F_xhunior
Anëtar Aktiv
Regjistruar: 15/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523
|
Pse ti siper shkruan sikur te ekzistonin dy anetare kur une e di se je nje?
______________________
Gjate gjithe jetes se Pejgamberit alejhi selam, Ai ka keshilluar umetin (njerezimin) e tij si te veprohet ne kete bote, nder te tjerash gjithashtu si te edukojme femijet tane....
Lexo ketu:
Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhammedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit.
Lexues të dashur, këtu do të përmendim inshallah disa këshilla për edukimin e fëmijëve, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka edukimi i tyre sipas frymës së mirë islame, ngase ata janë ardhmëria jonë, janë shpresa e popullit tonë dhe xixëllonjat e këtij ummeti së pari. Së dyti, i japim këto këshilla duke pasur parasysh përgjegjësinë e madhe që kemi mbi supet tona, ngase secili do të përgjigjet për atë që është nën përgjegjësinë dhe kujdesin e tij. Prandaj po i përmendnim këto këshilla duke e lutur Allahun e Madhëruar që të na bëjë dobiprurës dhe të begatshëm kudo që jemi.
BESIMI
1.Mësoja fëmijës tënde shehadetin (dëshminë e besimit) dhe atë që ngërthen në vete kjo
dëshmi prej po himit dhe mohimit (se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut).
2.Mësoja atij qëllimin për të cilin jemi krijuar, siç thotë Allahu në Kur'an: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë." Dharijat: 56 Mësoje atë dhe udhëzoje drejt kuptimit të gjerë të ibadetit.
3.Mos e shpeshto frikësimin e tij me zjarrin e xhehnnemit, dënimin dhe hidhërimin e Allahut, në mënyrë që të mos lidhet përmendja dhe përkujtimi i Allahut tek ai vetëm me përkujtim trishtues.
4.Bëje që Allahun ta dojë më së shumti, ngase Ai është i Cili na ka krijuar, furnizuar, ushqyer, mbuluar dhe na ka bërë prej besimtarëve.
5.Tërhiqja vërejtjen që të mos bëjë ndonjë punë të keqe kur është i vetmuar, ngase Allahu e sheh atë si do që të jetë.
6.Shpeshto përmendjen e shprehjeve në të cilat përmendet emri i Allahut, si të thënët ‘Bis-milah” (në ushqim, ngrënie, hyrje dhe dalje nga shtëpia etj), ‘Elhamdulilah’ (kur përfundon ushq i min), “Subhanallah” (kur çuditet nga diç ka) dhe disa shprehje të tjera të ngjashme me to.
7.Bëje fëmijën tënd që ta dojë Pejgamberin fisnik, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke i mësuar atij disa cilësi të Pejgamberit dhe duke lexuar ndonjë tregim prej historisë së tij para fëmijës tënd. Dërgo salavat mbi të sa herë që përmendet ai.
8.Mbill në mendjen e tij besimin në përcaktimin (kadanë dhe kaderin), se ajo që dëshiron
Allahu bëhet dhe ajo që nuk dëshiron ai nuk mund të ndodhë.
9.Mësoja fëmijës tënd gjashtë shtyllat e besimit.
10.Bëji atij disa pyetje që kanë të bëjnë me bazat e besimit, si:
- Kush është Zoti yt?
- Kush është i Dërguari yt?
- Për çfarë shkaku jemi krijuar?
- Kush është Ai që na furnizon, na bën të hamë dhe të pimë dhe na shëron?
- Cilat janë llojet e teuhidit, njëshmërisë?
- Ç’është shirku, kufri dhe hipokrizia?
- Cili është përfundimi i mushrikut, i atij që i bënë rival Allahut, po përfundimi i qafirit, jobesimtarit që e mohon Allahun apo e beson atë me të meta, si dhe i munafikut, domethënë hipokritit? Mund t’i bësh edhe pyetje të tjera.
ADHURIMI
11.Mësoja fëmijës tënd pesë shtyllat e besimit.
12.Kalite atë me namaz. "Urdhëroni fëmijët tuaj me namaz kur t’i mbushin shtatë vjeç, e rrihini ata kur t’i mbushin dhjetë vjeç (nëse nuk e falin namazin)."
13.Shoqëroje fëmijën tënd për në xhami dhe mësoje si të marrë abdest.
14.Mësoja atij rregullat e xhamisë, mësoje se si t’i nderojë ato dhe të dijë se ato janë të shenjta.
15.Kalite fëmijën me agjërim, që ta përvetësojë atë kur të rritet.
16.Nxite dhe stimuloje fëmijën tënd që të mësojë atë që mundet prej sureve të Kur’anit, haditheve të Pejgamberit alejhi selam dhe lutjeve.
17.Shpërbleje fëmijën kur mëson diçka të re. Thotë Ibrahim ibën Ed'hemi: “Më ka thënë mua babai im: "O biri im! Kërkoje, mësoje hadithin, ngase çdo herë që dëgjon dhe mëson ndonjë hadith, ke si shpërblim një dërhem." E kjo më bëri mua që ta mësoja hadithin.
18.Mos e rëndo fëmijën tënde me mësimin tepërt përmendësh të Kur'anit, me qëllim që të mos i duket si dënim dhe mos ta urrejë mësimin e Kur'anit.
19.Dije se ti je shembull për fëmijët e tu dhe nëse ti je i luhatshëm dhe përtac në kryerjen e ibadeteve, atëherë dije se fëmijët e tu do të ndikohen prej teje dhe do të bëhen neglizhentë dhe përtacë në kryerjen e ibadeteve, ndoshta mund të largohen fare prej tyre.
20.Kalite dhe ushtroje fëmijën tënd që të japë sadaka (lëmoshë). Kur ti jep sadaka dhe ai të sheh, vetvetiu edhe ai do t’i japë ndonjë të varfri apo lypësi. Por ajo që është me e mira është që ta nxitësh fëmijën tënd që të japë nga paratë e veta.
21. Nëse dëshiron që femiu yt të jet besnik dhe i sinqert, ruaju e mos e mbjell frigen në zemren e tij.
22. Bëhu ti besnik dhe i sinqert, ashtu që fëmiu yt të mësoj besnikerinë edhe sinqeritetin
prej teje.
23. Mesoja ati besnikerin dhe emanetin.
24. Provoje besnikerin e femiut tendë duke mos e hetuar ai.
25. Kalite femiun tendë me durim ashtu që t'mos jet i ngutshem , e një gjë të tillë mundë ta arritesh duke e ushtruar atë me agjerim dhe punë të cilat kan nevoj për sabër dhe durim.
26. Behu i drejtë mes femijeve tu, ngase kjo është mënyra më e mirë që t'ua mesosh
atyre drejtesin.
27. Sqaroja femijëve tu rrezultatet negative të cilat jan si rrjedhoj e tradhetis, mashtrimit, vjedhjes dhe genjeshtres.
28. Nese femiu yt tregon trimeri në disa raste, lavdroje atë dhe shperbleje për këtë qëndrim të tij, dhe mësoje atë se trimeri është që të punosh atë që është e vërtete dhe e domosdoshme.
29. Mos u bë i ashpër e që ashpersia dhevrazhdesia e jote ti qojë femiet e tu drejtë frigës dhe genjeshtrës.
30. Bëre femiun tënd që të dojë modestin, butesin dhe të largohet nga mendjemadhesia.
31.Mësoje femiun tënd se njerzit dallohen mes vete me devotshmeri dhe punë të mira, e jo me prejardhje dhe pasuri.
32.Mesoja femiut tënd se përfundimi i mizoris është i dhëmbëshem, dhe se tirania sjell shkatërrim dhe lufte mes miqeve, dhe se genjeshtra e mashtrimi të qojnë drejt shkatërrimit.
33. Mësoja fëmiut tënd dallimin mes gjerave të cilat mund të jenë të panjohura tek ai, si dallimin mes trimërisë dhe shfrenimit, turpit dhe ndruajtjes, mes modestisë dhe përuljes, mes menquris dhe tradhetisemashtrimit.
34.Mësojau femijeve tu mikpritjen bujarin dhe fisnikerin, të jesh i butë, besnik dhe i sjellshem në shtëpin tënde, dhe t'jesh bemirës ndaj të tjerve.
35. Kurr mos e the premtimin tënde e posa qërisht me fëmijët tu, ngase një gjë e tillë ngulit thellë në zemrat e tyre vlerën dhe rëndësinë e mbajtjes së premtimit.
36. Përshëndeti femijët e tu me selam, (me përshëndetjen islame, esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu, d.m.th. paqja , shpëtimi, mëshira dhe bereqeti i Allahut qofte mbi ju).
37. Mos i shplo vendet e turpshme para fëmijëve tu dhe mos e asgjëso një gjë të tillë.
38. Sillu mirë me fqinjët e tu.
39. Mësoja fëmijes tënd obligimet që ka ndaj fqiut, dhe rrezikun që e pret nese sillet
keq dhe e mundon atë.
40. Sillu mirë ndaj prindërve tu dhe bëhu bëmirës ndaj tyre, mbaje lidhjen farefisnore, dhe shoqëroj fëmijët tu gjatë vizitave të tilla.
41. Mësoj fëmijët tuaj se njerëzit e duan fëmijen e edukuar i cili nuk i dëmton të tjerët.
42. Shkruaj femiut tënd ndonjë letër që ngërthen në vete, sjellje këshilla dhe porosi.
43. Sqaroja femiut tënd se disa sjellje-gjeste janë të refuzuara tërsishtë, duke u'a përkujtuar atij shkakun e një refuzimi të tillë.
44. Ulu ndonjeher me femijet e tu dhe lexo diqka prej edukatës dhe sjelljeve pejgamberike, e më pas pyeti ata se qfarë kanë përfituar, por nëse deshiron, ti mund të ndëgjosh, ndërsa ndonjëri prej fëmijëve lexon.
45. Këshilloje femiun tënd fshehurazi, e mos e qorto atë para tjereve.
46. Sa të kesh mundësi mos e fajeso atë.
47. Kërko leje prej fëmiut tënd nëse dëshiron të hysh tek ai, ngase kjo është mënyra më e mirë për mësimin e saj (të kërkuarit leje).
48. Mos mendo që fëmiju yt të kuptoj për të parën herë atë çfarë kërkon prej tij, All -
ahu, subhanehu ve te'ala thotë: "Urdhëro familjen tende të fale namaz, edhe ti zbatoje atë…" Tahe 132
49. Mos harro të besh "BISMILAH – Me emrin e Allahut" para ushqimit, me ze të ndegjueshum e po ashtu edhe "ELHAMDULILAH- TË FALENDEROJMË PËR QDO TË MIRË VETËM TY O ALLAH", pas ushqimit.
50. Anashkaloj disa gabime të fëmijut tënd, e mos e bejë gjoksin tënd depot të gabimeve të femijëve tu.51. Arsyetoje fëmijën tënd kur gabon ndonjëherë.
52. Nxite atë që të dallohet me diçka nga të tjerët dhe thuaji: “E di që ti je fëmijë ndryshe nga të tjerët dhe se ke mundësi ta bësh një gjë të tillë”.
53. Bëji fëmijët e tu të dallohen me diçka nga të tjerët.
54.Mos u tall me fjalët dhe sjelljet e fëmijës tënd.
55. Mësoja fëmijës shprehjet e përshëndetjes, mikpritjes dhe bujarisë.
56. Mos e tepro me arsyetim dhe argumentim ndaj fëmijës.
57.Mos e eduko fëmijën duke i dhënë para kur dëshiron ta nxitësh për ndonjë punë, ngase një gjë e tillë e dobëson pe r sonalitetin e tij përballë parasë.
58. Bëje fëmijën tënd shokun numër një.
ZHVILLIMI FIZIK I FËMIJËS
59. Jepi fëmijës tënd kohë të mjaftueshme për lojë.
60. Siguroji atij disa lojëra të dobishme përtë.
61. Lëre të lirë që t’i zgjedhë disa lojëra vetë.
62. Mësoja fëmijës tënd notin, vrapin dhe disa lojëra që i japin forcë.
63. Kur të luash me fëmijën tënd, lëre që të fitojë ndaj teje ndonjëherë.
64. Ushqeje fëmijën tënd me masë të caktuar.
65. Rregulloja orarin e ushqimit atij.
66. Tërhiqja vërejtjen fëmijës prej të ushqyerit të tepruar.
67. Mos e ia merr për të madhe gabimet e bëra gjatë ngrënies.
68. Përgatit ushqimin që fëmija e preferon.
FORMIMI SHPIRTËROR DHE NDËRTIMI I PERSONALITETIT
69. Dëgjoje fëmijën tënd mirë dhe kushtoji rëndësi të veçantë çdo fjale që flet.
70. Lëre të përballet me problemet e tij vetë, por mund ta ndihmosh duke mos e hetuar ai një gjë të tillë.
71. Nderoje fëmijën tënd dhe falënderoje kur bën ndonjë punë me përpikmëri.
72. Mos e bëj fëmijën tënd që të betohet shpesh, por thuaji se e beson pa u betuar fare.
73. Largohu prej shprehjeve kërcënuese dhe fri k ë suese.
74. Mos e bëj fëmijën që të mendojë se është njeri i keq, budalla dhe i pakuptueshëm.
75. Mos u lodh me pyetjet e fëmijës tënd, por mundohu të përgjigjesh për çdo gjë që të pyet ai me përgjigje të lehta dhe bindëse.
76. Përqafoje fëmijën dhe bëje atë të kuptojë se ti e do atë dhe je i bu të ndaj tij.
77. Konsultohu me të në disa çështje dhe puno sipas dakordimit me të.
78. Lëre fëmijën tënd në një farë mënyre të lirë, kur ai dëshiron të marrë ndonjë vendim.
FORMIMI SHOQËROR
79. Regjistroje fëmijën tënd nëpër kurse verore, nëpër qendra ose xhami ku mësohet Kur'ani, leximi apo mësimi përmen - dësh i tij, nëpër gara diturie dhe nëpër akt i vitete të tjera.
80. Lëre atë që vetvetiu ta respektojë musafirin, t’i shërbejë atij për shembull me kafe, çaj apo edhe fruta.
81. Përshëndete fëmijën tënd dhe uroji mirëseardhjen kur vjen tek ti, atëherë kur ti je me shokët e tu.
82. Bëje fëmijën të angazhohet në aktivitetet e xhamisë, aktivitetet shoqërore, si kujdesi ndaj arkës së jetimëve dhe të gjorëve.[1]
83. Aftësoje, mësoje dhe ushtroje fëm i jën tënd për punë,shitblerje dhe përfitim hallall.
84. Bëje atë që të ndiejë dhembje për të tjerët, për brengat
e tyre dhe të mu ndohet për lehtë simin e atyre brengave.
85. Ruaje fëmijën tënd dhe mos e bëj atë që të merret me çështjet e dunjasë.
86. Bëje atë që t’i shohë frytet e punës shoqërore.
87. Dërgoje fëmijën që të kryejë disa punë dhe që të kuptojë me të se ti je i sigurt dhe
nuk dyshon fare në sinqeritetin dhe besnikërinë e tij.
88. Mos e ndalo që ai vetvetiu t’i zgjedhë shokët e tij, por mund ta bësh atë të zgje - dhë ndonjë shok që ti e dëshiron.
FORMIMI SHËNDETËSOR
89. Kushtoji kujdes dhe rëndësi të madhe shëndetit të fëmijës tënd.
90. Mos e neglizho çështjen e vaksinimit të tij.
91. Mos e tepro me dhënien e barnave fëmijës, por ndiq udhëzimet e mjekut.
92. Lexoji fëmijës Kur'an dhe dua[1] (rukje sheriatike).
93. Mësoje fëmijën të flejë herët dhe të zgjohet herët nga gjumi.
94. Mësoje fëmijën tënd që t'i kushtojë rëndësi pastërtisë së trupit, dhëmbëve dhe
rrobave.
95. Mos prit derisa t’i përkeqësohet sëmundja.
96. Largoje fëmijën nga personat me sëmundjengjitëse.
97. Mos e merakos fëmijën tënd për sëmundjene tij[2].
98. Mbështetu tek Allahu, se në dorën e Tij është shërimi nga të gjitha sëmundjet.
FORMIMI ARSIMOR DHE EDUKATIV
99. Tregoji fëmijës tënd disa gjëegjëza ose enigma.
100. Gjeji disa libra që kanë mësigjuhe.
101. Mundohu të lexosh atë që shkruan fëmija yt.
102. Mos u ndal te çdo gabim gjuhësor që ka bërë fëmija.
103. Nxite fëmijën tënd të lexojë.
104. Lëre atë t’i zgjedhë vetë librat dhe tregimet që dëshiron të lexojë.
105. Shoqëroje [3] fëmijën tënd në leximin e ndonjë gjëje.
106. Bli disa lojëra inteligjente për të[4].
107. Nxite fëmijën të ketë sukses në mësime.
108. Bëje fëmijën t’i kalojë lehtë dhe mirë pengesat që mund t’i paraqiten gjatë mësimit dhe suksesit të tij.
109. Nxite fëmijën të mësojë disa poezi dhe fjalë të urta të të parëve.
110. Bëje atë të ndjekë disa kurse arsimore, edukative dhe kulturore.
111. Nxite fëmijën në mësimin e disa gjuhëve të huaja, më të përhapurat.
SHPËRBLIMI DHE DËNIMI
112. Përdor me fëmijën tënd sjelljet e shpërblimit dhe të dënimit, ndonjëherë.
113. Shpërbleje gjithmonë, por mos e dëno gjithmonë.
114. Ndërroje llojin e shpërblimit, që shpërblimi të mos jetë vetëm me para, por mund të jetë një shëtitje, ndonjë dhuratë, lejoje të luajë me kompjuter ose diçka tjetër.
115. Ndërroje llojin e dënimit, për shembull duke i treguar se je i hidhëruar me të,
ose qortoje me fjalë, ose mund të mos i japësh shpërblimin ditor apo mund të mos e çosh në ndonjë shëtitje javore.
116. Dije se dënimi më me vend është ai që e ndalon atë nga përsëritja e gabimit dhe e nxit për punë të mira.
117. Kujto se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk ka rrahur ndonjë fëmijë kurrë.
118. Mos e dëno fëmijën tënd që me gabimin e parë.
119. Mos u bëj i pamëshirshëm dhe i vrazhdë në dënimin tënd.
120. Nëse e dënon, shpjegoja shkakun se përse e dënove.
121. Mos e bëj fëmijën të mendojë se ti kënaqesh me dënimin e tij apo se je i inatosur me të.
122. Mos e godit fëmijën para njerëzve, por as gjatë hidhërimit tënd.
123. Mos e godit fëmijën në fytyrë dhe mos e bëj të ndiejë dhimbje të madhe.
124. Nëse i premton se nuk do ta rrahësh më, atëherë mos e përsërit një gjë të tillë, në mënyrë që ai të mos humbë besimin tek ti.
125. Bëje fëmijën tënd ta ndiejë se ti e dënon atë për të mirën e tij dhe se dashuria jote ndaj tij e kërkon një gjë të tillë. Mësoje atë se dënimi është për edukimin e tij.
E lusim Allahun e Madhëruar të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Salatet dhe selamet qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin.
__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.
Modifikuar nga F_xhunior datë 18/03/2012 ora 01:47
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|