kontinenti
Blujtes
Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934
|
Re: “JANULLATOS JASHTË SHQIPËRISË”
Po citoj letren e te nderuarit at Nikolla Marku
Mirëpo koha tregoi të kundërtën. Anastasio Janullatos do shfaqte shkallë-shkallë fytyrën e tij të vet, do dilte tek rrënjët e tij. Se dora e tij, s’qe uratë në përshpirtje, por qe lopatë në grabitje. Ajo s’qe ide hyjnore, qe materja mortore të zhdukte bardhësinë e orthodoksisë shqiptare e të na mbillte të zezën e kishës Greke.
Natyrisht qe koha do te tregonte te kunderten,ajo nuk e njeh natyren greke apo genjeshtren dhe si e tille,koha tregon te verteten,ne kete rast tregoi te kunderten.
Me duket se Anastasios Janullatos,jo do te cfaqte,por,koha do t`ia cirrte masken dhe dita dites,do ta zbulonte fytyren e Janullatosit dhe qellimiet e tij. Sa per doren e tij,un e kam ditur qe ne fillim se,dora e tij ishte nje lopate dhe nuk habitem me grabitjet.Tek e fundit Janullatosi po zbaton programin e tij paralel me misionin e tij i cili nuk ka lidhje me fene e vertete.
Qe te puth doren e nje prifti grek,mund ta bej vetem po te jem i detyruar dhe me pas,me duhet te kaloj ne klinike per disinfektim.
Gjithmone bardhesia ka armiken e saj te zezen.Por,e cuditshmja eshte se asnje here e bardha nuk sulmon te zezen.Xhelozia e padrejtesise ka filluar qe me krijimin e botes. Greket nuk po bejne gje tjeter vetem po vijojne ne padrejtesine e vjeter se ciles i sherbejne.
Tanimë kjo po bëhet fakt i kryer. Retë e zeza të kishës Greke po nxijnë teritorin Shqiptar. Janullatos më në fund doli hapur si grabitës e zhdukës të çdo gjëje Shqiptare.
Territori Shqiptar ka kohe qe eshte nxire prej grekeve,duke filluar qe ne vitin '91 ku dhunshem na erdhi peshqesh nje prift.
Sa per Janullatosin,eshte me se e natyrshme qe ai te zhduke cdo gje shqipetare,pasi ne kete menyre eshte 100% ne zbatim te misionit te tij ne Shqiperi .Por,pikerisht se ka kete mision,Janullatosi nuk ka deshire te largohet nga Shqiperia dhe gazetare te tille si ai Bajdo Malo,kerkojne te na e servirin si te shenjte. Ne cdo kohe jane te gatshem plehrat e kohes qe t`i sherbejne se keqes.Historia eshte mesuar me keto gjera.
Ka dalë nga shenjtëria e frymës ei është turrur urisë së pronës oje, monumenteve kulturore të arsimit, siç është shkolla “Kostandin Kristoforidhi” e ndërtuar tre shekuj më parë e ta bëjë pronë të kishës Greke.
Eshte me se e sakte uria janullatosiane.
Kur me lart kam thene se lufta eshte frontale,nuk kam bere shaka. Zhdukja e monumente te kultures eshte nje veprim i vjeter grek. Por,me qe jane te pa kenaqur,greket edhe priftin e tyre e kane ne sherbim te kesaj ideje....te mohimit te historise se shqiptareve.
Lind pyetja; Perse pikerisht shkollen ''Konstandin Kristoforidhi'' ?
Perse nuk ndertuan nje godine te re ata? Por,i vune prangat shkolles?
Shkolla eshte prone e shtetit Shqiptar,eshte prone shpirterore mbi te gjitha e nxenesve te saj qe jetojne edhe sot.Eshte prone shpirterore e bijve te ketyre nxenesve,e nipave te tyre.
E si mund te behet kjo shkolle prone e kishes greke?????
Sulmi grek nuk eshte naiv ne kete pike.
Ne vitin '91 kur ne Shqiperi kishte rremuja,ne Durres,zhduket nje sarkofag ilir.
Ky sarkofag,kerkonte vinxh qe te ngrihej.Ishte nje deshmi e forte e artit ilir,me zbukurime ne basorelief etj.etj. Ne ate kohe sapo kishin filluar trazirat,dhe askush nuk kishte as makine personale e jo me vinxh.Por,sarkofagu ilir,u zhduk se !
Kush po e priste kete mjergull ne shqiperi qe te zhdukte artin e saj te vjeter? Te zhdukte historine e saj te vjeter?
Mos valle kinezet?Mos valle japonezet?Mos valle irlandezet?
Kujt i interesonte kjo zhdukje?
Si eshte e mundur qe pikerisht ne keto gjera punonte mendja e ketij zhdukesi te historise Shqiptare?
A nuk jane greket ata qe vjedhin heronjte e Shqiperise dhe i bejne te tyrët. A nuk jane greket ata qe ne sheshin Sintagma kane te shkruar ne nje pllake te mermerte te gjitha emrat e qyteteve te jugut te Shqiperise?
A nuk jane greket ata,qe kerkoj e te mohojne cdo gje te vjeter Shqiptare edhe ne biseda te ndryshme e civile ndermjet njerzish?
E habitshme eshte se,cdo shqiptar qe ka nje fare kulture e qe jeton ne Greqi,eshte e pa mundur te mos kete zhvilluar debate me tema historike,sepse kete fundit,greket e thone aq te shtremberuar,sa shkojne deri ne nje paraqitje shume qesharake te personalitetit te tyre.
Jorgos ...e ka emrin Skenderbeu,biri i Vojsaves dhe i Gjonit.
Kurse per Ali pashe Tepelenen,edhe ky nuk eshte Shqiptar,por,turk. E kush po i numuron te gjitha.
Pra me kete llogjike,me keq ardhje pranoj se sarkofagu ilir,i eshte nenshtruar goditjes se ndonje vareje greke atje ne Athine dhe eshte bere cope e therrime.
E njetja llogjike eshte dhe me shkollen e Elbasanit.
Por,ndryshe nga sarkofagu,shkollen nuk mund ta coptonin me vare,por,e bene prone te tyren me qellim copetimin e saj historik.
Ku është përfaqësuesja më dinjitozë e morale e kulturës shqiptare (“Akademia e Shkencave”) . Si nuk u ngrit një Akademik e të ndalë dorën e zezë të Janullatosit që të rrëmbejë shkollën e Kostandin Kristoforidhit, që është shkolla e parë Normale, që është arkitekja e arsimit Kombëtar Shqiptar, çështjë kjo lajthitje, heshtje, heshtje prej tradhëtori, pse lejon që të na e rrëmbeje kulturën, e pra ky është ai Janullatos që në çdo moment na del grabitës.
Akademia e shkencave,kur nuk e ngre zerin per shkollen Normale te Elbasanit,mund te jete cdo gje,por,jo Akademi Shkencash.
Akademia e shkencave,meqe nuk di te beje punen e saj patriotiko-kulturore duhet te jete kthyer ne nje stan me dhi edhe lope qe dine vetem te blegerijne por jo te flasin dhe te sqarojne popullin shqiptar.
Keta akademike qe nuk ngrihen,lene per te deshiruar ne dy pika;
1- Jane te pa afte.
2- Jane te shitur.
Qe te jesh nje akademik,do te thote te besh pjese ne intelektualet e dores se pare.
Por,shkolla Normale e Elbasanit,nuk do shume akademizem ne pike veshtrimin e saj historik.Cdo njeri i thjeshte eshte i indinjuar per kete fakt qe sulmon te kaluaren e arsimit shqiptar.
Kam njohur shume njerez te thjeshte te cilet nuk kane qene e nuk jane akademike dhe me indinjate me kane folur per kete shkolle dhe per veprimin grek ne lidhje me shkollen.
Pra,po akademiket ku jane?
A jam ne gabim kur pohova fjalet se lufta greke kundra Shqiperise eshte nje lufte frontale?
Edhe aty kane nderhyre greket,pra,ne Akademine e Shkencave te Republikes Shqiptare.
Njerzit e thjeshte,ata qe shqetesohen per shkollen Normale e per cdo gje tjeter,jane pikerisht ata qe e mbajne gjalle kete vend me emrin Shqiperi.Ata vete jane kombi dhe jo,pseudo-akademiket qe e kane ulur veten aq shume se te jene sahan lepirsa te injoranteve,per disa solda te qelbura.
VIJON.....
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|