te hidhet perfundimisht. Ardhja e Nanos ne pushtet 6 here tregon vetem cekulibrin psiko-politik te popullit shqiptar. Per sa kohe kryeministrat te hidhen me grushte shteti dhe me aresye banale, ata do ti shohim perseri ne qeveri pas pak vjetesh.

Me falni qe u zgjata, keshtu e kam une, nuk i them dot te gjitha ne pak rrjeshta .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Janar 2004 05:34
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
uragani
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 08/10/2003
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 92

!

Po vazhdoi me keto kerkesa Mjaft-i mbas nje muaji do te kete gjithe mitingashet e Sales nga mbrapa bashke me motren e Azem Hajdarit. Mua me duket kerkese idiote qe Kryeministri Fatos Nano te kerkoje falje per tragjedine e Karaburunit. Sa per doreheqjen jo vetem qe me duket kerkese pakuptim por njekoheisht dhe e pashprese. Nqs euforia ka mberthyer drejtuesit e Mjaft-it kjo nuk do te thote se Ne (une) duhet ti japim te drejte patjeter. Fatos Nanon historikisht nuk e kane lene te punoje dhe kjo nuk me duket e rastit. Qe drjetuesit e levizjes "Mjaft" te shkojne deri atje sa te kerkojne zgjidhje politike te problemeve duhet te rriten ca si politikane dhe te mos bejne shkollen e Berishes sepse do tu dale boja shpejt.
MJAFT-i po ja fut kot me kerkesen per doreheqjen e kryeministrit dhe une fare kollaj besoje se drejtuesit e kesaj levizjeje urdherohen nga te tjere.

Fushata anti Nano ka 12 vjete qe ka filluar dhe do te vazhdoje deri sa te dalin ne pension kundeershtaret e tije politike.
Si tja bejme te besojme thashethemet apo jo?
Po besuam thashethemet per Nanon si kriminel apo hajdut duhet te besojme edhe ato qe thuhen per Mjaft-in.
Kesaj i thone Rrumpalle

__________________
..nga ferra e vogel del lepuri i madh...

Modifikuar nga uragani datë 18/01/2004 ora 18:38

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Janar 2004 09:54
uragani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të uragani Kërko mesazhe të tjera nga: uragani Shto uragani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto uragani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Meqe ti uragan je nje perkrahes i flakte i nanos dhe ke hapur edhe nje teme duke pyetur nese eshte apo jo politikani me i mire qe ka Shqiperia. Atehere sipas teje Kryeministri jo vetem qe duhet te vazhdoje i qete pune e tij shkaterruese qe e ka derguar vendin ne buze te gremines, por ndoshta duhet edhe ta falenderojme per levizjet qe ben.

Kam nje propozim:
Pse nuk e bejme Nanon qytetar nderi?

Besoj se pas mbytjes se 21 personave te cilet u derguan ne parajse apo ne ferr nga funksionaret e policise i takon ky "titull" njeriut qe na ka vene ministra te zote, shefa krimesh te zote te cilet mungesen buxhetore e nxjerrin edhe me punen e tyre jashte orarit.

Kam degjuar se Nano po priste vizita ngushellimi ne Hotelin perrallor ku ishte terhequr per te punuar (qe ti ecte viti mbare). Nuk mund te presim nder me te madh. Atyre leckamaneve qe vdiqen as qe do i kishte shkuar ndojehere ne mend qe morti i tyre do te respektohej nga diplomatet e gjithe botes dhe Kryeministri si zot shtepie do te priste vizita per ta ne vendet perrallore te Turqise.

Ndaj lerini llafet dhe ejani te bejme nje medalje te arte me fytyrat e atyre qe vdiqen te gdhendura mbi te (si shenje mirnjohjeje qe shpetuan nga hallet), e tia varim ne qafe apo ne gjoks Kryeministrit.

Nr. i llogarise per kete dekorate eshte ai i hapur nga Top-Channel...

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Janar 2004 14:04
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Re: !

Citim:
Po citoj ato që tha uragani

1)........me motren e Azem Hajdarit.........
2)..........Mua me duket kerkese idiote qe Kryeministri Fatos Nano te kerkoje falje per tragjedine e Karaburunit. ............
3).........Sa per doreheqjen jo vetem qe me duket kerkese pakuptim por njekoheisht dhe e pashprese.........
4)............Fatos Nanon historikisht nuk e kane lene te punoje dhe kjo nuk me duket e rastit.............
5)... besuam thashethemet per Nanon si kriminel apo hajdut



shoku URAGAN me tevertete qe shpesh-here nuk di cfare thu .....
1)asht marre me perdore ne Forum e me u fute ne disktutime familiare e njerezve e per ma teper kur flitet per te vrare e s'ka mundesi replikimi....
2)Kerkese IDIOTE???!!!!atehere edhe tragjedia e karaburunit eshte tragjedi IDIOTE sipas teje....jane idiote edhe familiaret e te vdekunve e edhe neve qe na vjen keq per ata te dekun e kerkojme DREJTESI.
Nano eshte pergjegjes numer nji per tragjedine e Karaburunit pse ai eshte ne qeveri e Jo kush tjeter,per ma teper tragjedi e organizume nga funksionare te policise se shtetit qe ai drejton...
3)cdo njeriu qe eshte ne qeveri i kerkohet doreheqja si nga opozita si nga nji pjese e popullsise pse DEMOKRACIA eshte e tille e s'je ti ai qe na thu se cfare ka kuptim e cfare nuk ka..po kur thu se eshte e pashprese ke te drejte mqs ne Shqiperi egziston nji Dikature e Fotiadhis Nanos jo vetem ndaj opozites po edhe ndaj vete PS
4)historikisht Fotiadhis Nanos eshte ne qeveri qe nga 1997 e ai qeveris vendin tash 7 vjet don apo sdon ti ose historia jote
5)pse te mos e besojme qe eshte hajdut e krimiel,hajdut se po vjedhe paret e njerezve cdo dite me taksa marramendese e kriminel se po i vret ata si ne karaburun,pa permende bemat e 7 vjeteve qeveri NANISTE...
ciao 3SH

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Modifikuar nga tresh datë 18/01/2004 ora 15:54

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Janar 2004 15:01
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

NE NJE SHTET,INSTITUCIONET DHE TAKSAT NUK VDESIN KURRE.

Tresh,ndoshta edhe ne edhe familjaret e viktimave jemi disi idiote..Nuk e kuptoj sesi nje familjar prej viktimave del ne TV dhe jep kete deklarate:
--Perpara 10 min se te nisej gomonia mora djalin ne cel dhe me tha qe per 10 min do nisemi...
Prindi a mban pergjegjesi per kete veprim...??..Kur ai e dinte qe femija i tij po shkelte ligjin duke hipur ne ate gomone..Pse prindi nuk njoftoi ne ato momente policine apo institucionet perkatese...?? dhe fare mire tragjedia mund te ishte shmangur..
A e di ti tresh qe njeri prej viktimave e kishte rrugen e 5 qe po bende me gomone brenda vitit..E pra nqs duam drejtesi nga shteti(qe nuk e mbeshtes aspak) duhet te ndergjegjesojme veten njehere...
Pse ata fshatare nuk rrijne ne shtepite e tyre duke punuar token (se mesa di pjesa me e madhe e viktimave ishin nga fshati Dajc,dhe nga gjeografia di qe eshte nje nga zonat me pjellore ne veri)..Apo jemi mesuar gjithmone ne qe te punojme ne vend te huaj dhe vendin tone ta leme te si arene ku te bejne duele djajte..E pra ketu qendron problemi,te vetja jone njehere pastaj te te tjeret...

Ami dua te te them qe Nano ne Turqi nuk ka qendruar vetem per pushime por edhe per probleme personale..Nqs do ta dish persene mund te me pyesesh me MP...

Edhe dicka Tresh..Ne seacen parlamentare per mocionin kunder Nanos ishin ftuar edhe familjaret e viktimave..Gje qe me ra ne sy dhe me beri pershtypje ishte se ne mes te tyre ishte edhe motra e A.Hajdarit...Mund ta di persene..???Dhe ishte ajo qe bertiste me shume nga te gjithe,thua sikur ishin ne mes te rruges dhe jo ne parlament...

P.S.Lereni biseden Pro apo Kunder Nanos se kemi dale shume nga tema...

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Janar 2004 19:06
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledumi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledumi Shto Bledumi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledumi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

pergjigje

Citim:
Po citoj ato që tha BlEdUmI

......P.S.Lereni biseden Pro apo Kunder Nanos se kemi dale shume nga tema...


po kemi dale shume nga tema..........e kuptoj edhe une...
PO KUSH ESHTE FATOS NANO QE DUHET TA LEME BISEDEN PRO O KUNDER TIJ???!!!
...NANO duke qene kryetar shteti eshte shaktari numer nji i fatkeqesive tona ne keto 7 vjetet e fundit e atij i kerkohet llogari,per situaten politike sociale ekonomike te vendit.... e me duket se kete llogari mire a keq se si vepron MJAFT (me fondet e veta) te pakten po i kerkon llogari.....

CIAO 3SH

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Janar 2004 19:21
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Ne fund te fundit mos shkoni me turmen!...

Cfare eshte Mjaft? Eshte nje levizje qytetare...pra me nje fjale organizon dhe levizen "popullaten" (*nqs mund te themi keshtu). Pra, ne thelb, duhet te informojne publikun, apo duhet te NJIHEN (dhe jane te tille...pyesni cdokend: Kush njihet me shume KRSH apo MJAFT). Te paret u zhduken dhe jane drejt zhdukjes (nqs kane ekzistuar ndonjehere...). Pra ishin keta te paret, qe kane marre fonde me mijera dhe nuk bene asnje gje ne thelb...
Doni te thoni qe te dytet hane paret tona (qe sjane tonat ne fakt por te donatoreve, te cilet, ata qe punojne ne NGO e dine shume mire se si kontrollohen dhe se si merren projekte te reja...), pra nuk hane paret tuaja.
Ne fund te fundit ata kane bere shume me shume levizje se sa organizata dhe shoqata te tjera ne shqiperi "ekzistente" vetem ne dyer Gjykatash...

Ne fund te fundit, cdo njeri mund te "llape" sa te doje...thjesht po ben nje arrogance ose eshte krejt arkaik, apo i pandergjegjshem qe ne fund te fundit (ata cuna dhe goca). JANE thjesht vecse nje levizje qytetare..dhe kane bere shume. Llogjikojini me mire gjerat kur i thoni dhe mos u beni te gjithe analiste, pasi po dalin "koka" te reja te padukshme dhe virtuale...

NQS keni ide te reja te gjithe ju qe flisni kundra HIDHUNI dhe beni nje MJAFT te dyte (qe kushton vecse disa qindra mijera leke ne Gjykate...), me perparimtar dhe me revulucionar (me falni per ekspresjen idealiste dhe te tipit kongresmen...), por beni dhe ju si ata ...pra levizni guret (ne kete vend mendjet tuaja) dhe luftoni "sadopak" kunder nje regjimi i cili ka marre permasat e nje PARTIE-SHTET!!!, te shekullit "te elektronikes".

Nje weekend te mbare ne vazhdim...

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Janar 2004 19:49
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të mayday Kliko këtu për të kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: mayday Shto mayday në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto mayday në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Pershendetje.

Nuk e kuptoj perse kam pershtypjen qe diçka ketu po merret se prapthi. Askush nuk ka deshire qe te jete kundra turmes apo te kete nje mendim per te krijuar nje KRSH apo MJAFT te re. Te pakten pa qene te bindur se do te sherbeje ne te mire te vendit tone.

Si fillim me duhet te riperseris fjalet qe kam shkruar dhe me pare; kam deshire qe te mos me terheqin per hundesh, kam deshire qe te shoh diçka te levize per te mire ne Shqiperi, kam deshire qe keto OJQ te jene pak me teper transparente ne drejtim te popullit te tyre , kjo per aresyen sepse ne fund te fundit krijohen dhe rriten ne emer te popullit dhe per te miren e perbashket( te pakten nga sa thone). Ne nuk flasim kundra Mayday, ne duam qe te pakten te mos genjehemi per te saten here, qe te mos vidhemi per te saten here, ne duam te jemi te sigurte per ate qe pretendojme te arrijme. Nuk ka deshire njeri te hedhe balte mbi MJAFT, thjeshte kur degjoj diçka qe me djeg dua ta verifikoj.

Eshte e drejta ime besoj te jem "arrogant dhe arkaik" atehere kur shikoj ose kam dyshimin se jo gjithshka eshte ashtu si paraqitet.
Vertete jane donatoret e ndryshem ata qe japin parate, por i japin dhe per mua besoj, i japin dhe per te tjeret te cilet ngrene zerin apo flasin diçka ndryshe nga "direktivat". Dhe gjithashtu e di shume mire sesi merren donacionet e ndryshme, por te mos harrojme se nuk eshte hera e pare qe te tilla donacione jepen . Te mos harrojme se cili eshte qellimi i dhenies se ketyre donacioneve, ne emer te kujt jepen. Eshte eshte e vertete ndoshta se eshte bere diçka, nuk jam ne gjendje qe te "betohem" per te kunderten, por nuk besoj se duhet te cilesohem me te tilla epitete kur nuk i meritoj. aq me teper kur MJAFT eshte akoma ne hapat e pare dhe nuk e kemi pare akoma efektin e "ringjalljes" se ndergjegjjes se njerezve.
Une nuk kam deshire te luftoj kunder nje rregjimi apo nje partie, une kam deshire te filloj "luften" time kunder te gjithe atyre te cilet ngrene ne ajer nje ide apo parti apo OJQ, thjeshte per te marre pjesen e tyre nga skeleti qe ka ngelur akoma ne kembe. Kjo parti-shtet eshte nje pjese jona, besoj se jane kembet ato qe mbajne koken ne qiell, nuk eshte koka ajo qe fluturon vetvetiu. Pra le te shohim njehere ku mbeshtetet kjo parti-shtet, le te analizojme vetveten dhe me pas te cilesojme te tjeret ashtu si e meritojne.
Nuk jane ato mijera leke qe na mbajne mbas te tjereve , eshte ajo ndienja e pergjegjesise qe na detyron te mos hedhim nje hap kur nuk mundemi te arrijme ate qellim te cilin duam. Dhe do te kisha deshire qe te dilnin akoma me teper analiste, qofte dhe virtuale, te pakten te zevendesojne ata analiste reale te cileve ua pame dhe po ua shikojme tymin ngado qe kthejme koken dhe hedhim hapat. Te jesh analist ne Shqiperi nuk do te thote se di te besh nje analize, ashtu si te jesh nje gazetar nuk do te thote se di te shkruash ne gazete. Ose di te shkruash por nuk do te shkruash, aresyet jane nga me te ndryshmet dhe nuk do te doja ti permendja, shumekush i di cilat jane.

P.s Pa dashur te perpiqem te ul zellin dhe deshiren e dikujt qe te shkruaje neper faqet e forumit, do te desha qe te perpiqemi qe te gjithe qe te leme menjane epitetet e ndryshme ne drejtim te anetareve dhe te japim te gjithe nje mendim apo nj ndihme sado te vogel per te dale nga kriza.

Ju uroj nje lexim te kendshem

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Janar 2004 01:59
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_pafajshem Kliko këtu për të kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_pafajshem në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:50 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet > Shpifjet Per Mjaft-in

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.