Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Tii Raimond nuk diskutove njehere pa thene ky gomar dhe ai diot (me sakte gomarr, qe nuk eshte as shqip).
Taksa e sheshte ka anet e veta pozitive, qe jane ato qe thote Piktori. Ne nje dokumentar intervistohej nje finacier i rendesishem qe jetonte dhe punonte ne Singapor, pasi qeveria kishte krijuar taksa te uleta per te terhequr nivelet manaxheriale. Kjo eshte politika e Singaporit (qe per ata qe se dine eshte qytet-shtet, nje bythe vend sa Tirana).
Ajo qe duhet pyetur eshte ne cfare konteksti po terheq qeveria shqiptare biznesin e huaj, sa firma jane hapur, sa kane ardhur nga jashte, sa kane ekzistuar, etj. Sa rritet perqindja e prodhimit vendas, etj.
E them kete sepse ne Shqiperi eshte evidente ana tjeter e monedhes, pra diferencat marramendese ne shoqeri. Per sa kohe keto diferenca nuk zhduken, do kete gjithmone klasa te theksuara, do shahen njerezit katunar, malok, etj. Do shihen njerez qe peshtyjne ne rruge ose do gjesh femije qe shesin cigare ne 3 te nates kur del nga pubi. Keto jane simptomat e shoqerise se diferencave te medha. Per mendimin tim mund t'ia vleje taksa e sheshte nese vertet terhiqen investitore e biznesmene, por duhet futu ne axhende krijimi i shtreses se mesme, pra homogjenizimi i popullsise. Stili arabo-kolumbian i shperndarjes se lekeve nuk sjell perparim ne shoqeri. Nje komb behet nga njerezit qe jane brenda, jo nga leket qe fiton pakica. Prandaj heret a vone duhet investuar tek shtresa e ulet. Mos harroni se revolucioni shoqeror ne perendim filloi kur kishte bollek ekonomik. Prandaj persa kohe Shqiperia mban njerezit per buken e gojes, do kete akoma vrasje ne familje dhe fenomene maskilizmi qe do mbajne poshte gjithe shoqerine (te parat femrat).
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|