robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Ky shkrim eshte vertet me teper si privat se sa gazetaresk, ndaj shkon per kete teme zgjedhjesh. Si dhe e le temen e numrit 23 te hapur te deduktoje (dhe diskutoje, po te doje) cdo kush sipas shijes dhe mendimit te tij.
23 Qershori dhe zgjedhja e inatit riciklues
Para shumë muajsh, tek lexova se zgjedhjet e ardhme të parlamentit shqiptar mbahen më 23 qershor 2013, mu kujtua dhe krijua në mëndje një turbullirë paksa mistiko-ironike në lidhje me këtë datë të prerë mbi këto zgjedhje, kështu dhe mu ngrit dyshimi për një farë parallogaritjeje të rezultatit të këtyre zgjedhjeve.
Mundohem të mos jem superticioz, ndaj dhe nuk mund ti jap këtij numri, 23-shit, atë superciozitet dhe mistikë që i kanë dhënë shumë autorë dhe njerëz të ndryshëm, e ndoshta -nuk e di mirë- edhe ndonjë mit. Kështu as do të besoja në inatçinë e këtij numri, -siç edhe është përshkruar nga autorë dhe skenaristë të ndryshëm, ndonëse jo aq sa numri 13-, as do të besoja se ky numër do t’ishte apo na është ziliqar ndaj 24-ës, e cila i ka rrëmbyer festën e Krishtlindjes, një simbolikë kjo ndoshta e rilindjes së një epoke të re, siç edhe e çdo viti, pasi syri njerëzor arriste (dhe arrin) ta dallonte nisjen e vitit, (pra zgjatjen e ditës), aty nga 24-25 dhjetori, dhe jo qysh më 21 apo 22 dhjetor, siç edhe ndodh në të vërtetë me disa sekonda.
Por panvarsisht nëse e regjistrojmë këtë numër në numrat ziliqarë apo jo, dhe megjithse edhe unë nuk i vesh numrave ndonjë mistikë të caktuar, ky numër është regjistruar boll në disa ngjarje reale historike me rëndësi, si 23 mai 1863 -lindja e një grupimi të ri politik në Gjermani, partisë social-demokrate të Lasalit, apo 23 tetori i 1946-ës -mbledhja e parë e OKB-ës (UNO), etj., të cilat të tërheqin jo pak vëmëndjen. (Mjafton të kërkosh në Google numrin 23, dhe të dalin me dhjetra artikuj mbi këtë numër dhe datat e ndryshme mbi ‘të.)
Pra, duam apo s‘duam ne, tregojmë apo nuk tregojmë interes, ky numër duket sikur ka zënë një farë vendi, aq sa për të tërhequr paksa vëmëndjen, ndoshta jo aq sa disa numra të tjerë simbolikë, por sidoqoftë diçka. E ajo që dallon tek ky numër është se ky sikur hiqet vërtet paksa ziliqar, paksa hakmarrës, paksa rinosh; edhe vetë mbledhja e tij bën pesë, (3+2=5), pra na jep sërish këtë numër të grushtit të mbledhur goditës, këtij numri aq simbolik të fesë jug-lindore aq të vrullshme, asaj myslimane. E mund të ketë dhe ka edhe plot komente mbi simbolikën e 23-shit, por nuk do zgjatemi këtu me ‘to.
Ajo që na bie në sy është përfshirja e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në këtë datë, apo e kundërta, përfshirja e kësaj date në këto zgjedhje. Edhe? -do thotë ndonjëri, -Ç’ka këtu për tu habitur!? A nuk janë mbajtur edhe herë të tjera në Shqipëri dhe kudo në botë zgjedhje parlamentare në këtë datë!? Vërtet janë mbajtur. Pra?!..
E megjithatë, përdorimi shpesh i numrave nën simbolikëra të caktuara në historinë e njeriut, seç na jep të drejtën e një bluarje shije të hidhur në gojë. Në vend të karameleve, neve kalamajve shqiptarë duket se na kanë dhënë një fabrikat të lirë pseudo-karamele. Duket se ne kalamajve na kanë mashtruar. Parellinjtë pervesë të perëndimit duket se i kanë përcaktuar më parë lëvizjet politike në Shqipëri. Duket se paskan vendosur të largojnë Salën, -ky, ngaqë e di këtë, lëshoi pa merak disa parrulla nacionaliste në fund të karrierës së tij, për ti shërbyer sado pak vendit të tij të coptuar-, dhe ka vendosur të sjellë një nga e majta rinoshe dhe e rrëmbyer, -ky patjetër Edushi aq i marrosur pas postit të kryeministrit të këtij vendi të vogël e të panjohur-, i cili do të sjellë vetëm rënie trompetash, apo siç i thonë shqip: fjalë të bukura e gurë në trastë.
Ky fat duket se nuk ia ka përcaktuar ky numër këtij vendi, por ky numër tregon se ç’llogarira bëhen për këtë vend.
Mo. 3.6.2013
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|