Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet > Mjaft, ofertës apo kërkesës për trafiqe?
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lupus iliricus
Anetar i ri

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 7

Pershendetje

I nderuar "uragani", shkrimin tuaj me titull --NQS--, nuk do ta komentoj, sepse ate qe dua te them si reagim ndaj shkrimit tuaj, nuk do t'ju pelqej.
Sado po frenoj gishtat qe te formojne edhe dicka tjeter ne vazhdim mbi shkrimin ne fjale, nuk mundem pa shtuar, dhe per kete kerkoj falje:
"vjedhesi kur shkon te vjedh , lidh bicikleten e vet te mos ja vjedhin", sepse kjo eshte menyra se si funksionon truri i tij. nqs kjo e mesipermja ju kujton nje nga filmat e Adriano Celentano-s, po, ashtu eshte, aty eshte huazuar.

Sa u perket komenteve te tjera ( per mvaresine ), i pranoj me falemnderim, sepse jane po te jejtat kritika dhe komente te cilat pjesa e dyte e trurit tim ja ben pjeses tjeter(asaj qe ishkruajti ne formen te cilen ju e lexuat "black eagle").Jam dakord me ju ashtu si do isha dakord me vet-vehten,( dhe sigurisht ju prisni se kur do vazhdoj me POR), -por- argumenti tjeter ne rradhe e pjeses tjeter te trurit do ishte: Meqenese vetizolimi deri ne "barngrenje" u tregua si gabim, dhe mqs rruzulli yne sot i perngjan nje fshati te madh(ku ne perfaqesojme nje lagje te vogel-interesante do kisha shtuar), ne duhet te bashkpunojme me te pasurit dhe te fuqishmit e fshatit, sigurisht duke balancuar moralshem dhe duke rruajtur interesat me rrendesi te vecante per vecantine tone kombetare. Si sygjerim ne vazhdim te ketij mendimi do t'ju lutesha qe ne ardhmeri qeshtjen shqiptare ne marredhenjet nderkombetare ta shikoni duke inkuadruar Kosoven dhe viset tjera shqiptare ne Ballkan, dhe duke marr parasysh MVARESIT te cilet edhe fqinjet tane (per momentin pak me armiqsor), gjithashtu kane, dhe mendimi im eshte se xhelozojne ne marredhenjet speciale qe ne i krijojuam dhe i rruajme me miqte tane me te cilet kemi interesa te perbashketa.
Pra i nderuar "black eagle" kjo eshte njera pjese e trurit, e cila ka me teper argumente se pjesa tjeter e trurit. Une mendoj se kjo eshte ardhmerija e mbare e rruzullit fshat, qe ne te gjejme pika te perbashketa(sigurisht qe do biem ne kontradita me dashje-padashje, sa me pak aq me mire) edhe me fqinjet tane. Shpresoj se koha kur do bisedojme si te barabarte me greket dhe serbet te mos jete large, por se pari duhet te behemi te BARABARTE, duke e arritur kete me shume me forca vetjake(jam dakord me ju) por patjeter edhe me ndihmen e te tjereve, gjithmone duke u prirur nga idealet dhe qellimet pozitive ne dobi te te gjitheve.

Ne vazhdim dua te pershendes z."edzaloshnja", shkimet e te cilit i ndjek me endje te vecante. Ju pergezoj per sinqeritetin dhe guximinduke shtuar se ardhmerija shqiptare duket me e mire dhe me premtuese me individe si vetja juaj dhe miq te tille te cilet besoj dhe uroj te jene ne numer sa me te madh. Une dakordohem me mendimet e juaja te fundit ne vecanti, dhe ju falemnderoj publikisht per guximin dhe besimin ti ndani me ne, jane jashtzakonisht te vleresuara dhe shpreselenese.

pershendetje te perzemerta

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Janar 2004 20:07
lupus iliricus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lupus iliricus Kliko këtu për të kontaktuar me lupus iliricus (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lupus iliricus Shto lupus iliricus në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lupus iliricus në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
uragani
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 08/10/2003
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 92

:)

Fajtori.
Pse i trash muhabetet kot? Une nuk po ndaloje njeri qe te besoje, une po shpreh nje opinion timin qe nuk eshte profesional dhe nuk do te thote se eshte absolutisht i vertete. Keto jane mendimet e mia dhe une nuk po detyroje apo frenoje njeri te besoje (nuk kam as fuqi ta beje kete). Faktet tregojne dhe vertetojne ate qe une kam thene,se cdo politikane ka perfituar kur ka pasur mundesi dhe keta politikane jane popull shqiptare si une e si ti.
lupus iliricus.
Ke bere shume mire qe nuk ke shkruar ato qe nuk do me pelqenin se si perfundim do te kishim marre te dy BAND ( nuk ka lidhje me censure ne forum por ka lidhje me pergjigjen qe do te jepja).
Ate punen e hajdutit e ke kuptuar keq ti. Haduti kur vjedh, nuk mendon se demtone viktimen por mendon qe ti krijoje komoditete vetes. Kjo ka lidhje me hajdutin dhe jo me ata qe mendojne ndryshe nga z.E. Zaloshnja apo nga ty. Duhet ta ndash me katsh trurin qe te kuptosh ato qe thashe.

Ah se harrova!
Nuk eshte me trimeri te shkruash ne ditet e sotme ashtu si shkruan E. Zaloshnja. Ti jeton ne kohet e sotme dhe mendon si ne periudhen e Berishes.

__________________
..nga ferra e vogel del lepuri i madh...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Janar 2004 22:43
uragani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të uragani Kërko mesazhe të tjera nga: uragani Shto uragani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto uragani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Pershendetje.

Pa dashur te largohem shume nga tema qe eshte hapur, do te desha te shtoja diçka per te sqaruar ndonje keqkuptim te vogel ne lidhje me shkrimin tim ( natyrisht nese ka keqkuptime).

Nuk kam dashur te shpreh ate deshiren apo ndjenjen e veteizolimit ose te largimit te aleateve tane, thjesht dua te ve ne dukje qe asnjeri nga aleatet tane nuk sheh interesat tona por veç te tijat. Pra dhe politika shqiptare duhet te shohe me perparesi interesat e KOMBIT SHQIPTAR dhe jo vetem te zbatoje "direktivat". Ne menyre absolute nuk jam kunder aleateve, por jam per ate qe çdo gje te shihet me syrin realist, jo me ate sy qe duam ne ta shohim.
Sa per ate sesi politika shqiptare duhet te shohe çeshtjen e Kosoves dhe te viseve te tjera shqiptare jashte kufijve shteterore, jo pa qellim e theksova" interesat e KOMBIT SHQIPTAR", pasi ne te vertete, mbas ngjarjeve te fundit ne IRMJ, pak levizje ka patur nga politika shqiptare ne kete drejtim. E te jemi te sigurte per nje gje; nese shqiptaret do te integrohen te perçare ne Europe, atehere do te vazhdojme gjithe jeten te jemi vasalet e te tjereve.

Uragan.

Qe te kete nje pergjigje qe mund te mos na pelqeje eshte mese normale, por menyra sesi po pergjigjeni tregon nje fryme jo tolerante qe per fat te keq e keni shprehur dhe ne forma te tjera e ne vende te tjera. Eshte shume e lehte te marre dikush ban ne forum, por ajo qe na rendon eshte se nje dhenie bani tregon edhe nje nivel jo te kenaqshem te kultures tone.
Te gjithe jane ketu per te shprehur mendimet e veta, paçka se dikujt i pelqejne apo jo, por duke patur parasysh se nuk kemi ne asnje forme te drejte te fyejme dike per aresyen e vetme se nuk na pelqen mendimi apo shprehja e tij.

P.s Z. Zaloshnja, kerkoj falje per kete nderhyrje ketu, nese e shihni te nevojshme mund dhe ta fshijme kete msg.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2004 01:18
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_pafajshem Kliko këtu për të kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_pafajshem në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Ne rradhe te pare dua te thekesoj se Miqte e jashtebn na kane ndihmuar jo pak kohet e fundit. madje edhe ne kohen e Luftes kunder fashizmit me arme, bombardime avjonesh, para dhe mbeshtetje politike.

Nder te tjera nese nuk do te na kishin ndihmuar Turqia, Austria dhe Amerika ne nuk do te ishim nje vend i pavarur sot e kesaj dite.

Historia na meson se ka plot raste kur interesat e paleve nderthurren. Jo sakrifica per mikun, por nderthurrja e interesave ben qe te te mbeshtesin fuqite e medha apo te vogla. Turqia e ndihmoi Shqiperine qe te behej e pavarur dhe e furrnizoi me kuadro te vlefshem sepse donte te linte ndikimin e saj ne Ballkan. Nga ana Tjeter Anglia ndihmoi Turqine sepse nuk donte qe perandorine Turke ta zevendesonte ajo Ruse. Ali pashe Tepelena ndihmoi levizjen greke jo sepse iu dogj barku per greket por sepse kryengritja greke e çlironte Aliu nga presioni i fuqive Turke. Historia eshte e mbushur me kompromise te tilla te cilat jane specialiteti i politikaneve ti shfrytezojne sa me mire ne favor te tyre dhe te kombit te tyre.

Me Uraganin nuk humb kohe te replikoj dhe as me ata qe i gjejne apo justifikojne problemet me kohen e Berishes.

Analiste!
Mjafti ka theksuar shume here me force se eshte nje LEVIZJE QYTETARE dhe jo nje force politike. Shume nga personat ketu e akuzojne se do te kthehet ne Parti politike dhe shume te tjere e fajesojne sepse nuk ofron zgjidhje politike. Ti si eksperte e diplomacise duhet ta dish me mire nga ne se cfare do te thote LEVIZJE QYTETARE. Per me teper Mjaft! po sjell nje edukate te re ne arenen shqiptare. Ne vitet e ardhshme te jeni te sigurte se do te dalin me dhjetera Mjafte te tjere qe do te kene emra te ndryshme dhe programe te ndryshme por qe nuk do te nderrojne qellimin e tyre.

Do te formohet nje SHOQATE E KONSUMATOREVE qe do te mbroje bleresit shqiptare nga padrejtesite qe behen. Do te krijohen shoqatat studentore te cilat do te luftojne per te drejtat e studenteve dhe lehtesirat e tyre. Do te krijohen sindakatat serioze te cilat do te ndjekin nga afer kontratat e punetoreve dhe do te luftojne per realizimin e tyre dhe per krijimin e kushteve sa me te mira per kategorite te cilat mbrojne dhe do te ushtrojne presionin e tyre me greva derisa te realizohen kerkesat e tyre te ligjshme.

Pra nje shoqeri civile ka nevoje per levizjet qytetare te cilat mbrojne interesat e shtresave te ndryshme qe perfaqesojne. Ndaj me vjen çudi qe ju analiste nuk arrini ta kuptoni diferencen dhe misionin e nje levizjeje qyetatre nga nje levizje politike e ideologjike.

Ceshtja ketu nuk eshte te nenshtrohemi dhe te sakrifikohemi per ata 10.000 nepunes dhe politikane, por, te mbrojme interesat tona me format civile te kerkimit te tyre.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2004 02:29
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
uragani
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 08/10/2003
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 92

Z. Zaloshnja.

Me pelqen menyra si e keni trajtuar Ju fenomenin e emigrimit por nuk mund te bie dakort me Ju lidhjes qe i beni ketij fenomeni me politiken apo zgjidhjes me forma revolucionare. Po te kujtoje se edhe italianet emigrojne ne ditet e sotme sepse edhe ne Itali niveli i papunesise eshte i larte. Kjo nuk do te thote se klasa politike ne Itali eshte e deshtuar dhe nevojitet qe studentet italian te rrezojne qeverine e Berluskonit. Shqiptaret nuk kane 12 vjet qe emigrojne por shekuj dhe kjo do te ndodhe per nje kohe te gjate. Kjo do te ndodhe edhe pasi ne Shqiperi te jene zgjidhur shume prej problemeve sepse do emigroje ajo shtrese qe nuk eshte e kenaqur me menyren e jeteses qe i ka rene ne pjese. Si mendoni Ju qe politikanet shqiptare nuk u iinteresone dhe si rrjedhoje nuk lejojne qe shqiptaret te levizin lirshem neper bote? Ja ku po ta them se vetem per kredo politike(sic bejne rendome) ata do realizonin nje gje te tille po ti kishin mundesite. Nuk eshte ne mundesine e politikes shqiptare livizja e lire e shqiptareve dhe kete ju e dini shume mire. Nqs ju e beni lidhjen me politiken sepse beni pjese ne nje grupim tjeter dhe per interesa te tjera u intereson kjo lloje teorie atehere jeni i justifikuar.

black_eagle001
Ndoshta tingelloi keq ajo cfare iu drejtova "lupus iliricus" por doja vetem ti kujtoja ate shprehje qe z. Zaloshnja e ka perzemer : "Mos i be te tjereve ate qe nuk do doje te tjeret ta benin ty!". Do te ishte me korrekte nga ana juaj ti terhiqnite vemendje edhe "lupus iliricus" persa me shkroi pasi e imja ishte vetem nje "replike".

Ammi
Kur te mbarosh ate studimin e 3275 mbi burgun e Burrelit te lutem me kthe ndonje pergjigje per nje pyetje qe te kam bere se nuk po me ze gjumi!

__________________
..nga ferra e vogel del lepuri i madh...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2004 05:42
uragani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të uragani Kërko mesazhe të tjera nga: uragani Shto uragani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto uragani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lupus iliricus
Anetar i ri

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 7

pershendetje

Hoj polloi---per njerezit--mbi jeriun. Gjithcka eshte politike, asgje nuk eshte jashte saj. C'do lloj levizjeje, c'do lloj marredhenje njerezore eshte ne thelb politike , sepse eshte e perbere prej njeriut, eshte per njeriun...hoj polloi.
Natyrisht qe jo gjithcka eshte politike ne kuptimin e ngushte te fjales, ate kuptim qe ne kuptojme ne shikim te pare.
Dhe poashtu, me se natyrisht ne kuptimin e gjere te fjales, eshte politike psh, se kush eshte ne krye te FFSH-se(a mund ti kujtoni emrat e tyre keto 13 vite te fundit, dhe a gjeni dicka qe korespondon me politiken), cilat programe televizive shihen-shiheshin ne pjese te ndryshme te shtetit, cilat ndermarrje i "ndertojne" urat mbi rruge te rrendesishme si korridori 8, kush eshte ne krye te kishes shqiptare dhe ne c'far "GLUHE" u drejtohet besimtareve te "vet", dhe sa shqiptar anetar te se njejtes shqetesohen per kete, politike eshte dhe marredhenja e re e cila eshte krijuar ne familjen (celiza e kombit) shqiptare, ndryshime te krijuara nga ndikimet e mevonshme te vrullshme shoqerore, marredhenja ne sistemin edukativ nxenes-pedagog, "kepurdhezimi" i medias se shkruar dhe asaj elektronike, mbjellja e ketyre ose atyre prodhime bujqesore, dhe sidomos eshte politike DISKUTIMI mbi keto dukuri, edhe me politike eshte ndikimi mbi kahjen e ketyre dukurive, dhe sigurisht se ne vazhden e kesaj logjike POLITIKE eshte edhe levizja civile e c'faredollojshme . Politika te nderuar eshte arti i te persosures, dhe si psh. thika e cila mund te perdoret per te prere buken, si dhe per te vrare njeri, ne mvarresi nga perdoruesi mund te jete negative ose pozitive(dhe me kete une nuk thash asnje gje te re , jam i vetedijshem).---Pra politika mund ti duket dikujt si MJET per tu vetpasuruar(pra si je thike qe vret--ne rradhe te pare e vret vet-vehten, ose mund ti duket si MJET par te permiresuar jeten e antareve te shoqeris, mundesisht nje pjese sa me te madhe te saj(pra si thike per te prere buke---dhe buke ne rradhe te pare e ofruar tjetrit).
E permend kete sepse dua te coj uje tek mulliri qe bluan miellin i cili gaton buken qe ka shijen e asaj te cilen e tha pak me siper "Ami"(fjali pak "kaqurele" kjo- ha ha).
Analize shume e mire dhe e kthjellet per ndikimin e nje levizjeje si MJAFT!.

Ne vazhdim dhe si perfundim, do te shtoja se MJAFT! po rregjistron rezultate.
Kjo duke mar parasysh vetkritiken e kryeministrit aktual shqiptar(une po them si gjithmon ate qe ju doni ta degjoni-doni vetkritike?them vet kritike), thirja e kryeopozitarit aktual shqiptar (per angazhim te fytyrave te reja politike per ti ndihmuar fytyren e tij te vjeter politike), shkrimi i mbretit aktual mbarshqiptar(une perfundimisht fola si simbol, qe duhet te jem )....
Por ajo qe eshte me e dobishme eshte ajo qe bluan ne intimitet ne koken e c'do shqiptari, sidomos ne koken e atyre te cilen mendojne tash me se si te krijojne MJAFTE te tjera si dhe te gjitha ato asociacione te cilat i permendi "Ami", si pasqyrim i asaj qe demokracija me te vjetra se e jona kane krijuar per hir te mbarvajtjes dhe vazhdimit me te suksessshem te simbiozes ndermjet shtetit dhe individid(edhe sikur ky individ te jet pak si i "veshtir", sepse ka vetendjesin dhe madherine e mbretit).

pershendetje te perzemerta

p.s: i nderuar "black eagle", kam pershtypjen se kuptohemi me teper se pasqyrojne shkrimet "tona", tungjatjeta.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2004 07:13
lupus iliricus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lupus iliricus Kliko këtu për të kontaktuar me lupus iliricus (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lupus iliricus Shto lupus iliricus në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lupus iliricus në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

PERGJIGJE URAGANIT

Ju diskutoni per emigracionin legal, ndersa une ne artikull diskutoj per emigracionin ilegal. Ky emigracion po i ben miliardere trafikantet qe e oragnizojne ate, dhe po shkakton cdo dite qindra viktima ne bote. Dhe pyetja qe shtroj une eshte ne se duhet paksuar oferta per emigrim ilegal (pra t'i behet sa me i veshtire trafikanteve ushtrimi i aktivitetit te tyre), apo duhet pakesuar kerkesa per emigrim ilegal. Ne qofte se zgjidhet rruga e dyte per Shqiperine, sipas meje, nje ndryshim politik eshte hapi i pare i domosdoshem, por jo i mjaftueshem, qe duhet ndermarre.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2004 16:35
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të edzaloshnja Kliko këtu për të kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të edzaloshnja't! Kërko mesazhe të tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto edzaloshnja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:56 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet > Mjaft, ofertës apo kërkesës për trafiqe?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.