el-Nino
Anëtar Aktiv
Regjistruar: 06/02/2007
Vendbanimi: KL
Mesazhe: 436
|
Citim: Po citoj ato që tha lost_soul
Imagjinoni zhgenjimin ne fytyren e nje martiri qe shkon ne parajse me pretendimin per te gjetur 72 virgjeresha, por ne vend te tyre i dorezohen ne dore 72 kokrra rrushi te bardhe.
Morali?
Suksese ne provime mor el nino, dhe ndertofsh nje jete sa me te lumtur ketu ne toke, dhe mos ji kaq i sigurte per jeten pertej.
..caste nga Dita e Fundit..
SURETU JÂSÎN:
51. Dhe i fryhet "Surit", kur qe, duke u ngritur prej varreve paraqiten te Zoti i tyre.
52. E thonë: "Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe e vërtetuan të dërguarit.
53. Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.
54. Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat.
55. Ata të Xhennetit (Parajses) tash janë të angazhuar me kënaqësi.
56. Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë.
57. Aty ata kanë pemë dhe çka të duan.
58. Kanë "Selam", thënie e Zotit Mëshirues!
59. E tash, o ju kriminelë, ndahuni!
60. O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
61. (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
62. Vërtetë, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?
63. Ky është Xhehennemi (Ferri) që juve u premtohej.
64. Hyni tash në të, për shkak se mohuat çdo të vërtetë!
meqe jemi te imagjinata...imagjino fyturat e mohuesve pasi lexojne keto te verteta...
megjithate faleminderit per urimin lost_soul..i mbarova provimet dhe i mora..
Gjithashtu edhe une te uroj fat ne jete dhe miresi kudo qe te jesh..e me lejo te shpreh nje deshire..Zoti ta hapte driten e besimit..
sinqerisht a.m..
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|